ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Teknologji ***

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Teknologji ***   Thu Oct 04, 2007 5:30 pm

Xhenerėl Motors projekton njė makinė elektrike

Pėrfaqėsues tė prodhuesit amerikan General Motors ishin nė Washington pėr tė paraqitur makinėn Chevy Volt e cila punon me energji elektrike. General Motors thotė se kjo makinė do tė ndryshojė mėnyrėn se si udhėtojnė njerėzit, duke ulur ndotjen dhe varėsinė e Amerikės ndaj importit tė karburanteve.

Pėrfaqėsuesit e firmės General Motors thonė se nė botė ka vetėm dy makina si kjo, e madje njėri prej projektuesve thotė me humor se pėr tė paktėn 5 milion dollarė mund tė blesh njėrėn prej tyre. Chevy Volt ėshtė njė makinė e konceptuar me njė teknologji qė janė nė zhvillim e sipėr. Bob Boniface ėshtė njėri prej konstruktorėve kryesorė tė makinės.

“Kjo prizė qė shihni kėtu, ėshtė zemra e makinės. Kjo makinė lėviz kryesisht me energji elektrike. Ka njė motor qė punon me elektricitet si dhe njė bateri tė madhe litiumi nė qendėr tė saj. Mjafton tė fusėsh spinėn nė prizėn standart 110 volt, dhe je gati pėr tė udhėtuar me 70 kilometra nė orė pa pėrdorur fare benzinė”.

Po tė shohėsh mė me kujdes, do tė gjesh nė tė njė motor shumė tė vogėl qė punon me benzinė, por qė nė dallim nga makinat hibride, kėtu nuk pėrdoret pėr motorin. Kjo sasi karburanti ngarkon baterinė.

“Nuk ka rėndėsi se ēfarė motori ka makina. Mjafton qė ky motor tė prodhojė energji. Mund tė jetė njė sasi e vogėl benzine, mund tė jetė bio-naftė, nuk ka rėndėsi. Njė makinė hibride ka patjetėr serbator kurse kjo makinė nuk ka”.

General Motors shpreson qė Chevy Volt tė hidhet nė treg nė vitin 2010. Ashtu si shumica e makinave elektrike problemi mbetet tek bateria. General Motors mendon se nuk ėshtė gati pėr ta hedhur qė tani nė treg makinėn.

“Ne nuk mund tė blejmė njė bateri e ta vendosim nė makinė. Kjo kėrkon prova inxhinjerike qė tė jemi tė sigurt se ēdo gjė funksionon nė rregull. Ne e dimė se si ndėrtohet njė makinė, ne thjesht duam tė jemi tė sigurt qė bateria u pėrshtatet tė gjitha parametrave ”.

Sipas shifrave tė Departamentit amerikan tė Transportit, 78 pėr qind e njerėzve me makinė, udhėtojnė me shpejtėsi deri nė 70 kilometra nė orė pėr tė shkuar nė punė. Pėrfaqėsuesit e firmės General Motors shtojnė se me makinėn Chevy Volt, njerėzit do tė shkojnė nė punė pa pėrdorur fare benzinė dhe pa ndotje.



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Teknologji ***   Thu Oct 04, 2007 5:31 pm

Shtatė mrekullitė e reja tė botės zgjidhen me internet dhe celular

Rreth 100 milionė persona votuan pėrmes Internetit dhe telefonave celularė pėr 7 mrekullitė e reja tė botės, mes sė cilave Muri i Madh kinez, Koloseu i Romes, rrėnojat inkase nė Maēu Piēu, nė Peru. Aktori britanik Ben Kingsley dhe aktorja amerikane Hillary Swank i shpallėn fituesit nė njė ceremoni qė u zhvillua mbrėmė nė Lisbonė. Organizatorėt thonė se kjo ngjarje e shumėpritur u ndoq nga rreth 1,6 miliardė teleshikues nga mbi 170 vende tė botės. Gara pėr 7 mrekullitė e reja tė botes u shpall ne vitin 1999 dhe ne te u paraqiten 21 objekte, tė pėrzgjedhura nga njė juri e pėrbėrė nga arkitektė tė njohur. Tre nga mrekullitė ishin nė Amerikėn Latine.

Nė Romė turistėt mbushėn dje Koloseun, njė nga pikat mė tėrheqėse turistike pėr vizitorėt. Koloseu ishte amfiteatri mė i madh i ndėrtuar gjatė perandorisė Romake dhe njė mrekulli e arkitekturės sė lashtė romake. Ai tėrheq rreth 4 milionė vizitorė nė vit.

Nė Indi, festime spontane pėrfshinė qytetin e Agrės, sapo u mor vesh qė monumenti i shekullit tė 17-tė Taj Mahali bėnte pjesė nė listėn e re. Njerėzit lėshuan fishekzjarrė, borhoritėn dhe vallėzuan.

Nė Chichen Itza tė Meksikės, guvernatorja e shtetit tė Yucatanit, Ivonne Ortega filloi festimes sapo mori vesh lajmin.

“Mayat sollėn fat pėr ne, banorėt e Yucatanit, por tani ne duhet tė pėrfitojmė duke i dhėnė hov zhvillimit ekonomik tė vendit, tha ajo.

Njerėzit pritėn pėr rezultatet nė temperaturat prej 40 gradėsh dhe filluan festimet sapo i morėn vesh ato.

Nė Peru, mijėra vendas dhe turistė u mblodhėn nė Plaza de Amas del Cuzco pėr tė dėgjuar lajmin se qyteti i lashtė kėshtjellė i Machu Picchus ishte njė prej tė zgjedhurve.

Nė Rio de Janeiro, tė Brazilit festimet nuk ishin aq tė bujshme pas njoftimit qė Statuja e Krishtit ishte zgjedhur si njė nga mrekullitė e botės. Megjithatė Sekretari i Turizmit i Brazilit ndėrpreu koncertin Live Earth nė plazhin e Copacabanės duke e deklaruar atė para 120 mijė personave.

Qyteti i lashtė shkėmbor Petra nė shkretėtirėn e Jordanisė kumbonte nga festimet, ndėrsa mbėrriti lajmi. Farouk al Hadidi, sekretari i pėrgjithshėm nė departamentin jordanez tė turizmit tha se kjo ishte njė nga pikat turistike mė tė rėndėsishme tė Jordanisė dhe botės arabe.

“Ne jemi shumė tė lumtur dhe shpresojmė qė gjithkush tė vijė nė Petra dhe tė shikojė kėtė mrekulli tė re tė botės”.

Nė Kinė, Muri i Madh, njė nga strukturat mė tė mėdha tė ndėrtuara nga njeriu nė botė, ishte mbushur sot plot me turistė.

Muri i Madh kinez ėshtė njė varg gurėsh dhe shkėmbinjsh qė ėshtė ndėrtuar, rindėrtuar dhe mirėmbajtur nga shekulli i pestė para erės sonė deri nė shekullin e 16-tė pėr tė mbrojtur kufijtė veriorė tė Perandorisė Kineze gjatė sundimit tė dinastive tė njėpasnjėshme.

Nė listė nuk arritėn tė pėrfshihen Akropoli i Athinės, Kulla Eifel e Parisit dhe Kremlini i Moskės.//



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Teknologji ***   Thu Oct 04, 2007 5:49 pm

Programi i ri i Mikrosoftit, revolucion nė pėrdorimin e kompjuterit

Konsumatorėt nė hotelet dhe restorantet e mėdhenj do tė jenė tė parėt qė do tė provojnė risinė e fundit tė Mikrosoftit. Hartuesit e njė programi tė ri parashikojnė se teknologjia e re do tė revolucionarizojė mėnyrėn sesi ne ndėrveprojmė me kompjuterin. Ajo i bėn detyrat komplekse aq tė lehta sa qė mund tė zgjidhen me njė tė shtypur tė butonit. Novacioni i fundit i Mikrosoftit nuk kėrkon maus apo tastjerė – por vetėm gishta. Themeluesi Bill Gates e quan Microsoft Surface risinė e fundit tė programeve tė kompanisė.

“Kur lėviz gishtat ka njė kamer qė kupton se ku po prek. Nė fakt unė mund tė prek nė vende tė ndryshme nga ēdo anė e tavolinės. Kėshtu qė ėshtė faktikisht njė kompjuter me dritare personale, por me kapacitet tjetėr sipėrfaqėsor. Kompjuterat e rinj jo vetėm qė janė tė ndjeshėm ndaj prekjes, por ata mund tė njohin pajisjet e komunikimit me valė si Bluetooth-i. Jeffrey Gattis thotė se kompjuteri lexon edhe kartat e kreditit. “

Jam nė Sheraton, mund tė marr ēelėsin e dhomės ose kartėn e kreditit qė pranon Sheratoni dhe tė prek sipėrfaqen e kompjuterit. Ai njeh menjėherė se cili jam dhe se kam 5 mijė e 500 pikė nė llogarinė time”. Kompjuteri lejon konsumatorėt tė blejnė muzikė. Vendos njė Zunė nė sipėrfaqe dhe mund tė marrėsh muzikė. Gattis thotė se ēdo gjė bėhet pa tela. Fotografitė dixhitale sigurisht qė janė kollaj fare. Gates thotė se kompjuteri njeh kamerat e pajisura me Wi-Fi dhe ngarkon fotot menjėherė.

“Ēdo fotografi qė kam marrė dhe qė dua ta fus nė koleksionin tim, kompjuteri e kupton se aty ka njė kamera dhe pėrdor lidhjen pa tel pėr tė marrė fotografitė dhe pėr ta shfaqur nė ekran”.

Microsofti ka investuar shumė nė zhvillimin e produkteve tė tilla qė mund tė pėrdoren pėr tė porositur ushqime ose pije. Menaxheri i pėrgjithshėm i programit Microsoft Surface, Pete Thompson beson se teknologjia e re do ti bėjė kompjuterat mė tė thjeshtė pėr kėdo qoftė edhe pėr teknofobėt.

“Njė nga gjėrat pėr tė cilat unė personalisht jam shumė i kėnaqur ėshtė fakti se kompjuterat e sipėrfaqshėm i ēlirojnė njerėzit qė kanė qėnė nervozė deri tani pėr produktet kompjuterike. Tani ēdo gjė ėshtė shumė e thjeshtė. Nuk ke pse tė dish shumė pėr tė pėrdorur kompjuterin”.

Microsoft Surface pritet tė dalė nė treg nė muajin nėntor. Por me njė ēmim midis 5 dhe 10 mijė dollarėsh, ai do tė jetė fillimisht pėr pikat tregėtare.

“Kemi thėnė nga njė kompjuter pėr ēdo tavolinė, kurse tani themi ēdo tavolinė do tė jetė njė kompjuter”.



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Teknologji ***   Thu Oct 04, 2007 5:50 pm

Truri i njeriut dhe roboti komunikojnė nėpėrmjet njė kompjuteri

Nė njė laborator tė universitetit tė Uashingtonit, studentė e shkencėtarė po kryejnė eksperimente me njė robot, qė komandohet nėrmjet trurit dhe njė komputeri.

Ky robot duket i ndėrlikuar jo vetėm nga pjesėt mekanike. Ai nė fakt ka edhe mendjen e vet, mendjen e kėtij studenti. Nė kapelen e tij lexohet emri, Xhosh Storz. Sinjalet e trurit, i shndėrrojnė mendimet e tij nė veprime pėr robotin.

Raxhesh Rao pranė universitetit tė Uashingtonit thotė se nė ēdo vrimė nė kėtė kapele ndodhet njė fije pėrēuese e sinjaleve elektrike tek njė pėrforcues rryme qė i dėrgon sinjalet nė kompjuter ku ndodh pjesa tjetėr e procesit tė transferimit tė mendimeve, komunikimit.

Raxhesh Rao po bėn kėrkime pėr tė gjetur mėnyra se si tė dėgjojė sinjalet nė tru. Mė parė, shkencėtarėve iu duhej tė prisnin lėkurėn e kokės ose tė hapnin kafkėn pėr tė marrė sinjale tė mjaftueshme.

Shkencėtari i ri thotė se tani studuesit mbėshteten nė faktin se truri reagon nė mėnyra tė ndryshme, reagime qė prodhohen nga zona tė ndryshme tė trurit. Nė kėtė rast, truri ngacmohet vetėm nė njė zonė, pėr tė dėrguar vetėm njė reagim tė veēantė. Nė kėtė rast roboti lėviz vetėm njė ose dy blloqe nga njė tryezė nė tjetrėn dhe bėnė lėvizjet e nevojėshme tė kėmbėve dhe duarve.

Rao thotė se njė nga arsyet qė ky projekt ka dalė i suksesshėm ėshtė aftėsia e trurit tė njeriut pėr t’iu pėrshtatur Robotit. Njeriu mund t’i pėrshtatet e tė mėsojė reagimin e komjuterit kėshtu qė ata punojnė sė bashku, nė njė farė mėnyre integrohen me njėri tjetrin.

Por, thuajse njėsoj si komunikimi me njė fėmijė, gjėrat jo gjithmonė shkojnė mirė, ēka tregon se leximi robotik i mendjes ėshtė njė proces, njė punė nė vazhdim.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Teknologji ***   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Teknologji ***
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: