AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Biologjia .....

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Biologjia ..... Empty
MesazhTitulli: Biologjia .....   Biologjia ..... Icon_minitimeTue Oct 02, 2007 7:41 pm

Zbulimet e mistereve tė gjenit njerėzor do tė ndryshojnė botėn tonė

Biologjia, "mbretėresha" e shekullit tonė

Njė shekull mė parė, revolucioni i takonte fizikės, por tani vėmendja ėshtė futur nė pėrbėrėsit e trupit njerėzor

Natyra ėshtė plot me befasi. Kur u vėrtetua fillimisht se atomet ekzistojnė (dhe kjo vetėm njė shekull mė parė), mendohej se ata pėrbėheshin vetėm nga elektrone dhe protone. Kjo shpjegonte shumė, por nuk pėrputhej edhe aq me vėzhgime tė tjera. Mė pas, nė vitin 1932, James Chadwick zbuloi neutronin. Krejtpapritur, gjithēka mori kaq shumė kuptim, saqė u deshėn vetėm 13 vjet tė tjera pėr tė ndėrtuar njė bombė atomike. Ndoshta ėshtė ekzagjerim tė thuash se biologjia ėshtė duke kaluar aktualisht "momentin e neutronit". Pėr mė shumė se njė gjysmė shekulli, historia bazė e gjallesave ka qenė njė rrėfim ndėrveprimi mes gjeneve, nė formėn e ADN-sė dhe proteinave, tė cilat kodohen prej gjeneve dhe qė kryejnė "punėn e gomarit" pėr tė ruajtur tė gjallė organizmat. Megjithatė, gjatė viteve tė fundit ėshtė parė rritja e shpejtė e njė lloji tė tretė molekule, ARN-sė. Analogjia nuk ėshtė e pėrsosur. Ndryshe nga neutroni, ARN-ja ka kohė qė njihet. Megjithatė, deri nė vitet e fundit, roli i saj ka qenė i kufizuar nė ushqimin dhe bartjen pėr ADN-nė e proteinat. Tani, ARN-ja duket po kaq e rėndėsishme sa edhe dy tė tjerat. Nė tė vėrtetė, ajo mund tė jetė rregullatori kryesor i asaj qė ndodh brenda njė qelize - sistemi operues i qelizės, sa pėr tė bėrė njė analogji me kompjuterėt - si
dhe autor pėr shumė veprimtari tė tjera. Aq e rėndėsishme, saqė biologėt molekularė tashmė mendojnė se dinė gjithēka pėr atė qė ndodh nė subjektin e tyre, nė mendimin qė ndoshta as nuk e kanė idenė. Mund tė tingėllojė si njė hap prapa; nė fakt, kėshtu funksionon shkenca. Analogjia me fizikėn ėshtė mė e thellė sesa thjesht analogjia mes ARN-sė dhe neutronit. Nė kėtė moment, nė biologji ka njė ndjesi qė tė kujton pritshmėrinė e shkencave tė fizikės nė fillimin e shekullit tė njėzet. Ėshtė
njė ndjesi e pėrparimit drejt sė panjohurės, si dhe njė ndjesi qė tregon se vendi ku ēon ky pėrparim ėshtė njėkohėsisht ngacmues dhe misterioz. Siē ka kėshilluar plot menēuri Samuel Goldwyn, mos bėj kurrė parashikime, sidomos pėr tė ardhmen. Por ja njė i tillė: analogjia mes fizikės sė shekullit 20 dhe biologjisė sė shekullit 21, do tė vazhdojė, pėr tė mirė apo pėr tė keq. Fizika i dha dy gjėra shekullit tė njėzetė. Dhurata mė e dukshme ishte fuqia mbi natyrėn. Ajo fuqi nuk ishte gjithnjė mirėdashėse, siē e tregoi fare mirė edhe bomba atomike. Por, nėse ka njė gjė e cila e veēon shekullin e njėzetė nga pararendėsit e tij, kjo ishte teknologjia e fizikės, qė nga automobilat dhe aeroplanėt e deri te kompjuterėt dhe interneti. Ėshtė shumė herėt pėr tė thėnė me siguri se tipari karakterizues i shekullit tė 21-tė do tė jetė teknologjia biologjike, por ka shumė shanse qė kėshtu tė ndodhė. Inxhinieria e thjeshtė gjenetike ėshtė tashmė rutinė. Nė fakt, aplikimi i parė pėr patentė pėr organizma gjallues artificialė, tashmė ėshtė dorėzuar. Si ideja e ekzistencės sė njė organizmi tė tillė, ashtu edhe ajo qė
dikush mund tė ketė tė drejta mbi tė, do tė ishte e paimagjinueshme qoftė edhe njė dekadė mė parė. Dhe nuk ėshtė thjesht fakti qė gjėra tė tilla tashmė janė tė mundshme. Forca tjetėr qė shtyn pėrpara pėr ndryshime teknologjike - domosdoshmėria, nevoja - ėshtė gjithashtu aty. Shumė prej problemeve mė tė mėdha me tė cilat pėrballet njerėzimi janė biologjike, apo dyshohet qė mund tė evitohen pėrmes ndėrhyrjeve biologjike. Problemi se si duhet tė pėrballohet rritja e moshės sė popullsisė ėshtė njėri prej tyre, pėr shembull. Edhe ndryshimi i klimės ėshtė i lidhur me biologjinė, pėrderisa ka tė bėjė me
ngjitjen nė atmosferė tė dioksidit tė karbonit shumė mė shpejt nga sa kohė u duhet bimėve pėr ta pėrthithur. Dhe rreziku i njė infeksioni tė ri, vdekjeprurės, qė kthehet shumė shpesh nė epidemi, pėr shkak tė mjeteve moderne tė transportit, ėshtė biologjik sa mė s‘bėhet. Edhe fakti qė njė infeksion i tillė mund tė jetė nė vetvete rezultat i biologjisė sintetike vetėm sa e vė mė shumė theksin nė natyrėn
biologjike tė rreziqeve tė sė ardhmes. Nė kėto momente, politikėbėrėsit kanė mjete tė papėrshtatshme
dhe tė pamjaftueshme teknologjike pėr t‘u marrė me kėto pyetje. Por nuk ėshtė shumė e vėshtirė tė imagjinohen mjete tė tilla. Rritja e moshės mesatare ėshtė drejtpėrdrejtė biologjike. Ajo ndoshta nuk
mund tė ndalet, por duke ditur se si funksionojnė qelizat - duke e ditur me tė vėrtetė - atėherė do tė ishte e mundur qė procesi tė transformohej pėr mė mirė. Tė paktėn, njė pjesė e pėrgjigjes ndaj ndryshimit tė klimės ėshtė lėnda ushqyese qė rritet dhe jo ajo qė gėrmohet. Vetėm bioteknologjia mund ta krijojė kėtė. Dhe infeksionet, epidemikė apo jo, mund tė eliminohen mė mirė vetėm pėrmes
vaksinave, pėr tė cilat duhet njė kohė e gjatė qė tė prodhohen. Nėse qelizat do tė kuptoheshin me tė vėrtetė se si funksionojnė, atėherė ky proces do tė mund tė pėrshpejtohej deri nė atė pikė, saqė vaksina tė ishte e gatshme nė kohė pėr tė bėrė diēka tė dobishme. Por fizika i dha shekullit tė njėzetė njė dhuratė shumė mė tė mirė sesa thjesht pushteti mbi natyrėn. Ajo solli gjithashtu njė kuptim mė tė mirė tė madhėsisė sė universit, si dhe vendit domethėnės e tė rėndėsishėm qė njerėzimi ka nė tė. Ajo u lejoi njerėzve, sipas fjalėve tė William Blake-ut, qė tė mbajnė pafundėsinė nė pėllėmbė tė dorės dhe pėrjetėsinė brenda njė ore. Njih vetveten, ndėrkohė biologjia bėn mė shumė sesa thjesht tė pėrshkruajė vendin e njerėzimit nė univers. Ajo pėrshkruan vetė njerėzimin. Dhe kėtu, dalja mė shumė nė skenė e ARN-sė mund tė jetė njė pjesė e kėtij pėrshkrimi. Qė nga koha kur u pėrfundua projekti i gjenomit njerėzor, biologėt janė menduar gjatė se si ka mundėsi qė kafshėt, ashtu si edhe shpendėt apo njerėzit, kanė afėrsisht tė njėjtin numėr gjenesh pėr proteinat - afro 20 mijė. Megjithatė,
insektet janė mė komplekse se krimbat, dhe njerėzit janė mė kompleksė se gjithė tė tjerėt. Kėshtu qė, gjenet tradicionale nuk janė edhe aq tė rėndėsishme. Nė fakt, zgjidhja e enigmės duket se qėndron nė sistemin e operimit tė ARN-sė brenda qelizave. Ky zmadhohet me ēdo pėrparim nė kompleksitetin e tyre. Dhe ėshtė shumė i ndryshėm te njerėzit, krahasuar, pėr shembull, me trurin e njė shimpanzeje. Nėse ARN-ja kontrollon kompleksitetin e tė gjithė organizmit, kjo tregon se sistemi i operimit nė ēdo qelizė nuk drejton vetėm qelizėn nė fjalė, por ai lidhet me sistemet e qelizave tė tjera, kur njė krijesė
rritet. Sa pėr tė bėrė njė analogji, organet si truri, pėr shembull, janė rezultat i njė interneti biologjik. Nėse kjo ėshtė e saktė, atėherė kėrkimi pėr thelbin e njerėzimit mund tė ketė qenė duke shkuar nė drejtimin e gabuar gjenetik. Sigurisht, rezultate tė tilla janė spekulative dhe nė fazė primitive. Por kjo ėshtė e rėndėsishmja. Lordi Rutherfor, qė vėrtetoi se atomet ekzistojnė, nuk dinte asgjė pėr neutronet.
Chadwick nuk dinte asgjė pėr kuarket, e jo mė pėr supersimetrinė. Biologėt modernė janė njėsoj injorantė. Por, e vėrteta do tė dalė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Biologjia .....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: ShkeNcA Te NdRyshMe-
Kėrce tek: