ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Nė takim me Dikensin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo


Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Nė takim me Dikensin   Sat Nov 03, 2007 4:08 pm

Thuajse tė gjitha shtėpitė e Londrės me rrugė tė tėra janė dykatėshe, nga shtėpitė e dikurshme mund tė shohėsh edhe tri a katėrkatėshe. Ēdo shtėpi e ka njė kopėsht tė vockėl pėr tė mbjellė lule apo perime. Syri mund tė tė hasė edhe ndėrtesa tė larta tė ngritura nė vitet 70-tė, tė cilat ngjasojnė me ndėrtesat tona socialiste. Janė ndėrtuar nė vendet e mbetura bosh prej bombardimeve tė Luftės sė Dytė Botėrore, ato janė disi tė mėdha, tė rėnda, katrore dhe me dritare tė njėllojta.

Pjesa e Londrės, qė thirret Ist End ka disi pamje dikensiane. Ndėrsa pėr tė vajtur tek shtėpia e Dikensit udhėtova me autobus, ata dykatėshit, pastaj i hipėm trenit nė metro dhe ndalėm tek Stacioni Viktoria, i cili ėshtė edhe “stacion muze”. Librat e Dikensit i kam lexuar kur isha studente, ndėrsa ime bijė e ka lexuar “David Koperfild” qėkur ishte nėntė vjeēe.

Ēarls Dikens gjatė viteve ka jetuar nė shtėpi tė ndryshme, por njėra prej tyre ėshtė kthyer nė shtėpi muze, ajo gjendet nė 48 Doughty Street, kėtu ai ka ndenjur dy vjet e gjysmė me gruan Katerina, djalin Ēarls, nė kėtė shtėpi i lindėn dy fėmijė dhe ka shkruar disa vepra. Ndodhem pėrballė njė ndėrtese katėrkatėshe me shumė dritare e ndėrtuar nė shekullin e 19,porta e hyrjes ėshtė e ngushtė dhe e gjelbėr me pjesėn e sipėrme tė harkuar. I biem ziles, mė duket sikur do tė hapet dera dhe do tė shfaqet ai, autori aq i dashur. Nė anėn e majtė tė hyrjes duket kati nėndhe, aty kanė qenė dhomat ku kanė punuar dikur shėrbėtorėt, Dikensi nė kėtė shtėpi kishte katėr njerėz qė i shėrbenin: njė kuzhinier, njė shėrbyese, njė kujdestare pėr fėmijėt dhe njė shėrbyes me emrin Toping. Nė dhomėn e larjes mjetet janė ato tė dikurshmet: njė kazan ku mund tė futej njeriu pėr t’u larė, vendi ku ndizej zjarri, disa hekura pėr hekurosje nga ata qė mbushen me prush dhe sende qė nevojiten pėr tė pastruar njė shtėpi. Nė dhomėn tjetėr tė vockėl shohim njė but pėr verė dhe shumė shishe tė stivosura, mesa duket do tė ketė qenė qilari i ushqimeve.

Nė korridorin e ngushtė tė katit tė parė ėshtė vendosur njė grilė e zezė burgu me dėrrasa pėr sė gjati, kjo ėshtė grila origjinale e burgut ku kanė qenė tė mbyllur dikur pėr borxhe babai dhe nėna e Dikensit, tė cilėt shkrimtari aq bukur na i ka pėrshkruar me personazhet e mister dhe misis Mikoberit. Nė katin e parė dhoma pėrballė, dikur ka qenė kuzhinė, tani pėrdoret si bibliotekė me kopjet e botimeve, pėrkthimeve, pėrshtatjeve tė veprave tė Dikensit, raftet e mbushur plot e pėrplot zenė njė sipėrfaqe prej mė shumė se 8 metrash. Njė dhomė tjetėr, e ngrėnies, kėtu autori priste miqtė e botės letrare dhe mund tė shtroheshin pėr tė ngrėnė deri nė 14 veta. Nė studio syri tė kap libra, dorėshkrime, tryeza e punės nė tė cilėn punonte me sendet e duhura mbi tė. Nė katin e dytė ndodhen dhomat e gjumit, nė njė dhomė tė vogėl mbi mur sipėr shtratit shohim portretin e Meri Hogėrthit, motra e vogėl e gruas sė Dikensit, e cila vdiq kėtu nė moshėn shtatėmbėdhjetėvjeēare.

Nė kėtė shtėpi muze ruhet njė tryezė druri e thjeshtė katėrkėndėshe me njė stol katror, qė i pėrkasin kohės kur Dikensi punonte si shkrues tek njė zyrė avokatie. Nė njėrėn nga stendat me xhama shohim njė unazė me gurė tė kaltėr, ėshtė unaza e fejesės sė Katerinės nė verėn e vitit 1835, nė kohėn qė punonte si gazetar i Parlamentit, paskėtaj ai u bė i famshėm me “Shėnimet e Klubit Pikuik”, aty shohim edhe fletė nga dorėshkrime tė kėtij libri. (Pasi u bė i famshėm Dikensi filloi qė t’i ruajė me kujdes dorėshkrimet). Nė njė faqe muri janė tė vendosura njėzet numrat e revistės sė pėrmuajshme, qė botoi librin e tij “Nikolas Nikėllbi”. Duke patur pranė vetes shumė miq piktorė shpesh librat e Dikensit janė ilustruar, kėshtu pashė tri vizatime origjinale me laps nga John Leech. Nė njė dhomė tė bukur janė vendosur kolltuku veshur me lėkurė ngjyrė kumbulle siē pat qenė dikur, piktori George Cruikshank bėri portretin e tij tė ulur nė kėtė kolltuk dhe mė vonė ilustroi librin “Oliver Tuist”. Po nė kėtė dhomė tė mobiluar shumė bukur ndodhet, pėrveē njė tryeze tė madhe me njė vazo tė kristaltė mbi tė, edhe njė komo dru mogani spanjolle e punuar nė mėnyrė artistike, tė cilėn shkrimtari e bleu kur filloi tė fitojė para nga librat e tij. Nė shtėpinė muze ėshtė ruajtur edhe njė tryeskė e vogėl e ngushtė, qė prej vitit 1858 dhe derisa ndėrroi jetė, Dikensi e pėrdorte pėr tė lexuar veprat e tij nė publik, kėshtu ndėrmori shumė udhėtime nėpėr qytete tė ndryshme tė Anglisė si edhe nė veri-lindje tė Amerikės. Nė katin e sipėrm nė krye tė shkallėve qėndron statuja prej druri e marinarit, qė vėshtron larg me tejqyrė, ky ėshtė thuajse personazh tek libri “Dombi dhe biri”.Po kėshtu ruhet edhe njė orė tavoline pėr tė cilėn ai ka shkruar njė letėr zbavitėse kur i duhej qė ta riparonte. Nė shtėpinė muze ruhet edhe njė kostum ceremonial i zi me kopsa tė arta si edhe njė shpatė, me kėtė veshje Dikensi u paraqit tek mbretėresha mė 9 mars 1870 pėr t’i treguar fotografi tė fushėbetejave tė Luftės Civile nė Amerikė. E fundit nė kėtė muze ėshtė njė pikturė e Robert Buss titulluar “Njė dhuratė Dikensit”, e punuar sipas njė fotografie, nė tė paraqitet Dikensi ulur nė kolltuk nė studion e tij me sy mbyllur duke ėndėrruar pėr personazhet e librave tė vet. Mbi njė mur qėndron druri gjenealogjik i familjes Dikens, stėrnipat e tij jetojnė. Dikensi ndėrroi jetė mė 9 qershor 1870.

Shoqata “Miqtė e Dikensit” ėshtė themeluar nė vitin 1902 dhe tė gjithė kujdesen pėr tė pajisur muzeun. Para se tė largohesha pyeta zotėrinė, qė shėrbente aty nėse kishin libra tė Dikensit nė gjuhėn shqipe. Ai m’u pėrgjigj: “Jo.” Dhe shtoi: “Por kemi edhe nė gjuhėn kineze!”

Nė shtėpinė e Xhon Kicit: Pėr tė vajtur tek shtėpia muze e Xhon Kicit nė fillim hipėm nė autobusin 149 i madh si fizarmonikė mbushur plot djem e vajza me ngjyrė dhe pastaj me tren duke soditur nga dritarja peizazhin e kohės sė Dikensit. Ndalemi para njė porte nė anėsoren e rrugės, tek muri rrethues ndodhet njė pllakė nė kujtim tė Xhon Kicit. Futemi brenda oborritqė ėshtė njė lėndinė e madhe e gjelbėr. Hyjmė brenda nė shtėpi, ndėrkaq sjell nė mendje vargjet e Bajronit: “Kush tė vrau, o Xhon Kic/ Ti ishe vėrtet artist...”Kėtu Xhon Kic ka jetuar prej vitit 1818 deri nė vitin 1820 bashkė me mikun e tij Ēarls Braun, kėtu ai shkroi shumė poezi pėrfshirė edhe poemėn “Lavde njė bilbilit”. Kėtu ai takoi dhe ra nė dashuri me Feni Broune, vajza mė e madhe e fqinjit tek dera tjetėr. Po nė kėtė shtėpi ai u sėmur nga tuberkulozi, la Anglinė pėr ta kaluar dimrin e 1820-1821 nė njė klimė mė tė butė nė Italinė e Jugut, por nuk u kthye kurrė mė prej andej, sepse vdiq nė Romė nė shkurt tė vitit 1821, nė moshėn 25-vjeēare.

Dhoma nė tė djathtė ka qenė dhoma e ndenjes sė Kicit me njė derė-dritare, qė shikon oborrin e gjelbėruar, anash ėshtė njė dollap me libra dhe njė portret i Shekspirit, sipėr oxhakut shohim portretin e Kicit tė ulur nė kėtė dhomė tė qetė me diell. Miku i tij Joseph Severn e pikturoi versionin origjinal tė kėsaj pikture pas vdekjes sė poetit. Pėrballė oxhakut nė njė stendė tė xhamtė janė tė vendosura dy maska prej allēie: njėra e poetit kur ishte gjallė 22-vjeēar dhe tjetra kur ishte i vdekur, po aty ndodhet shishja e bojės dhe mė tej tryeza e shkrimit.

Dhoma pėrkundruall i pėrkiste Ēarls Braunit, nė kėtė dhomė priteshin miqtė. Kici shkruan pėr ata qė vizitonin shtėpinė darkave dhe luanin me letra. Kur u sėmur, nė fillim tė vitit 1820 nė njėrėn nga letrat e tij pėrshkruan se atij i ndėrtuan njė “kanape-shtrat” pėr tė ndenjur nė kėtė dhomė dhe pėr tė parė kopshtin nga dritarja.

Nė pjesėn kryesore tė shtėpisė kalojmė pėrmes njė dere siē ka qenė dhe lidhte pjesėn e shtėpisė sė Kicit me atė tė Fenit; nėpėr shkallė ngjitemi lart dhe vėrejmė se dikur Kicin e ndante nga e fejuara veēse njė mur i hollė. Nė krye tė shkallėve, tani shtėpia ėshtė zgjeruar duke i bashkuar tė dyja pjesėt, majtas ėshtė dhoma e gjumit tė Fenit ndėrsa pėrballė ajo e Kicit. Dhomat janė tė pajisura me ato sende qė i pėrkasin sė shkuarės. Shtrati i Kicit ėshtė me katėr mbėshtetėse qarkuar me perde dhe mbuluar me njė kuvertė tė bardhė pambuku. Nė tė djathtė ndodhet njė dhomė ku janė vendosur sende, mes tė tjerash unaza e fejesės sė Fenit, (vajza u martua 10 vjet pas vdekjes sė Kicit) nė kėtė dhomė ndodhen libra me pėrzgjedhje poetike. Zbresim nė katin e parė dhe me kujdes kalojmė nėpėr shkallėt e ngushta pėr nė bodrum. Kuzhina e parė i pėrket familjes Broune. Kuzhina tjetėr pėrballė i pėrkiste Kicit dhe Braunit ajo ndodhet nė fund tė korridorit djathtas. Furra e pjekjes sė bukės ėshtė origjinale dhe aty shohim qilarin e verės. Plotėsoj njė formular pėr vizitorėt dhe shkruaj se pėr Xhon Kicin kam dėgjuar nga profesori i letėrsisė, poezitė e tij janė pėrkthyer nė vendin tim. Muzeu do tė mbyllet pėr njė vit pėr t’u pajisur mė mirė.

Sapo dilje nga shtėpia nė oborr aty ishte mbjellė njė kumbull e vogėl, nė degėt e saj ndodhej varur njė shėnim. Nė tė shkruhej se mbillej nė kujtim tė asaj kumbullės sė dikurshme kur poeti pa njė bilbil nė ēerdhe, pikėrisht nėn atė kumbull u ul Xhon Kici pėr tė shkruar poemėn e famshme “Lavde njė bilbilit”.

Dr. Samuel Xhonson ėshtė leksikografi i shkėlqyer i shekullit tė 18 dhe hartuesi i fjalorit tė parė tė gjuhės angleze. Jeta e Xhonsonit plot me aventura ėshtė e pėrshkruar shumė hollėsisht nga biografi Bosuell, miku i tij, i cili ishte 30 vjet mė i ri sesa Xhonsoni. Fillimisht Xhonsoni ishte gazetar dhe shkruante artikuj pėr Parlamentin, pa shkelur kurrė nė Parlament. Nė shtėpinė muze qė vizitova, ai punoi pėr fjalorin, i cili pėr mė shumė se 100 vjet ishte standard pėr anglishten. Duke punuar pėr ēdo fjalė, ai ka bėrė shpjegimet e duhura etimologjike, duke lėnė edhe vende tė duhura bosh pėr shėnime tė mėtejshme. Nė tė gjitha dhomat e shtėpisė sė tij nga kati i parė deri nė katin e katėrt muret janė tė mbushura me portrete tė miqve tė tij tė shumtė personalitete tė shquar. Xhonsoni u martua nė moshėn 25-vjeēare me njė grua 46 vjeēe, e ve me tre fėmijė, por u deshėn shumė gjatė gjithė jetės. Pas vdekjes sė saj, Xhonsoni e mbajti nė gisht unazėn e martesės derisa vdiq, me atė grua nuk pati fėmijė dhe pasurinė ia la trashėgim shėrbyesit zezak nga Xhamajka, Frensis Barbėr. Ky i fundit u martua me njė vajzė tė bardhė angleze e pasardhėsit e tij dalėngadalė ndryshuan ngjyrė derisa u zbardhėn fare.

Njėherė Dr. Adams, ndėrsa e gjeti Xhonsonin nė kulmin e punės, e pyeti: “Zotėri, a do tė mund ta kryeni kėtė punė kaq tė madhe pėr tre vjet?” “Nuk ka dyshim se do ta kryej pėr tre vjet.” U pėrgjigj Xhonsoni me vendosmėri. “Por Akademisė Frėnge me 40 anėtarė iu deshėn 40 vjet pėr tė hartuar Fjalorin e tyre.” “Kėtu qėndron puna. Le ta shohim pėrpjestimin: 40 herė 40 bėjnė 1600. Aq herė sa hyn treshi tek 1600-ta ėshtė pėrpjestimi i njė anglezi ndaj njė francezi.” Gjithashtu ėshtė e famshme thėnia e Xhonsonit: “Kur njė njeri lodhet nga Londra, ai ėshtė lodhur nga jeta, sepse Londra tė jep gjithēka qė tė ofron jeta.”

Nė Teatrin Globe tė Shekspirit: Ky teatėr u rindėrtua nė vitin 1998 nė sajė tė parave tė mbledhura nga njerėz tė pasur, jo vetėm nga Anglia, por edhe prej vendeve tė tjera tė botės, madje edhe nga Japonia. Dikur nė vendin buzė lumit Temiz, ku u ndėrtua ky teatėr i famshėm, ndodheshin vetėm njėzet a tridhjetė shtėpi. E vetmja urė, qė lidhte pjesėn tjetėr tė Londrės me kėtė anė, ishte ajo e ndėrtuar qė nga koha e romakėve dhe varkat e shumta, qė venin e vinin nėpėr lumė sillnin pėr nė teatėr pasanikėt e qytetit. Nė vitin 1989 gjatė gėrmimeve u gjetėn mbeturina tė Rose Theater on Bankside, kjo gjė ndikoi sė tepėrmi pėr rindėtimin e Globe. Sapo futemi nė pjesėn moderne ku shiten objekte, qė kanė tė bėjnė me veprat e Shekspirit dhe personazhet, dėgjojmė tė bjerė njė kėmborė bakri (e cila bie ēdo dhjetė minuta) dhe tringėllima e saj fton vizitorėt pėr tė ndjekur shpjegimet sipas grupeve. Ky teatėr ishte pėr tė gjithė njerėzit. Pjesa ku ulen shikuesit ėshtė e ndėrtuar prej dru lisi me stolat e gjatė qė mbajnė numra si dikur, natyrshėm qė kėtu nė ndarjet A dhe B ulej shtresa e lartė rreth 1000 persona, ndėrsa publiku i thjeshtė 700 veta e ndiqte shfaqjen mė kėmbė ngjeshur pas njėri tjetrit nė dyshemenė (e njėjta e kohės sė Shekspirit) dhe mbėshtetur pas skenės, sa herė herės edhe mund t’i hidhnin ndonjė fjalė aktorit edhe mund tė pinin ndopak alkool. Kjo turmė njerėzish e palarė, me kėpucėt tėrė baltė, qė pėrtypte hudhra dhe qė i avullonin rrobat era djersė kur binte shi (pjesa e pambuluar) pra, e bezdiste shtresėn e pasur dhe ata mbanin portokalla pėr tė nuhatur apo vinin nė hundė njė lloj maske mbrojtėse. Nė ballkonet anėsorė uleshin lordėt, ata donin tė dėgjonin fjalėt dhe jo tė shikonin shprehjet e fytyrave tė aktorėve.

Ēatia qė mbulon pjesėt ku ulen shikuesit ėshtė si dikur prej kashte. Skena mbahet mbi dy shtylla tė mėdha prej druri, e ndėrtuar pikėrisht si nė atė kohė: lart pikturuar Parajsa, Dielli, Hėna, Yjet dhe poshtė: Ferri. Pėrmbi skenė dhe pėrballė shikuesve, njė ballkon tjetėr i vogėl ku ndiqte shfaqjen mbreti dhe shpura e tij, lart nga njė lloj papafingoje dikur me trumbeta lajmėrohej hyrja e mbretit aktor nė skenė, por njėherė pėr ta bėrė mė tėrheqėse qėlluan me top, shkėndijat e zjarrit ranė mbi kashtėn e ēatisė qė mori zjarr dhe brenda njė ore gjithēka u shkrumbua. Kjo ishte djegia e dytė.

Vizitojmė pak mė tej ekspozitėn nė vendin ku dikur ka qenė vėrtet Globe Play House i Shekspirit nga viti 1598-1613. Kėtu nėpėr stendat janė tė shkruara titujt e tragjedive dhe komedive tė Shekspirit dhe vitet kur janė shfaqur e rishfaqur nė ditėt tona. Aty ndodhen tė gjitha veshjet e aktorėve, kėpucėt dhe ēizmet e tyre, sėnduqet, njė krevat baldakin, kolltukėt, njė kaproll druri, rrogoz, heshta tė gjata, shpatat, fenerė, parzmoret e hekurta dhe gjoksoret mbrojtėse prej lėkure, sėpatat edhe trungu i drunjtė ku priteshin kokat e tė dėnuarve. Njė portė e hekurt me kunjat lart, njė dorė e kėputur e gjakosur, helmeta, kaska, monedha tė kohės, flamurė, kurora dafine, toga romake e tė tjera. Aty ndodhet dhe libri “Metamorfozat e Ovidit” botim i vitit 1602.

Nė njė dollap tė xhamtė tek njė manekin ėshtė paraqitur kostumi i Elisabetės I: kapele me xhufkė tė bardhė dhe me rruaza, jaka e ngrirė me dantella, nė qafė varur njė medalion i madh me gurė tė kuq, pastaj katėr vargje tė gjata me rruaza tė bardha, qė i arrijnė deri poshtė belit, fustani i gjatė deri nė fund tė kėmbėve, i qėndisur i tėri me lule tė kuqe dhe blu si edhe me rruaza tė bardha nėpėr tė, njė pelerinė pėrmbi fustan po e qėndisur, doreza tė gjata deri tek bėrryli tė qėndisura dhe me dantella.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Nė takim me Dikensin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: LeTėrSiA-
Kėrce tek: