AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Berat/ Persona te maskuar vjedhin cel e pacienteve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Berat/ Persona te maskuar vjedhin cel e pacienteve Empty
MesazhTitulli: Berat/ Persona te maskuar vjedhin cel e pacienteve   Berat/ Persona te maskuar vjedhin cel e pacienteve Icon_minitimeSun Nov 18, 2007 7:52 pm

BERAT/ Persona tė maskuar vjedhin celularėt e pacientėve

Maskat grabisin tė sėmurėt nė spital

BERAT – Edhe pse tė sėmurė, maskat nuk kanė kursyer pacientėt e repartit tė kirurgjisė nė spitalin e Beratit. Persona akoma tė paidentifikuar nga policia, tė dielėn rreth orės 21.00 kanė vjedhur disa tė sėmurė nė kėtė spital. Burime nga policia bėjnė tė ditur se deri tani nuk ka asnjė tė dyshuar. Ndėrkohė, burime nga Drejtoria e Spitalit bėjnė tė ditur se persona tė veshur me kostumet e pacientėve tė spitalit dhe me maska kanė vjedhur paratė dhe celularėt e pacientėve. Drejtori i spitalit, Mekail Miti ėshtė shprehur se ky ka qenė njė rast tepėr shqetėsues pėr ne dhe tė sėmurėt nė kėtė spital, tė cilėt janė tronditur nga kėrcėnimet e grabitėsve.
Ngjarja
Ka qenė ora 23.00, kur disa persona tė veshur me kostume tė pacientėve tė spitalit kanė hyrė nė ambientet e tij dhe janė ngjitur nė katin e dytė nė repartin e kirurgjisė. Duke shfrytėzuar rastin, qė nė atė orė nuk ka patur lėvizje tė personelit, kanė vėnė maskat dhe kanė hyrė nėpėr dhomat e pavijonit me maska dhe me njė herė kanė kėrkuar ēantat e tė sėmurėve pėr t’i kontrolluar. Tė sėmurėt kanė dorėzuar tė gjitha ēantat dhe aparatet celularė qė dispononin. Grabitėsit mė pas janė larguar, duke u shpėtuar rojeve qė patrullonin jashtė ambienteve tė brendshme tė spitalit. Pas ngjarjes ėshtė njoftuar me njėherė policia, e cila me tė marrė njoftimin ka mbėrritur nė spital.
Policia
Pas kėqyrjes sė vendngjarjes, policia ėshtė vėnė nė kėrkim tė autorėve tė kėsaj ngjarje. Burimet e policisė bėjnė tė ditur se policia po punon nė dy pista, atė tė njė bashkėpunimi tė brendshėm midis maskave, tė ndonjė personi tė brendshėm dhe tė ndonjė grupi hajdutėsh qė vepron nė kėtė qytet. Spitali i Beratit ėshtė grabitur disa herė nga persona tė pa identifikuar nga policia.

I grabituri

Agim Troka, i sėmurė nė repartin e kirurgjisė tregon momentin kur maskat kanė hyrė nė dhomėn e tij pėr tė vjedhur. Ai shprehet se personat kishin veshur rroba si tė pacientėve tė spitalit. "U dhashė paratė qė kisha me vete dhe tė njėjtėn gjė bėnė edhe tė sėmurėt e tjerė", thotė pėr gazetėn i sėmuri. Ai tregon se nuk ka njohur asnjė nga ata, pasi kishin maska nė fytyrė. Ndėrkohė thotė se grabitėsit u morėn disa pacientėve edhe celularėt.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Berat/ Persona te maskuar vjedhin cel e pacienteve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sa persona keni ne msn tuaj ?
» Durres /Procesi penal per 10 persona .....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: