ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Mbi tė gjitha tėrheqėse

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo
avatar

Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Mbi tė gjitha tėrheqėse   Sat Nov 03, 2007 4:49 pm

Nuk ka rėndėsi nėse veshja ėshtė sportive, klasike apo e thjeshtė. As nėse trajtimi qė bėn nė qendrėn estetike nuk ėshtė i pėrditshėm. Pėr Albana Osmanin e rėndėsishme ėshtė qė nė ēdo kohė e nė ēdo vend tė jetė vetėm tėrheqėse



Keni ndryshuar shumė qė nga koha kur u shfaqėt pėr herė tė parė nė ekran?

Kam ndryshuar shpesh, por besoj se nė kohė ky ndryshim ka qenė simpatik dhe i pranueshėm edhe pėr publikun.



Ēfarė lexoni pėrgjithėsisht?

Pėrgjithėsisht lexoj nga tė gjitha. Njė kohė mė pėlqenin librat rozė, Daniel Still, autore e njohur e librave. Flet me shumė emocion dhe detaj. Por kam edhe shumė tė preferuar tė tjerė, krijimet e tė cilėve i kam pasur nė duar. Njė pjesė tė bibliotekės sime personale e zėnė edhe librat e artit, kryesisht pikturės, biografitė apo dhe libra qė flasin pėr artistė tė rinj. Duke qenė se kam studiuar qė e vogėl pėr pikturė nuk mund tė mos ishin aty.



Bukurinė e pėrjetshme nė shkėmbim tė shpirtit. A do ta bėnit kėtė zgjedhje?

Absolutisht jo! Njeriu nga pluhuri u krijua dhe tokės do t’i kthehet, ndėrsa shpirti ėshtė ai qė rron nė pėrjetėsi. Mendoj se ky arsyetim tė ēon tek ajo qė zgjedh unė. Nuk do ta bėja kėtė kurrė shkėmbim.



Le ta lėmė mėnjanė paktin me djallin. Si do ta ruani bukurinė tuaj?

Mendoj se tė qenit i bukur, pėrveē faktit se lind i paraqitshėm si njeri, ka tė bėjė dhe me njė bukuri tė brendshme, me njė komunikim tė trupit tėnd me botėn tėnde, njė raport perfekt i njeriut pėr tė qenė i bukur do tė ishte i tillė.



Njė pikė tė dobėt dhe njė sekret tė pamjes suaj.

Unė jam kjo qė jam dhe pikė tė dobėt mund te them se nuk kam njė tė caktuar, tė gjithė ne si njerėz nė momente tė caktuara ndikohemi nga risi tė pafundme tė asaj ēka serviret nga bota ēdo ditė dhe krahasuar mė tė fundit qė vjen dhe shitet si “e bukur”, shpesh na ndodh tė gjithėve, kėtu pėrfshihem dhe unė, qė kemi sensin e krahasimit. Kėtu ndodh edhe dilema “a e kam dhe unė kėtė gjė kėshtu?” Kėtė pyetje e kam bėrė disa herė.



Ē’trajtim bėni nė sallonet e bukurisė apo tek parukieri?

Trajtimet i bėj nė qendėr estetike. Nuk bėj shpesh, sepse s’kam shumė kohė. Do tė doja tė isha mė korrekte nganjėherė, por bėj aq sa ma lejon koha tek e fundit. Ndėrsa me flokėt, duke qenė se i kam thuajse prej njė viti extension, mė duhet t’i kuroj mė tepėr se ata tė shkurtrit dhe natyralėt. Pėr mua estetika dhe kurimi i trupit ėshtė parėsor, mė tepėr se njė buzėkuq qė rrėzėllen qė nga larg.



Ka njė moshė pėr gjithēka. Pėr ju ka mbaruar periudha e ....

Pėr mua mosha nuk ėshtė faktor kushtėzues.



Cila do tė ishte veshja juaj e preferuar pėr mbrėmje?

Varet nė ēfarė vendi do kaloj mbrėmjen. Por ideale mbetet njė veshje sa mė femėrore. Jo sport, as e miksuar me klasiken, diēka unike dhe seksuale, pa ekzagjerime. Njė veshje e thjeshtė, por tėrheqėse nė maksimum.



“Uniforma” juaj e pėrditshme pėr nė punė.

Nuk kam njė uniforme tė pėrcaktuar. Brenda gardėrobės sime vishem kėndshėm. Dhe uniforma nuk hyn shumė pėr sa kohė je imazh i njė televizioni, dhe ka njė risk mes tė qenit i veshur korrekt me njė lloj uniforme institucionale dhe tė shiturit njė imazh televizioni, pėr tė cilin ti tregon kujdes.



Kur nuk punon, xhinse dhe atlete?

Jo pėrherė.



Tė brendshmet e preferuara?

Victoria Secret. Tė kuqe mundėsisht.



A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo?

Seksi?! Hmmm, po, them se po. Megjithatė tė qenit seksi ėshtė vetėm njė pėrqindje e tė gjithė mozaikut tė njė femre.



Ēfarė mban zakonisht nė ēantė?

Mbaj portofolin, celularin, ēelėsat e makinės, kam dhe njė miniēantė tė vogėl ngjyrė rozė, ku brenda sė cilės gjėra kozmetike, parfum etj.



Muzika qė nuk mungon kurrė nė iPod-in apo nė makinėn tuaj?

Zgjohem dhe fle me muzikė. Tė ēfarėdo lloji.



Nėse do tė zgjidhje, nė ē’qytet do tė doje tė jetoje?

Jam mire nė Tiranė. Mė pėlqen shumė vjeshta dhe fillimi i dimrit. Do mė pėlqente shumė edhe Londra, aty ku jeton familja ime.



Zgjedhjet pėr stinėn e vjeshtės?

E gjithė bota e modės pėr momentin koncepton femrėn apo mashkullin origjinal, sa mė pranė ngjyrave qė ka si njeri. Kėshtu, duke nisur nga flokėt natyralė dhe njė sy qė ndriēon, duke kaluar tek njė veshje qė nė raport me linjat, je po ti vetvetja. Mė pas kėpucėt kanė pėr qėllim ta plotėsojnė figurėn tėnde.

Parfumi i preferuar: Tomy Girl

Modeli i celularit qė mban: Nokia 8800

Libri i preferuar: Bibla

Modeli i ēantės kult: D&G

Linja e produkteve tė flokėve: Framessi

Disku i preferuar: “Hoė to Dismantle an Atomic Bomb”, i grupit irlandez U2.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Mbi tė gjitha tėrheqėse
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: VIP ZONE :: LajMe DhE ThaSheTheMe ViP-ash-
Kėrce tek: