AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Me Jutta Klosin/ Gjermania qė jeton nė Shqipėri

Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo
jerimida


Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

Me Jutta Klosin/ Gjermania qė jeton nė Shqipėri Empty
MesazhTitulli: Me Jutta Klosin/ Gjermania qė jeton nė Shqipėri   Me Jutta Klosin/ Gjermania qė jeton nė Shqipėri Icon_minitimeSat Nov 03, 2007 4:05 pm

Me Jutta Benzenberg Klosi, bashkėshortja e Ardian Klosit. Rėfimi I fotografes gjermane pėr jetėn nė Shqipėri, krenarinė e saj, vajzat dhe njohjen me Ardian Klosin
Pėrveēse fotografe gjermane dhe bashkėshorte e njė prej publicistėve mė tė njohur tė vendit, kush ėshtė Jutta, a mund t'i thoni lexuesit tė Shekullit diēka pėr veten?

Jutta ėshtė nga Gjermania, ka lindur mė 1960 nė Neuėied anė Rinit, e bija e Heinzit dhe Giselas, ėshtė e martuar me njė shqiptar qė quhet Ardian Klosi (aaaa, urime! dėgjoj tė thonė), kanė sė bashku dy vajza. Jeton nė Tiranė prej vitit 1999, por e njeh Shqipėrinė prej vitit 1991, meqė vendosi nė verė '91 ta zbulojė kėtė vend e tė bėjė fotografi nė kohėn e shndėrrimit. Ka studiuar fotografi nė Mynih, nė fund tė studimeve ka filluar punė nė stacionin televiziv Bayrischer Rundfunk si asistente-kameramane, mė pas ka punuar si kameramane nė Pro7.

Sa vjet keni qė jetoni nė Shqipėri?

Me mendime qysh nė nėntor 1991

Pse njė vendim pėr tė jetuar nė Shqipėrinė e vėshtirė, aq mė tepėr me dy vajza qė duhen shkolluar dhe edukuar?

Nuk mund ta shpjegoj me saktėsi, nuk u mendova gjatė kur thamė: shkojmė nė Shqipėri. Ndjenja e brendshme mė tha po. Qysh mė 1993 i kisha propozuar Ardianit tė jetonim kėtu.

Ka tė bėjė kjo ndoshta edhe me prirjen time pėr aventurė, edhe qė kam parė kėtu mundėsi tė mėdha pėr njė artiste.

Ndėrsa vajzat e mia vetėm avantazh kanė tė rriten me dy kultura, kurse pėrsa i takon arsimimit, jam e bindur se shkollat publike qė ato ndjekin kėtu janė mjaft tė mira, edhe pse disa klasa janė tė tejmbushura.

Do dėshiroja vetėm qė nxėnėsit tė edukoheshin pėr mė shumė vetėpėrgjegjėsi.

Si e sheh Shqipėrinė njė gjermane qė jeton kėtu prej vitesh kėtu? Si i duket ky vend Juttės? A ėshtė Shqipėria njė vend i mirė pėr tė jetuar?

Dje po mė thoshte mikesha ime Anila, se pėr tė jam heroinė qė jetoj kėtu, ndėrkohė qė shumė shqiptarė duan tė emigrojnė. Por unė nuk e shoh kėshtu.

Kam kėtu punė, kam shtėpi, pėrmes Ardianit kam dhe njė status qė nė Gjermani nuk do ta kisha.

Pastaj kėtu gėzoj njė liri qė mė mungonte nė Mynih. Kjo vjen ndėr tė tjera nga toleranca e pazakontė qė kanė shqiptarėt. Kam ndėrtuar kėtu me familjen time (me mundim) njė jetė qė nuk do ta lija kollaj, megjithė vėshtirėsitė. Pastaj Ardiani dhe familja e tij bėjnė gjithēka qė tė ndihem mirė kėtu.

Sipas Juttės, cila ėshtė gjėja qė duhet tė pėrmirėsojnė para sė gjithash shqiptarėt?

Tė veprojnė mė shumė, tė flasin mė pak.

Cila ėshtė gjėja qė ju bėn mė shumė pėr shtypje tek shqiptarėt?

Ka shumė tė tilla, por dua sidomos ngrohtėsinė e tyre qė e takon pėrditė. Ke gjithmonė ndjesinė sikur bėn pjesė nė njė familje tė madhe.

Emrin e Juttės e gjejmė shpesh nė aktivitete qė lidhen me fotografinė. Ē'mendim keni pėr fotografinė shqiptare si zhanėr?

Jam ithtare absolute e fotografėve Marubi. Kanė bėrė foto tejet moderne nė njė kohė kur prodhoheshin portrete tė rėndomta statike. Kanė pasur shumė ndikim nė punėn time.

Pastaj, ka disa kohė qė ėshtė hapur nė Tiranė njė shkollė fotografie e quajtur Fotoprojekt 5.6. Aty tė rinj kualifikohen si fotografė profesionist nga disa mėsues fantastikė, si p.sh. Bevis Fusha, qė pėr mua ėshtė njė nga fotografėt mė tė mirė qė ka vendi sot.

Nga ato qė keni fotografuar nė Shqipėri ka diēka qė ju ka mbetur nė mend nė mėnyrė tė veēantė..?

Fotografitė qė kam bėrė te familja Camaj nė Dukagjin. Shkuam aty menjėherė pas vdekjes sė Martinit nė pranverė 1992. U trondita shumė pėrballė vėllezėrve tė tij: ishin shumė tė vafėr materialisht e shumė tė pasur nė mendime e nė zemėr. Nuk kam pėr t'i harruar kurrė ato ditė qė munda tė rrij me ta.

Keni plane pėr tė ardhmen?

Po, dėshiroj tė ndihmoj, bashkė me shoqet e mia Anila dhe Valbona, njė shkollė fshati pranė Pogradecit, ku isha kėto ditė.

NJOHJA ME ARDIANIN

„Me Ardianin ishte dashuri me shikim tė parė"

A i ka dhe Ardiani "veset" e shqiptarėve?

Ka njė humor tė mrekullueshėm qė vjen i papritur. Dhe mė pėlqen shumė kur ai qesh me vetveten.

Nėse nuk ėshtė sekret, a mund tė tregoni diēka pėr Juttėn dhe Ardianin? Njė histori dashurie e zakonshme…?

Ishte dashuri me vėshtrim tė parė. Kujtoja se diēka e tillė ekzistonte vetėm nė libra. Jemi takuar pėr herė tė parė nė Gjermani nė tetor 1991 me ndihmėn e Martin Camajt. Dėshiroja tė shkoja nė Shqipėri pėr tė fotografuar e Martini mė tregoi nė telefon se vinte nė Mynih pėr njė konferencė njė gazetar shqiptar me emrin Ardian Klosi.

Sapo hyra nė sallė, e kuptova qė kishte ndodhur. Mund tė tingėllojė kitsch, prapė e bukur.

Emri i njė prej vajzave Hana ėshtė "Hėna" shqipe nė dialekt apo njė emėr gjerman?

E desha kėtė emėr pasi pata parė njė film qė mė la shumė mbresa. Aty luante rolin kryesor njė grua e quajtur Hanna e cila luftonte pėr tė drejtat e njė populli tė harruar.

Pastaj ishte bukur qė ky emėr kishte kuptim edhe nė gjuhėn shqipe.



„U pėrlota nė njė fshat tė Pogradecit ku pashė si harrohen njerėzit|

Hera e fundit qė u pėrlotėt?

Dje, pas udhėtimit qė pėrmenda nė njė fshat pranė Pogradecit, ku pashė se si harrohen njerėzit nga shteti i tyre. 22 orė nė ditė pa korrent, shkolla ėshtė nė gjendje edhe mė tė keqe se serviset e makinave kėtu nė Tiranė. Njė pjesė e banorėve nuk kanė para tė mjaftueshme tö ushqejnė fėmijėt e tyre, rruga e fshatit ėshtė thjesht njė batak. Sytė e fėmijėve janė gjithė trishtim. Kjo mė bėri tė qaja.

PYETSORI I PRUSTIT

„Suksesi im mė i madh? Lindja e dy vajzave tė mia"

Ēfarė ėshtė lumturia absolute pėr ju?

Kur kuptohesh e tė duan, kur kupton dhe mund tė japėsh dashuri

Ēfarė ju bėn tė zgjoheni nė mėngjez?

Drita e parė qė hyn nė dhomė.

Hera e fundit qė keni qeshur me shpirt?

Dje, pas njė sms-je qė mė dėrgoi Ardiani.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Fal shpejt, pajtohem shpejt.

Defekti juaj kryesor?

Mbindjeshmėria

Ndaj cilave gabime jeni mė tolerante?

Notave tė kėqija

Me cilat personalitete identifikoheni mė shume?

Me personalitete qė luftojnė pėr tė drejtat e njeriut. Pėr shembull me Nelson Mandelėn.

Udhėtimi juaj i preferuar?

Udhėtimi i parė qė bėra nė Shqipėri nė nėntor 1991.

Shkrimtari juaj mė i dashur?

Garcia Marquez

Kompozitori juaj i preferuar?

Katharina Klosi (vajza / shėn.red)

Cilin virtyt vlerėsoni mė shumė tek njė burrė?

Kur vė veten nė pikėpyetje e kur nuk mendon se mund t'i bėjė tė gjitha.

Tek njė grua?

Kur tregon forcė nė vendin e duhur

Kėnga qė fėrshėlleni kur bėni dush?

"You give me something", James Morrison

Libri qė ju la mbresė tė pashlyshme?

Exiles, album fotografik nga Josef Koudelka

Filmi qė ju la mbresė tė thellė?

„Nderi i humbur i Katharina Blumit", sipas tregimit tė Heinrich Boell

Piktori juaj i dashur?

Otto Dix

Ngjyra juaj e preferuar?

E kuqja.

Kė konsideroni si suksesin tuaj mė tė madh?

Lindjen e dy vajzave tė mia.

Pija juaj e preferuar?

Kafeja me qumėsht.

Ēfarė ėshtė ajo pėr tė cilėn pendoheni mė shumė?

Nuk ka asgjė pėr t'u penduar. I qėndroj asaj qė bėj.

Ēfarė urreni mė shumė nė kėtė botė?

Gėnjeshtrat, hipokrizinė, zilinė.

Kur nuk fotografoni ēfarė ju pėlqen tė bėni?

Tė pikturoj.

Frika juaj mė e madhe?

Nuk do desha ta thosha.

Nė ēfarė rastesh zgjidhni tė thoni gėnjeshtra?

Siē e thashė, i urrej gėnjeshtrat.

Cila ėshtė motoja juaj?

Tė mėsosh dhe tė mėsosh.

Si do tė dėshironit tė vdisnit?

Nė paqe me botėn, tė mė zinte gjumi.

Po tė ndodhte tė takonit Zotit, ēfarė do ju pėlqente t'ju thoshte?

„Mė vjen keq pėr gjithė gjėrat e tmerrshme qė ndodhin nė Tokė."

Nė ēfarė gjendjeje shpirtėrore gjendeni kohėt e fundit?

Ndryshon nga minuti nė minut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Me Jutta Klosin/ Gjermania qė jeton nė Shqipėri
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nga Se Lind ;Jeton Dhe Vdes Dashuria ?
» ~~~***GJERMANIA***~~~
» ~~~***GJERMANIA***~~~
» Shqiperi - Bjellorusi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: VIP ZONE :: LajMe DhE ThaSheTheMe ViP-ash-
Kėrce tek: