ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Histori Dashurie

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Histori Dashurie   Wed Oct 03, 2007 1:52 am

Takimet e Mesnatave


Pranverė. Bėnte vapė. Duke kaluar nėpėr rrugicėn qė e pėrgjysmon livadhin e madh bri katundit fqinj, papritmas njė reflektim m’i errėsoi sytė. Njė copė herė s’mu shqit. Terr m’u bė gjithkah. S’e dalloja dot as shtėpinė aq tė madhe prej nga dilte ajo dritė symarrėse. Pėr njė ēast m’u duk sikur shpėrthente nga njė sterrinė. U ktheva drejt ca pemėve tė afėrta dhe si mburojė zgjodha trupin e njė molle, pas sė cilit u fsheha t’mė vijė tė pamurit. Pastaj u drejtova pak nga pak andej, ku pashė : shtėpinė, dritaren, pasqyrėn e madhe nė duar tė bardha, dhe mė nė fund atė fytyrė rrezatuese ruspe. Ishte vet Besa, e cila para dy ditėve nergut mė kishte pritur buzė sukales, pranė kroit tė atij katundi, (meqė e dinte se isha udhėtar i pėrditshėm asajde) dhe sapo e lėshoi njė fluturuese prej letre kah unė, iku si njė sorkadhe. Nė tė kishte shėnuar shumė. Nė tė vėrtetė gjė tjetėr pos dy luleve paksa tė pėrdylkuara kah njėra tjetra, me pakėz rrėnjė, tė cilat dukeshin sikur fluturonin pėr tė gjetur ndonjė vend tė mbėltoheshin e tė rrėnjėzonin bashkėrisht. Atėherė nisa tė kuptoj. Para sė gjithash m’u desh t’i pėrballoj qortimit tė rreptė qė ia dhashė vetes, pse u mbrojta nga rrezet e njė dashurie qė lindte, e jo nga reflektimi verbues sikur m’u duk nė fillim. Pasi iu largova mburojės, zemra mė ecte nga dritarja qė e stoliste ajo fytyrė hyjnore, por kėmbėt nuk mė lėviznin dot. Ishte pika e ditės. “Therrishtave” s’donin tė shkelnin. Komunikimin fillova me gjeste e herė-herė me fjalė. Nga ajo largėsi arritėm disi tė kuptohemi se kishim diēka pėr njėri-tjetrin, dhe mė nė fund e lamė qė nė orėn fiks njėzet e katėr tė flasim pėrmes asaj dritareje.
Ca mė tej u ndala tė shikoj edhe njėherė vendtakimin. Dritarja dukej e rėndomtė sikurse tė gjitha ato tė shtėpive pėrdhese tė katundeve malore : katrore, dykanatėshe, me katėr tabakė xhami e katėr shufra metalike tė fiksuara nė pragje, dhe me pezul tė drunjtė nga jashtė. “Dritarja e dashurisė”— thashė nė vete, dhe vazhdova udhėtimin me imazhet e asaj ndodhie qė s’mė dukej tjetėr pos ėndėrr.

****************************
Atė natė :

Hėna e plotė shndriste me tėrė fuqinė e refleksit. Vapa ishte zhdukur shqim, ngaqė vesa kishte filluar t’i kapej ēdo gjėsendi tė mbitokės. Derisa nuk e shkela livadhin e madh, isha i freskėt si njė pemė sohishteje. Aty, nė hapat e parė, fjafueshėm mė pėrshkoi njė ndjesi e ēuditshme. Ca dallgė ngrohtėsie mė shkallėzonin krenarinė pėrbrenda, duke ma pėrplasur herė-herė nga njė valė ngurrimi pėr hapat qė bėja atij livadhi tė thiktė gjelbrak ; drejt katundit tė huaj nė atė kulm nate ; drejt dritares... Pak mė tej befas m’u krijua njė pabesi e pakuptimtė. Mė dukej ecja somnambul shtegut tė njė ėndrre a njė trazimi pa drejtim. Nė asnjė shtėpi tė fshatit s’shihej ēikėz drite. Gjė e gjallė s’dėgjohej. Nisa tė merakosem, qenve si t’u shpėtoj. Njė mendim sakaq ma shtriu udhėdaljen symbyllas andej ; bile po tė guxoja edhe njė kėnge t’ia thoja, madje nė kupė qielli. “Qen-ujqit s’qenkan kėndejpari !” — thashė kur ndjeva lehje tė mbytura qensh nė togje, nė njė luginė ca tė largėt nga aty. Helbete ndiqnin ndonjė ujk skuthar. Pėr atė tė Besės e dija se ėshtė tretur nė ėndrrat e mishit brishtak tė lepujve, apo tė qumėshtit lyrak tė deleve. Ashtu ngjante, sepse, meqė mė thirri, duhej tė mė mbronte ; ta lidhte ende mė fort se herave tjera atė murrosh tė hatashėm.
Tė gjitha mendimet m’i gijotinoi drita e elektrikut tė dorės, qė u ndez nga dritarja drejt nė mua. Asaj atė ēast i afrohesha ngadalė pėrskaj murit tė gjatė qė mbėrthente dy-tri shtėpi. Gati menjėherė mė pas ajo dritė u zhduk pėrnjėherėsh. Eca pakėz mė shpejt, por lehtė, sikur nėpėr vezė tė shkelja. Hapat e fundit drejt vendtakimit mė bėnė tė ndihem i gėzuar e njėkohėsisht i pafrikė ēfarėdo qė tė ndodhte. Dhe, ē’tė shoh. Dritares njėri krah i rrinte mbyllur, ndėrsa tjetri gjysmė i hapur mbahej shtrėngueshėm nga vet Besa. Pėrbrenda dhomės gllabėronte mugėti e dendur, ngase nė dritare ajo rrinte e palėvizshme, ndėrsa mėnjanė njė perde e errėt pengonte depėrtimin e dritės sė hėnės. Ajo mugėti mbulonte pjesėrisht edhe trupin e saj, por kur ia hodha njė shikim, ashtu, pėrmes hapėsirės sė ngushtė tė gjysmėhapjes sė kanatės, madje penguar nga njė shufėr metalike nė mes, ia pashė : fytyrėn engjėllore, flokėt ngjyrėgėshtenjė, dhe gjinjtė e mbufatur si dy balona nėn atė jelek tė hollė. Ato m’u duk ia vura re si tė ishte nė njė vend tė hapėt e nėn diellin mė tė shndritshėm tė qiellit.
Ngadalėz, me njė zė tė druajtur e disi tė ngjirur, mė tha :
— Tė dua ! Ti mua ?
— Gjithashtu ! — i thashė.
— Shumė mirė ! Pra, mirupafshim nesėrmbrėma, nė po kėtė kohė ! — pėrfundoi, dhe ma hodhi njė shikim tė ngulitshėm duke e mbyllur dritaren disi rrėmbimshėm.
“Dreq o punė !” — thashė nė vete.

*******************************
Nata e dytė :

Meqė tėrė ditėn mė roitėn mendime gjithfare, ēdo tė pjellė vallė nė takimin e ardhshėm, ndėrsa mė nė fund nėnvizova : “gjė tjetėr pos dashurisė !”, derisa erdhi koha pėr t’iu afruar sėrish dritares, ndjeva njė mall tė madh ta shoh sa mė parė atė bukuroshe ; madje, qoftė sikurse njė natė mė parė qė e pashė.
U nisa disa minuta mė herėt se qė duhej. Me vete mora njė trėndafil tė freskėt, t’ia dhuroj nė shenjė dashurie tė pashmangshme, e tė kujtuari pėr rrėnjėzimin e saj. Mendoja t’i flisja i buzėqeshur pėrmes hapėsirės sė ngushtė tė hapjes sė parmakut, e ta zgjatja dorėn me atė dhuratė, dhe bashkė me biskun e fletėt e brishta t’i ēiknim sė paku gishtėrinjtė. Mirėpo, ndryshe mbaroi gjithēka.
Herėt u gjenda nė cak. Kot arrita. Guxim s’pata t’i cingėris nė xhame pėr ta njoftuar se aty isha. Mendoja, pėr sherr, mund tė jetė edhe dikush tjetėr nė dhomė, dhe fundi dihej. Vetėm dy-tre minuta para kohės sė caktuar hapekrah u ēel njėri parmak. Besa vringthi u pėrkul tė pėrgjonte sikur natėn e mėparme nėpėr dritėn e elektrikut tė dorės, por andej, — pėrreth murit, nga ana e rrugicės — s’pa gjė. Nė kahun tjetėr afėr dritares rrija ulur, prej nga i dola pėrpara si hije duke harruar pėrtokė trėndafilin. Njė kombinezone tė mėndafshtė ngjyrėqielli, dhe fytyrėn e ēiltėr, fare mirė ia pashė nė dritėn e njė qiriri tė vogėl qė kishte lėnė ndezur mbi njė tavolinė ndanė vetes.
— Kuptoj se mė do, — shtoi pasi mė pėrshėndeti — ama s’di sa do tė zgjasė kjo, dashuria jote ?!
— Pėr jetė e mot ! — ia ktheva bindshėm.
— Mė gėzon. Pra eja nesėrmbrėma nė po kėtė kohė ! — mė tha, dhe me njė shikim goxha tė ēiltėr e mbylli parmakun paksa me tė shpejtė.
Mė vloi gjaku aq shumė !... Megjithatė trėndafilin ia lash nė pezull

*****************************
Nata e tretė :

Edhe pse m’u pėrfytyrua gati tėrė ditėn, gjithnjė u mundova tė mos e ngulis mendjen tek ajo asnjė sekondė. Punė fizike thuaja kurnjėfare s’kisha, megjithatė sapo erdha nga shkolla, ndonėse kot do t’i lėēisja mėsimet a ndonjė libėr, punova ē’bėn e ē’nuk bėn, vetėm t’i kaloja orėt sa mė shpejt deri nė mesnatė. Kastile u nisa mė vonė, ngase duke shpejtuar e dija se mė mirė do ta kaloja atė udhėtim. Saktė, kur u duk nė dritare u gjenda aty. Sėrish e hapi vetėm njėrėn fletė tė saj, por tjetrės ia hoqi rezen. Njė llambė vajguri varur nė murin anėsor, lėshonte dritė tė mjaftueshme e mundėsonte pamjen e ca luleve afėr saj. Pasi ia hodha njė shikim nė fytyrė — gjysmėn e sė cilės e shndriste ajo dritė, gjysmėn tjetėr hėna — vura re kėmishėn e saj tė najlontė ngjyrėbari qė linte t’i dukej dukshėm forma e trupit biskonjė, e qė ia shtonte bukurinė edhe me njė spektėr ngjyrash tė ēuditshme. Duke buzėqeshur lehtė, ma zgjati dorėn dhe mė pėrshėndeti ngrohtėsisht. Pasi shprehu interesim si kisha kaluar udhės, bėri sikur u afrua ca duke ma bėrė njė pyetje tė ēuditshme :
— Dėshiron tė martohesh pastaj me mua, apo?
— Dėshiroj!... Mė shumė se gjithēka tjetėr nė jetė ! — ia ktheva, ndėrsa mbeta i shtangur.
— Tė njėjtėn dėshirė e paskėshim. Por mė mirė tė mendohemi edhe pak ! Udha e mbarė tė qoftė, e natėn e mirė, — mė tha me njė zė tė butė duke e mbyllur dritaren qetazi.
Veē sa nuk kėlthita : “lozonjare !...”

******************************
Nata e katėrt :

Letrėn e gjatė, qė gati tėrė ditėn e kalova duke e shkruar, e futa nė xhep dhe u nisa. Ē’nuk i shkrova nė tė : pėr rastin e asaj dite qė u takuam nė rrugicė, pak mbi krua, si ecte ngathėt krahas babait ēehrevrenjtur, ngarkuar me ato kėnata pėrplot me ujė, e guxim s’pata t’i them : “Kėtė barrė ta pėrgjysmojmė, Besė” — sikurse mendova ; pėr lajkatarėsinė e pakuptimtė qė po e shfaq kur po i vete te dritarja, e veēmas pėr dashurinė e pėrflakur qė kisha ndaj saj.
Nė orėn fiks njėzet e katėr, faqeza qemė. Pos njėrit parmak, u hap edhe ai me reze, por vetėm deri nė gjysmė. Poēi elektrik llamburiste nė mes tė tavanit. Nė fytyrėn e Besės shqova njė ēiltėri gati tė skajshme. Veshur mbante xhaketė tė lehtė doku, ndėrsa leshrat bashkė me njė fjongo tė gjatė pėlhure ngjyrėgurkali nga ana e djathtė i shtriheshin deri nėn gjoks. Sapo e hapi gojėn tė mė fliste diēka, me tė shpejtė e lėshova letrėn nė parvaz dhe i thashė :
— Lexoje dhe mendohu mirė ! Shihemi nesėrmbrėma nė po kėtė kohė.

***************************
Nata e pestė :

Me vonesė u nisa, vonė arrita nė cak. Parmakėt e dritares rrinin ēelur tej mė tej. Nė dhomė s’ndriēonte gjė. Besėn s’e shihja kund. Duke i vėnė duart nė pezul, pėr t’u ngritur tė shihja edhe nėpėr kėndet e dhomės, sakaq mė pengoi butėsisht njė dorė e lehtė. Vallė, a do tė mund tė mė preknin duar tė tjera, pos atyre tė Besės aty atė natė ?
— Mos u mundo. Ja ku jam! — mė tha fare e qeshur, dhe mė tregoi trungun e dardhės, pas sė cilit kishte qenė e fshehur.
Pėrnjėherėsh bėmė shtrirje krahėsh nga njėri-tjetri. Pas pėrqafimit kėmbėt dalėngadalė na shpunė nė luginėn preshtake nėn katund. Zėrat tanė tė ulėt mes lisave shekullorė i shoqėronin currilat e pėrroskės dredhake ndanė nesh, e herė-herė shushurimat e gjallesave pėrreth.

Nata ishte jona.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Histori Dashurie
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: DaShuRi DhE PasiOn-
Kėrce tek: