ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Leterkembimet e Zogut me Ducen dhe Hitlerin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Leterkembimet e Zogut me Ducen dhe Hitlerin   Thu Oct 04, 2007 6:25 pm

Letėrkėmbimet e Zogut me Duēen e Hitlerin

Letra qė dilnin nga Oborri Mbretėror e tė tjera qė vinin drejt tij, lidhnin Shqipėrinė e vogėl me Italinė e Gjermaninė e madhe. Mbreti Zogu I, niste drejt udhėheqėsve fashistė, Musolinit e Hitlerit, urimet e ngushėllimet e kortezisė, por edhe kėrkesat pėr marrėveshje qė do tė zhvillonin shtetin shqiptar. Gazeta “Tirana Observer” boton sot njė pjesė tė korrespondencės mes tre diktatorėve, ku dalin nė pah tė dyja kėto anė. Zogu, i cilėsuar si njė nga diplomatėt shqiptarė mė tė mirė tė tė gjitha kohėrave, shpalos nė kėto letra qėndrimet dhe artikulimin e diplomacisė sė tij. Pesė nga kėto letra janė dėrguar nga Shqipėria, ndėrsa njėra ėshtė pėrgjigjja qė Musolini i ka kthyer Zogut.

Letrat janė dėrguar nė kohė tė ndryshme, qė kur Zogu ishte kryeministėr i Shqipėrisė dhe ministėr i Jashtėm i saj e mė pas kur ai u shpall mbret i Shqipėrisė. Ato janė shkruar nė gjuhėn frėnge, e cila nė atė kohė ishte gjuhė ndėrkombėtare, ashtu siē ėshtė anglishtja sot. Koka e telegramit me stemėn e shqiponjės dykrerėshe, pėrmban datėn, orėn e nisjes, adresėn, madje dhe numrin e fjalėve qė pėrmban. Letra dėrguar Benito Musolinit, ndėrsa Zogu ishte kryeministėr i Shqipėrisė, bėn fjalė pėr pėrcaktimin e formės sė qeverisjes sė Shqipėrisė si Republikė. Zogu i shpreh projektet dhe nismat qė do tė ndėrmarrė pėr tė krijuar stabilitet politik nė vend. Ndėrkohė nė njė letėr qė Musolini ia dėrgon Zogut, vihet re interesi i qeverisė italiane pėr Shqipėrinė. Duēja e siguron Zogun pėr marrėveshjet dhe pėr miqėsinė e tij. Ndėrkohė janė edhe tri letra tė tjera, qė Zogu ia ka dėrguar Adolf Hitlerit. Qė tė tria ato janė nisur drejt Berlinit nė vitin 1937, dy vjet para se tė fillonte Lufta e Dytė Botėrore. Letra drejtuar kancelarit tė Gjermanisė pėr njė katastrofė, ku ka humbur jetėn edhe drejtuesi i Hindenburgut, shpreh dhimbjen dhe mbėshtetjen e mbretit Zog pėr ngjarjen dhe viktimat. Ndėrkohė, dy letrat e tjera, njėra dėrguar nė 25-vjetorin e pavarėsisė sė Gjermanisė dhe tjetra pėr 1 Maj, me rastin e Festės Kombėtare.

Madhėrisė sė tij, Zogu I, mbret i shqiptarėve

Ju jam thellėsisht mirėnjohės Madhėrisė Suaj pėr letrėn qė mė dėrguat, nė tė cilėn shprehnit shqetėsimin tuaj nė lidhje me rastin e firmosjes sė marrėveshjeve tė reja midis vendeve tona. Ndjenjat e shfaqura nga Madhėria Juaj gjejnė mbėshtetje tė plotė nga qeveria fashiste dhe nga i gjithė populli italian kundrejt shtetit fisnor shqiptar dhe Sovranit tė tij. Marrėveshjet e firmosura nė Tiranė janė tepėr tė rėndėsishme pėr zhvillimin e raporteve mes Italisė dhe Shqipėrisė, tė mbėshtetura nė miqėsi, forcimi i sė cilės ėshtė shenjtėruar, nga prova e fundit, tė cilėn shteti dhe populli italian e kanė vlerėsuar me gjithė vlerėn e tij. Ndaj, konkluzionet e marrėveshjeve tė Tiranės, tė bėra tė mundura nga urtėsia dhe vullneti i mirė i Madhėrisė Suaj janė pritur me sadisfaksion nė Itali, dhe si njė ogur i gėzuar pėr tė ēuar pėrpara bashkėpunimin italo-shqiptar.

Madhėrisė Suaj i shpreh dashamirėsinė time, pėr vendimin e Tij personal, pėr kėtė vepėr tė pėrbashkėt, e cila ka bėrė tė mundur tė arrihet ky rezultat i kėnaqshėm, dhe siguron miqėsinė time tė devotshme.
Romė, 30 mars 1936 Musolini

Shkėlqesia Juaj, Musolinit

Presidenti i kėshillit dhe ministri i punėve tė Jashtme tė qeverisė Madhėria Juaj, mbreti i Italisė, Romė
Me njė dhimbje tė madhe, qeveria shqiptare mėsoi lajmin e atentatit tė ndodhur nė territorin grek, ku humbi jetėn gjeneral Fellini dhe personeli i delegacionit italian. Nė kėtė ēast tė hidhur dua t’u shpreh keqardhjen qeverisė sė madhėrisė suaj. Qeveria shqiptare bashkohet me dhimbjen qė ka qeveria mbretėrore nga humbja e kėtij gjenerali tė shquar, qė ishte dhe njė mik i devotshėm e i dashur pėr Shqipėrinė. Vendi ynė do tė mbajė tė pashlyer kujtimin e tij pėr shėrbimet e ndryshme qė ai ka bėrė pėr ēėshtjen shqiptare. Populli shqiptar do ta kujtojė gjithnjė me njė ndjenjė tė thellė. Tė jetė i paharruar kujtimi i gjeneral Fellinit.

Presidenti i Kėshillit tė Ministrave tė shtetit shqiptar A. Zogu

Benito Musolinit, president i kėshillit dhe ministėr i Punėve tė Jashtme, Madhėrisė sė Tij, mbretit tė Italisė, Romė

Unė do tė pėrmbush njė nga detyrat e rėndėsishme dhe me sa ju dini, Shkėlqesia Juaj, qeveria qė unė kam nderin tė drejtoj ėshtė e pranishme para Asamblesė Kushtetuese dhe mori unanimitetin pėr besimin tuaj. Nga ana tjetėr, Asambleja Kushtetuese do tė pėrshtatet pėr shtetin shqiptar si njė regjim pėrfundimtar. Republika do tė jetė forma pėrfundimtare, qė do tė pėrcaktohet mė pas. Duke pasur drejtimin e punėve publike tė Shqipėrisė, njė nga shqetėsimet e mia mė tė mėdha, ėshtė qė tė vendos nė kėtė shtet njė administratė tė aftė, qė tė kėnaqė nevojat e kohėve moderne. Tė inaugurojmė njė periudhė tė zgjatur stabiliteti politik, pėr tė arritur kėto qėllime, qė sigurisht pėrbėjnė elementė tė fortė pėr paqen nė Ballkan. Unė mund tė kem besim nė mirėsinė tuaj dhe asistencėn morale tė qeverisė italiane qė ka kontribuar nė mėnyrė efikase nė shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Kam dėshirė qė tė njoftoj Shkėlqesinė Tuaj, se do t’i pėrmbush me pėrparėsi tė gjitha detyrat, marrėdhėniet e miqėsisė me tė gjithė superfuqitė dhe tė kultivoj marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė me vendet kufitare. Pėrfitoj nga rasti qė t’iu pėrcjell edhe konsideratėn time mė tė lartė.

Ekselencės sė Tij, Adolf Hitler
Kancelar i Reichut
Berlin

“Nė momentin kur populli gjerman kremton me njė mburrje tė denjė tė regjimit tė tij Festėn Kombėtare tė ditės sė parė tė Majit, shpejtoj t’i shpreh Shkėlqesisė s’ Uej urimet e mia mė tė sinqerta dhe duke pėrfituar nga ky rast i lumtur, i pėrsėris urimet e mia mė tė nxehta pėr prosperitetin edhe madhėshtinė e Reichut, si dhe pėr lumnin personale t’Ekselencės Suaj”.

ZOG I

Shkėlqesia e Tij, Adolphe Hitler Fuhrer, Berlin

Fjalėt me tė cilat Shkėlqesia Juaj ka dashur tė shprehė ndjenjat e ngrohta, tė sinqerta e miqėsore kundrejt meje dhe Shqipėrisė me rastin 25-vjetorit tė pavarėsisė, mė kanė prekur shumė. Duke falėnderuar Shkėlqesinė Tuaj me gjithė zemėr dhe me shumė sinqerisht, i kam parasysh urimet qė kam bėrė pėr madhėshtinė dhe zhvillimin e lavdishėm tė kombit gjerman, po kėshtu ju uroj edhe lumturinė personale tė Shkėlqesisė

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Leterkembimet e Zogut me Ducen dhe Hitlerin   Thu Oct 04, 2007 6:28 pm




_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Leterkembimet e Zogut me Ducen dhe Hitlerin   Thu Oct 04, 2007 6:30 pm




_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Leterkembimet e Zogut me Ducen dhe Hitlerin   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Leterkembimet e Zogut me Ducen dhe Hitlerin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: