ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Flamuri Shqipetar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Flamuri Shqipetar   Sun Nov 18, 2007 7:45 pm

Te gjitha studimet historike, kujtimet dhe shkrimet e mevonshme, kur behet fjale per pavaresine e Shqiperise bashkohen ne nje pike te vetme: Mbremjen e 19 nentorit 1912. Ndersa ngjiste shkallet e anijes austriake "Baron Bruck", Ismail Qemali, dhe e gjithė shpura qe e shoqeronte ishin te qarte se po shkonin drejt pavaresise se Shqiperise.

Siē ndodh shpesh ne keto raste, nje deshmi e vogel e mbetur qe nga ajo kohe, nuk le me shteg per interpretime. Ne nje interviste, qe i dha gazetes me te madhe italiane te kohes, "Piccolo", perpara nisjes, Ismail Qemali deshmonte gjithe strategjine e tij: "Shpallja e pavaresise eshte e pashmangshme. Ne duam t'i paraqesim Evropes faktin e kryer. Do te krijohet nje qeveri e perkohshme dhe ndoshta, une do te jem kryetar. Ju siguroj se per idene e pavaresise jemi te gjithe ne nje mendje". Por, Ismail Qemali, nuk kishte folur per ate qe kishte ndodhur gjate udhetimit te tij te trazuar nga Stambolli ne Bukuresht e prej ketu ne Budapest e Vjene. Nuk kishte komentuar as takimet gjysme te fshehta me personalitetet me te rendesishme te politikes se jashtme te atyre vendeve dhe padyshim as faktin se ne Shqiperine gjysme te pushtuar nga fuqite ballkanike, qe i kishin shpallur lufte Turqise, ishte krijuar tashme nje komitet, qe merrej me pergatitjen e pavaresise. As ne kete interviste dhe as ne nje tjeter, qe i kishte dhene po ate dite nje gazete te njohur austriake, ai nuk kishte sqaruar se si kishte ndodhur realisht qe ideja e autonomise, me te cilen ai qe nisur nga Stambolli dhe per te cilen kishte biseduar me autoritetet e Portes se Larte, ishte shnderruar tashme ne nje pavaresi te kulluar nga Turqia. Ne te vertete, gjithe misteri i Pavaresise se Shqiperise dhe gjithe kulisat qe e shoqeruan ate, me shume sesa ne udhetimin e mundimshem te Ismail Qemalit per nė Shqiperi, qendrojne ne turin qe ai beri ne fillim te nentorit ne Evrope.

NGA REFUZIMI I SULLTANIT TEK ANIJA "BARON BRUCK"

Me 1909, kur Ismail Qemali refuzoi dy here rresht postin e Ministrit te Drejtesise dhe me pas ate te Ministrit te Brendshem te Perandorise Turke, ai kishte vetem nje ide te cilen i'a komunikoi sulltanit, ne takimin e tyre direkt: Shpalljen e autonomise se Shqiperise nga perandoria turke dhe emerimin e nje shqiptari, mbase edhe te tijin, ne krye te shtetit te ri qe pritej te lindte. Sulltani, duket se, nuk ka qene shume entuziast per kete ide, perderisa Ismail Qemali u largua nga pallati i tij pa asnje premtim konkret. Por, dy vjet me vone, ai nuk hezitoi t'i perseriste idene e tij, Qamil Pashes, vezirit te madh te perandorise dhe nje prej miqve te tij te vjeter. Fatkeqesisht, Vezir Pasha nuk ishte ne dijeni te zhvillimeve qe priteshin ne rajon dhe ai perseri kembenguli qe Shqiperia te mbetej pjese e Perandorise. Shqetesimi me i madh i tij, por edhe i patrioteve, ishte se nje largim nga Turqia, mund te dėrgonte ne copetimin e Shqiperise. Siē doli me vone kjo ide ishte krejtesisht e gabuar. Ne nentor 1911, ndersa ndodhej ne nje udhetim ne Trieste, Ismail Qemali u ftua nga Koloneli Bekir, te takonte Princin e Malit te zi, Mirko dhe me pas edhe Mbretin Nikolla.

Takimi i mbajt ne Kotorr dhe oferta ishte fare e qarte. Shqiperia ftohej te luftonte ne anen e fuqive ballkanike kunder Turqise dhe ne kete rast, perfitimi i saj do te ishte i madh. Ismail Qemali nuk e ka sqaruar asnjehere se cila ka qene pergjigjja e tij per kete oferte, por ai ka sqaruar se me te marre vesh arsyen e ka refuzuar takimin me Mbretin Nikolle. Ai ishte tashme i qarte me ate qe po ndodhte dhe vazhdimisht gjate vitit 1912 i kishte perseritur Qamil Pashes shqetesimin e tij. Kjo duhet te jete bere me e mprehte ne tetor te 1912, kur nderkohe kishte filluar lufta ballkanike dhe kur shtetet aleate po korrnin fitore ndaj Turqise. Ka qene pikerisht kjo kohe, kur Ambasadori i Austro-Hungarise ne Stamboll ra ne kontakt me nje sere patrotesh shqiptare atje dhe ju sugjeroi atyre idene e nje shteti autonom shqiptar edhe pa pelqimin turk. Ismail Qemali duhet te kete qene nder me entuziastet per kete ide, por si nje zyrtar i vjeter i Perandorise, ai nuk hezitoi te vinte ne dijeni Vezirin Qamil Pasha dhe Ministrin e Brendshem, kusheririn e tij, Ferid pashe Vlora. Ismail Qemali i sqaroi ata se koha qe ai kishte sherbyer perandorise mori fund dhe se ai po nisej t'i jepte Shqiperise zgjidhjen me te mire te mundshme.

Ajo qe nuk eshte sqaruar asnjehere, ne gjithe situaten qe i priu pavaresise shqiptare, eshte roli i patrioteve dhe feudaleve vendas ne te. Eqerem bej Vlora, kusheri i Ismail Qemalit dhe nje nga figurat e njohura te politikes shqiptare te mevonshme, ne kujtimet e tij shkruar dhe botuar diku ne vitet 60-te, sqaron se qe ne fillim te korrikut 1912 ne Shqiperi qene ngritur komitete per pavaresine dhe se kusheriri i tij, Syrja bej Vlora kishte mandatin e popullit te Vlores per nje Kuvend Kombetar, qe ne muajin gusht 1912. Ismail Qemali duhej te ishte ne kontakt te vazhdueshem me ta, nisur edhe nga fakti se ne muajin qershor-korrik, ai kishte qene pak dite ne Vlore. Por, pavaresisht nga situata ne Shqiperi dhe kontakti qe Ismail Qemali mbante ketu, ai u nis realisht per ne Bukuresht ne fillim te nentorit 1912. Me Qamil Pashen nuk kishte arritur asnje kompromis, me perjashtim te premtimit qe nese Fuqite Ballkanike hynin thelle ne territorin shqiptar, ai te shpallte autonomine dhe Porta e Larte ta njihte kete vendim te popullit shqiptar.

Me 3 nentor 1912, kur mberriti ne Bukuresht, Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, gjeten nje situate krejt te ndryshme nga ajo qe sundonte ne Stamboll. Kryeqyteti i rumuneve ishte perfshire nga euphoria dhe te gjitha organizatat shqiptare qe vepronin atje, qene te vendosura per pavaresine. Fati i separatisteve shqiptare ishte se ata njiheshin me sy te mire nga qeveria e kohes, per te mos thene se stimuloheshin nga ajo. U desha fare pak kohe, qe Ismail Qemali dhe delegacioni i tij, ta kuptonin se Turqia ishte perfundimisht e humbur dhe se pavaresia ishte e vetmja zgjidhje. Per me teper, komuniteti i Bukureshtit, kishte filluar ta konsideronte kete akt te kryer tashme. Disa perfaqesues te tij qene derguar ne Korce dhe krahinat e jugut per te pregatitur situaten dhe nga te gjithe bashke ishte mbledhur nje shume jo e vogel, qe do te sherbente si thesari i shtetit te pare shqiptar. Ne Rumani kishin pergatitur flamurin, i cili do te ishte simboli i shtetit shqiptar dhe nje bande muzikore, qe do te kendonte himnin kombetar. Kjo duhet te kete qene pak a shume atmosfera mbremjen e 5 nentorit 1912, kur ne Hotel Kontinental, me luksozi i Bukureshtit, filloi mbledhja e perfaqesuesve te kolonive shqiptare dhe delegacionit qe vinte nga Stambolli.

Ne studimet e mevonshme dhe ne tekstet zyrtare te historise, pak ose aspak permendet kjo ngjarje qe ne te vertete perben hapin e pare dhe kryesor per Pavaresine e Shqiperise. Fatmiresisht, shume prej pjesmarresve te asaj mbledhjeje, jetuan deri vone dhe nje pjese kane lene edhe kujtimet e tyre. Ato kujtime qe bashkohen ne nje pike: mbledhja vendosi njezeri per pavaresine e Shqiperise dhe ngarkoi Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij te kontaktonte perfaqesuesit diplomatike te Fuqive te Medha dhe te merrte aprovimin e tyre per kete vendim. Dy dite me vone, i perforcuar edhe me kater perfaqesues te Kolonise se Bukureshtit, delegacioni u nis per ne Viene. Ne kujtimet e tij, Sejfi Vllamasi, nje nder personazhet me te rendesishme te politikes shqiptare te mevonshme, tregon se ne momentin e largimit, Kristo Meksi i la ne dore Ismail Qemalit nje cek prej 500 mije franga ar, dhurate e Kryeministrit rumun Taqe Junesku, sebashku me urimet e tij. Shqiptar me prejardhje, Junesku kishte menduar se kjo shume mund te perdorej per shpenzimet qe do t'i dilnin delegacionit deri ne momentin e mberritjes ne Shqiperi.

Delegacioni sapo kishte mberritur ne Viene, kur Ismail Qemali gjeti ne hotel nje telegram nga miku i tij i vjeter, konti Andrassy. Ai e ftonte ne Budapest, duke sqaruar se vec cmalljes, nje mik kerkonte ta takonte me nxitim. Ismail Qemali la ne Vjene delegacionin dhe nje dite me vone mberriti ne Budapest. Njeriu qe donte ta takonte ishte Konti Hadik, ish nensekretar shteti, i cili po ate nate e ftoi per darke ne shtepine e tij. Ne darken e rezervuar, vec Kontit dhe Ismail Qemalit, ndodhej edhe Konti Berchtold, Ministri i Jashtem i Austro-Hungarise dhe nje nder njerezit me te fuqishem te diplomacise evropiane. Konti ishte i hapur me te. Me fare pak fjale i shpjegoi se: Shqiperia kercenohej nga fqinjet, se ky kercenim ishte fatal dhe se Austro-Hungaria ishte e gatshme te nxiste dhe te mbeshteste pavaresine e Shqiperise. Me nje sjellje te hapur, Konti Hadik, i shpjegoi se qeveria e tij, kishte biseduar edhe me ate Italiane dhe Gjermane dhe se te treja keto bashke nuk e shihnin me sy te mire nje shtrirje te Malit te Zi dhe Serbise ne jug te Ballkanit. Ai e sqaroi se delegacioni nuk duhej te humbiste kohe dhe u tregua i gatshem te pranonte kerkesen e vetme qe Ismail Qemali i beri ate nate. T'i vinte ne dispozicion nje vapor qe do t'i shoqeronte per ne Durres. Nje dite me vone, ne Viene, delegacioni takoi Ambasadorin italian Avana. Ky i qendroi
po atij konstatimi te Kontit Berchtold dhe kerkoi qe gjate qendrimit ne Trieste, delegacioni te takonte disa perfaqesues te qeverise italiane. Me 18 nentor 1912, delegacioni mberriti atje. Ne port i priste nje vapor i quajtur "Baron Bruck" dhe nisja per ne Shqiperi qe parashikuar per te nesermen.

Situata ne vend kishte ndryshuar mjaft qe nga vera, kur Ismail Qemali kishte qene aty. Mbi te gjitha, lajmet qe vinin vjeteroheshin rruges dhe askush nuk e dinte se cfare po ndodhte realisht. Patriotet shqiptare, te vene ne dijeni nga telegramet e Luigj Gurakuqit kishin filluar pergatitjet per Kuvendin Kombetar, por me shume se tre te katertat e Shqiperise qene te pushtuara nga Fuqite Ballkanike. Ushtria turke ishte shpartalluar dhe rekrutet e saj vertiteshin fshatrave dhe qyteteve, si turma endacakesh. Vete delegacioni kishte menduar qe ngritja e flamurit te behej ne daten 22 nentor ne Durres. Me sa duket te gjithe kishin menduar te evitonin levizjet e metejshme neper Shqiperine e ndezur nga lufta dhe faktin qe Durresi gjendej ne nje pozicion te favorshem per te gjithe delegatet qe priteshin te vinin. Por situata ne qytet ishte shume me ndryshe nga c'pritej. Deti ishte zėnė nga flota greke, ndersa ne qytet, nje kompromis i dhespotit Jakov me Myftiun e qytetit, i kishte prishur shanset per nje kuvend real.

Delegacioni, i cili vinte nga Trieste, duket se e ndjeu kete qe ne momentin e pare dhe nenshtytjen e disa patrioteve, qe kishin dale per t'i pritur dhe vazhdoi rrugen drejt jugut. Po ate dite, te gjithe qytetet e Shqiperise, u lajmeruan telegrafisht te nisnin delegatet e tyre per ne qytetin e Vlores. Po ate dite, Ismail Qemali u vu ne dijeni se komandanti Turk i Janines kishte nxjerre nje urdher arresti per te, ndersa mbasdite, po ai komandant, njoftoi te gjitha autoritetet lokale te prisnin me nderime delegacionin shqiptar dhe t'i krijonin atij kushte per te kryer misionin fisnik. Askush nuk e kuptoi kete ndryshim te shpejte, por per te shmangur cdo keqkuptim, delegacioni shmangu rrugen kryesore dhe u nis drejt Vlores neper nje rruge te perbaltur fshati. Delegacioni i shtuar rruges edhe me delegatet e Shqiperise se Mesme dhe te atyre zonave nga kalonte mberriti ne mbremjen e 27 nentorit 1912 ne Vlore. Situata ishte ne qytet krejt e ndryshme nga ajo e Durresit dhe ne kujtimet e tij, Ismail Qemali e kujton keshtu: "Nje zjarr i shenjte patriotizmi kishte pushtuar qytetin tim te lindjes, entuzizmi dhe gezimi na pershendesnin kudo. Shkurt, u ndodha i rrethuar nga 83 delegate, myslimane e te krishtere, te mbledhur nga cdo ane e Shqiperise se pushtuar ose jo nga fuqite nderluftuese".

Delegacioni u vendos ne shtepine e Xhemil bej Vlores, kusheriri i Ismail Qemalit. Ishte po ajo shtepi, ku plaku kishte lindur 71 vjet me pare. Eqerem bej Vlora eshte nga te paktet deshmitare qe ka arritur te vizatoje naten ne ate shtepi. "U mblodhem te gjithe ne selamllek dhe si gjithmone ne keto raste rremuja sundonte gjithcka. Problemi ishte se disa krahina nuk kishin derguar delegate. Ose ata nuk vinin dot, ose nuk kishte pasur mundesi per t'u bere mbledhje perfaqesimi. Zgjidhja u gjet vone, kur u vendos qe perfaqesues me autoritet te atyre krahinave, qe gjendeshin ne Vlore, te pajiseshim me mandat per ne kuvend". Kuvendi i hapi punimet te nesermen ne mengjes, date 28 nentor 1912, po ne shtepine e Xhemil bej Vlores. Ēuditerisht, nuk filloi ne mengjes, me shpresen se Isa Boletini, perfaqesuesi i Kosoves qe ndodhej rruges do te mberrinte ne kohe. Por nje lajm, sipas te cilit, anijet luftarake greke i qene afruar portit, i beri delegatet te nxitojne. Gjithcka dihet per ate kuvend eshte procesverbali, qe u botua pak kohe me pas ne organin zyrtar te qeverise se Vlores: "Perlindja e Shqiperise".

Pas nje fjale te shkurter te Ismail Qemalit, 40 delegate te ardhur nga te gjitha trevat e Shqiperise, me vullnet te lire dhe pa dallim feje, vendosen qe Shqiperia te behet me vehte, e lire dhe e pavarur. Procesverbali, origjinali i te cilit fatkeqesisht nuk gjendet me, pasqyron gjithe emocionin e atij momenti. U ftuan te firmosin te gjithe, edhe ata qe mund ta benin kete vetem ne turqisht dhe tre vete qe ishin analfabete dhe qe e bene kete, duke vene gushtin me boje. 30 minuta me vone, nje perfaqesi u shfaq ne ballkonin e shtepise se vjeter te Xhemil bej Vlores. Flamuri qe Spiridon Ilo e kishte sjelle me vete nga Bukureshti dhe qe Marigo Pozio e kishte zbukuruar me theke u vendos ne murin e ballkonit nga vete Ismail Qemali. Ishte ora 15:12 minuta, kur me se fundi, Shqiperia shpalli pavaresine nga Truqia. Nje ore me vone, shteti i ri kishte qeverine e tij. Kryetar u zgjodh Ismail Qemali dhe zv. Kryetar, Dom Nikolle Kacorri. Ne daten 1 dhjetor 1912, me perjashtim te Greqise, te gjitha fuqitė evropiane dhe ballkanike, njohen vullnetin e popullit shqiptar per te jetuar "me vehte, i lire dhe i pavarur".


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Flamuri Shqipetar   Sun Nov 18, 2007 7:46 pm

KUSH E SOLLI FLAMURIN?

"Flamurin qe ngriti Ismail Qemali ne Vlore e kam sjelle une nga Bukureshti, duke e mbajtur ne gji". Kjo fjali e shkurter dhe e harruar ne kujtimet e Spiridon Ilos, njerit prej firmetareve te aktit te pavaresise duket se vetem vone ka filluar te provokoje kureshtjen e historianeve dhe njerezve te shtypit. Per shume vite me rradhe, versioni zyrtar ishte i ngrire dhe mbi te qene mbeshtetur te gjitha versionet artistike apo perkujtimore. "Flamuri qe Ismail Qemali ngriti ne ballkonin e shtepise se tij, u qendis nga korcarja Marigo Pozio, qe jetonte ne ate kohe ne Vlore. Marigoja e qendisi ate brenda nates". Ky eshte pak a shume shpjegimi zyrtar, qe jepet nder te tjera edhe ne tekstin e Historise se Shqiperise. Por, versioni i shnderruar ne legjende, nuk i kenaq te gjitha interpretimet. Versioni me i mundshem dhe me i vertetuari kohet e fundit eshte ai qe del nga gjithe kujtimet e pjesmarresve ne Kongresin per shpalljen e Pavaresise. Flamuri, qe Ismail Qemali ka ngritur ne Vlore dhe qe simbolikisht shenon pavaresine dhe krijimin e shtetit modern shqiptar, eshte po ai qe zbukuronte podiumin e Hotel Kontinentalit ne Bukuresht, mbremjen e 5 nentorit 1912. Takimi i Ismail Qemalit me patriotet Shqiptare te Bukureshtit, vendosi realisht shpalljen e pavaresise, qe do te behej realitet 23 dite me vone ne Vlore. Te gjitha burimet shenojne se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjate gjithe udhetimit, ai e ka mbajtur me vete. Por, Spiridon Ilo ishte djali i tezes i Marigo Pozios. Mbremjen e 27 nentorit, ai ka bujtur ne shtepine e saj ne Vlore dhe sipas deshmive, Pozio ka qendisur brenda nates theket e flamurit dhe zbukurimet e shqiponjes.

Spiridon Ilo, sebashku me Mustafa Krujen, duhet te jete nje nga firmetaret e fundit te aktit te pavaresise qe jetoi deri vone. Vdiq ne Korce ne vitin 1950. Deri ate dite jeta e ketij rilindasi te fundit kishte qene ajo e nje patrioti mergimtar. Ne moshe te re u vendos ne Bukuresht, ku ne ate kohe kishte nje koloni shqiptare me origjine nga krahine e tij te lindjes, Korca. Ne Rumani u lidh me shoqatat atdhetare dhe pati rol aktiv ne to. U njoh nder te tjera si kompozitor dhe kengetari i pare i kenges se njohur "Eja mblidhuni ketu, ketu". Pas mbledhjes se 5 nentorit 1912, shoqeroi Ismail Qemalin ne udhetimin e tij drejt Vlores. Korca, e rrethuar nga greket, e caktoi delegat te sajin ne Kuvendin e Pavaresise dhe emri i tij dallohet mes firmetareve. Jetoi pak ne Korce dhe me 1913 u largua si pasoje e sulmeve te andarteve. Me 1916 shkoi ne SHBA, ku hapi nje kafene ne Nju Jork. Po atje regjistroi disa pllaka me muzike shqiptare, te cilat duhet te jene nder fondet me te rendesishme, qe kane mbetur ende. Pas SHBA-sė u kthye ne Rumani dhe me 1926 u vendos perfundimisht ne Korce. Ne vitet e mbreterise punoi si taksa mbledhes. Jetoi ne Korce deri ne vitin 1950, kur edhe vdiq.

TE GJITHA ENIGMAT E PAVARESISE

* Askush nuk e di se ku gjendet origjinali i aktit te shpalljes se pavaresise firmosur mbasditen e 28 nentorit 1912 ne Vlore. Te gjitha hulumtimet e bera nga studiues te apasionuar, humbasin ne vitin e larget 1937. Sipas me te suksesshmit te tyre, Artan Lame, kopja origjinale ishte me 1937, prone e Lef Nosit, edhe ai firmetar i aktit dhe nje koleksionist i famshem i apasionuar nga Elbasani. Me rastin e 25 vjetorit te shpalljes se pavaresise, Mbreti Zog pergatiti disa kopje te aktit me ngjyra dhe ia shperndau ato firmetareve, qe kishin mbetur gjalle. Me 1944, Lef Nosi u pushkatua si kolaboracionist, ndersa koleksioni i tij, kryesisht u shkaterrua. Deri me 1944, ai dispononte ne Banken Shqiptare nje kasete sigurie, ne te cilen duket se ruante edhe dokumentin me te vlefshem te
historise se shqiperise. Nuk dihet se cfare eshte bere me kaseten dhe nuk dihet se cfare eshte bere me aktin origjinal.

* Por, edhe kopja e mbetur qe nga 1944, nuk u shfaq e plote. Mbi te u montuan dy foto te cilat mbulonin firmen e Mid'hat Frasherit dhe ate te Mustafa Krujes. Per me shume se 50 vjet, madje edhe me 1997, e vetmja kopje qe pasqyrohej ne shtyp dhe ne albumet historike ishte ajo e fallsifikuara.

* Deri me sot, askush nuk mund te thote se sa kane qene firmetaret e aktit te pavaresise. Numri i firmave ne fund te tekstit nuk perputhet me numrin e delegateve qe permenden ne organin zyrtar te kohes, "Perlindja e Shqiperise". Kjo eshte vetem njera ane. Jo te gjithe ata qe kane firmosur kane arritur te identifikohen. Se paku kater firma ne turqisht dhe disa te tjera ne shqip nuk dihet se te kujt jane. Me shume se 9 firma ne total nuk identifikohen dot, duke e bere Shqiperine padyshim te vetmin vend ne bote qe nuk njeh ekzekutuesit e pavaresise se saj. Ose, qe ka vetem nje njohje gjysmake te tyre.

* Nuk egziston asnje foto, qe te dokumentoje kete akt. Fotoja e vetme qe tregon Ismail Qemalin me flamur ne dore, eshte bere nje vit me vone, me rastin e nje vjetorit te shpalljes se pavaresise. Gjate festimeve me kete rast.

* Dhe se fundi, pjesa me e madhe e njerezve, qe u bene protagoniste te shpalljes se pavaresise nuk patėn ndonje fat per t'u shenuar ne shtetin qe ngriten ate dite. Madje, ishin ata te paret qe u bene viktima te tij. Nje pjese, perfshi dhe Ismail Qemalin, u perzune nga Shqiperia ose u detyruan te behen emigrante politike ne vite dhe kohe te ndryshme. Nje pjese, qe mbeten gjalle, u pushkatuan me 1944 nga komunistet. Vetem pak prej tyre mbyllen syte ne shtepite e tyre.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Flamuri Shqipetar
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: