AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rregullorja e forumit AlbReLaX

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Rregullorja e forumit AlbReLaX Empty
MesazhTitulli: Rregullorja e forumit AlbReLaX   Rregullorja e forumit AlbReLaX Icon_minitimeFri Nov 02, 2007 9:56 pm

Forumi AlbRelaX ėshtė njė forum publik nė tė njėjtėn kohė asnjėanės nė besim fetar apo politik, ku njeh dhe rrespekton lirinė e fjalės dhe tė mendimit, pėrjashto ofendimet vulgare dhe rraciste. Si gjuhė zyrtare njihet vetem gjuha shqipe, me perjashtim tė disa nenforumeve ku mund te flitet dhe gjuhė tė huaj. Cdo anėtar i rregjistruar duhet ti pėrmbahet rregullave me poshte nė mėnyrė qe nė forum te krijohet nje atmosfere e kėndshme pėr tė gjithė pjesėmarresit.

► Nuk duhet tė beni dallime fetare sepse ē'do antarė duhet tė tregohet jashtėzakonisht i ndjeshėm nė mendimet apo paragjykimet qė ai mund tė ketė pėr njė fe apo komunitet tė caktuar.I lini menjanė paragjykimet krahinore .Ēdo antarė i forumit ėshtė i lirė qė tė ketė bindjet e veta politike, ashtu si ēdo anėtar i forumit duhet tė respektojė bindjet e shqiptarėve tė tjerė, pavarėsisht se mund tė jenė nė kundėrshtim me tė tyret

► Fakti qė ju merrni pjesė nė kėtė forum duhet tė shėrbejė si njė aprovim indirekt i mendimit tė tė tjerėve. Kjo do tė thotė se ju keni vendosur qė tė merrni pjesė nė forum nė mėnyrė qė tė shprehni mendimin tuaj dhe tė lexoni edhe respektoni edhe mendimet qė mund tė jenė nė kundershtim me tė tuat.
Nuk mund te shani edhe te ofendoni anetaret te tjere, sepse nje sjellje e mire ju fisnikeron, gjithashtu fitoni rrespektin e anėtareve tė tjerė.

► Nė forum hyjnė anėtarė tė moshave tė ndryshme, nga krahina tė ndryshme, me besime fetare tė ndryshme, me nivel arsimor tė ndryshėm, me tradita tė ndryshme, me botėkuptime tė ndryshme, me eksperienca jetė tė ndryshme, me interesa dhe hobe tė ndryshme. Fakti qė tė gjithė marrin pjesė nė forum tregon qė tė gjithė janė shqiptare. Pavarėsisht nga dallimet dhe diversiteti nė mendim dhe botėkuptim, asnjėherė nuk duhet tė cėnoni integritetin e anėtarėve tė forumit sepse nuk jeni duke diskutuar me njė ekran por me shume shqiptarė nga mbarė bota. Respekti mbi njėri-tjetrin duhet ta mbani parasysh ēdo minutė qė shpenzoni nė forum nė kėtė menyrė cdo gjė do tė ece mė mire dhe bukur!

► Para se tė hapni nje temė sigurohuni qe ajo temė te mos ekzistoje(per t'u siguruar qė nuk ekziston pėrdorni butonin Search). Nuk mund tė hapni nje temė qė nuk i pėrket atit nenforumi, gjitashtu tema e hapur mos tė jetė temė qė ofendon njė person, ose nje grup personash.

► Mos i ktheni temat nė Chit-Chat, por do pergjigjeni pėr atė qė kėrkon tema.Tema qė keni hapur nuk ėshtė prone e juaja,ajo do te moderohet nga stafi nė cdo shkelje tė rregullores.

► Eshtė e ndaluar tė bėhen reklama tė ndryshme. Tema tė hapura vetėm pėr kėtė motiv do tė fshihen menjeherė nga moderatorėt. Ėshtė e lejueshme tė reklamoni faqet tuaja nė nėnforumin pėrkatės FAQET WEB SHQIPTARE. Faqa nuk duhet tė ketė material pornografik, warez, dhe programme pėr hackime. Gjithashtu nuk lejon rreklama nė privat cdo rreklam qė bėhet me "http" "www" ".com" etj raportohet direkt tek administratorėt.

► Nuk lejohet tė postohen nė forum materiale qė mund tė paraqesin rrezik pėr ekzistencėn e forumit. Dmth: downloads, seriale, cracks, etj. etj. Lejohet tė postoni lidhje tė faqesh tė ndryshme pėr shkarkime.

► Ndalohet rreptėsisht tė shkruash me shkronja kapitale nė forum sepse do tė thote sikur po bėrtet, prandaj i shmangni kėto gjera

► Pseudonimi pėrkatės qė pėrdoret nė forum nuk duhet tė pėrmbajė fjalė banale ne gjuhėn shqipe, ose ne gjuhė tė huaj! Kjo pikė vlen edhe pėr postimet e anėtarėve tė forumit, si edhe firma e anėtarit. Nėsė njė gabim i tillė ndodh, atėherė anėtari do tė kontaktohet personalisht nga stafi pėr kthimin e firmės apo pseudonimit nė njė te arsyeshem.

► Rregulla mbi Avatarėt:avatarėt janė imazhet qė shfaqen poshtė emrit tė antarit. Pėrmasat e tė cilit duhet tė jene ato standart psh. 100x100 maksimumi. Ndalohet pėrdorimi i avatarve me pėrmasa mė tė mėdha pėr tė shmangur deformimin e pėrmasave tė forumit.

► Cdo postim qė cilėsohet jashtė teme, do tė cohet nė kosh nga stafi i forumit. Kjo ndodh pėr shkak te dėshirės se ruajtjes se njė temė tė qartė qė nga fillimi e deri nė fund.
Temat nė kosh do tė rrinė per 2 javė. Skaduan 2 jave temat do fshihen, prandaj nėse keni ndonjė ankesė pėr ndonjė fshirje posti pa tė drejtė duhet ta bėni brenda kėsaj kohe

► Tema me mbi 400 postime do tė mbyllen dhe do tė kalojnė nė arkiv dhe nė vend tė tyre do te hapet e njejta temė. Kjo behet pėr lehtesim dhe por mosngarkim tė serverit te forumit AlbRelaX

►Qė tė postoni linke nė forum duhet qė tė keni mbush numrin 30 tė postimeve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Rregullorja e forumit AlbReLaX
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Stafi i forumit AlbReLaX
» Rregullorja e dhomes #shqiperia ne Albrelax.com
» Rregullorja e kanalit #ndihme ne Albrelax.com
» A ju pelqen pamja e re e forumit ?
» Www.albrelax.com

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: FoRuMi AlbReLaX :: RreTh FoRuMiT-
Kėrce tek: