AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Perandoria E Fjaleve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Perandoria E Fjaleve Empty
MesazhTitulli: Perandoria E Fjaleve   Perandoria E Fjaleve Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 12:16 am

Perandoria e fjalėve


Pas 50 vjetėsh do tė mbijetojnė vetėm 3000 gjuhė tė botės. Libri i Ostler shpjegon sesi gjuhėt janė mė tė forta se ushtritė

Kur e pyetėn Kancelarin Otto von Bismarck se cila ishte ngjarja mė domethėnėse e historisė sė vonshme, ai u pėrgjigj enigmatikisht: “Amerika e Veriut flet anglisht”. Mesazhi, nga mendja mė fine e diplomacisė evropiane, ishte i qartė: gjuha ėshtė pushtet

Sikur ta intervistonin sot Otto von Bismarck, do tė vėrente se Echelon, mjeti mė i madh i interceptimit dhe pėrpunimit tė inteligjencės i konceptuar ndonjėherė, ėshtė loja e njė klubi tė ngushtė: SHBA, Britani e Madhe, Kanada, Australi, Zelandė e Re. Tė gjitha shtete tė gjuhės amtare angleze.

Kur e pyetėn Kancelarin Otto von Bismarck se cila ishte ngjarja mė domethėnėse e historisė sė vonshme, ai u pėrgjigj enigmatikisht: “Amerika e Veriut flet anglisht”. Mesazhi, nga mendja mė fine e diplomacisė evropiane, ishte i qartė: gjuha ėshtė pushtet. Fjalėt e pėrbashkėta krijojnė lidhje dhe afinitete midis popujve. Mė shumė sesa afėrsia gjeografike. Mė shumė sesa ushtritė. Gjykimi i Bismarck-ut, i cili i pėrket vitit 1898, e zbuloi saktėsinė e tij vetėm pak vite mė vonė, me hyrjen e Shteteve tė Bashkuara nė Luftėn e Parė Botėrore: pėrkrah Britanisė sė Madhe dhe kundėr Gjermanisė e Austro–Hungarisė, perandori tė bashkuara nga gjuha e pėrbashkėt gjermanishte. Kancelari i Hekurt e kish parė ndėrthurjen, por nuk ia kish kapur tė gjitha degėzimet: disa prej nyjeve midis gjuhės e njerėzve dhe historia e tyre janė akoma pėr t’u zgjidhur.

Raporti i thellė midis njė qytetėrimi dhe gjuhės sė tij ishte i njohur pėr sumerėt e lashtė, shpikėsit e karaktereve tė para tė shkrimit, nė vitin 3000 B.C. Karakteret kuneiforme tė qytetėrimeve mesopotamike, tė gdhendura nė tabela argjile, shėrbyen nė fillim pėr shkėmbime tregtare, njė lloj letėrkėmbimi. U pėrhapėn nė tė gjithė Lindjen e Mesme, nga hititėt nė perėndim tek elamitėt nė lindje dhe mbijetuan pėr mė shumė se njė mijėvjeēar mė shumė se gjuha sumere, si gjuhė e folur. Por gjuha, nė fillimet e qytetėrimit njerėzor, ishte edhe njė tentativė pėr tė rregulluar kaosin e botės: t’i emėrtoje gjėrat nėnkuptonte t’i posedoje ato, tė bėje tė ekzistonin. Njė vepėr magjie, ushtrimi i parė i filozofisė realiste. Tek Gjeneza, Zoti e krijoi botėn me fjalėt dhe njerėzit, po me fjalėt, filluan ta qeverisin atė. Pėr grekėt dhe romakėt, lidhur me retorikėn, arti i tė bindurit me diskutim maste aftėsitė e politikanit; ishte njė armė lufte pėr kohėn e paqes. Pėr njė indian tė Perandorisė Maurya, pėrsosmėria e gjuhės, nė rastin konkret e sanskritishtes, ishte ornamenti i vetėm i pakorruptueshėm. Nė Indinė mesjetare, tė diturit sfidoheshin nė gara dialektike pėrpara sovranėve.

Qenė konkurrime mizore: fituesi vlerėsohej me monedha floriri, humbėsi i eliminuar me prerjen e kokės. Kėshtu, latinishtja ka udhėtuar mbi shqytet e legjioneve, arabishtja mbi fillin e shpatave tė kalorėsisė beduine. Sot kinezēja mandarine, anglishtja, hindishtja, rusishtja dhe japonezēja janė respektivisht nė vendin e parė, tė dytė, tė tretė, tė pestė dhe tė dhjetė nė klasifikimin e gjuhėve mė tė pėrhapura dhe u korrespondojnė fuqive mė tė mėdha politike dhe ekonomike tė planetit apo vendeve, si nė rastin e Indisė, nė ngjitje tė shpejtė. Spanjishtja, portugezja, frėngjishtja (vendi i katėrt, i shtatė, i tetė) formojnė mbeturinat gjuhėsore tė perandorive tė mėdha koloniale. Nė disa raste, stafeta e gjuhės ėshtė marrė nga ish-kolonitė, Shtetet e Bashkuara pėr anglishten, Brazili, nė masė mė tė vogėl, pėr portugezen. Gjermanishtja, nė vendin e tetė sė bashku me frėngjishten, ėshtė gjuha e ekonomisė mė tė fortė evropiane. Megjithatė, lidhjet midis fatit tė njė gjuhe dhe atij tė njė populli, tė njė kombi, nuk kanė qenė gjithmonė kaq tė thjeshta, kaq evidente dhe, ndoshta nuk do tė jenė nė tė ardhmen. Aventurat e gjuhėve njerėzore nuk marrin domosdoshmėrish rrugė tė drejta. Nganjėherė, preferojnė devijimet, pėr tė ēarė, papritur, nė kryqėzimet e historisė. Mbi gjurmėt e fjalėve pėrgjatė shekujve ėshtė lėshuar tani njė gjuhėtar anglez, Nicholas Ostler, President dhe motor i Foundation for Endangered Languages, njė fondacion qė merret me gjuhėt nė rrezik zhdukjeje, me seli nė Bath. Sipas njė vlerėsimi tė UNESCO-s, nga 6500 gjuhėt e folura sot nė botė, rreth gjysma e tyre mund tė zhduken nė 50 vitet e ardhshme.

Kėtė radhė, Ostler ka dashur tė merret me fituesit: gjuhėt qė kanė pasur sukses dhe kanė pushtuar territore dhe intelekte. Ato qė kanė bėrė njė garė rezistence me historinė dhe janė akoma nė pėrdorim; ato qė kanė mbajtur perandori dhe sot janė zhdukur. Ostler ka provuar tė deshifrojė arsyet e suksesit tė tyre. E ka bėrė me njė libėr pionieristik, “Empires of the Word” (Perandoritė e Fjalės), i botuar nė Amerikė dhe nė Angli nga shtėpia botuese Harper&Collins. Ndryshe nga librat e tjerė mbi argumentin gjuhėsor, libri i Ostler nuk vė pėrballė njėra-tjetrės struktura dhe rrėnjė, por ndjek evolucionin e gjuhėve tė mėdha nė kthesat e shekujve. Analizon sesi tregtitė, rendet politike, pushtimet kanė influencuar mbi fjalėt e njerėzve dhe sesi njė idiomė kontribuon nė pėrcaktimin e karakterit tė njė qytetėrimi. “Ėshtė njė qėndrim i ri, variantet janė shumė, jo tė gjithė tė parashikueshėm. Shpesh hipotezave u mungon komoditeti i provave dhe atėherė procedohet me deduksion. Dinamika e gjuhėve ėshtė njė shkencė nė pelena”, shpjegon Ostler.

Por vizioni qė ai ēel ėshtė ndėr mė intriguesit. “Besoj tė kem demonstruar se gjuhėt qė kanė pėrmbytur botėn, nuk janė ekskluzivisht bija tė fuqive globale. Pushtimi ushtarak ėshtė njė faktor, por ama nuk mjafton. Njė shembull ėshtė ndriēues: pushtimet barbare qė i dhanė fund pax romana nuk arritėn qė t’i ēojnė dialektet gjermanike nė provincat e Perandorisė sė shkatėrruar. Latinishtja u copėzua, u shumėfishua dhe i dha jetė gjuhėve romane. Kalorėsit mongolė tė Gengis Khan-it e mė pas tė Timur Leng-ut krijuan njė perandori shumė tė madhe, por burokracia dhe deri ushtria flisnin kinezēe ose turqisht. Pėr tė menaxhuar zotėrimet e tyre, asirėt i besuan aramaikishtes, gjuhės sė tribuve nomade qė kishin mundur. Vetė romakėt arritėn ta eksportojnė latinishten nė provincat perėndimore, por nė ato lindore greqishtja mbeti gjuha mė e pėrhapur. Aq sa nė Perandorinė Romake tė Lindjes, pas ndarjes, latinishtja mbeti gjuha zyrtare pėr mė pak se njė shekull, mė pas u caktua greqishtja, edhe nė oborrin mbretėror. Nga ana tjetėr, duhet pranuar se conquistadores-at spanjollė arritėn qė ta mbjellin nė mėnyrė tė qėndrueshme kastiljanēen nė zotėrimet e tyre tė Amerikės, por nuk patėn tė njėjtin sukses nė Filipine”. Antonio de Nebrija, gjuhėtar i famshėm spanjoll, shkruante nė librin e tij “Gramatica de la lengua castellana”, viti i botimit 1492, i njėjti me atė tė zbulimit tė Amerikės, se gjithmonė “gjuha ka qenė shoqja e Perandorisė”.

Por nė tė vėrtetė, historia e gjuhėve tė mėdha ėshtė e mbushur me vrima tė zeza, e infiltruar nga enigma. Fjalėt janė instrumentum regni, por edhe art pėr tė tėrhequr. Magjepsje. Mund tė bėhen pasqyra gėnjeshtare. Pėrse italishtja, e cila ishte gjuha e kulturuar e oborreve mbretėrore evropiane tė Rilindjes, sė bashku me latinishten, ia la vendin frėngjishtes? Pse e vetmja nga provincat romake ku njė gjuhė gjermanike arriti tė zinte vend qe Britania? E si nga ky ishull i humbur, anglishtja u pėrhap nėpėr botė? Ēfarė ka ndodhur me qechua-nė, gjuhėn e Perandorisė Inkase? Ku humbi sanskritishtja? Si kanė mundur tė mbijetojnė deri mė sot hebraishtja dhe gjuha baske, tė mbetura identike pas mijėra vjetėsh? Midis ndryshimeve tė paparashikueshme tė alfabeteve tė para, tė ideogrameve, tė fjalorėve modernė, ndjehet jehona e ushtrive, kontraktimet e qendrave tregtare, zhurma e karavelave, fėrshėllima e njė lidhjeje me internet. Libri hapet me njė takim historik: ai midis hidalgos spanjoll Hernįn Cortés dhe zotėrisė absolut tė Perandorisė Acteke, Motecuhzoma, i njohur mė mirė, mė pas, si Montezuma. Titulli i tij zyrtar ėshtė tlatoani, “ai qė flet”. Por pėr tė kuptuar fjalėt respektive nė nėntor tė vitit 1519, liderėt asistoheshin nga dy pėrkthyes: fisnikja meksikane Malin-tzin qė vinte nga njė qytet rival i actekėve dhe Frat Geronimo de Aguylar. Numri i luftėtarėve ishte nė favor tė Motecuhzoma-s, por pushkėt, kuajt dhe fjalėt luanin nė favor tė Cortés. Diskutimi i tlatoani-ve qe njė kryevepėr diplomacie tė lulėzuar dhe jo tė drejtpėrdrejtė qė i impresionoi pak spanjollėt; foljet e Cortés-it tentonin drejt urdhėrores. Nga ai moment, nahuatl-i, nė atė kohė gjuha mė e pėrhapur nė Amerikėn Qendrore, filloi tė humbasė terren kundrejt kastiljanēes. “Por kastiljanēia arriti tė hedhė rrėnjė pas shekujsh qeverisjeje spanjolle”, sqaron Ostler. “Akoma sot shumė dialekte lokale janė gjuha mė e folur nė disa zona tė Meksikės. Ajo qė krijoi diferencėn nuk qe qeveria, por emigracionet masive nga Spanja dhe formimi i familjeve tė pėrziera, tė inkurajuara nga politika e Nadridit. E njėjta gjė ndodhi nė Brazil, pas zbulimit tė vendburimeve tė floririt. Deri mė atėherė, portugezēja ishte ndalur tek brigjet. Veē kėsaj, portugezė e spanjollė kishin njė motiv tjetėr: tė ēonin nė territoret e reja fenė katolike. Nė fillim, misionarėt mendonin se ishte e preferueshme tė predikohej nė gjuhėt vendase tashmė ekzistuese, nahuatl-i nė Meksikė dhe quechua-ja nė Peru, por mė pas edhe edukimi nė fenė kristiane u transmetua, e gjuhėt e kolonizatorėve”. Valėt e mėdha migratore qenė faktori vendimtar pėr pėrhapjen e anglishtes nė Amerikėn Veriore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Perandoria E Fjaleve Empty
MesazhTitulli: Re: Perandoria E Fjaleve   Perandoria E Fjaleve Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 12:16 am

Nė mesin e 1600, 13 kolonitė britanike qenė rrethuar nga territore nėn flamurėt e Francės e Spanjės, por numri i kolonėve shėnonte shumė pikė pėr atė qė do tė bėheshin Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Evropianėt dhe gjuhėt e tyre patėn nė Amerikė njė aleat tjetėr tė tmerrshėm: mikrobet e pėrtejdetit, pėr tė cilat indigjenėt nuk kishin antitrupa, dhe qė bėnė masakra jetėsh dhe traditash gjuhėsore dhe, ndoshta njė murtajė qe aleate pa dashje e gjuhės aktuale angleze nė shekullin e V-tė. Britania qe e para provincė romake qė u braktis, kur Perandoria filloi tė shkėrmoqej. Garnizonet u thirrėn. Jutėt, anglėt dhe saksonėt zbarkuan nė masė. Njė hipotezė e kohėve tė fundit jep njė mundėsi tė re: popullsia qė fliste latinishte dhe keltisht u dhjetuar nė shekullin e VI-tė nga njė epidemi murtaje, e cila goditi britanikėt qė kishin ruajtur kontakte tregtare me Mesdheun dhe qė jetonin tė pėrqendruar nė qytet, mė shumė sesa pushtuesit gjermanikė. “Ka mundėsi, latinishtja nuk kish lėshuar rrėnjė tė fuqishme nė ishull, provinca e fundit e Perėndimit qė ėshtė pushtuar dhe e para qė braktisej. Pastaj, gjuha keltike e britanėve ishte shumė e ndryshme nga ajo e keltėve tė Galisė. Ndoshta, latinishtja ishte pėr britanėt njė gjuhė e vėshtirė. Njė rast i ngjashėm ėshtė ai i sumerishtes, e zėvendėsuar rreth vitit 2400 B.C., nė zonėn e gjysmėhėnės pjellore nga akadishtja, gjuha e parė perandorake e historisė.

Sumerėt qenė qytetėrimi mė i pėrparuar, por qenė tė rrethuar nga popullsi qė flisnin gjuhė semitike, me struktura krejtėsisht tė ndryshme. Perandoria akadike adoptoi zakonet e sumerėve, ruajti strukturėn kuneiforme, por e katandisi sumerishten nė njė pėrdorim ceremonial”. Kaleidoskopi i gjuhėve nė vorbullėn e historisė mund tė provokojė marramendje. Ostler sugjeron disa linja investigimi. Njė gjuhė mund tė pėrhapet nė mėnyra tė ndryshme: nėpėrmjet pushtimit ushtarak, migracionit tė masave tė mėdha, infiltrimit progresiv, teknologjive tė reja. I rėndėsishėm ėshtė edhe prestigji kulturor i njė gjuhe, shkalla e kohezionit tė njė kulture brenda njė aspekti gjeografik, besimi fetar qė mund tė veprojė edhe si motor pėr ekspansionin gjuhėsor, edhe si armaturė qė e mbron gjuhėn nga influenca tė jashtme. Asnjė prej kėtyre kushteve, i vetėm, nuk duket i mjaftueshėm se bėn tė triumfojnė fjalėt dhe thekset e njė populli kundėr atyre tė njė tjetri. Fenikasit krijuan njė rrjet tė pabesueshėm tregtish detare, por nuk mbetet njė vepėr e vetme letėrsie dhe, megjithėse janė shpikėsit e alfabetit tė parė, gjuha e tyre lėshoi rrėnjė vetėm nė koloninė e madhe tė Kartagjenės dhe nė zotėrimet e saj territoriale. Nėn shtytjen e Islamit, arabėt nė mė pak se dy shekuj krijuan njė kalifat, kufijtė e tė cilit shkonin nga Afganistani i sotėm deri nė Spanjė. Por, megjithėse gjuha arabe ishte e shenjtė, arriti tė mbizotėrojė vetėm nė territore gjuhėt e tė cilėve qenė semitike, domethėnė tė sė njėjtės familje. Nė Persi vazhdoi tė flitej persisht. Nė Afrikėn Veriore gjuhėt berbere mbijetuan. Sovranėt moghulė, me origjinė mongole dhe besim fetar islamik, nė Indi sollėn persishten (gjuhė evropiane me njė strukturė tė ngjashme me sanskritishten dhe me dialektet qė kanė rrjedhur prej saj) dhe jo arabishten, e cila mbeti e kufizuar tek xhamitė.

Akoma sot, arabishtja, megjithėse nė ngjitje, nuk hyn nė 20 gjuhėt mė tė pėrhapura. Ėshtė falė fesė qė hebraishtja, gjuhė shumė e vjetėr, ėshtė ruajtur, edhe pse pėr tė folurėn aktiale, nė Jeruzalem qysh nė mijėvjeēarin e parė B.C., ishte zėvendėsuar nga aramaikja. Ėshtė interesant fati i egjiptianēes sė vjetėr, e aftė tė rezistojė nė shtratin kulturor tė saj pėr mė shumė se 3000 vjet dhe mė pas, pas shekujsh qeverisjeje tė huaj, u bė gjuha liturgjike e minorancės kristianėve, e koptėve. Sot egjiptianēja e ceremonive kopte mund tė kuptohet, me njė ēikė vėshtirėsi, nga njė faraon i Mbretėrisė sė Lashtė. Prestigji kulturor duket njė faktor tjetėr pėrcaktues. Romakėt i asgjėsuan gjurmėt e gjuhėve punike dhe etruske, por patricėt vraponin nė Athinė pėr tė mėsuar greqishten. Pushtimet e humėve e tė mongolėve e kaluan Murin e Madhe, por mezi e prekėn gramatikėn kineze. Pėrkundrazi, nomadėt fitimtarė arritėn tė adoptonin deri ideogramet shumė ė vėshtira. Ka mundėsi qė nuk pėrbėn rastėsi fakti qė tributė e gotėve dhe tė frankėve qė pushtuan provincat e Mesdheut tė kishin pasur shkėmbime tė shpeshta me Romėn, nė shekujt e mėparshėm, ndėrsa pėr saksonėt qė pushtuan Britaninė, Perandoria e Ēezarėve ishte pak mė shumė se njė mit i zbehtė. Sanskritishtja hodhi rrėnjė nė Juglindjen aziatike dhe nė Tibet falė tregtarėve tė Perandorisė Kalinga, piratėve tė Bengalės, murgjėrve budistė dhe epikės sė Mahabharata-s.

Sot, nė pėrhapjen e madhe tė anglishtes, si gjuhė e dytė, nė tė gjitha lartėsitė e saj, ka kontribuar ndoshta mė shumė muzika pop, publiciteti dhe interneti i financės ndėrkombėtare. “Biznesmenėt, dihet, janė pak romantikė, pėrdorin mjetin mė komod, edhe nė nivel gjuhėsor”, argumenton Ostler. “Holandezėt, tregtarė tė mėdhenj, nė perandorinė e tyre koloniale nė Azi preferuan tė pėrdorin portugezēen dhe malajėn (sot Indonezia Bahasa, shėnimi im.) dy gjuhėt ndėrkombėtare tashmė nė pėrdorim nė kėto rrugė tregtare, kurse holandezēja nė variantin afrikan, u rrėnjos nė koloninė e Kepit dhe mė pas nė Transvaal, nė Afrikėn e Jugut tė sotme, falė vendbanimit tė qėndrueshėm tė kolonėve”. Por a do tė ishte e mundur t’i pėrshtatesh dinamikės gjuhėsore teori tė reja, si ajo e rrjeteve tė Barabąsi-t, tashmė e zbatuar nė rritjen e internetit, ashtu dhe nė zhvillimin e organizmave qelizore? Teoria individualizon nė numrin e nyjeve qė arrijnė tė lidhen e tė kryqėzohen rritjen dhe degėsimin e njė sistemi social. “Besoj se mund tė zbatohet nė rastin e aramaikes, gjuhės sė njė popullsie nomade qė u bė e rėndėsishme nė mbretėrinė e parė babilonase. Kishin njė alfabet tė ngjashėm me atė tė fenikasve. Asirėt i shpartalluan dhe i deportuan nė zona tė ndryshme tė perandorisė sė tyre dhe pėrfunduan duke ju adoptuar gjuhėn, e cila mė pas u bė gjuha zyrtare e Perandorisė Persiane dhe qe pėr njė kohė tė gjatė gjuha ndėrkombėtare e Antikitetit”, pėrgjigjet Ostler. Edhe anglishtja duket sot se ndjek njė rrugė tė ngjashme, por tė panjohurat e historisė mund ta bėjnė tė rrėshqasė rritjen organike tė njė gjuhe.

Ka qenė rasti i latinishtes. Edhe nė internet, risi teknologjike e shpikur nga amerikanėt dhe nė tė cilin shumica e faqeve internetore flet anglisht, gjuhėt qė rriten mė shumė janė ato lindore. Cila do tė jetė e ardhmja e gjuhėve? Do tė vazhdojnė tė jenė shoqėruese, jo krejtėsisht besnike, tė prestigjit, tė fuqisė ekonomike, tė rritjes ekonomike, tė besimit fetar? “E vėshtirė tė bėsh parashikime. Pjesa mė e madhe e gjuhėtarėve nuk e shikon nė rrezik primatin e anglishtes nė tė ardhmen e afėrt, por nuk do tė isha kaq i sigurt”, mendon Ostler. “Gjuhė tė tjera globale dukeshin tė pamposhtura, ama sot janė harruar”. Gjithsesi, gjuha mė folur sot nė botė ėshtė kinezēja mandarine. “Kinezēja ėshtė njė rast nė dukje i pabesueshėm. Ėshtė ndėr gjuhėt e para tė botės prej pothuajse 500 vjetėsh. Rezistenca e saj i detyrohet kohezionit kulturor, dendėsisė sė popullsisė dhe shtrirjes tė territorit. Pushtuesit nė tė kaluarėn mund tė ishin superiorė ushtarakisht, por jashtėzakonisht inferiorė nė numėr dhe me krerė qė nuk dinin tė lexonin e tė shkruanin.

Asimilimi ishte i pashmangshėm. Ndryshe nga spanjishtja apo anglishtja, kinezēja ka mbetur nė njė zonė tė mirėpėrcaktuar, edhe pse shumė tė gjerė. Sot komunitetet kineze jashtė vendit janė shumė aktive dhe mė shumė tė lidhura me atdheun, por edhe sikur Kina tė bėhej fuqi dominuese, do tė ishte e vėshtirė pėr perėndimorėt tė adoptojnė sistemin e ideogrameve. Nga ana tjetėr, qeveria kineze, tejet e centralizuar, mund tė vendosė tė kalojė nė njė alfabet me karaktere latine, duke e ruajtur gjuhėn mandarine. Tentativa tė ndryshme i bėnė nė fillimet e Nėntėqindtės”. Por dėshtuan tė gjitha, ishte tepėr e vėshtirė t’i fusje dialektet e ndryshme tė kinezēes nė shkrimin alfabetik. Sot anglishtja ėshtė gjuha mė e pėrhapur pėr botėn. Disa gjuhėtarė i paralajmėrojnė porozitetin, aftėsinė pėr tė ndryshuar e pėrtypur gjuhė tė tjera dhe pėr t’u transformuar nė neogjuhėn e planetit. Njė tjetėr mundėsi tjetėr, sipas Ostler, ėshtė qė tė ndjekė fatin e latinishtes, tė vdesė dhe tė gjenerojė gjuhė tė reja ose, akoma, ka qė parashikojnė pėrdorimin e disa ndėrgjuhėve nė shkallė globale, ndėrsa gjuhėt kombėtare do tė mbijetonin nė standardin e dialekteve lokale. Do tė bėhemi tė gjithė poliglotė? Apo do tė lindin gjuhė tė reja, tė panjohura? Dinamika e fjalėve, siē paralajmėron Ostler, ėshtė vetėm nė fillim. Nga ana tjetėr, nė qoftė se gjuha ruan njė marzh tė madh pavarėsie nga pushteti, mund tė bėhet lehtėsisht instrument fuqie apo tė riforcojė solidaritetin midis tė fuqishmėve. Sikur ta intervistonin sot, Otto von Bismarck do tė vėrente se Echelon, mjeti mė i madh i interceptimit dhe pėrpunimit tė inteligjencės i konceptuar ndonjėherė, ėshtė loja e njė klubi tė ngushtė: SHBA, Britani e Madhe, Kanada, Australi, Zelandė e Re. Tė gjitha shtete tė gjuhės amtare angleze.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Perandoria E Fjaleve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Origjina dhe kuptimi i fjaleve shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: GjUhA ShQipE-
Kėrce tek: