AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Po, une e vrava Bekimin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo
jerimida


Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

Po, une e vrava Bekimin Empty
MesazhTitulli: Po, une e vrava Bekimin   Po, une e vrava Bekimin Icon_minitimeSat Nov 03, 2007 4:37 pm

Hakmarrja qe filloi per nepsin e manave dhe mbaroi me perdhunimin e vrasjen e percudnueshme. Te gjitha detajet e krimit te tmerrshem dhe rrefimi i Shpetim Zizes per policine



Askujt nuk i shkonte ne mendje se nje grusht me mana qe iu mohua psikopatit, do te ishte rrjedhoja e zhdukjes e me pas gjetjen e trupit te masakruar te 10-vjecarit Bekim Cengu. Por ja qe 19-vjecari Shpetim Ziza kishte muaj te tere qe skenonte hakmarrjen ndaj te moshuarit, i cili ia nderpreu ne mes nepsin per manat. “Doja t’i shkaktoja dhimbje fqinjit qe me zbriti nga mani, dhe keshtu nisa te mendoja si te hakmerresha. Ai e donte shume nipin e tij, Bekimin, ndaj dhe vendosa ta vrisja ate”. Me nje qetesi te tmerrshme dhe me nje qendrim te krahasuar me dike qe ka vrare nje mize qe e bezdiste dhe jo nje femije te klases se katert, rrefen keshtu 19-vjecari Ziza per vrasjen makabre. Te pakten keshtu e kane cilesuar ekspertet e policise qendrimin e autorit “postvrasjes”, teksa rrefente te gjithe mekanizmin e krimit dhe shkakun e tij. Pas rreth 10 oresh, Shpetim Ziza me ne fund “hapi gojen” per te rrefyer ne polici vrasjen e 10-vjecarit Bekim Cenges, ngjarje e cila ka tronditur jo vetem qytetin e Peshkopise, por mbare vendin. Djali 10-vjecar i cili banonte ne lagjen “Kamen” te Peshkopise, u zhduk mesditen e se martes se kaluar, per t’u gjetur me pas i masakruar mesditen e se shtunes ne tunel, ne fshatin ne periferi te qytetit te quajtur Tomin. Sipas policise, femija ishte mbytur me lidhese kepucesh, pasi eshte perdhunuar nga autori, cka eshte provuar nga sperma e gjetur gjate kryerjes se ekspertizes mjeko-ligjore ne trupin e vogelushit te masakruar. Efektivat blu arrestuan si te dyshuar kryesor te masakrimit te te miturit fqinjin e tij, 19-vjecarin Shpetim Ziza, i cili fillimisht nuk ka pranuar te flase ne lidhje me krimin, per ta pranuar autoresine e tij 10 ore me pas.

Rrefimi i psikopatit maniak

Fillimisht ai nuk pranonte te fliste asnje fjale, por me pas rrefimi i tij do te tmerronte ekspertet e Policise Kriminale. Deshmia e autorit te vrasjes ka “lene me goje hapur” efektivet e policise, te cilet shprehen se gjate gjithe karrieres se tyre nuk jane perballur ndonjehere me nje kriminel te tille. “Po, une e kam vrare Bekimin”, ishte fjalia e pare e Shpetimit, i cili pranoi autoresine e vrasjes. Per te provokuar fjalet e psikopatit, policet tentuan te mohonin deklaraten e tij, duke i thene se nuk e kishte kryer ai vrasjen. “Pse nuk me besoni, une e kam vrare! Si vrasjen e pare qe kisha, doli mire”, mesohet te kete insistuar ne autoresine e tij 19-vjecari, duke shpallur veten hero per aktin kriminal qe kishte kryer, ndersa qeshte kur tregonte per vrasjen. Mengjesin e djeshem, ekspertet e policise bashke me psikopatin shkuan ne vendin e krimit, qe autori te rrefente mekanizimin e vrasjes. “E solla ne tunel, ku pame nje gjarper. Bekimi kishte frike prej tij, ndaj dhe une ia preva koken gjarprit”, mesohet te kete justifikuar autori pranine e nje gjarpri te ngordhur prane trupit ku u gjet viktima. “Me pas e zhvesha dhe e perdhunova. Po hakmerresha. Pas kesaj zgjidha lidheset e kepuceve dhe e mbyta. Bekimi me lutej te mos i beja keq dhe ne fund, kur po e mbysja, me tha: “Me ler te shkoj tek mami”. Nuk e lashe, por e mbyta. Pasi e pashe qe s’merrte me fryme, ia hoqa lidheset nga qafa dhe i groposa disa metra larg. Siper u vura nje gur dhe nje shapke, qe te mbaja mend vendin ku i kisha fshehur”. Ka vazhduar me tej me deshmine e tij para oficereve te Policise Kriminale, psikopati maniak. Sipas policise, 19-vjecari ishte kthyer vetem nje here ne vendin e krimit gjate pese diteve qe trupi i 10-vjecarit nuk ishte gjendur ende. Ai kishte kthyer trupin e viktimes permbys, pasi kishin filluar ta hanin kafshet, duke e demtuar kryesisht ne fytyre. “Gjyshi i Bekimit nuk me la te haja mana, ndaj vendosa te hakmerresha ndaj tij. Nese me mbetet hatri me dike, une do t’i vras, qofshin edhe prinderit e mi; do t’i vras te gjithe me automatik”, ka rrefyer me tej monstra, i cili ne asnje moment nuk shprehte peshen e keqardhjes per krimin qe kishte kryer.

Nepsi per manat e uria per hakmarrje

Qysh kur ishte koha e manave, diku nga qershori i ketij viti, qysh atehere e ka zanafillen skenari per vrasjen e 10-vjecarit Bekim Cenga. Ne ate kohe, 19-vjecari i cili posedon edhe kartele nga mjekesia ligjore, si i semure mendor, kishte hipur pa lejen ne manin e gjyshit te Bekimit. Ziza ishte fqinj me familjen Cenga, ndaj dhe shpesh shihej ne oborrin e tyre. Sapo ka pare Shpetimin ne pemen e manit, i moshuari e ka urdheruar ate te zbrese. I riu nuk e ka kundershtuar ate, por ka zbritur nga mani dhe eshte larguar. Por per kete perzenie, Shpetimi do te fillonte te mendonte si te ndeshkonte plakun qe nuk e lejoi te hante mana. Ai donte te shihte fqinjin te vuante, duke i shkaktuar dhimbje, ndaj dhe filloi te gjente nje menyre per t’ia arritur qellimit. Shpeshhere i kishte qelluar te shihte afrimitetin e te moshuarit me nipin e tij 10-vjecar. “E shihja shpesh t’i jepte leke Bekimit dhe ta mbante afer”, - pohoi ai pas arrestimit. Keshtu qe Ziza duket se gjeti edhe piken e dobet te fqinjit, i cili do te vriste per manat e mohuar. Rreth pese muaj pasi e detyruan te zbriste nga mani, Shpetim Ziza vendosi te hakmerrej, duke vene ne jete planin te cilen e thuri gjate kesaj kohe.

Zhdukja e 10-vjecarit

Te marten e javes se kaluar, prinderit e Bekim Cenges i kerkuan ndihme policise se Peshkopise, sepse nuk po gjenin djalin e tyre. Ai ishte pare per here te fundit pak pas mesdites se te martes, nen shoqerine e fqinjit Shpetim Ziza. Mesohet se ky i fundit i ka thene 10-vjecarit te shkonte te blinte disa cigare. Keshtu ai ka mundur ta shkepuse femijen nga oborri i shtepise. Duke qene se Bekimi dhe Shpetimi luanin cdo dite bashke, kjo gje nuk e ka trembur djalin te shkoje pas psikopatit, qe pak kohe me vone do ta perdhunonte dhe do ta vriste barbarisht. 19-vjecari e ka cuar Bekimin ne nje tunel-bunker ne fshatin periferik te qytetit, ku nen kercenimin e nje bajonete e ka detyruar te futen ne tunel dhe te mos guxoje per ta kundershtuar. Ai aty e ka detyruar vogelushin qe te zhvishej, per ta perdhunuar dhe nuk ka hezituar qe ta dhunoje kafsherisht. Me gjithe lutjet e femijes qe ta linte te shkonte tek mami i tij, se ai nuk do t’i tregonte askujt, monstra nuk ndalonte dot me se hakmarri. Pas perdhunimit, Shpetimi ka zgjidhur lidheset e kepuceve te tij dhe te femijes dhe ka filluar t’i tregoje atij se do ta vriste. Me gjithe lutjet e djalit, psikopati maniak nuk eshte zmbrapsur per te kryer krimin, por e ka lidhur ate dhe me pas e ka mbytur me lidheset e kepuceve. Sapo sigurohet per vdekjen e Bekimit, 19-vjecari kthehet ne qytet, ku perballet me te emen e 10-vjecarit. Ajo e pyet Shpetimin nese e kishte pare Bekimin. “Mos u merzit, se do kujdesem une per te”, mesohet t’i kete thene Shpetimi nenes se djalit qe sapo e kishte mbytur. Ne pese dite kerkim per gjetjen e 10-vjecarit ishin angazhuar me shume se kurre banoret e Peshkopise dhe e gjithe policia e qytetit, mes tyre edhe vete autori i masakres. Me nje fytyre engjellore, i rregullt ne veshje dhe me nje kapele, e cila i kishte “zene rrenje ne koke”, pasi nuk e hiqte kurre, 19-vjecari Ziza endej pas policise per te gjetur 10-vjecarin.

Zbulimi i autorit

“Ai ishte i dyshuari kryesor per zhdukjen e 10-vjecarit, edhe para se te gjendej trupi i tij i masakruar. Kjo, sepse 19-vjecari Shpetim Ziza njihej si i semure mendor, ndersa kishte qene edhe dy here me pare i arrestuar nga policia”, thane per gazeten “Korrieri” zyrtare te policise se Peshkopise. Por pavaresisht moshes se tij te madhe, Shpetimi kishte mendjen e nje femije dhe shoqerohej vetem me ta, ndaj te cileve nuk kishte ushtruar ndonjehere dhune apo te ishte agresiv karshi tyre. Kjo gje e largonte 19-vjecarin nga ngjarja, ndaj te cilit filluan dyshimet vetem kur u gjet trupi i femijes.

Pikerisht ne kete kohe, policia shoqeroi nenen e Shpetimit, se ciles i ra te fiket menjehere sapo u perball me uniformat blu. “Na u desh ta conim ne spital nenen e 19-vjecarit, dhe gjendja e saj ishte nje indicie per te zbuluar autorin e kesaj masakre”, shtuan me tej burimet policore te Peshkopise. Sipas policise, ajo dyshohet se kishte dijeni per krimin qe kishte kryer i biri, ndaj dhe sapo u perball me efektivat blu, i ra te fiket. E gjendur perballe kesaj situate, policia kreu shoqerimin e 19-vjecarit Shpetim Ziza
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Po, une e vrava Bekimin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: