ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Petro Marko, “Hasta la Vista” dhe Vullnetaret e Lirise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo
avatar

Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Petro Marko, “Hasta la Vista” dhe Vullnetaret e Lirise   Sat Nov 10, 2007 1:58 pm

Ata kane qene jo pak! “Vullnetaret e Lirise” ne luften hershme te Spanjes u shnderruan me pas ne personalitete te medha ne Shqiperi, ndersa paraditen e djeshme, nje seminar u mbajt per nder te tyre.

Nje nder ta ishte edhe Petro Marko, krijimtaria e te cilit ka pikerisht ate lufte, rrefimet per te, dhe “Hasta la Visten” e tij, qe e shnderruan ne nje nder te paarritshmit e letrave shqipe. Jo me kot, ky aktivitet per brigadistet shqiptare ne Luften Civile spanjolle, u mbajt ne kete vit, i cili perkon edhe me 100-vjetorin e lindjes se Petro Markos. Sapo permendet emri i tij, menjehere kujtohen bemat e asaj lufte dhe kontributi i shqiptareve ne ate lufte, pasi cdo gje eshte e pershkruar jo vetem ne kryevepren e Markos “Hasta la Vista”, por edhe ne nje tjeter roman te tij, “Nata e Ustikes”. Po pse “Vullnetaret e Lirise”?! kjo nuk ka lidhje vetem me faktin se ne luften e Spanjes moren pjese shume vullnetare, apo me mire qe lufta vullnetare per paqen e lirine. “Vullnetaret e lirise”, sepse ishte pikerisht ky emri qe brigadistet shqiptare zgjodhen per te quajtur numrin e pare dhe te vetem te nje reviste qe botuan ne Madrid, ne vitin 1937.

Ka qene ambasadori spanjoll, ai qe ka organizuar kete aktivitet per luftetaret tane dhe fitoren e tyre, Manuel Montobbio. Dhe ajo cka u theksua qe fakti se Petro Marko eshte nga ata shkrimtare te rralle, i cili iu kushtua jo vetem shkrimit, luftes, por edhe ingranimit ne politike. Ministri i Kultures, Ylli Pango, eshte shprehur ne kete seminar se “ai ishte artist ne kuptimin e mirefillte te fjales dhe ndryshe nga shkrimtaret e tjere theu vargonjte e diktatures dhe u denua per kete. Por, ai mbeti ne shpirt dhe mendje artist. Nga plejada e tij mbetet me shkrimtari i shkrimtareve”. Pos ketyre, Pango ka preferuar te beje edhe nje krahasim te shkrimtarit tone, duke thene se “ne vepren e Petro Markos shoh ngjashmeri me Heminguej. Me kerkimin e te papritures dhe daljen nga kornizat e kohes, Petro Marko u perplas me dallget e forta te jetes”.

E ne fakt, Petro Marko dhe e gjithe vepra e tij jane lexuar perhere me endje. Ato percillnin emocione, qe autorit-luftetar i paten pershkuar trupin, ndaj edhe vertetesia eshte ajo qe gjen ne cdo rresht te tyre. Duke marre si pikenisje vepren e Petro Markos kushtuar luftes civile spanjolle romanin “Hasta la Vista” dhe librin e poezive “Lejanķas”, ky aktivitet solli per te pranishmit perjetimet e brigadisteve shqiptare, si dhe rolin e luajtur nga brigadat ne luften e Spanjes. Ne tavolinat e rrumbullaketa te programuara merrnin pjese filologe dhe historiane te ardhur nga Spanja, si dhe persona te tjere nga mjedisi i brigadisteve shqiptare.

Personalitetet ne seminarin “Vullnetaret e Lirise”

“Hasta la Vista” mban firmen e nje autori shqiptar, por ama Spanja eshte e gjalle aty. Ndaj edhe ka pasur jo pak vemendjen e studiuesve spanjolle. Nje nder ta eshte edhe Marta Marķa Garcķa Suįrez, e cila ka realizuar nje pune studimore mbi romanin “Hasta la Vista”. Por te ftuarit qene te shumte ne seminarin e paradites se djeshme, ku permendet poeti shqiptar, Xhevahir Spahiu; perkthyesi, shkrimtari dhe kritiku letrar Ramón Sįnchez Lizarralde, si dhe Arianita Marko, e bija e shkrimtarit Petro. Nderkohe, pasdite diskutuan Ana Pérez, presidente e Shoqates se Miqve te Brigadave Internacionale; Petro Luarasi, i biri i brigadistit Skender Luarasi si dhe shkrimtari i njohur Sabri Godo. Po keshtu ne sallen “Imperial”, te hotel Sheraton, ku u mbajt ky aktivitet i gjate, u shfaq edhe dokumentari “Petro Marko, nje gur ne vend te vet” nga Namik Ajazi, si dhe filmi “Toke dhe Liri”, i britanikut Ken Loach, i cili ofron ne menyre gjeniale perjetimet dhe rolin e Brigadisteve ne Luften Civile Spanjolle.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Petro Marko, “Hasta la Vista” dhe Vullnetaret e Lirise
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: LeTėrSiA-
Kėrce tek: