AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ami, njė emėr pėr business

Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo
jerimida


Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

Ami, njė emėr pėr business Empty
MesazhTitulli: Ami, njė emėr pėr business   Ami, njė emėr pėr business Icon_minitimeSat Nov 03, 2007 4:47 pm

Nėse njė vit mė parė do tė provoje t’i merrje nė telefon, t’i pyesje rreth atyre qė thuheshin pėr njė lidhje dashurie mes tyre, apo pėr ndonjė foto qė i kishte fiksuar duke u puthur, pėrgjigjja jepej e prerė: asnjė koment. Tė gjithė gazetarėt qė do tė tentonin pėr muaj me radhė, pėrgjigjen filluan ta merrnin lehtė me mend: Ami dhe Ermali nuk pohonin asgjė. E megjithatė, ishin tė parėt qė kryesonin kronikat rozė, tė parėt nė listėn e thashethemeve, tė parėt e ndjekur prej paparacėve, tė parėt e faqeve tė para tė gazetave. E kur ata kurorėzuan lidhjen me njė ceremoni fejese, atė mbrėmje mes miqsh dhe familjarėsh duhet ta kenė pasur tė vėshtirė tė menaxhonin morinė e kėrkesave pėr ekskluzivitete tė fotografėve dhe gazetarėve. Tė gjitha kėto me siguri duhet ta kenė bezdisur jo pak Amarda Toskėn, ama mesazhin ia dhanė tė qartė: imazhi vlen.



Njė emėr qė fiton

Kurrė mė shumė se muajt e fundit nuk e ka pasur mė tė sigurt kėtė. E ka ditur mirė se do tė mjaftonte lėvizja mė e vogėl pėr tė tėrhequr vėmendjen. Po sikur tė shkonte mė tej, tė rrezikonte pak mė shumė, ē’do tė ndodhte? Tani qė ėshtė para faktit tė kryer, mund tė tė betohet se e ka ditur qė nė fillim se do tė ndodhte pikėrisht kjo qė po ndodh tani, pikė e presje. E gjithė vėmendja ėshtė kthyer nga Ami dhe nė njė nga bizneset mė tė fundit hapur nė kryeqytet, qė mban emrin e saj, “Ami special events”. Njė sipėrmarrje serioze, qė ia ka gllabėruar gjithė kohėn, e ka impenjuar 100 pėr qind dhe ia ka ndryshuar kryekėput jetėn e saj. Tani ajo nuk ėshtė mė Ami e njė viti mė parė, qė fliste vetėm pėr spektakėl dhe prezantim. Tani ėshtė njė businesswomen, qė tė flet pėr marketing, strategji dhe plane. Tashmė e gjithė bota e saj rrotullohet rreth aktivitetit tė saj mė tė ri qė e ka pėrpirė tė tėrėn.

Ka qenė njė plan i mirėmenduar dhe i detajuar deri nė imtėsi. Tė dy me Ermalin do tė ngrinin njė biznes, qė fjalėkalimin do ta kishte: organizim. “Ideja na lindi duke marrė shkėndijėn nga aktiviteti i deri mė tanishėm i Ermalit, qė ka eksperiencė goxha tė gjatė nė organizimin e ceremonive festive. Kjo ishte ajo qė ne donim tė bėnim, veēse diēka shumė e sofistikuar dhe e projektuar deri nė detajet mė tė parėndėsishme”, tė tregon Ami (ndėrsa nxiton t’i pėrgjigjet telefonit qė bie pa pushim, tė shkruajė njė sms shpejt e shpejt e tė lėrė disa porosi). Ndaj pa e bėrė tė gjatė hartuan planin. Dhe jo ndonjė nga ato planet qė pėrkthehet “unė bėj kėtė, ti bėj atė”. Jo. Kjo ishte tjetėr gjė. Sepse e kishin vėrtet seriozisht. Ishin gati tė investonin gjithēka kishin, pa u menduar dy herė dhe pa pasur frikėn e dėshtimit. Sepse garant kishte se kush tė dilte: imazhi. Ndaj gjithēka filloi me konsultimin e ekspertėve, me studimin e tregut, me piketimin e njė vendi ku do tė shtrihej biznesi i tyre, me ngritjen e njė stafi tė specializuar, me kontaktimin e arkitektėve pėr arredimin e ambientit dhe gjithēka tjetėr qė u siguronte njė pėrfundim tė kėnaqshėm. Dhe pėrfundimi nuk vonoi tė vinte. Nė njė nga pallatet e zonės sė 21 Dhjetorit, nė katin e dytė, pas fasadės sė xhamtė, ku dallojnė disa manekinė veshur me fustane nusėrie, Ami ka shtrirė mbretėrinė e saj: njė agjenci e specializuar qė merret me organizmin e ceremonive, duke filluar qė nga njė ditėlindje e thjeshtė, duke vazhduar me konferencat e duke mbaruar me dasmat. Duke tė ofruar qė nga ambienti, muzika, ndriēimi, duke vazhduar me kėngėtarėt e duke pėrfunduar me njė kurs baleti pėr nusen dhe dhėndrin qė tė jenė tė pėrgatitur pėr ditėn e madhe.

Ka mjaftuar shumė pak qė lajmi tė pėrhapet me shpejtėsinė e erės. Ende pa u pėrfunduar tė gjitha gjėrat, ende pa u vėnė nė hyrje reklama me emrin e agjencisė, ende pa iu dhėnė edhe dora e fundit detajeve tė arredimit, pa u shtypur kartėvizitat e katalogėt, nė derėn e Amit kanė trokitur klientėt e parė, qė i kanė besuar ceremoninė e martesės. Sepse nė ditėt e vjeshtės kjo ėshtė edhe ajo qė ndodh mė sė shumti. Puna ka filluar dhe suksesi ka nisur tė shpėrndajė tisin e lehtė tė shijes sė mirė. E, sigurisht qė edhe pėr kėtė Ami ka se kujt t’ia dijė pėr faleminderit: emrit dhe figurės sė saj, qė pasi i siguruan njohjen, tani ajo po i shfrytėzon pėr biznesin. “Nė fakt, ky ka qenė njė nga qėllimet. Duke qenė tė dy figura tė njohura, nuk kishim pse tė mos e vinim kėtė nė funksion tė biznesit tonė. Jo mė kot ėshtė vendosur qė emri im tė jetė i dukshėm qė nė logon e agjencisė, ndėrsa ai i Ermalit, disi pas kuintave. Menduam se imazhi femėror ėshtė mė tėrheqės ndaj edhe agjencia u quajt “Ami special events””, tregon Ami.



Nė kėrkim tė kohės

Po koha? Si ia ka dalė qė tė organizonte gjithēka, tė merrej me vogėlsirat, me gjėrat qė nuk shkonin, e ndėrkohė t’i kushtonte vėmendje diplomės sė Fakultetit tė Psikologjisė, tė impenjohej me sezonin e ri tė “Portokalli”-sė qė ėshtė nė prag e tė rezervonte kohėn edhe pėr tė qėndruar pak me Ermalin? Nė fakt, ata mė shumė se kurrė kėto kohė kanė qenė mė tė lidhur, veēse tani edhe nė marrėdhėnien e tyre gjėrat kanė ndryshuar. Jo pėr keq, sigurisht. Kjo qė janė duke bėrė, i ka lidhur edhe mė fort. “Qė kur ideja u hodh si fillim dhe deri tani qė ėshtė konkretizuar, unė dhe Ermali e gjejmė veten duke biseduar pėr diēka tjetėr e duke pėrfunduar gjithmonė tek biznesi ynė”. S’mund tė ndodhte ndryshe, pėrderisa pėr momentin pėr ta kjo ėshtė edhe gjėja mė e rėndėsishme, veēse u ka hyrė paksa nė hak. Kėtė verė nuk arritėn tė bėnin pushime ashtu siē do tė donin, tė iknin larg, tė fiknin telefonat e tė shkėputeshin nga gjithēka qė kishte tė bėnte me punėn. Kėtė verė kjo ishte e pamundur tė ndodhte. Ami tregon se arritėn tė pushonin vetėm tetė ditė nė Mal tė Zi bashkė me miqtė e tyre, veēse nuk mund tė quheshin 100 pėr qind pushime. Ishin shumė tė vrullshme. Nė mė tė shumtėn e kohės u duhej qė tė ishin nė korrent tė asaj qė ndodhte kėtu, tė administronin qė larg. Rezultati: u kėnaqėn, por nuk u ēlodhėn. Sepse gjatė gjithė kohės, edhe pse jashtė Shqipėrisė, mendja fluturonte tek agjencia, qė edhe pas kthimit nuk do t’u linte asnjė minutė tė lirė. E ndwrkohw njw tjetwr impenjim sapo ka trokitur nw prag: sezoni i ri i spektaklit “Portokalli”. Edhe kwtw herw skenari do t’i besohet asaj. “Ndonjėherė nuk mė ka mjaftuar as 24-orėshi. Njė sipėrmarrje e tillė, qė tė vė para pėrgjegjėsisė dhe besimit tė klientit, kėrkon vėrtet njė pėrkushtim tė jashtėzakonshėm. Deri para pak kohwsh mbyllja e sezonit tw “Portokalli”sw mw ka ndihmuar shumw. por tani qw po fillon swrish mw duhet tw bwj njw tjetwr racionim tw kohws”.



Nuse prej vėrteti?

Tani gjendja ėshtė qetėsuar, sepse gjithēka ėshtė vėnė nė vijė dhe puna prej kohėsh ka filluar. Kėto ditė qė janė disi mė tė qetė, e gjejnė veten shpesh me laps e letėr, duke bėrė llogari. Sa kanė shpenzuar? Sigurisht shumė. Por kjo nuk ėshtė njė arsye pėr t’i kapur paniku e as pėr t’u trembur. Kanė mjaftuar ceremonitė e fundit tė martesave qė kanė organizuar, qė tė kuptojnė se gjithēka qė kanė investuar do tė kthehet sėrish e shumėfishuar. E ndėrsa i sheh gjatė gjithė kohės tė pėrkushtuar, duke kontaktuar me bashkėpunėtorėt pėr organizimin e njė martese, duke zgjedhur restorantin, DJ-in, ndriēimin, grimierin, natyrshėm tė lind pyetja: po martesa e tyre? Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptosh se ka pėr tė qenė njė ceremoni tej tė zakonshmes dhe larg tradicionales, por Ami nxiton tė saktėsojė se kjo hė pėr hė nuk bėn pjesė nė planet e tyre. Duket se pėr momentin Ami dhe Ermali nuk janė duke u dridhur nga ethet e dasmės. “Ėshtė ende shumė herėt pėr tė menduar pėr kėtė. Ka disa stade nė jetė qė ėshtė mė mirė tė mos digjen. Tani pėr ne ėshtė njė sezon pune i ngarkuar. Na janė dhėnė mundėsitė pėr tė punuar fort, kemi energji dhe forcė pėr t’iu pėrkushtuar biznesit dhe pėr momentin do tė pėrqendrohemi vetėm kėtu. Unė nuk jam kundėr martesės, por ėshtė diēka qė e ka kohėn mė vonė. Sigurisht qė do tė jetė njė faqe e re nė jetėn tonė dhe njė ceremoni shumė e veēantė”, thotė Ami.

E nė fakt ata vėrtet e kanė marrė me qetėsi. Kanė dashur vėrtet qė nė marrėdhėnien e tyre asnjė fazė tė mos kapėrcehet e asgjė tė mos bėhet e nxitur. Ami vazhdon ende tė kthehet pas punė nė shtėpinė e prindėrve tė saj. Pėr tė bashkėjetuar, koha nuk ka ardhur ende. Ama, ndryshe nga njė vit mė parė, Ami nuk u fshihet mė komenteve pėr lidhjen e saj me Ermalin. Tani mund tė pozojnė tė dy bashkė faqeve tė revistave, madje edhe nė ambientet e agjencisė sė tyre. Sepse biznesi ėshtė nga gjėrat mė tė rėndėsishme. Dhe pėr tė, Ami ėshtė gati tė bėjė gjithēka: madje edhe tė vishet nuse. Pasi ėshtė relaksuar nė masazh e banjo turke, ka krehur flokėt e ėshtė grimuar nė qendrėn estetike “Velur”, ėshtė gati tė pozojė para aparatit e veshur nė tė bardha me dy nga fustanet e agjencisė sė saj sė eventeve. Kėshtu reklama del e pėrsosur, sepse imazhi vlen mbi gjithēka. Dhe Ami e di fare mirė kėtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ami, njė emėr pėr business
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hapni RRugen re se erdha une ik aty se jom tap :P
» Xhelati : 450 vrasje ne emer te mbretereshes se Anglise

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: VIP ZONE :: LajMe DhE ThaSheTheMe ViP-ash-
Kėrce tek: