ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Hi-Tech

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Hi-Tech   Tue Oct 02, 2007 7:54 pm

iPhone, "pjella revolucionare" e Apple

Amerikanėt, tė ēmendur pas risisė, zėnė radhė tė gjata pėr tė blerė celularin magjik


Ndoshta ėshtė produkti i pritur me mė shumė padurim nė kėtė fillim shekulli. Pajisja "revolucionare dhe magjike", e ideuar dhe prodhuar nga "Apple", u nxor dje pėr shitje nėpėr dyqanet e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Blerėsit ishin vendosur me ēadra e dyshekė qė tė hėnėn jashtė dyqaneve pėr ta shtėnė nė dorė pajisjen qė ka ngjallur ethe tė forta mes fanatikėve tė teknologjisė sė lartė.

Ēmimi fillonte nga 500 dollarė, ndėrkohė qė shitjet nisėn nė orėn 18.00. Shefi ekzekutiv i kompanisė "Apple", Steve Jobs, qė e ka nėnshtruar gjiganden amerikane nėn njė rinovim tė fortė teknologjik, u shpreh se "iPhone" ėshtė pesė vite pėrpara nė raport me kohėn.

Ai ka bindjen se pajisja revolucionare do ta transformojė telefoninė celulare nė tė njėjtėn masė me tė cilėn "iPod"-ėt transformuan teknologjinė e regjistrimit dhe riprodhimit tė muzikės.

Mendohet se "iPhone" do tė shfaqet nė tregjet evropiane gjatė muajve tė ardhshėm tė kėtij viti, mes tetorit dhe dhjetorit, pasi "Apple" tė ketė pėrfunduar marrėveshjet me njė provaider qė do tė luajė rolin e AT&T-sė amerikane.

Jobs e shpalli mbėrritjen sė shpejti tė "iPhone" nė treg janarin e kėtij viti nė San Francisko, ndėrkohė qė e shoqėroi gjithė operacionin me njė aktivitet mjaft agresiv marketingu. Faqet e "iPhone" nė "Google" janė klikuar 69 milionė herė, ndėrsa artikujt e printuar janė mbi 11 mijė. Pyetja qė shtrohet nga konsumatorėt ėshtė: A do t‘i mbijetojė telefoni kėsaj pajisjeje revolucionare?

Si ēdo lloj tjetėr telefoni celular, "iPhone" mund tė pėrdoret pėr tė bėrė telefonata. Ajo qė e bėn tė veēantė ėshtė njė numėr i madh veprimesh qė mund tė kryhen falė tij.

Pajisja "iPhone" ka njė riprodhues muzike tamam si "iPod"-i, me kapacitet magazinues 4 ose 8 gigabajt, e mund tė shfaqė video nė ekran, ndėrkohė qė nė tė mund tė shkarkohen emisione tė tėra televizive. Ka gjithashtu edhe njė kamera prej 2 megapixel. Por njėherėsh ėshtė edhe pika mė e madhe e shit-blerjeve nė internet.

Nga ana tjetėr, "iPhone" do tė ketė akses tė plotė nė internet. Njė faqe interneti shfaqet nė ekranin e pajisjes nė tė njėjtėn mėnyrė siē shfaqet nė monitorin e kompjuterit. Mund tė zmadhohet me njė tė prekur tė thjeshtė nė ekran, duke u krijuar mundėsinė pėrdoruesve tė afrojnė butonin apo dritaren e pėrzgjedhur. Mund tė pėrdoret gjithashtu edhe pėr tė marrė apo dėrguar e-mail.

Tė gjitha kėto funksione nė njė pajisje tė vetme janė mundėsuar nga njė novacion shumė i thjeshtė, por po aq i rėndėsishėm: nuk ka tastierė. "iPhone"-t kontrollohen pėrmes njė ekrani touch-screen (tė komanduar pėrmes tė prekurit), i cili kalon falė njė prekjeje tė lehtė me gisht nga kopertinat e albumeve, te faqet e internetit, te tastiera pėr tė shkruar e-mail apo mesazh telefonik.

Edhe pse e konsideruar veēmas pėr secilėn prej funksioneve, teknologjia nuk ėshtė revolucionare. Kombinimi i tė gjithave nė njė pajisje tė vetme pėrbėn me tė vėrtetė njė inovacion. E megjithatė njė gazetar i sė pėrditshmes amerikane gjeti disa kleēka, siē ėshtė shpejtėsia e hapjes sė faqeve tė internetit dhe vėshtirėsitė e pėrdorimit tė tastierės nė ekran. "E megjithatė mbetet pajisja mė e sofistikuar qė ėshtė hedhur nė treg vitet e fundit. Kryen shumė funksione, nė mėnyrė mjaft tė kėnaqshme, aq sa ia vlen tė mos marrėsh parasysh pikat e saj tė dobėta".

Krahasimi me pajisjet e mėparshme

"Prisni tė shihni mė shumė ‘touch screens‘, mė shumė kontrolle vizuale dhe komanda mė tė thjeshta pėr t‘u pėrdorur", tha Michael Gartenberg, zėvendėspresident i "Jupiter Research" nė Nju-Jork.

Telefonat e zgjuar (smart phones) aktualė mund tė kryejnė mjaft prej funksioneve tė "iPhone": mund tė bėjnė fotografi, tė marrin e-mail, tė hapin faqet e internetit, tė luajnė muzikė apo tė riprodhojnė video. Shumė telefona aktualisht kryejnė mė shumė funksione se "iPhone", siē janė marrja e drejtpėrdrejtė e kanaleve televizive, ofrimi i shėrbimit Gps, regjistrimi i videove apo shkarkimi i lojėrave tė ndryshme zbavitėse nga interneti.

Por nė tė shumtėn e rasteve, tė gjitha kėto funksione kryhen jashtėzakonisht shumė keq. Faqet e internetit duken si art abstrakt. E-mail -et humbasin formatimin. Failet e shkarkuara zhduken papritmas. Duhen beteja tė vėrteta pėr tė regjistruar tek ato mė shumė se 20 video apo kėngė. Mė e keqja ėshtė se pėrdoruesit duhet tė ngatėrrohen mes menyve e folderave tė panumėrt pėr t‘i gjetur kėto opsione e pėr t‘i pėrdorur.

Steve Jobs, e pėrmblodhi nė pak fjalė kėtė problem kur tregoi pėr gazetėn "Newsweek" pėrse "Apple" ishte futur nė tregun e pajisjeve "wireless": "Tė gjithė ata me tė cilėt flasim, i urrejnė telefonat dhe kjo ndodh kudo".

Pėr kėtė arsye ai premtoi njė pajisje krejt tė ndryshme. Diēka tė thjeshtė pėr t‘u pėrdorur. Njė pajiste elegante e tė kėndshme nė tė njėjtėn kohė. Premtime qė tashmė, sipas "Apple", janė pėrmbushur. Kombinimi i ekranit qė funksionon thjesht me anė tė tė prekurit dhe ikonat e lehta pėr t‘u pėrdorur, duket se u krijojnė njerėzve lehtėsira nė shfrytėzimin e gjithė gamės sė mundėsive qė ofron "iPhone". Pėrdoruesit e "iPhone" thonė se softueri dhe ekrani i madh i saj ofrojnė internetin mė tė mirė qė kanė parė ndonjėherė nėpėr telefona celularė.



Shtėpi diskografike, prodhues celularėsh e kompani telefonike kanė bashkuar forcat pėr tė hedhur nė treg njė shėrbim tė ri pėr shkarkimin e faileve muzikore, i aftė tė konkurrojė produktin e fundit tė gjigandes amerikane



Tė gjithė kundėr amerikanes "iPhone"


Ndėrsa Steve Jobs pėrmbushi premtimin qė u kishte bėrė tė gjithė fanatikėve tė "Apple" pėr njė pajisje ku tė ndėrthureshin me sukses funksionet mė tė kėrkuara nga tė rinjtė sot, tė tjerėt nuk mund tė rrinė duarkryq e tė shohin. Shtėpi diskografike, prodhues celularėsh e kompani telefonike kanė bashkuar forcat pėr tė hedhur nė treg njė shėrbim tė ri pėr shkarkimin e faileve muzikore, i aftė tė konkurrojė produktin e fundit tė gjigandes amerikane. Shėrbimi quhet "Music Station" dhe ėshtė krijuar nga kompania britanike "Omnifone". Qė prej disa ditėsh ėshtė i disponueshėm nė telefonat celularė tė suedezėve dhe pas pak do tė mund tė pėrdoret nė gjithė Evropėn. Mes kompanive tė pėrfshira nė projekt mund tė pėrmenden: "Nokia", "Sony Ericson", "Motorola" e "Samsung", por sipas "Omnifone", "Music Station" funksionon nė ēdo lloj celulari. Ėshtė 30 numri i kompanive telefonike qė kanė vendosur tė ofrojnė kėtė shėrbimi, ndėrkohė qė katėr ndėr shtėpitė mė tė mėdha diskografike: "Universal", "Emi", "Warner" dhe "Sony Bmg" kanė pranuar tė jenė furnitorėt e pjesėve muzikore. Shėrbimi do tė ketė kosto shumė tė ulėt prej 1,99 apo 2,99 eurosh nė javė. Duke paguar kėtė shumė, kushdo mund tė ketė akses pa limit nė gjithė katalogun muzikor tė vėnė nė dispozicion nga "Music Station". Por nė tė kundėrt tė asaj qė ėshtė nė gjendje ta ofrojė "iPhone", kėngėt nuk do mund tė shkarkohen nė kompjuter apo tė pasterizohen nėpėr CD.

Shtėpitė diskografike shpresojnė qė ky shėrbim online mund tė ngrejė nė qiell tregun muzikor tė celularėve, i dominuar deri tani nga meloditė pėr zile celularėsh, ndėrkohė qė kėngėt pėrbėjnė vetėm 20% tė tij. Por mbi tė gjitha ky bashkim ėshtė njė pėrpjekje kundėr dominimit absolut tė "Apple" nė fushėn e muzikės dixhitale. Rob Lewis, kreu i "Omnifone", njoftoi se shėrbimi do jetė i disponueshėm javėn nė vazhdim nė Evropė e mė pas nė Azi e Afrikė: "Tani pėr tani nuk do ta hedhim shėrbimin nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pasi mendojmė se kemi potencial mė tė madh nė kėto territore". Lewis mendon se kompania do tė arrijė tė furnizojė me muzikė mė shumė se 100 milionė celularė brenda 12 muajve tė ardhshėm: "Dhjetė herė mė shumė nga ajo qė ‘Apple‘ shpreson tė arrijė me ‘iPhone‘". Pika e fortė ku ka ndėr mend tė mbėshtetet Lewis ėshtė ēmimi i celularėve me "Music Station". Pjesa dėrrmuese e kėtyre celularėve do tė kushtojė pak a shumė sa mesatarja e tregut, ndėrsa ēmimi i "iPhone" do tė jetė mė pak, nėn 500 euro.

Dy strategjitė, ajo e "Apple" dhe ajo e "Music Station", megjithatė janė shumė tė ndryshme nga njėra tjetra. Ndėrsa kompania amerikane i ka vėnė bastet mbi pėrmbledhjen nė njė pajisje tė vetme tė shėrbimit tė internetit, tė kompjuterit e tė celularit, shėrbimi i ri "Music Station" pėrqendrohet vetėm te shkarkimi i kėngėve nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė celular. Nė fakt ēmimi i shėrbimit tė ri do tė jetė i pėrfshirė nė atė tė thirrjeve, ndėrkohė qė Lewis garanton se pėr tė shkarkuar njė kėngė nuk do tė nevojiten mė shumė se 15 sekonda.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Hi-Tech
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: ShkeNcA Te NdRyshMe-
Kėrce tek: