AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Doreshkrimi i Teodor Shkodranit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Doreshkrimi i Teodor Shkodranit Empty
MesazhTitulli: Doreshkrimi i Teodor Shkodranit   Doreshkrimi i Teodor Shkodranit Icon_minitimeWed Oct 03, 2007 2:35 am

Dorėshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210

Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit nga viti 1210, i tėri nė gjuhėn shqipe, shtyen kufijtė kohorė pėr 345 vite mė herėt se sa “Meshari”i Buzukut,qė ėshtė i vitit 1555.- Botimi i tėrė dorėshkrimit, si libėr i veēantė, do tė bėhet sė shpejti nga revista “Ekskluzive”. Dorėshkrimi ėshtė transkriptuar, transliteruar dhe shoqėrohet me njė koment dhe analizė shkencore nga autori i kėtij shkrimi.
I gjithė dorėshkrimi ėshtė autograf, i shkruar nga njė dorė. Ndėrsa nė fund fare, nė f. 208, autori ėshtė firmosur vetė me emrin: Teodor Shkodrani, duke shėnuar: “Me ndihmėn dhe dėshirėn e fort tė lumturit Zot, e pėrfundova nė vitin 1210, ditėn e 9 tė marsit”. “Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee” - THEODOR SSCODRAANNITTEE
“Asnjė gjuhė e botės nuk njihet qė nga fillimet e saj. Nga kjo arsye historia e ēdo gjuhe qoftė... detyrohet tė fillojė nga njė epokė e caktuar... Historinė e njė gjuhe mund ta nisim qė nga koha qė ajo gjuhė ėshtė shkruar. Vetėm kur ėshtė shkruar, njė gjuhė ka marrė fizionominė e saj tė veēantė, ka zėnė njė vend tė caktuar nė historinė e kulturės sė njerzimit... Pa shkrime pra nuk kemi histori tė njė gjuhe. Pėr ēdo gjuhė historia e saj nis kur nis kjo gjuhė tė shkruhet”. [Ēabej]
Studimet dhe hulumtimet shkencore nėpėr arkiva e biblioteka tė ndryshme, janė shumė tė rėndėsishme ngase na mundėsojnė njohjen dhe pasurimin me tė dhėna tė reja pėr albanologjinė dhe historinė kombėtare nė pėrgjithėsi. Deri para pak kohėsh ėshtė folur e shkruar, por gjithnjė deri tashti nė formė tė supozimeve, se “duhet” tė ketė libra, dorėshkrime ose dokumente tė shkruara nė gjuhėn shqipe, tė cilat janė mė tė hershme se sa “Formula e pagėzimit” nga viti 1462 apo nga libri i parė i shtypur nė gjuhėn shqipe, “Meshari” i Buzukut nga viti 1555.
Duke u nisur nga ide tė tilla, por edhe nga pohimi i Eqrem Ēabejt se: “Nė nėndorin e vitit 1940 N. Borgia mė kumtoi nė Grotaferata pranė Romės se kishte zbuluar nė Arkivin e Vatikanit njė dokument nė gjuhėn shqipe mė tė vjetėr se Buzuku. Fshehtėsinė e zbulimit tė tij ky dijetar e mori me vete nė varr. Gjurmime tė mėtejme nėpėr arkivat e Vatikanit e tė Propagandės mund tė na sjellin ndonjė tė papritur nė zbulim dokumentesh mė tė moēme tė shqipes.” (Studime gjuhėsore, vėllimi VI, f. 12, referenca nr. 29, Prishtinė, 1988)
Paralelisht kemi konsultuar edhe burime tė ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytėzuar Kodekse dhe dorėshkrime tė tjera qė kishin tė bėnin me shqiptarėt dhe Shqipėrinė
Ne, sikur edhe shumė studiues tė tjerė, ju vumė kėrkimeve nė Arkivin Sekret tė Vatikanit pėr tė gjetur ndonjė gjurmė tė kėtij dokumenti apo dorėshkrimi. Konsultimi me kolegė specialistė me pėrvojė nga Arkivi i Vatikanit, por edhe studiues eminentė botėrorė, qė bėjnė studime nė Vatikan, ishte i dobishėm, ngase kursyem shumė kohė dhe eliminuam disa nga fondet arkivore, duke qenė pothuajse tė sigurt se aty nuk mund tė ndodhej njė dokument apo dorėshkrim pėr tė cilin bėn fjalė Nilo Borgia, e pas tij edhe Zef Skiroi. Fondet tė cilat duhej tė studioheshin, prapė ishin tė shumta dhe tepėr voluminoze. Paralelisht kemi konsultuar edhe burime tė ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytėzuar Kodekse dhe dorėshkrime tė tjera qė kishin tė bėnin me shqiptarėt dhe Shqipėrinė.
Siē dihet Arkivi i Vatikanit e ka zanafillėn e tij nga Mesjeta e hershme. Pėr publikun dhe studiuesit laikė ai u hap vetėm pas vitit 1882. Kėtu ruhen dokumente, dorėshkrime dhe libra nga mė tė ndryshmet, qė kanė tė bėjnė me religjionin dhe kishėn; por edhe me momente tė tjera tė jetės laike, politike, shkencore, etj. Funksionimi i kėtij Arkivi ėshtė rregulluar nė vitin 1927 me rregulloren: “Regolamento dell’Archivio Vaticano del 1927”. Konsultimi dhe shfrytėzimi i dokumenteve, por edhe i literaturės tjetėr qė ruhet nė kėtė Arkiv, ėshtė pėrcaktuar nga Papati dhe zbatohet me pėrpikėri duke mos bėrė asnjė lloj lėshimi. Pėr momentin mund tė konsultohet lėnda burimore arkivore deri nė periudhėn e Benediktit tė XV, viti l914; ndėrsa pėr atė nė vazhdim, por edhe pėr disa fonde tė veēanta, pos lejeve speciale, njė pjesė e mirė e Arkivit tė Vatikanit ėshtė ende “sekrete”.
Mė nė fund, nė vitin 1998, kemi pasur fatin tė kishim nė dorė njė vėllim tė lidhur me kopertina tė forta druri, nga viti 1210, titulli i tė cilit nė regestat e Vatikanit nuk ishte i shėnuar komplet dhe nė formėn origjinale. Shfletimi i kujdesshėm, qė nė faqen e parė, ishte shenjė se teksti nuk ishte nė gjuhėn latine, greke, sllave apo ndonjė gjuhė tjetėr, por ishte i tėri nė gjuhėn shqipe.
Vėllimi i tėri ėshtė nė pergamen, gjė e zakonshme pėr kohėn kur ishte shkruar. I ka 208 fletė, pra 208 faqe, sepse nė pergamen shkruhet vetėm nė njėrėn anė. Paginimi [numėrimi] i faqeve ėshtė vetėm recto. Dimensionet janė: 28 x 39.5 cm. Komplet vėllimi ėshtė i ruajtur shumė bukur, nuk ka dėmtime, pos qė nė disa vende ka filluar tė fshihet ngjyra dhe kjo nė fletėt 188, 189 dhe 192. I gjithė dorėshkrimi ėshtė i shkruar me grafema (shkronja) latine dhe i tėri nė gjuhėn shqipe, nė dialektin e veriut, i cili si i vjetėr qė ėshtė paraqet mjaft vėshtėrisi pėr t’u lexuar.
Nė fillim, por edhe nė disa vende brenda dorėshkrimit, ka iniciale tė cilat janė shumė tė bukura. Tri nga ato janė tė praruara me flori. Inicialet tjera janė me ngjyrė tė kuqe, pjesa dėrrmuese, ndėrsa dy janė me ngjyrė blu tė hapur. Nė dorėshkrim ka edhe tri miniatura, kryesisht tė punuara nga floriri, tė cilat paraqesin momente biblike.
I gjithė dorėshkrimi ėshtė autograf, i shkruar nga njė dorė. Ndėrsa nė fund fare, nė f. 208, autori ėshtė firmosur vetė me emrin: Teodor Shkodrani, duke shėnuar: “Me ndihmėn dhe dėshirėn e fort tė lumturit Zot, e pėrfundova nė vitin 1210, ditėn e 9 tė marsit”. (“Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”. - THEODOR SSCODRAANNITTEE)
Pas njė pune disavjeēare, kemi arritur tė bėjmė transkriptimin dhe transliterimin e dorėshkrimit
Dorėshkrimi ndahet nė tre kapituj, nė f. 1r – 97r mbi teologjinė; f. 98r – 146r mbi filozofinė dhe 147r – 208r mbi historinė. Secili nga kapitujt mund tė jetė edhe libėr nė vete. Duke mos mohuar vlerėn dhe rėndėsinė e dy kapitujve tė parė, kapitulli i tretė ka tėrhequr mė shumė vėmendjen tonė ngase pos tė dhėnave me interes tė veēantė, autori citon edhe vepra tė tjera qė ka konsultuar dhe mė shumė se njė herė, mbėshtetet nė kronikat shqiptare tė qyteteve tė ndryshme.
Pas njė pune disavjeēare, kemi arritur tė bėjmė transkriptimin dhe transliterimin e dorėshkrimit. Ishte njė punė shumė e mundimshme kjo, ngase ne nuk kishim tekste [dokumente apo dorėshkrime] tė ngjashme nga kjo kohė apo kohė mė e afėrt, pėr tė konsultuar e krahasuar grafemat, fjalėt, fjalitė dhe strukturėn e pėrgjithshme gramatikore. Jemi tė vetėdijshėm se mund tė ketė lėshime, por mbetet qė specialistėt e fushave pėrkatėse, pas studimeve tė tyre, tė nxjerrin pėrfundime tė drejta dhe shkencore.
Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit, e shtyn edhe pėr 74 vjet mė herėt jo vetėm pėrmendjen e gjuhės por edhe e dėshmon se shqipja ishte shkruar; ndėrsa kur bėhet fjalė pėr dokument tė shkruar qė ėshtė mė i hershėm se “Meshari” i Buzukut pėr 345 vjet
Pos rėndėsisė sė jashtėzakonshme qė ka dorėshkrimi, pėr atė se tregon njė vazhdimėsi tė pandėrprerė tė shkrimit tė gjuhės shqipe, ngase sipas dėshmive qė kemi, pėr herė tė parė bėhet fjalė pėr gjuhėn shqipe nė vitin 1284 (jo 1285 siē ėshtė menduar deri me tashti) nė njė dokument tė Arkivit tė Dubrovnikut /Raguzės/ nga 14 korriku i vitit 1284, ku thuhet: “Dėgjova njė zė qė thėrriste nė mal nė gjuhėn shqipe” (Et audiui unam uocem clamantem in monte in lingua albanesesca). Po sjellim faksimilin e origjinalit i cili botohet pėr herėt tė parė si i tillė.
Dėshminė e dytė e kemi nga njė autor anonim, qė sipas tė gjitha gjasave ishte prift i urdhrit dominikan, i cili nė vitin 1308, gjatė udhėtimit nėpėr Ballkan, kur pėrshkruan Shqipėrinė dhe shqiptarėt, ndėr tė tjera shkruan: “kėtu shqiptarėt e lartpėrmendur kanė njė gjuhė tė dallueshme prej latinėve, grekėve e sllavėve, kėshtu qė nuk merren vesh fare me popujt tjerė” [Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis itaquod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus].
Dėshmia e tretė ėshtė ajo e Guljelm Adamit, i cili nė vitin 1332, me porosi tė papės Gjon XXII, shkroi traktatin “Directorium ad passagium faciendum”, duke i bėrė kėshtu edhe njė relacion Filipit tė VI-tė Valua, mbretit tė Francės, me titull: "DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHĖZIM PĖR TĖ KRYER KALIMIN E DETIT), ku jep tė dhėna pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Kėtu gjejmė edhe fjalinė e famshme qė e bėri tė njohur nė histori: “Dhe megjithėse shqiptarėt kanė njė gjuhė krejt tjetėr dhe tė ndryshme nga latinėt, ata kanė shkronjat latine nė pėrdorim dhe nė tė gjithė librat e tyre.”
Pra, nėse e shikojmė kronologjikisht, qė nga viti 1284, kur pėr herė tė parė pėrmendet gjuha shqipe, dorėshkrimi i Teodor Shkodranit, e shtyn edhe pėr 74 vjetė mė herėt jo vetėm pėrmendjen e gjuhės, por edhe e dėshmon se shqipja ishte shkruar; ndėrsa kur bėhet fjalė pėr dokument tė shkruar, siē ėshtė “Formula e Pagėzimit” nga viti 1462, ky dorėshkrim ėshtė mė i hershėm pėr 252 vjet, kurse mė i hershėm se “Meshari” i Buzukut pėr 345 vjet.
Lajmi pėr zbulimin e kėtij dorėshkrimi nga viti 1210 ėshtė mirėpritur nė rrethet shkencore e intelektuale jo vetėm shqiptare. Interesim tė veēantė ka zgjuar fakti se i gjithė dorėshkrimi, prej 208 fletėsh, ėshtė shkruar i tėri nė gjuhėn shqipe. Ka pasur kolegė studiues qė kanė shtruar pyetjen: pse u shkrua nė gjuhėn shqipe? Cilat janė arsyet qė e shtyen autorin, Teodor Shkodranin, tė shkruante shqip nė kėtė kohė, kur gjuhė kulture ishin greqishtja ose latinishtja? Pse shkrim nė gjuhėn shqipe, kur edhe tė gjitha shėrbimet fetare bėheshin nė gjuhėt greke ose latine?
Debate tė tilla janė me shumė interes, ngase hapin mundėsi pėr t’u thelluar mė shumė, pėr tė njohur e studiuar pėrditshmėrinė e popullit shqiptar nė mesjetė. Si duket, harrohet se nė perėndim tė Shqipėrisė, ishin kroatėt, ata tė cilėt gjithė shėrbesat fetare i bėnin nė gjuhėn kroate, pra nė gjuhėn e popullit, ishin po kroatėt, por edhe sllavėt, tė cilėt kishin tė shkruara nė gjuhėn e tyre dorėshkrime e dokumente. Si dėshmi ėshtė “Baščanska ploća”, njė monument vėrtet madhėshtor i shkruar me alfabet glagolik nė gjuhėn kroate... etj. etj. Pra, pse tė mos kishin edhe shqiptarėt dorėshkrime dhe dokumente nė gjuhėn shqipe.
Ėshtė krejt normale qė, duke shikuar fqinjėt qė shkruanin nė gjuhėn e “popullit”, qė edhe intelektualėt shqiptarė tė shkruanin nė gjuhėn e popullit tė vet, nėse nuk kishin shkruar mė herėt se fqinjėt, gjė qė nuk pėrjashtohet si mundėsi, ngase: “po t’i hedhim njė vėshtrim historisė sė gjuhės shqipe, dy gjėra tė kundėrta na bien nė sy nė kėtė lėmė: me njė anė gjuhė e dėshmuar me shkrim mjaft vonė, e nė anėn tjetėr njė popull i lashtė, autokton nė kėto vise tė Ballkanit qė nga kohėt e mugėta tė historisė.” Aq mė parė kur dihet se nė ketė periudhė kemi lindjen dhe zhvillimin e qyteteve vendėse, si forca dominuese politike, p.sh. Shteti i Arbrit, por edhe ngritjen e njė shtrese intelektualėsh, tė cilėt lanė gjurmė tė thella me studimet dhe veprat e tyre nė gjuhė tė ndryshme, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė shtete tė tjera mesjetare evropiane.
Rėndėsi tė veēantė ka edhe fakti se autor i kėtij shkrimi ėshtė njė shqiptar nga Shkodra, mjaft i njohur nė rrethet shkencore-kulturore tė kohės, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Bizant, Romė, Raguzė, etj. Autori, Teodor Shkodrani, nė fund tė dorėshkrimit tė tij na ka lėnė tė dhėna shumė tė ēmuara pėr veten e tij, pėr origjinėn dhe pėr pėrgatitjen profesionale. (Ne nuk e kemi pėrdorur termin “libėr”, por dorėshkrim, nga shkaku qė tė mos shkaktojmė huti; ngase koncepti libėr nė vitin 1210 dallon nga ai qė kemi ne sot pėr librin, kur dihet se shtypshkronja ende nuk ishte shpikur nė atė kohė. Pra menduam qė termi dorėshkrim do tė ishte mė i afėrt, kur dihet se tė gjitha kėto “libra” apo dorėshkrime, ishin tė pakta nė numėr dhe ruheshin kryesisht nėpėr vende tė veēanta si: kisha, manastire, kuvende e, nė raste tė veēanta, edhe nė bibliotekat private tė ndonjėrit prej fisnikėve vendas.) Tė shtojmė qė pos kėtij dorėshkrimi nė gjuhėn shqipe, nė Arkivin Sekret tė Vatikanit dhe nė Bibliotekėn Apostolike tė Vatikanit, tė po kėtij autori ruhen me dhjetra dorėshkrime nė gjuhėt greke dhe latine, tė cilat nuk janė botuar deri mė sot. Tematika e kėtyre dorėshkrimeve ėshtė e ndryshme, por dominon ajo teologjike dhe historike. Ka edhe disa pėrkthime dhe redaktime tė veprave tė autorėve antikė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Doreshkrimi i Teodor Shkodranit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: