ForumiCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveIdentifikohu
Share | 
 

 Arbereshet e Zares

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Arbereshet e Zares   Wed Oct 03, 2007 10:18 pm

Arbėreshėt e Zarės


Kolec Topalli


Pėr njė shtresim kronologjik tė veēorive fonetike nė tė folmen
e arbėneshėve tė Zarės

Fatet historike tė shqiptarėve qenė tė tilla qė pėr shkaqe tė ndryshme shumė prej tyre u shpėrngulėn nga atdheu ku lindėn dhe u shpėrndanė nė tė dy anėt e kontinentit europian, nė vende qė nisin nga ishulli i Sicilisė e shkojnė deri nė bregun e detit Azof. Shqiptarėt e shpėrngulur, kudo ku kanė shkuar, kanė
krijuar ngulime e enklava, nė tė cilat janė ruajtur zakonet, traditat, gjuha dhe kujtimet e paharruara tė dheut stėrgjyshor. Njėra ndėr to ėshtė edhe ngulimi i arbėneshėve tė Zarės nė Kroaci, i themeluar nė shekullin XVIII nga tė shpėrngulurit prej zonave tė Veriut tė Shqipėrisė . Njė degė gjuhėsore, siē ėshtė edhe ajo e Zarės, duke kėputur lidhjet me trungun e saj, nuk merr mė pjesė nė zhvillimet gjuhėsore tė gjuhės-nėnė; si
rrjedhim nė tė ruhen tipare tė vjetra, qė kanė pėsuar evolucion nė gjuhėn e pėrbashkėt. Nga ana tjetėr, duke u zhvilluar nė njė terren tė ri, nė tė shfaqen veēori tė tjera, qė nuk i ka gjuha prej sė cilės ėshtė shkėputur. Kėto dy plane, konservacioni dhe inovacioni, janė me rėndėsi tė veēantė nė studimin e ishujve gjuhėsorė. Ato ndihmojnė, nga njėra anė, pėr tė pėrvijuar historinė e gjuhės prej sė cilės ėshtė shkėputur njė degė gjuhėsore; nga ana tjetėr, pėr tė pėrcaktuar rrethanat e reja nė tė cilat ka ndryshuar njė e folme a njė
dialekt i shkėputur. Nė tė folmen e Zarės gjenden tipare gjuhėsore qė e afrojnė atė me gjuhėn e autorėve mė tė vjetėr tė shqipes, sidomos me Buzukun, duke dėshmuar nė disa pika karakterin e saj konservativ. Njė tipar i tillė pėr sistemin vokalik ėshtė ruajtja e togut zanor /uo/, qė paraqet njė fazė mė tė lashtė tė tij, tė ruajtur edhe te Buzuku. Por krahas kėtij dalin edhe format e evoluara /ue/ dhe /ua/. Kėshtu, emri grua del nė tre variante, me tė tre kėto togje zanore, gjė qė i detyrohen pėrzierjeve gjuhėsore nga krahina e kohė tė ndryshme. Nė kėtė rast, ndėrsa trajta /ue/ ėshtė zhvilluar nga /uo/-ja thuajse nė tėrė truallin gegė, togu /ua/ ėshtė njė zhvillim qė ka pėsuar trajta mė e vjetėr nė disa krahina tė Veriut5 si zhvillim i brendshėm nėndialektor, pa lidhje me evolucionin e njėjtė tė kėtij togu zanor nė dialektin e Jugut. Edhe diftongjet e togjet e zanores ė/ janė ruajtur mirė nė kėtė tė folme6, nė njė kohė kur ato kanė kaluar nė zanore tė thjeshta nė pjesėn mė tė madhe tė truallit gegė, sidomos nė gegėrishten veriperėndimore, me tė cilėn lidhet e folmja e arbėneshėve tė Zarės. Nė sistemin bashkėtingėllor tipar konservativ ėshtė ruajtja e sonantes hundore-qiellzore /nj/7, nė njė kohė kur kjo fonemė nė tė folme tė gegėrishtes, duke pėrfshirė edhe krahun veriperėndimor, ka kaluar nė fonemėn /j/ nė shumė pozicione. Shembuj tė tillė, si mullinja, shenj, tė
shullinjta, benkonje etj., e afrojnė kėtė tė folme me gjuhėn e autorit tė pare tė letėrsisė shqipe. Njė tipar tjetėr konservacioni nė sistemin bashkėtingėllor ėshtė ruajtja e paasimiluar e grupeve bashkėtingėllore /mb/, /nd/, /ng/, /ngj/, nė raste si kumbar, katundi, ngryk, ēinxh, nė njė kohė kur pjesa mė e madhe e truallit gegė i ka asimiluar ato nė bashkėtingėllore tė thjeshta. Veēoria tjetėr qė e bashkon kėtė tė folme me atė tė Buzukut ėshtė rėnia e bashkėtingėllores fėrkimore /h/ nė shumė pozicione, si te angėr pėr hangėr, ekur pėr hekur, koa pėr koha, krāt pėr krahėt etj. Nė kėtė pikė ėshtė vėshtirė tė mos pranohet njė lidhje e ngushtė e kėsaj sė folmeje me gjuhėn e autorit mė tė parė tė shqipes, si njė afri me karakter nėndialektor, qė rrjedh nga njė burim i pėrbashkėt krahinor. Madje, pėr afrinė qė paraqet kjo degė gjuhėsore me gjuhėn e Buzukut kanė rėndėsi edhe disa fjalė qė dalin me trajtė tė njėjtė, p.sh.: pėshtjerė me kuptimin “poshtė”, te arbėneshėt e Zarės nalt e pshtjer, te Buzuku lėshou kėtu pėshtjerė (XLIII b), pėrkthim I latinishtes “mitte te deorsum” nga Ungjilli i Mateut (4, 6); folja vėliz me metatezė nga lėviz, te arbėneshėt e Zarės nuk asht vliz mo, te Buzuku mos tė vėlizenė pėr jetė tė jetėsė (XI a), pėrkthim i latinishtes “non commovebitur in aeternum” nga Psalmet (124, 1); folja mėrshel pėr “mbyll”, te arbėneshėt e Zarės ju e mėrshilni derėn, te Buzuku Endėr tė embėrshelėt tė elterit (XLIb), pėrkthim i latinishtes “inter vestibulum et altare” nga Joeli (2, 17).
Disa veēori tė tjera fonetike janė zhvilluar mė vonė nė trevė tė gegėrishtes, por ato gjenden edhe nė tė folmen e Zarės. Tė tilla janė: rėnia e zanores /ė/ fundore, nė raste si pramver, moll, dit, pesh, si edhe nė trup tė fjalės, nė raste si me lulzua, kshtu, gjulpanza; shndėrrimi i bashkėtingėlloreve qiellzore nė afrikate, p.sh.: ēit pėr qit, xhi pėr gjith; kalimi i /dh/-sė ndėrdhėmbore nė /ll/ velare, p.sh.: ull pėr udhė, i mall pėr i madh, llamb pėr “dhamb”. Fakti qė kėto zhvillime dialektore kanė pėrfshirė edhe degėn gjuhėsore tė sė folmes sė Zarės, jep mundėsinė e pėrcaktimit tė njė kronologjie, duke dėshmuar se si dukuri dialektore a nėndialektore janė shfaqur para kohės sė shpėrnguljes sė arbėneshėve nga treva e tyre amėtare, domethėnė para shekullit XVIII. Por nė kėtė tė folme janė zhvilluar edhe disa dukuri gjuhėsore qė nuk i njeh gegėrishtja e sotme. Kjo do tė thotė se ato janė risi tė zhvilluara nė truallin e ri tė arbėneshėve tė shpėrngulur. Nga kėto risi vėmė nė dukje: nė sistemin vokalik, kalimin e zanores /a/ nė /o/ nė shumė pozicione, si: me vro nė vend tė me vra, vllo nė vend tė vlla; shndėrrimin e zanores /y/ nė /ö/, nė njė tingull ndėrmjet /o/-sė dhe ė/-sė, nė raste si: löp pėr “lyp” dö pėr “dy”, föt pėr “fyt”, kröp pėr “krypė”; kthimin e diftongut /je/ nė zanoren /i/, nė raste si: me digj nė vend tė “me djegė”, me mil nė vend tė “me mjelė”, me vil nė vend tė “me vjelė”; ndryshimin e pozicionit tė theksit nė ndonjė fjalė tė pėrngjitur, duke e vendosur nė elementin e parė formues, si te kurgj, pėrkundrejt trajtės sė pėrgjithshme gege kurgja. Nė sistemin
bashkėtingėllor, ndryshime tė tilla vėrehen nė kalimin e fėrkimores buzodhėmbore /f/ nė ndėrdhėmboren /th/, nė raste si: njoth pėr “njof”, pritht pėr “prift”; kalimin e sonantes dridhėse /rr/ tė dyfishuar nė /r/ tė thjeshtė, si te: ara pėr “arra”, arua pėr “harrua”, fera pėr “ferra”; shndėrrimin e fėrkimores ndėrdhėmbore /dh/ nė mbylltore dhėmbore, sidomos pas njė lėngėzoreje dridhėse, nė raste si: gard nė vend tė “gardh”, me ard nė vend tė “me ardhė”; kthimin e bashkėtingėllores /j/ nė /q/, p.sh. nė trajtėn biqt nga bijt, shumėsi i emrit bir etj. Ndėr dukuri tė tjera fonetike vėmė nė dukje mungesėn e pėrdorimit tė bashkėtingėllores /j/ pėr tė zhdukur hiatin e formuar sidomos nė rrokje tė patheksuara, nė raste si: e anea pėr “e haneja”, e entea pėr “e enteja”, notjea pėr “nadja”, rfea pėr “rrfeja”; si edhe rastet e shpeshta tė metatezės dhe tė epentezės, sidomos tė sonanteve hundore e lėngėzore. Pėr metatezėn e lėngėzoreve vėmė nė dukje: i drill “i pastėr”, nė vend tė “i dlirė”, frakalesh “shpullė” nga flakaresh, frutul e me frutulua nė vend tė “flutur” e “me
fluturua”, proli nė vend tė “plori”. Pėr epentezėn e sonantes hundore /m/ sidomos para mbylltoreve dybuzore vėmė nė dukje: sampun pėr “sapun”, lemz pėr “lez, lyth”; si edhe rastet e pėrkundėrta, ku ėshtė shtuar dybuzorja /b/ pas sonantes /m/; p.sh.: thembra pėr “themra”, m’u mborua nė vend tė “m’u marrua”, Shumbria pėr “Shėn Mria”, zembra pėr “zemra”. Pėr epentezėn e sonantes hundore /n/ para mbylltoreve dhėmbore vėmė nė dukje: Mandalina nga it. Maddalena, dingon pėr “dėgjon”, benkon pėr “bekon”; ndėrsa pėr disimilimin e sonanteve vėmė nė dukje: shėlandoni nga it. Sant’Antonio. Miklosichi ka vėnė nė dukje me tė drejtė se shqipja ka njė prirje tė theksuar pėr shtesėn e sonanteve hundore, gjė qė e dėshmon edhe e
folmja e arbėneshėve tė Zarės. Tė gjitha kėto dukuri dėshmojnė rolin e madh qė luan ky ishull gjuhėsor pėr
studimin e vetė gjuhės shqipe.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Arbereshet e Zares

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM ::  :: -