ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Hipnoza .....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Hipnoza .....   Thu Oct 04, 2007 8:10 pm

Hipnoza

--------------------------------------------------------------------------------

Hipnoza ėshtė njė gjendje e ndryshuar e ndėrgjegjes qė karakterizohet nga njė sugjestionshmėri e lartė.Hipnoza ka tė bėjė me krijimin e njė gjendje ėndėrrore te njerrėzit nėpėrmjet pėrdorimit tė sugjestionit gojor.Hipnoza dikur mendohej se qe njė formė e fjetjes(fjala hipnoz vjen nga fjala greke pėr "gjumė"),por prova tė kohėve tė fundit nga eksperimente me EEG tregojnė se modeli i valės trunore tė personit tė hipnotizuar ėshtė i ngjashėm me tipe tė ndryshme tė gjendjes sė zgjimit dhe jo tė gjumit.Duhet pėrmendur se jo tė gjithė e konsiderojnė hipnozėn si njė gjendje tė ndryshuar tė ndėrgjegjes,disa sugjerojnė se ajo ėshtė thjesht njė gjendje normale nė tė cilėn personi ėshtė jashtė mase i motivuar pėr tė vepruar nė pėrputhje me kėrkesat e tė tjerėve.

Nga fundi i shekullit XVIII,njė mjek nga Vjena,Franz Anton Mesmer,demostroi njė teknikė tė quajtur magnetizmi trupor,nė tė cilėn nė njė vaskė uji,shufra tė magnetizuara prodhonin rrymė elektrike qė jepte goditje krize te pacientėt.Mesmerismi mė vonė u bė i njohur si hipnotizėm meqė theksi u kalua te krijimi i njė gjendjeje tė ndryshuar tė ndėrgjegjes nėpėrmjet sugjestionit gojor.Nga fundi i shekullit XIX,mjeku francez Jean Charcot mendonte se, hipnoza ishte njė mėnyrė pėr t'i ndihmuar njerėzit qė tė shtendoseshin.Zigmund Froidi e shfrytėzoi hipnozėn si njė mėnyrė pėr tė analizuar mėndjen e pandėrgjegjshme(rruga tjetėr ishte nėpėrmjet ėndėrrave).Sidoqoftė,ai arriti nė pėrfundimin se hipnoza nuk ishte aq e efektshme sa metoda tė tjera dhe kėshtu e braktisi pėrdorimin e saj....

Pėrdorimet e Hipnozės. Hipnoza ėshtė pėrdorur pėr njė shumėllojshmėri qėllimesh,siē janė kontrolli i dhimbjeve,ndryshimi i sjelljes,pėrmirėsimi i kujtesės dhe modifikimi i perceptimit.Nė shekullin XIX hipnoza pėrdorej si anastezi pėr pacientėt qė operoheshin,por me daljen e drogave anastesike hipnoza nuk u pėrdor mė pėr kėtė qėllim.Ajo ėshtė pėrdorur me sukses pėr tė pakėsuar dhimbjet gjatė lindjes,hipnoza e lejon individin ta ndajė ndėrgjegjen nė dy nivele dhe se nė hipnozė,dhimbja nuk pėrjetohet nė njė nivel tė ndėrgjegjshėm tė vetėdijes.

Hipnoza ėshtė pėrdorur gjithashtu pėr tė ndihmuar individėt qė tė kujtojnė ngjarjet e shkuara.Psikologėt kanė hipnotizuar dėshmitarė pėr ti ndihmuar ata qė tė kujtojnė detajet e njė krimi.Nė disa raste dėshmitari trillon informacion (ose ndikohet nga sugjestionimet e hipnotizuesit),ndėrsa nė raste tjera kkjo procdurė ka siguruar informacion me vlerė.Njė studim i kohėve tė fundit zbulonte se ,personat e hipnotizuar ishin nė gjendje tė kujtonin njė numėr shumė mė tė madh fotografish,qė u ishin treguar njė javė mė parė,sesa personat qė nuk u hipnotizuan.Nė njė teknikė tė diskutueshme tė quajtur prapavajtje moshore hipnotike,njė individi tė hipnotizuar i kėrkohet tė kujtojė informacion rreth ngjarjesh tė ndodhura nė njė datė shumė mė tė hershme(p.sh., gjatė fėmijėrisė).Ndonėse ky pėrdorim i hipnozės nuk jep gjithmonė efekte pozitive,kjo gjendje e ndryshuar e ndėrgjegjes vazhdon tė zgjoje interesin e psikologėve.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Hipnoza .....   Thu Oct 04, 2007 8:11 pm

Hipnoza i ėshtė e njohur njerėzimit qė nė kohėt mė tė lashta dhe ėshtė shfrytėzuar zakonisht pėr qėllime fetare e mjekėsore. Me tė ėshtė marrė vetėm njė grup mjaft i vogėl njerėzish, qė zakonisht ishin udhėheqės fetarė.

Shkrimet e ruajtura na popujt e lashtė, qė jetonin rreth lumejve Efurat dhe Tigėr, tregojnė se populli mė i vjetėr, i njohur pėr kulturė nė botė, sumerėt, qysh 4000 vjetė para e.r. e kanė njohur hipnozėn dhe janė shėrbyer me tė.

Nė Indi, nė Asiri dhe nė vende tjera tė Lindjės sė Largėt, hipnoza pėrdorej kryesisht pėr tė rritur rolin e fesė nė masat e gjėra tė popullit. Si klerik pranohej vetėm ai qė zotėronte nė mėnyrė tė mjaftueshme hipnozėn. Gjatė ceremonive fetare, predikuesi e fesė, duke folė, kryenin veprime tė ēuditshme me anė tė duarve, bėrtisnin kur lexonin "librat e shenjtė", dhe nė kėtė mėnyrė arrinin tė sugjestiononin dėgjuesit, apo edhe tė hipnotizonin ndonjėrin nga ata, i cili pastaj kthehej nė njė kukull qė u nėnshtrohej verbėrisht urdhėrave tė klerikut. Tė tjerėt mund tė humbisnin zėrin, t'u paralizoheshin kėmbėt etj. Ngjarje tė tilla, natyrisht, i ēudisnin tė gjithė, sidomos ata qė hipnotizoheshin. Nė kėtė mėnyrė pėrhapej dhe forcohej bindja nė masat e gjėra tė popullit se klerikėt ishin tė pajisur me forca tė mbinatyrshme.

Nė Egjiptin e vjetėr gjithashtu ėshtė pėrdorur hipnoza si metodė terapeutike. Nė papirusin e vjetėr 3000 vjetė p.e.r., i ashtuquajturi "papirusi i Ebersonit", janė pėrshkruar metoda, me tė cilat janė shėruar njerėzit, e qė s'janė gjė tjetėr, pos metoda tė hipnozės.

Edhe grekėt e vjetėr e kanė njohur hipnozėn si "gjumė tė faltorės". Ata, tė cilėt shkonin pėr t'u shėruar (fjetur) nė faltore, duhej tė pėrgatiteshin nėpėrmjet dietave dhe ritualeve tė ndryshme, pėr t'u arritur gjumi hipnotik. Atėherė klerikėt u afroheshin dhe u pėshpėrisnin atyre sugjetionet e caktuara.

Ndikimi i njė individi mbi tjetrin dhe vėnia nė gjumė pėr qėllime mjekuese, njihej edhe nga popujt antikė. Shkrimtarėt romakė, Marceli, Apuleu dhe Plauti njihnin metoda pėr tė vėnė nė gjumė njerėzit, veēanėrisht metodėn me anė tė prekjes sė trupit me duar, e shoqėruar kjo edhe me lutje e fjalė magjike.

Nė fund tė shekulit XVIII u bėnė pėrpjekjet e para pėr tė shpjeguar natyrėn e hipnozės. F. Mesmeri (1734-1815) sjell deri te njohuritė e reja, se pėr paraqitjen e kėsaj dukurie nuk nevojitet kurrfarė magnetizėm qiellor ose mineral, por ėshtė e mjaftueshme vetėm njė pjesė e veprimit "fluid" pėr "magnetizimin" e tė sėmurit, qė e quajti "magentizmus animalus" (magnetizėm shtazor). Nė fillim "fluidin" e vet, Mesmeri, e pėrcillte tek i sėmuri nėpėrmjet duarve, por mė vonė ai e ndryshoi kėtė metodė. Nė njė bazen me "lėng tė magnetizuar" shfaqeshin disa shufra tė metalta, tė cilat pacientėt duhej t'i kapnin me duar, e nėpėrmjet atyre shufrave tė kalonte "rryma magnetike" deri tek ata. Sigurisht qė ky ishte autosugjestion, si rrjedhim nga pritjet e ndera, e qė formonte te pacienti krizėn e pritur tė shėrimit. Edhe pse Mesmeri filloi nga parashikimet e gabuara, megjithatė dha nismėn qė nė fushėn ndėrkombėtare tė dijes tė shqyrtohet hipnoza. Me atė edhe u bė avangardist i psikologjisė moderne.

Zhvillim tė mėtejmė hipnozės i dha mjeku i syve, J. Braid (1795-1860) nga Anglia. Ai pėr seancat e veta i shfyrtėzonte: gruan, njė shok dhe shėrbėtoren. U befasua kur arriti qė tė gjithė t'i qesė nė gjumė hipnotikė duke ua mbajtur para sysh njė kopsė qė shkėlqente. Nga puna e vet, si kirurg i syve, e dinte se fiksimi i gjatė i ndonjė objekti qė shkėlqen, provokon lodhjen e syve dhe pacientin e bie deri te gjumi. Atė gjumė ai e quajti HIPNOZĖ.

Zhvillim tė posaēėm hipnoza mori pas botimi tė librit "Hipnoza dhe sugjetioni" nga autori K. Hol mė 1933. Atėherė filluan, posaēėrisht nė Angli dhe Amerikė, kėrkime tė shumta eksperimentale dhe klinike, tė cilat u munduan qė, mė nė fund, tė sqarojnė fenomenin e hipnozės dhe tė tregojnė rėndėsinė e saj. Nė vitin 1955, Shoqata britanike "British Medikal Association" paraqet fakte pėr dobinė e hipnozės nė shėrimin e psikoneurozave si dhe mundėsinė a aplikimit tė saj nė fushėn e anastezisė, pėr lirimin nga dhembjet gjatė intervenimeve kirurgjike etj. Tre vjet mė pas, Shoqata pėr sėmundje mentale e Shoqėrisė amerikane vendosi qė instruksionet nga hipnoza tė pėrfshihen nė tė gjitha shkollat mjekėsore si dhe nė qendrat tjera postdiplomatike mjekėsore.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Hipnoza .....   Thu Oct 04, 2007 8:12 pm

Ėshtė vėshtir tė jepet definicion i saktė pėr hipnozėn. Teori tė plotė pėr hipnozėn, nė kuptimin e definimit tė plotfuqishėm, edhe sot e kėsaj dite nuk kemi. Fjala hipnozė (hypnos) rrjedh nga greqishtja, qė do tė thotė "gjumė". Mund tė thuhet se hipnoza ėshtė gjendje kaluese e kujdesit tė zvogėluar tė pacientit, gjendje nė tė cilėn mund tė shfaqen paraqitje tė ndryshme nga vetja ose tė provokuara nga rrethi i jashtėm. Gjendja hipnotike ėshtė pėrafėrsisht e njėjtė me gjumin, sepse korja e trurit tė madhė, gjatė ėndėrrimit, gjendet nė gjendje inhibicioni. Por kėrkuesit, megjithatė, e kanė konstatuar se shkalla e pėrhapjes sė inhibiconit si dhe shkalla e intensitetit tė tij ėshtė shumė mė e vogėl te gjumi hipnotik. Inhibicioni qė krijohet gjatė hipnozės nuk pėrhapet nė mėnyrė difuze nėpėr koren e trurit tė madhė, por vetėm nėpėr zona tė caktuara tė kores, ashtu qė nė mes zonave qė janė tė pėrfshira nga inhibicioni ekzistojnė edhe zona me ngacmime normale.

Kėrkuesit gjithashtu kanė konstatuar se nė mes gjendjes sė fjetur dhe asaj tė zgjuar ekziston njė lloj "gjysmė vetėdije". Nė atė gjendje funksionet trupore janė tė zvogėluara, ndėrsa ato shpirtėrore janė mė aktive. Nė gjumin hipnotik, i hipnotizuari nuk humb kontaktin me botėn e jashtme, gjė qė ndodh gjatė gjumit normal, por ato kontakte i zhvillon nėpėrmjet hipnotizuesit. Gjatė kohės sė gjumit normal, ritmi i rrymave aksionale nė koren e trurit tė madh, ndryshohet shpejt; alfa-valėt humbin plotėsisht; ndėrsa te gjumi hipnotik ritmi ndryshohet ngadalė dhe alfa-valėt nuk humbin plotėsisht. Nė gjumin normal pacienti nuk e pranon pėrshtypjen e jashtme, ndėrsa gjatė gjumit hipnotik dėgjon edhe pėshpėrimat mė tė vogla. Nė gjumin normal aktivitetet mentale janė tė spostuara, ndėrsa gjatė gjumit hipnotik ato janė tė gjallėruara.

Hipnoza ndikon thellė nė gjithė organizmin. Nė gjendje hipnotike mund tė shpejtohet apo ngadalsohet pulsi, frymėmarrja; gjithashtu mund tė ndikohet nė ndryshimin e materies: djerėsitje, urinim, kollitje, vjellje, hiperstezi, hipertenzi, kriptomenzi, amnezi etj. Pėr kėtė hipnoza edhe pėrdoret me sukses pėr shėrimin e shumė sėmundjeve psikike dhe tė sėmundjeve organike, tė cilat janė tė lidhura me Probleme psikike (sėmundjet psikosomatike), siē janė: tė thatit nė zorrė, lukth, shprehitė negative pėrgjithėsisht, urinimi i pakontrolluar etj.

Nė obstetrikė, hipnoza ndihmon nė lindje pa dhembje: nė stomatologji dhe kirurgji pėr largimin e frikės nag intervenimet. Gjithashtu, hipnoza me shumė sukses pėrdoret edhe nė shėrimin e alkoolizmit, duhanit, narkomanisė etj.

Gjatė gjendjės hipnotike, mediumit mund t'i sugjerohen edhe sugjestione tė rrejshme pėr secilėn shqisė veē e veē, qoftė nė palnin pozitiv apo nė atė negativ. Mediumi mund tė ndiejė, dėgjojė ose tė shohė gjithēka qė i sugjerohet (edhe nėse ato janė jashtė realitetit); si dhe tė mos ndiejė, dėgjojė ose sheh atė qė objektivisht ekziston. Pastaj mund tė provokohen gjendje tė ndryshme shpirtėrore, si gėzimi, hidhėrimi, dashuria, xhelozia etj.; pokėshtu mund t'i imponohet kryerja e cilitdo aktivitet, tė cilin i hipnotizuari e ka kryer dikur ose e kryen tani ose vetėm e ka parė se si tė tjerėt e kanė kryer, gjė tė cilėn e shfrytėzojnė rendom hipnotizues profesional nėpėr senca (shfaqje) tė ndryshme.

Pėrveē kėsaj, nė gjendje tė thellė hipnotike mund tė krijohet i ashtuquajturi "regresim i kohės" ose "kthim nė tė kaluarėn", nė tė cilėn mediumi kthehet nė cilėndo periudhė tė jetės, sillet si nė atė kohė dhe i kujtohen detajisht tė gjitha ndodhitė. Me rėndėsi ėshtė gjithashtu fakti qė personi i hipnotizuar gjendet plotėsisht nėn pushtetin e hipnotizuesit. Pasi qė sugjestibiliteti nė atė gjendje ėshtė mjaftė i rritur, ndėrsa censura e logjikės njėkohėsisht tejet e zvogėluar (nė minimum, personit tė hipnotizuar mund t'i sugjerohen, jo vetėm ndjeshmėri tė ndryshme dhe mashtrime tė shqisave, por edhe tė kryej Probleme mjaft tė ndėrlikura dhe atė, jo vetėm gjatė gjendjes hipnotike, por edhe pas zgjimit nga ajo. ( Kjo quhet sugjetion posthipnotik ose posthipnozė dhe mund tė veprojė me vite tė tėra, qė mundėson keqpėrdorimin e hipnozės pėr qėllime tė ndryshme, si: vjedhje, mashtrime e deri nė vrasje; gjithashtu mundėson kepqėrdorimin e hipnozės nė luftėra tė ndryshme, pėr propagandė ekonomike si dhe pėr qėllime politike).

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Hipnoza .....   Thu Oct 04, 2007 8:13 pm

Sot ekzistojnė mėnyra tė ndryshme pėr tė hipnotizuar, prej atyre klasike e deri te substancat kimike. Dihet se tė gjithė njerėzit nuk i nėnshtrohen njėlloj sugjestionit, pra edhe hipnozės. Gjithashtu, secila hipnozė nuk ėshtė e njėjtė. Pėrveē njerėzve, hipnozės i nėnshtrohen edhe shtazėt e disa prej tyre arrijnė t'i hipnotizojnė edhe tė tjerat. P.sh. gjarpėri vetėm me njė shikim hipnotizon bretkosėn, e cila i afrohet ngadalė atij, sakaq ai e pret me kokė tė ngritur lartė 10-15 cm. mbi tokė. Kur afrohet nė distancė tė mjaftueshme, me njė lėvizje tė shpejtė e kapė pėr kokė. Ose huti, i cili gjithashtu me shikim hipnotizon zogjėt, tė cilėt sillen rreth tij, duke cicėrruar, derisa njėri ndahet nga turma dhe hyn nė kthetrat e tij...

Hipnoza ndahet nė tri shkallė:

Hipnoza e lehtė: qė nėnkupton relaksim deri sa vetėdija ėshtė ende e zgjuar, por mediumi i pranon sugjestionet e hipnotizuesit.

Hipnoza e mesme: kjo fazė vjen pas hipnozės sė lehtė, relaksimi ėshtė mė i thellė, vetėdija ėshtė ende aktive, ndėrsa mediumi i pranon dhe i kryen tė gjitha sugjestionet, por qė nuk bien nė kundėrshtim total me strukturėn e personalitetit tė tij.

Hipnoza e thellė: kėtu relaksimi ėshtė absolut, vetėdija ėshtė e kyqur dhe mediumi i kryen dhe sugjestionet e palogjikshme, tė cilat ia parashtron hipnotizuesi. Nė kėtė gjendje tė thellė hipnotike mund tė arrihet edhe shtangimi i plotė i muskujve (katalepsia), humbja e plotė e dhembjeve (anastezia), humbja totale e ndjeshmėrisė (analgezia) etj. Nė kėtė gjendje, te mediumi janė tė pranishme edhe mashtrimet pozitive ose negative si dhe ėshtė i mundshėm regresimi.

Procesi i hipnotizimit zhvillohet nė shumė mėnyra dhe kalon nėpėr disa faza. Qoftė kur hipnoza induktohet nė ordinancė, qoftė nė shoqėri private, themelorja ėshtė tė zgjojmė interesimin dhe tė krijojmė atmosferė disponuese, duke biseduar pėr anėt pozitive dhe efektet e kėndshme tė hipnozės. Sė pari mė mediumin bėhet biseda hyrse pėr tė larguar nga ai ēdo premisė droje apo frike, e pastaj zhvillohen testet e sugjestibilitetit. Pas testeve tė sugjestibilitetit fillon induktimi i hipnozės. Pėr induktimin e gjendjės hipnotike pėrdorėn metoda tė shumta si: ledhatimi mesmerik, teknika e levitimit, rėnia e duarve, teknika e numėrimit, teknika plakebo, teknika me lavjerrės etj. Por nė qoftė se kėto metoda nuk japin rezultat, atėherė kemi edhe metodat ndihmės si: metodėn elektrike, biofetbekun ose substancat kimike

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Hipnoza .....   Thu Oct 04, 2007 8:13 pm

Duke ditur se hipnoza ėshtė njė ndėr faktorėt mė bindės pėr ekzistimin e motiveve tė pavetėdijshme dhe ndikimeve tė tyre nė sjelljet e njerėzve, ėshtė e mundur qė nėpėrmjet sugjestioneve hipnotike tė zbulohen dhe tė shqyrtohen motivet mė tė thella tė sjelljeve tė njerėzve, tė korigjohen, ndryshohen ose ērrėnjosen shprehit e personalitetit dhe kėshtu, nė vend tė tyre, tė regjistrohen tė tjera.

Me pėrdorimin e suksesshėm tė narkoanalizės nė mjekėsinė legale pėr hipnotizim, nė rrethet policore, u shtua interesimi pėr hipnozėn dhe filloi aplikimi i saj si mjet shumė efikas pėr zbulimin e sė vėrtetės dhe u quajtė "serumi i sė vėrtetės". Duke hipnotizuar personat, nė tė cilėt dyshohej se kanė kryer akte kriminale ose amorale (me anė tė substancave kimike dhe pa dėshirėn e tyre), inspektorėt merrnin informata tė sakta pėr krimet e kryera, pa pėrdorur dhunėn.

Edhe pse nė vitin 1945 njė asociacion francez bėri protestė tė rreptė, duke thėnė se ėshtė e papranueshme ndėrprerja e vullnetit tė lirė tė njė personi me ndihmėn e substancave kimike, sepse shkatėrrimi i integritetit moral tė individit mund tė sjell gjer te keqpėrdorimet tjera tė ardhshme, kjo metodė merr pėrmasa gjithnjė e mė tė gjėra dhe gjithnjė e mė tė rrezikshme.

Te hipnoza me ndihmėn e medikamenteve, nė vend tė futjes nė hipnozė nė mėnyrė normale, pėrdorėn narkotikė tė pėrshtatshėm, tė cilėt jepen nė doza tė vogla, ashtu qė nuk provokojnė narkozė por vetėm relaksim. Qėllimi ėshtė qė vetėdija tė ngushtohet e mė kėtė manipulim tė arrihet deri te gjendja qė i pėrngjan hipnozės.

Pėr kėtė drejtim, interesim tė posaēėm tregoi sidomos policia, e nė veēanti ajo e shtetve socialiste, ku hipnozėn medikamentale e aplikoi tek tė burgosurit politik pėr t'i nxjerrė informacionet e duhura dhe pėr ta bėrė thyerjen e moralit tė tyre. Metoda tė kėtilla jashtėligjore dhe antinjerėzore u pėrdorėn nė BRSS, Kinė, Haiti... si dhe nė ish Jugosllavi.

Dr. M. Ormantar, anėtarė i Institutit tė Filadelfisė, u muar shumė me zbatimin e hipnozės pėr ēėshtje tė armatės; p.sh. me anė tė hipnozės forconte imunitetin e ushtarėve qė tė mund tė pėrballonin dhembjet, mundimet, izolimet, sėmundjet etj. Rėndėsi mė tė madhe i kushtoi mėnyrės se si t'i hipnotizonte ushtarėt dhe, nė gjendje tė thellė hipnotike, t'u jepte detyra tė rėndėsishme tė pėrcjella me amnezi totale. Njėkohėsisht u jepte shifrėn, me tė cilėn mund tė hipnotizoheshin dhe mund t'i pranonin detyrat vetėm nga personat e posaēėm. Supozohet se tė gjithė funksionarėt e lartė ushtarak nė SHBA dhe tė paktit NATO, qė janė tė njohur me materiale me rėndėsi shumė tė madhe politike dhe ushtarake, kalojnė nėpėr procesin e indokrinimit pėr neutarlizimin e efektit.

Dhe nė bazė tė gjithė kėsaj, lind pyetja: A ėshtė e mundur qė me anė tė hipnozės tė detyrohen njerėzit qė tė kryejnė veprime qė janė nė kundėrshtim me besimin, moralin, etikėn dhe traditėn religjioze tė tyre?...

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Hipnoza .....   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Hipnoza .....
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: PsiKoloGjiA-
Kėrce tek: