ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Lajme Te Fundit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Lajme Te Fundit   Sun Nov 18, 2007 7:53 pm

Pėr njė javė, 600 shqiptarė deportohen nga shteti grek

SARANDE – Mund tė quhet java e aksionit tė shtetit grek, pasi janė kthyer 600 shqiptarė pėr mungesė dokumentesh. Kėto verifikime janė bėrė nga Policia Kufitare e Qafė-Botės, tė cilės ēdo ditė i duhet tė presė emigrantė shqiptarė tė deportuar. Burime nga Policia Kufitare bėjnė tė ditur se vetėm dje, janė rikthyer 25 vetė. Pothuaj ēdo ditė dorėzohen nė Policinė Kufitare nė Qafė Botė, rreth 50-60 refugjatė, tė cilėt kanė kaluar nė mėnyrė tė paligjshme kufirin. Pasi janė kapur nga policia greke pa dokumentacionin e nevojshėm, janė ndaluar dhe janė sjellė nė pikėn mė tė afėrt tė kufirit shqiptar, nė atė tė Qafė Botės, ashtu siē ėshtė vendosur nė marrėveshjen mes dy policive, tė Shqipėrisė dhe asaj tė Greqisė. Nė Komisariatin e Policisė sė Sarandės, gjatė tėrė javės ka qytetarė tė deportuar qė u takojnė qyteteve tė ndryshme tė vendit. Ata mund tė jenė nga Vlora, Elbasani, Peshkopia, Shkodra, Kukėsi deri edhe nga Tropoja. Sipas burimeve policore mėsohet se, ajo pasi bėn verifikimin e secilit tė kthyer me komisariatet e vendeve nga vijnė ata dhe saktėson pėrmes informacioneve tė marra pastėrtinė e tyre, ose tė kundėrtėn, atėherė kėta deportivė lihen tė lirė. Ndėrkaq, nga verifikimi i kryer pėrmes policisė ka rezultuar se, disa prej tyre kanė qenė edhe persona nė kėrkim pėr vepra tė ndryshme penale.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sun Nov 18, 2007 7:54 pm

Prefektura, alarm pėr mungesėn e matėsve tė energjisė

SHKODER – Dy javė pas lajmit se nė Shkodėr janė dėrguar 20 mijė matės elektrikė, prefektura lajmėron mungesėn e tyre. Nė prefekturėn e qarkut tė Shkodrės ėshtė zhvilluar njė takim mbi situatėn e energjisė elektrike dhe sidomos pėr matjen e saj nė mėnyrė normale. Prefekti Kolombi, duke bėrė njė panoramė tė punės gjatė shtatė muajve, ka dhėnė vetė shifrat e KESH-it, tė cilat jepen nė mėnyrė tė tillė pėr herė tė parė nga ky organizėm. Kolombi tha se, nė Shkodėr abonentė tė KESH-it janė 52 mijė tė klasifikuar si “familjarė” dhe nga kėto janė 16 mijė janė pa matje. Por Prefekti i Shkodrės deklaroi gjithashtu se, janė mbi 5300 subjekte private si abonentė tė KESH-it, pra marrin energji prej kėtij organizmi dhe prej tyre janė 2000 pa matje tė rregullt, qė do tė thotė afėrsisht 40 pėr qind e tyre nuk u matet energjia dhe janė nė konsum aproksimativ tė vazhdueshėm. Por edhe abonentėt buxhetorė qė ishin 278 gjithsej, 126 prej tyre ishin pa matje dhe kėshtu edhe pothuaj gjysma e shtetėrorėve tė Shkodrės nga KESH-i mateshin me pėr afėrsi. Nesti Kiri, si drejtor i shpėrndarjes nė zonėn e Shkodrės, theksoi se nė zonėn ku ai ėshtė drejtor, nė vendet ku ka matės arkėtimi ėshtė nė masėn 90-95 pėr qind dhe ai tha gjithashtu se, “ne kemi arritur tė furnizojmė zonėn e Shkodrės me 24 orė energji elektrike”, dhe kjo ėshtė njė arritje qė Shkodra e ka dėshiruar prej kohėsh kur nė vitet e kaluara ajo ka pasur shumė orė kufizim tė energjisė elektrike.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Fri Dec 07, 2007 11:33 pm

Deputetėt e PD-sė i kėrkojnė qeverisė hetim pėr tregun e karburanteve

Deputeti i Partisė Demokratike, Blerim Ēela, ka kėrkuar nė Kuvend hetim nga qeveria mbi ēmimet spekulative nė tregun e naftės. Kundėrshton ministri Olldashi: “Janė rritur nė tė gjithė botėn”

Disa deputetė tė maxhorancės duket se janė ndėrgjegjėsuar pėrfundimisht mbi rritjen e lartė qė ka pėsuar ēmimi i naftės nė vendin tonė. Ata madje nuk kanė pėrtuar ta quajnė kėtė situatė nė tregun e karburanteve si “spekulative”. Seanca e djeshme nė Parlament ka pasur njė debat midis deputetit tė djathė Blerim Ēela dhe ministrit tė Transporteve Sokol Olldashi. Deputeti Ēela kėrkoi qė strukturat pėrkatėse tė qeverisė tė hetojnė ēmimet nė tregun e karburanteve pėr tė parė nėse ka apo jo spekulime. Nė kėtė pikė ka ndėrhyrė ministri i Transporteve Olldashi, i cili ka kundėrshtuar deputetin demokrat duke thėnė se ēmimi i karburanteve ėshtė rritur nė tė gjithė botėn dhe jo vetėm nė vendin tonė. Sipas Olldashit, ne varemi nga tregu ndėrkombėtar dhe do tė pėrshtatim atė ēmim qė vendos bursa dhe ajo atė qė kėrkohet. Por Ēela ka kėmbėngulur nė qėndrimin e tij duke u shprehur se pavarėsisht rritjes sė ēmimit nė bursat ndėrkombėtare tė arit tė zi, tregu shqiptar ka reflektuar njė ēmim mė tė madh seē duhet. Nisur nga kjo situatė, Ēela tha se njė hetim mbi kėtė treg duhet tė nisė pėr tė parė mėnyrėn e vendosjes sė ēmimit dhe tė cilėsisė sė karburanteve. Prej disa kohėsh nafta po njeh vetėm rritje nė tregun shqiptar. Njė litėr naftė po barazohet me atė tė benzinės, duke kapur vlerat qė shkojnė deri nė 150 lekė pėr litėr. Pavarėsisht kėsaj rritjeje tė paparashikueshme pėr tregun shqiptar, grosistėt kanė premtuar se rritje tė tjera presin tregun hidrokarbur shqiptar.
Refuzimi i hetimit
Kėrkesa e deputetit Ēela nuk mori njė pėrgjigje konkrete nė lidhje me hetimin e mundshėm mbi tregun hidrokarbur. Kjo edhe pėr faktin se njė institucion i pavarur si Autoriteti i Konkurrencės, ka nisur njė hetim mbi kėtė treg aq tė pėrfolur pėr abuzime. Ky autoritet ka bėrė njė studim pėrpara se tė merrte vendimin e hetimit tė tregut. Nga hetimi ka rezultuar se ka shenja tė kufizimit tė konkurrencės duke mos reflektuar ēmime tė njė konkurrence efektive nė treg. Sipas kėtij institucioni, raporti i hetimit do tė sjellė njė pasqyrė tė situatės sė konkurrencės nė kėtė treg, duke evidentuar problemet e mundshme.
Situata
Tregu i naftės reflektoi njė rritje prej 5 lekėsh nė fund tė muajit nėntor dhe kjo erdhi sipas tregtarėve nga rritja e ēmimeve nė bursė. Ndėrkohė, specialistė tė shumtė gjykojnė se ēmimet nė tregun shqiptar janė tė kripura dhe nuk luhet mirė me afatet e kontratave tė blerjes sė naftės. Sipas tyre, ēmimi i naftės nė Shqipėri rritet shumė herė mė shpejt nė rast se ngrihet nė bursė ndėrsa ai nuk ulet kur bursa bėn tė njėjtėn gjė. Tregtarėt shqiptarė shprehen se ēmimet i vendos bursa dhe se tregu shqiptar nuk i ka mė tė larta se vendet e rajonit. Rritja e ēmimit tė naftės pritet qė tė ndikojė keq nė presionet inflacioniste. Banka e Shqipėrisė ka shprehur nė raportet e saj se rritje e ēmimit tė naftės ka qenė njė faktor bazė nė shtrenjtimin e interesave bankare. Rritja e kėrkesės botėrore pėr naftė si rezultat i zhvillimeve pozitive tė ekonomisė globale dhe pasiguria gjeopolitike nė rajonet kryesore prodhuese tė saj, janė reflektuar nė rritjen e ēmimit tė naftės gjatė vitit 2006. Statistikat zyrtare tregojnė se konsumi botėror i naftės ėshtė rritur me 0.5 milionė fuēi nė ditė, apo rreth 0.6 pėr qind mė shumė se konsumi, nė tė njėjtėn periudhė njė vit mė parė. Nė rritjen e konsumit ka ndikuar kryesisht rritja e kėrkesės nga Kina dhe Lindja e Mesme. Nė muajin gusht, ēmimi i naftės arriti nivelin 96 dollarė pėr fuēi, duke shėnuar njė rekord tė ri. Importi i karburanteve ka pėsuar nė mėnyrė progresive rritje gjatė katėr viteve tė fundit. Doganat bėjnė me dije se kjo rritje graduale e ndodhur vit pas viti, llogaritet nė rreth 40 pėr qind krahasuar me gjendjen e mėparshme tė kėtij importi. Sipas specialistėve mendohet se rritja ka ardhur paralelisht me rritjen e kėrkesės nga tregu i brendshėm pėr lėndėt djegėse. Kėrkesa gjithnjė nė rritje pėr karburant tregon thellimin e nevojave tė vendit pėr lėndė djegėse, e cila vė nė punė gjeneratorėt e ndryshėm, tė cilėt nė mungesė tė energjisė elektrike djegin kėtė lėndė pėr energji.

7 Dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Fri Dec 07, 2007 11:34 pm

Gjinushi: “Berisha po uzurpon institucionet per te fshehur korrupsionin”

Kryetari i Partise Social-Demokrate, Skender Gjinushi, e ka cilesuar uzurpimin e institucioneve te pavarura kushtetuese jo vetem nje deshire te shfrenuar te Berishes per te ushtruar diktatin personal, por edhe si nje strategji per te fshehur korrupsionin galopant te tij dhe te qeverise qe drejton. “Qeverite e deshtuara duan institucione te kontrolluara. Qeverite qe nuk afrojne dot zhvillim, mireqenie. Ato kane nevoje per diktat e dhune. Ato duhen per te fshehur deshtimin e korrupsionin qeveritar. Kriza ekonomike eshte produkt i kesaj politike antikushtetuese e antidemokratike, produkt i kesaj krize institucionale”, - eshte shprehur Gjinushi. Kreu i PSD-se tha se si rezultat i kesaj qeverisjeje te deshtuar dhe mentalitetin antidemokratik te saj, Shqiperia ka ecur mbrapa ne keto dy vjet. “Ne Shqiperi jane goditur themelet e demokracise, e ato duhen rivendosur. Ky eshte angazhimi i PSD-se, e kjo do te behet se pari pas renies se kesaj qeverie me voten e popullit. Institucionet ilegjitime nuk mund te jene afatgjata”, - vijoi Gjinushi. Ai akuzoi maxhorancen per hipokrizi ne arritjen e bashkepunimit me opoziten, duke parashikuar nje ecuri edhe me te veshtire ne te ardhmen, si rezultat i mungeses se konsensusit. “Kush flet per reforma, qofte edhe nga Institucionet Nderkombetare, apo per bashkepunim me kete kryeminister e qeveri vetem mashtron opinionin publik, vetem kerkon te ligjeroje kete realitet antikushtetues. Kerkesa e qeverise, a presidentit per bashkepunim me opoziten pas ēdo veprimi te tille anti-institucional eshte hipokrizi dhe synon perligjjen e shkeljeve te regjimit te tyre. Ne si PSD vleresojme se nuk ka vazhdim reformash pa rivendosur ekuilibrat, konsensuset, e legjitimitetet e prishura”, - deklaroi Gjinushi.

7 Dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Fri Dec 07, 2007 11:34 pm

Ministria e Shendetesise: “Ka korrupsion,

Ministria e Shendetesise ka pranuar permbajtjen e Raportit te “Transparency International”, i cili e klasifikon Shendetesine si sektorin me te korruptuar ne Shqiperi. Ministria e Shendetesise ka reaguar ndaj ketij raporti, duke u justifikuar se korrupsioni ne kete sektor eshte zhvilluar si rezultat i pjesemarrjes aktive dhe vullnetare te vete qytetareve. Ne reagimin per shtyp, ky dikaster eshte zotuar se do te luftoje ashper ēdo person te korruptuar ne sistemin e shendetesise, nderkohe qe u ka bere thirrje qytetareve qe te mos japin ryshfete. Ne kete deklarate thuhet se sondazhi vlereson se vete sistemi shendetesor nuk nxit dhe prodhon korrupsion aktiv, por ky fenomen shfaqet ne forme indirekte, permes nje pjesemarrjeje aktive dhe vullnetare te vete qytetareve. “Duhet te jene qytetaret ata qe duhet te denoncojne ēdo mjek dhe punonjes shendetesor qe kerkon perfitime financiare ne ushtrimin e profesionit te tyre. Edhe vete qytetaret duhet te jene me te pergjegjshem per te mos marre pjese ne formimin e korrupsionit ne Shendetesi permes dhenies se ryshfeteve”, - thuhet ne deklaraten e Ministrise se Shendetesise.
Ky dikaster ben te ditur se ka krijuar gjithashtu linja te veēanta publike te denoncimit te abuzimeve nga ana e qytetareve, si dhe ka vendosur sistemin e vleresimit per te gjithe personelin mjekesor. Ministria e Shendetesise shprehu shqetesimin per keqinterpretimet dhe spekulimet e dhena per publikun lidhur me disa aspekte thelbesore te sondazhit dhe rezultatet e tij. Keshtu, ne barometer theksohet se kriter vleresues per sektoret e korruptuar jane “mohim i sherbimeve jetike, cenim i mireqenies dhe standardeve minimale te jeteses”. Ky citim eshte vleresuar nga Ministria e Shendetesise si nje perkufizim shume i gjere dhe me hapesira te shumta per pergjigje subjektive.

7 Dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Dec 08, 2007 6:18 pm

OSBE: Sistem i adresave, sipas modelit holandez
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni, deklaroi diten e djeshme se kompletimi i sistemit te adresave po ecen paralelisht me ate te dixhitalizimit te gjendjes civile. Duke llogaritur premtimin e qeverise, se dixhitalizimi i regjistrave te gjendjes civile do te jete gati ne mesin e vitit 2008, atehere, sipas Ponit, edhe sistemi i plote i adresave do te realizohet ne kete periudhe. "Ky komponent ecen paralelisht me ate te regjistrit civil, duke bere te mundur qe ne perfundim te tij, te kemi nje sistem te kompjuterizuar te Gjendjes Civile, si dhe nje sistem te konsoliduar adresash", deklaroi zv/ministri i Brendshem, Ferdinand Poni. Kete deklarate numri dy i Ministrise se Brendshme e beri gjate seminarit te zhvilluar nga kjo ministri ne bashkepunim me OSBE, me teme "Mbi modelin e sistemit te adresave ne Shqiperi". Ndersa shefi i Asistences Teknike te OSBE-se, Frank Nan, prezantoi ne seminar modelin holandez te adresave, i cili, sipas tij, paraqet ngjashmeri me ate te Shqiperise dhe per kete arsye mund te sherbeje si pikenisje per sistemin e ri te adresave ne Shqiperi. Ne seminar referuan edhe perfaqesues te ministrive te linjes dhe perfaqesues te qeverisjes vendore, te cilet dhane mendimet e tyre mbi sistemin e adresave. Ky seminar u zhvillua ne vazhden e konsultimeve per projektin e madh te modernizimit te Sherbimit te Gjendjes Civile, ku komponent shume i rendesishem eshte dhe sistemi i adresave. Ne seminar merrnin pjese vec zv.ministrit te Brendshem, Ferdinand Poni, dhe shefi i Asistences Teknike te OSBE-se, Frank Nan edhe perfaqesues te agjencive shteterore, te cilat do te jene perdorues te sistemit te adresave ZQRPP, ALUIZNI, INSTAT, Posta Shqiptare, Instituti i Urbanistikes dhe DP e Rrugeve.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Dec 08, 2007 6:19 pm

"Sollaku", vendimi te henen
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Gjykata Kushtetuese do te jape vendim te henen per dy ankesat e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, i cili kerkon te shpallet antikushtetues hetimi dhe votimi ne Kuvend per shkarkimin e tij nga detyra. Pas shqyrtimit te materialeve, kjo gjykate do te jape verdiktin e saj me 10 dhjetor, nese ishte i drejte apo jo shkarkimi i Sollakut nga detyra. Pavaresisht se si do te shprehet Gjykata Kushtetuese, Theodhori Sollaku nuk mban me detyren e Kryeprokurorit. Ne vend te tij, Presidenti Bamir Topi zgjodhi Ina Ramen, nderkohe qe firmosi shkarkimin e tij nga detyra.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Dec 08, 2007 6:20 pm

Patozi: KLD, vetem Gjaten e Karamucen
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Komisioni i Ligjeve do te rihape debatet te henen per dy kandidaturat e reja per Keshillin e Larte te Drejtesise, Maksim Haxhia dhe Zana Tartari, qe do hyjne ne gare me Rustem Gjaten dhe Alfred Karamucon, te miratuar me pare. Dy kandidaturat, qe mbajne firmat e deputeteve te majte, por dhe aleate te qeverise, si deputetet e PDK-se, PR, PDR e PBDNJ do te shkaktojne jo pak debate ne komision, ndonese dorezimi eshte bere sipas procedurave ligjore. Largimi i aleateve drejt emrave te tjere te propozuar, qe jane jashte pelqimit te partise me te madhe qeverisese, nuk shqeteson aspak te djathtet ne pushtet. Pavaresisht rrjedhjes se firmave nga aleatet e qeverise, kryetari i Grupit demokrat, Astrit Patozi, tha, per gazeten "Koha Jone", se PD do te mbeshtese dy kandidatet e saj. "Ne kemi mbeshtetur dy kandidaturat tona. S'mund te themi gje per kandidatet e tjere", tha prere Patozi. Ai nuk beri asnje koment mbi akuzat e opozites se nje prej kandidateve, Rustem Gjata eshte nje person me dosje dhe a do te kete nje terheqje te tij nga gara. Kreu i grupit la te kuptohet se vendimi perfundimtar do te merret ne mbledhjen e grupit demokrat, qe do te zhvillohet po te henen, por shprehu sigurine se per kandidaturat e paraqitura, PD i ka numrat per miratim.

Opozita, por dhe aleatet e djathte, mbeshtetesin Maksim Haxhine si kandidature per postin e anetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise. Ndonese firmat jane dhene dhe per nje tjeter emer si konkurrente ne kete post, avokaten Zana Tartari, burime nga e majta pohuan se me shume kjo eshte nje kandidature taktike. Dorezimi i emrave ne Kryesine e Kuvendit u krye sipas procedurave ligjore. Nje prej anetareve te Komisionit te Ligjeve, Aldo Bumci, shpjegoi se partite politike kane te drejte te firmosin si mbeshtetes per kandidatura ne KLD. Madje, duke qene se ne kete institucion ka dy vende vakante, qe duhet te zgjidhen nga Kuvendi, lejohet qe nje deputet te jape firmen e pelqimin e tij njekohesisht per te dy kandidaturat.

PD

Dy lista firmetaresh per dy kandidatura jane depozituar nga ana e PD ne Kuvend per anetaret e KLD. Ish-kryetari i Gjykates Kushtetuese, Rustem Gjata dhe ish-anetari i kesaj gjykate, Alfred Karamuco, jane emrat qe kane siguruar mbeshtetjen e PD. Dhe dje kreu i Grupit te kesaj partie, Patozi, garantoi mbeshtetjen per dy kandidatet.

Aleatet

Aleatet e demokrateve ne qeverisje jane shprehur pro kandidatures se ish-prokurorit te Pergjithshem, Maks Haxhia, per anetar te KLD. Nepermjet firmosjes se kerkeses te depozituar ne Kuvend, deputete te PDK, PR, PBDNJ, PAA, bashke me deputete te majte materializuan voten pro kesaj kandidature. Kandidatura tjeter eshte Zana Tartari.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Dec 08, 2007 6:20 pm

"Basha" ne dore te eksperteve
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Keshilli per Mandatet, Imunitetet dhe Rregulloren do te kete shume shpejt gati projekt-raportin per heqjen e imunitetit te ministrit Lulzim Basha. Burime nga Kryesia e Kuvendit pohuan se ka nisur hartimi i raportit, i cili do te kaloje per votim ne Kuvend, bazuar dhe ne hetimin e eksperteve. Thelbi i tij do te jete heqja e imunitetit te ministrit te Jashtem, Basha, ne menyre qe te vijojne hetimet nga prokuroria per akuzat e ngritura per abuzime ne tenderin e rruges Durres-Kukes. Abuzime qe, sipas prokurorise, jane kryer ne kohen kur Basha drejtonte Ministrine e Transporteve.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Dec 08, 2007 6:22 pm

"Korrupsioni ne gjyqesor, sipas ankesave te qytetareve"
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Ne pozicionin e Kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, diten e djeshme Presidenti Bamir Topi, ka kerkuar nga gjyqtaret pjesemarres dhe nga ata qe nuk ndodheshin prezent, qe sistemi i drejtesise duhet te dale nga korrupsioni, duke iu referuar dhe raportit te fundit. Presidenti eshte ndaluar ne reformen qe duhet bere ne drejtesi, duke permendur ankesat e qytetareve, sondazhet dhe telefonatat ne emisionet e mengjesit ne televizione te ndryshme. "Kam me se te drejte t'i referohem pikerisht asaj qe vjen nga sondazhet, qe vjen pikerisht nga mjedisi qytetar, qe, per fat te keq, e ka vendosur gjyqesorin ne nivelin e dyte te korrupsionit", tha Topi. Korrupsioni ne drejtesi, sipas kreut te shtetit, merr nje peshe shume me te forte, sepse eshte korrupsion aktiv, eshte korrupsion qe vjen nga pozicionet dominante. "Politika ka vendin e vet te domosdoshem, debati politik eshte i domosdoshem, por politika merret me gjithcka, ndersa materialin, esencen e vertete te reformes ne drejtesi do t'ia japin pikerisht komuniteti i juristeve", tha Presidenti ne fjalen e tij.

Manjani: "Reforma ne drejtesi, kur te vijme ne pushtet"

Partia Socialiste ka gati projektin per reformen ne drejtesi, por qe do ta aplikoje ate vetem pas ardhjes ne pushtet. Keshtu, kryetari Komisionit te Ligjeve, Administrates dhe Sigurise prane PS-se, Ylli Manjani, duke u ndalur ne kete ceshtje, theksoi se "mungesa e reformave ne drejtesi prodhon vetem korrupsion. Partia Socialiste eshte e bindur se gjyqesori ka nevoje te reformohet ne te mire te shqiptareve dhe jo te zyrtareve. Vizioni yne eshte krijimi i nje drejtesie te barabarte, te pavarur, funksionale dhe te besueshme. Ne kete funksion, ne kemi nje projekt per reformen, qe do te nise te zbatohet sapo opozita te jete ne qeverisjen e vendit". Po ne kete linje, Manjani evidentoi se gjyqesori sot eshte gjithnje e me pak i pavarur. Ky konstatim i bere edhe nga BE eshte shqetesues. Cenimi i pavaresise se gjyqesorit prodhon korrupsion dhe mungese besimi te drejtesia. Sipas tij, administrimi i gjykatave eshte teresisht i varur nga qeveria, e cila nuk ka marre asnje mase per permiresimin e infrastruktures dhe sherbimit gjyqesor.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Dec 08, 2007 6:23 pm

PS: Dhjetori, protesta dhe tryeza me qytetaret
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama shfrytezoi turin e tij te dialogut me banore te rrethit te Matit, per te mbledhur kryesine e kesaj partie. Mbledhja e ketij forumi, qe kesaj here u zhvillua jo ne seline qendrore te PS-se, po ne qytetin e Burrelit, kishte si objekt te diskutimeve pikerisht thellimin e "Dialogut me Shqiperine" ne cdo fshat e komune te vendit. Nderkaq, ne diskutimet mbi axhenden e kesaj partie muajin dhjetor, nje vend te vecante ka zene dhe iniciativa e ndermarre nga opozita parlamentare, lidhur me zhvillimin e protestave popullore. Gjithashtu, ne kete takim u vu theksi dhe per rritjen e ritmit te tryezave qe po zhvillohen per perthithjen e mendimeve per arsimin, bujqesine e mjedisin ne cdo cep te vendit. Nga ana tjeter, po gjate dites se djeshme, kreu i PS-se, Rama dhe anetare te kryesise kane degjuar me vemendje ne fshatrat e Burrelit te gjithe deshmite e banoreve te atyre zonave per mungesa te theksuara ne energji, ne investime, ne listat e bukes qe shtohen cdo dite dhe ne frenimin e tregtise, per shkak se borxhet nuk arrijne te lahen nga fermeret. "Pertej te majtes dhe te djathtes, eshte Shqiperia. Eshte i majti dhe i djathti qe vuan po njesoj nga mungesa e theksuar e energjise, e ujit te pijshem dhe e cmimeve qe rriten cdo dite. Ne jemi te bindur se do ta ndryshojme situaten, kemi vullnetin se me nje politike te re do te ngreme nje Shqiperi te re", u shpreh Rama gjate fjales se tij. Po keshtu, kreu socialist vuri ne dukje se "nuk mund te lejojme qe veprat tona ujore te degradojne. Jane 600 vepra te tilla ne te gjithe Shqiperine, te cilat sot jane ne rrezik". Ne kete format do te vijojne dhe takimet ne vazhdim te turit "Dialogu me Shqiperine", duke u njohur drejtperdrejt me problemet e banoreve, te zonave te ndryshme.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Dec 08, 2007 6:25 pm

PD: Niveli i korrupsionit i reduktuar, sondazhi i "TIA" ka nje lapsus
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Partia Demokratike deklaroi se "Transparency International" del ne konkluzionin se ne Shqiperi eshte reduktuar niveli i korrupsionit. Sipas zedhenesit te PD-se, Gerti Bogdani, indeksi i "TIA" ne dy vitet e fundit, qe perkojne me qeverisjen e PD-se, ka njohur permiresim te qendrueshem, nga 2,4 ne vitin 2005, ne 2,6 ne vitin 2006 dhe 2,9 ne vitin 2007. "Nje muaj me pare, "Transparency International" publikoi indeksin per 2007, ku e rendiste Shqiperine rreth 20 shkalle me mire se viti i kaluar", theksoi Bogdani ne fjalen e tij. Ai theksoi se brenda sondazhit te fundit ka nje "lapsus", qe komprometon ndjeshem besueshmerine e tij. "Ky lapsus ka te beje me pohimin se 5% e qytetareve shqiptare paguajne ryshfete per te siguruar furnizimin me gaz, kur dihet qe shteti shqiptar nuk e ka ofruar dhe nuk e ofron nje sherbim te tille", vuri ne dukje zedhenesi i PD-se per raportin e TI-se. Bogdani kundershtoi dje edhe deklaratat e kreut te PS-se, Edi Rama, ne lidhje me sondazhin. "Krahasuar me vitin 2006, mosbesimi i qytetareve ndaj masave te qeverise per te luftuar korrupsionin eshte pergjysmuar (53% ne 2006 dhe 26% ne 2007), gje qe tregon se sot, ata qe besojne si Edi Rama, jane vetem 26% e qytetareve, cka perkon plotesisht me elektoratin e Partise Socialiste", theksoi Bogdani ne fjalen e tij.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Dec 08, 2007 6:25 pm

Ministria e Brendshme: Sondazhi i "TIA", ka rene niveli i korrupsionit
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Krahasuar me vitin 2006, ka nje renie te ndjeshme te nivelit te korrupsionit ne lidhje me veprimtarine e Policise se Shtetit, veren sondazhi i "Global Corruption Barometer", i kryer nga "Transparency International", organizate prestigjioze, e cila perdor nje numer sondazhesh per te perpunuar ate qe njihet si indeksi i perceptimit te korrupsionit ne nje vend. Nese ne vitin 2006, 60 per qind e qytetareve kane pohuar se kane paguar ryshfete per policine, ne vitin 2007 ky numer eshte ulur ne 46 per qind. Por, eshte po ashtu e dukshme se presioni korruptiv, pra kerkesa per te paguar eshte shume me e ulet se numri real i atyre qe paguajne, sipas ketij sondazhi, rezultatet e te cilit u bene publike te enjten ne Tirane. "Ne rastin e policise, vetem 18 per qind e qytetareve pohojne se u eshte kerkuar ryshfet dhe se numri i atyre qe kane paguar eshte vetem 46 per qind e kesaj shifre, veren sondazhi "Global Corruption Barometer". Kjo tregon per nje renie te ndjeshme te presionit korruptiv nga ana e administrates, si dhe nje rezistence ndaj korrupsionit dhe nga ana e vete qytetareve", deklaroi dje Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, duke iu referuar sondazhit te kryer nga "Transparency International". Policia e Shtetit, ftoi qytetaret qe jo vetem te mos paguajne ryshfete, por te denoncojne per cdo punonjes shteteror qe u ben presion per te paguar, duke forcuar bashkepunimin e deritanishem te suksesshem dhe rezultativ me strukturat e zbatimit te ligjit ne luften e perbashket kunder korrupsionit.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Dec 08, 2007 6:26 pm

Levizja studentore qe u kthye ne parti
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Levizja studentore, fillesen e saj e ka si nje proteste me kerkesa kryesisht jetesore dhe ekonomike. Ajo nisi si nje proteste kunder nderprerjes se energjise elektrike, kushteve jo te pershtatshme ne konviktet e asaj kohe, duke precipituar shume shpejt ne kerkesa per themelimin e nje levizjeje rinore, jashte formules se atehershme te organizimit rinor, qe ishte Rinia e Punes se Shqiperise, e cila kishte sekretar te pare Lisien Bashkurtin. Ne krye te kesaj levizjeje ishin Shinasi Rama, Tefalin Malshyti, Arben Lika dhe me vone Azem Hajdari etj. Duke protestuar lindi dhe nevoja per nje lider potencial, dhe syte u drejtuan nga shkrimtari i shquar, Ismail Kadare, aq sa dhe parulla e asaj kohe ishte: "Kadare, Kadare, je me ne, je me ne". Kjo levizje precipitoi me pas ne levizjen e madhe studentore, e cila u kthye ne levizje per pluralizem.

PD, baza e krijimit studentet e protestes

Pak dite me vone, me date 12 dhjetor nje grup prej 300 firmetaresh krijuan edhe partine e pare pluraliste, pas 50 viteve te regjimit komunist, te cilen e pagezuan Partia Demokratike. Si aktivistit themelore te kesaj partie ishin Gramoz Pashko, Neritan Ceka, Aleksander Meksi, Eduart Selami, Arben Imam, Sali Berisha dhe mbi te gjithe lideri i Dhjetorit, Azem Hajdari. Nderkohe qe nje pjese e firmetareve per krijimin e kesaj partie ishin manifestues te 8 dhjetorit dhe organizator te levizjes qe kerkonte liri dhe demokraci ne vend, si dhe studentet qe zhvilluan takimin me ish-presidentin Ramiz Alia. Pas 17 viteve, pjesa derrmuese e organizatoreve dhe manifestuesve te Dhjetorit ndodhen ne poste te larta politike ne vend. Nje pjese e madhe e figurave te Dhjetorit 1990 jane sot drejtues dhe perfaqesues te partive te majta.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Dec 08, 2007 6:28 pm

Festa e PD, Berisha fton Ramen
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Berisha fton Edi Ramen ne ceremonine zyrtare te 17-vjetorit te themelimit te Partise Demokratike, pritje e cila zhvillohet pasditen e se martes, me 11 dhjetor, ne hollin e Pallatit te Kongreseve. Lajmi eshte bere i ditur nga sekretari i organizimit ne PD, Flamur Ndoka, i cili ka nenvizuar faktin se ftesa eshte nisur qe diten e enjte ne drejtim te selise se PS, duke shpresuar ne pjesemarrjen e kreut socialist ne keto festime. Ne te njejten kohe, ai ka bere me dije se eshte ftuar edhe kryetari i LSI, Ilir Meta, i cili eshte dekoruar nga ish-presidenti Berisha me titullin "Pishtar i Demokracise", bashke me ish-kryeministrin Pandeli Majko. Ftesa ka dhe per kreret e partive te tjera politike. Ende nuk ka ndonje konfirmim per pjesemarrjen e kreut socialist, Rama, ne pritjen e organizuar nga Kryeministri Berisha, njeheresh dhe kryetar i PD, per te perkujtuar themelimin e te pares parti opozitare ne vend me 12 nentor 1990, pas 50 viteve diktature. Por, duke pare dhe kontaktet e shpeshta te koheve te fundit, tre here ne tri dite, mes dy rivaleve politike, Berisha dhe Rama, burime brenda selise roze bejne me dije se nuk perjashtohet mundesia e nje pjesemarrjeje surprize e kreut te PS ne kete pervjetor te PD, ndoshta dhe per te kujtuar ato vite te vrullshme, kur vete Rama ka qene nje nder themeluesit e saj. Dhe qe si per ironi te fatit, tashme gjendet ne bastionin tjeter, ne krye te PS, partine te cilen e luftuan dhe e larguan nga pushteti.

Por ne rastin e nje pjesemarrjeje te Rames ne festimet e pervjetorit te 17-te te themelimit te PD, si i ftuar i Berishes, ky nuk do te ishte precedenti i pare per nje lider socialist. I pari qe e theu akullin ka qene ish-kryeministrit dhe ish-kryetari socialist, Fatos Nano, i cili ne gjashtemujorin e "mjaltit" me Berishen, ne dhjetor te vitit 2002, habiti te gjithe teksa me bashkeshorten e re perkrahu dhe i shoqeruar nga drejtues te larte socialiste, si dhe drejtues aleate ne qeverisjen e majte, mori pjese ne pervjetorin e themelimit te PD. Ne ato kohe, nje kthese e tille, me shume sesa nga PS, u pa me habi nga masa e gjere e PD, e cila kishte mbi nje vit qe protestonte kunder "vjedhjes" se votes se zgjedhjeve te vitit 2001, dhe ku Berisha ende s'e kishte marre veten nga denoncimi ne te gjitha kancelarite evropiane te formules se "dushkut" te asaj kohe.

Nderkohe qe sot festohet pervjetori i fillimit te levizjes studentore me 8 dhjetor 1990, e cila me vendim qeverie eshte kthyer tashme ne Diten e Rinise. Ne kete kendveshtrim, Partia Demokratike ka hequr dore per te tretin vit radhazi nga festimi i 8 dhjetorit 1990, date e cila shenon edhe fillimin e levizjeve studentore per rrezimin e sistemit diktatorial ne vend. Keshtu qe pas ardhjes ne pushtet, PD ka preferuar te shmange personalizimin e nje date te rendesishme per demokracine ne vend sic eshte 8 Dhjetori i vitit 1990. Sekretari organizativ i PD-se, Flamur Noka, thekson per "Koha Jone", se demokratet edhe kete vit nuk do te organizojne asnje veprimtari te tyre per kete feste. Sipas Nokes, PD do te marr pjese ne organizimet qe ekzekutivi do te zhvilloje diten e sotme qe eshte shpallur edhe Dita e Rinise. Ndersa nje nga aktivistet e fillimit te dhjetorit te vitit 1990, deputeti i PD-se, Prec Zogaj, thekson se kjo parti ne pushtet me te drejte ka shmangur njesimin e kesaj date me vete PD-ne. Sipas Zogaj, kjo feste ju perket te gjithe atyre, studenteve, pedagogeve dhe qytetareve, te cilet ne menyre te guximshme dolen ne demonstrata per te rrezuar pushtetin diktatorial te asaj kohe. Ndersa Neritan Ceka, President i AD, duke qene nje nga personazhet me aktive te diteve te fillimit te protestave kunder regjimit komunist, theksoi se 8 dhjetori i 1990 eshte feste e te gjithe shqiptareve dhe nuk mund te personalizohet si festa e nje partie te vetme.

Ku jane dhjetoristet :

Shinasi Rama SHBA
Arben Lika Privat
Azem Hajdari I vrare
Arben Broci I vare
Tefalin Malshyti SHBA
Zef Brozi SHBA
Eduart Selami SHBA
Blendi Gonxhe Spanje
Ridvan Peshkepia SHBA
Arben Sula Jashte vendit
Blendi Fevziu Gazetar
Pandeli Majko PS
Ilir Meta LSI
Ben Blushi PS
Arjan Manahasa Jashte
Ilir Dizdari Jashte
Bislim Ahmetaj Shoqata "Dhjetori '90"
Gramoz Pashko I vdekur
Mesila Dode KKRT

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Dec 08, 2007 6:29 pm

Sot perkujtohet Dita e Rinise
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Kryeministri Berisha do te marri pjese sot ne koncertin festiv qe Ministria e Kultures do te mbaj ne sheshin "Skenderbej" me rastin e 8 Dhjetorit, si Dita e Rinise. Keshtu Berisha si kreu i ekzekutivit pritet te mbaj me kete rast nje fjale per te gjithe te rinjte, te cilet do te festojne ne sheshin "Skenderbej". Ne fjalen me kete rast, Berisha pritet te perkujtoje edhe figurat e spikatura te levizjes se Dhjetorit te vitit 1990. Nga ana tjeter, Berisha ne fjalen qe do te mbaj per te pranishmit ne shesh pritet te jete i distancuar nga ngjyrimet politike per diten e 8 Dhjetorit. Pas fjales se Berishes, pritet qe ne skene te shfaqen kengetaret me te shquar ne vend qe do te pershendesin festen e rinise.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Dec 08, 2007 6:29 pm

Greqia, mirenjohje per zjarrfikesit shqiptare
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Disa punonjes te reparteve te mbrojtjes kunder zjarrit moren dje diplomat e nderimit te sherbimit zjarrfikes pas ndihmes se tyre ne zjarret tragjike qe perfshine kete vere vendin fqinje. Hristos Apostolopoulos, drejtor per marredheniet me publikun ne ambasaden e Greqise ne Tirane, pohoi per "Koha Jone" se te dekoruarit jane Levend Braja, Vullnet Onjea, Afrim Cako dhe Adrian Zilfo. Ata moren diploma nderi, ne shenje mirenjohjeje nga autoritetet helene, per perpjekjet ne shuarjen e zjarreve shkaterrimtare qe goditen Greqine veren qe shkoi.

Ne ceremonine e posacme qe u zhvillua ne ambasade, ishte i pranishem ambasadori Konstandinos Kokosis i cili dorezoi diplomat dhe ministri yne i Brendshem Bujar Nishani. Po ashtu, merrnin pjese perfaqesues te sherbimeve zjarrfikese te te dy vendeve.

Kokosis, kujtoi faktin se zjarret e veres ishin dukuri qe preku, ne nivel te ndryshem, te gjitha vendet e rajonit. Ai theksoi se pala greke ka dhene ndihmen e saj ne raste analoge, duke iu referuar vecanerisht te misioni i makinave zjarrfikese para nje viti ne rrethin e Shkodres. Kokosis komunikoi se qeveria greke, ne kuadrin e Planit per Rimekembjen e Ballkanit, do te jape 50.000 euro per vepra antizjarr ne lagjen historike "Mangalem" te Beratit.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Dec 08, 2007 6:30 pm

Erdogan, mesazh nga qielli per Berishen
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Kryeministri i Turqise, Taip Erdogan, i dergoi Kryeministrit Berisha nje mesazh urimi, ndersa kalonte mbi qiellin shqiptar ne udhetimin e tij per ne Portugali. "Dua t'u dergoj pershendetjet e mia me te mira Shkelqesise Tuaj, shendet dhe lumturi, prosperitet dhe pune te mbare ne te mire te mbare popullit shqiptar. Une besoj fortesisht se marredheniet e shkelqyera ekzistuese midis dy vendeve tona do te zhvillohen me tej ne vitet qe do te vijne", thekson Kryeministri turk ne mesazhin e derguar Berishes. Ky eshte nje rregull per te gjithe personalitetet e larta qe kalojne ne hapesiren ajrore te nje vendi. Nje mesazh te tille pershendetjeje ne drejtim te Berishes dergoi dhe Papa Benedikt XVI, gjate kalimit ne hapesiren ajrore shqiptare, teksa shkonte per vizite ne Turqi.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Jan 12, 2008 3:48 pm

“Reforma zgjedhore, te majtet duhet te mblidhen”
E Shtune, 12 Janar 2008

Bashkekryetari socialist per reformen zgjedhore, Kastriot Islami, kerkon mbledhjen e tryezes se partive te majta politike, per te diskutuar mbi reformen zgjedhore. Ne ngercin e krijuar per perzgjedhjen e sistemit zgjedhor, qe duhet te percaktohet ne vendin tone, Islami propozoi nje tryeze te gjere per te diskutuar ne menyre qe te arrihet marrja e nje vendimi per sistemin. Ceshtje e cila prej muajsh nuk po zgjidhet nga komisioni. Ai pohoi se Partia Socialiste i qendron pese “jo”-ve te saj per reformen, si mospranimin e ekzistences se fenomenit te Dushkut, por edhe percaktimit te pragut elektoral, qe, sipas tij, mund te pesoje edhe nje rritje te vogel. PS deklaron se minimalisht pragu duhet te jete 2,5% sa eshte aktualisht, por nuk perjashton dhe ndonje rritje te lehte te tij. Komisioni per reformen zgjedhore, nuk mblidhet prej nje muaji.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Jan 12, 2008 3:48 pm

Peci: S’kemi asnje projekt te ri te partive per reformen ne drejtesi
E Shtune, 12 Janar 2008

Grupi i eksperteve te percaktuar per reformen ne drejtesi, ka arritur te aprovoje me konsensus nenet e para te projektligjit “Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor”. Nje prej tyre, Spiro Peci, tha per gazeten se me ne fund mes partive politike po diskutohet me nje fryme mirekuptimi. “Aktualisht jemi duke u marre vetem me projektligjin per organizimin e pushtetit gjyqesor. Eshte nje projekt i prapambetur. Per momentin nuk kemi asgje tjeter ne dore”, tha Peci. Sipas tij, eshte ende heret per te folur nese do te kete ndryshime ne Kushtetute per realizimin e reformes ne drejtesi, apo ndryshime ne ligje te tjera. “Nuk mund te them asgje, sepse ne komisionin e ligjeve nuk ka asnje propozim tjeter”, theksoi Peci. Ai u shpreh se ne diskutimet e projektit per sistemin gjyqesor jane marre parasysh sugjerimet e bera nga Keshilli i Larte i Drejtesise si dhe Konferenca Gjyqesore. “Shume shpejt do i dorezojme komisionit te ligjeve nje projekt te plote te diskutuar e shqyrtuar me konsensus”, vijoi deputeti. Diskutimi per reformen do te vijoje diten e hene kur eshte percaktuar mbledhja e radhes se komisionit te ligjeve per kete ceshtje.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Jan 12, 2008 3:49 pm

Brace: Basha, doreheqje per t’i hapur rruge hetimit per abuzimet
E Shtune, 12 Janar 2008

Partia Socialiste kerkon doreheqjen e ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, me argumentin se po pengon hetimet per rrugen Durres-Kukes. Nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, theksoi dje se prej kohesh PS kerkon doreheqjen e ministrit, pasi nuk mund te perputhet roli dhe funksioni i ministrit ne qeveri me rolin dhe funksionin e Prokurorise se Pergjithshme. “Qeveria eshte ajo qe nuk po lejon hetimin e ministrit Basha, lidhur me akuzat e bera ndaj tij publike ne periudhen kur ka qene minister i Puneve Publike dhe Transporteve”, akuzoi Brace. Sipas tij, eshte pikerisht ekzekutivi qe nuk i dorezon Prokurorise se Pergjithshme materiale qe lidhen me ndertimin e rruges Durres-Kukes. Nenkryetari Grupit socialist i kerkoi prokurorise qe te sekuestroje procesverbalin e qeverise per rrugen e te mos vazhdoje ta kerkoje ate. Nga ana tjeter, Brace ngriti dhe shqetesimin se po pengohet edhe hetimi parlamentar qe eshte ngritur nga Kuvendi po per te njejten ceshtje. Sipas tij, institucionet nuk po japin materialet e nevojshme per te kryer hetimin mbi rrugen.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Sat Jan 12, 2008 3:50 pm

Valentina Duka: Fitorja erdhi prej manipulimeve
E Shtune, 12 Janar 2008

Valentina Duka, zonja e hekurt e Fakultetit te Historise dhe Filologjise, duket se ka mbetur shume e zhgenjyer nga rezultati i zgjedhjeve, prej nga ajo doli humbese. Ajo ka qendruar nen ankthin e daljes se rezultateve perfundimtare dy net me pare, duke qendruar me shpresen se ato do te pesonin ndryshim. Por, nje gje e tille nuk ka ndodhur, edhe pse profesoresha e historise ka deklaruar me pare se ka pasur nje liste mjaft te gjate te pedagogeve mbeshtetes. E kontaktuar me ane te telefonit, Valentina Duka tha dje, per gazeten “KJ”, se ndihej shume e lodhur, per shkak se kishte pritur deri vone rezultatet e votimeve te pedagogeve, studenteve dhe stafit jo akademik. Ajo dukej tejet e demoralizuar dhe e derrmuar nga rezultati, duke qene e bindur se arsyeja e vertete e tij, ishte detyrimi i studenteve per te votuar per kandidatin e saj rival, Dhori Kule. Kandidatja Duka do te jete tashme pedagoge ne Departamentin e Gazetarise, se bashku me koleget e saj mbeshtetes. Pothuaj te gjithe kandidatet per rektore dhe dekane, duket se e kane gdhire deri ne mengjes, duke deklaruar se kishin qendruar deri ne oren 06:00 te mengjesit te djeshem, ne pritje te rezultateve perfundimtare. Duke qene se kandidatet per poste drejtuese ne universitete ishin ne nje gare te forte, atehere ka pasur fitues dhe humbes. Te paret kane pritur urime gjate gjithe dites se djeshme, ndersa te dytet kane pritur “ngushellimet” e mbeshtetesve te tyre, si pedagoge, ashtu edhe studente dhe staf jo akademik. Dy dite me pare, kandidatja per rektore ne Universitetin e Tiranes, Valentina Duka, leshoi akuza ne drejtim te rivalit te saj, Kule, i cili eshte zgjedhur rektor. Ajo u shpreh, dy dite me pare, se “vezhguesit e zgjedhjeve me kane informuar se njerezit e Kules i kane shtyre studentet te votojne per te. Nuk eshte aspak normale qe te detyrohen studentet se per ke te votojne”, ka perfunduar ajo. Megjithate, tani te pakten ankthi mori fund per te gjithe. Asnjerit prej kandidateve nuk u duhet me te shpenzojne energji per te bindur studentet dhe koleget e tyre se sa vlejne, sepse zgjedhjet ne universitete moren fund.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Mon Jan 14, 2008 7:11 pm

Berisha: Shqiperia, nder me te sigurta ne Evrope
E Hene, 14 Janar 2008

Pervjetori i krijimi te Policise se Shtetit, u shfrytezua dje nga kryeministri per te vleresuar se aktualisht jemi nje nder vendet me te sigurta ne rajon dhe me gjere. Njekohesisht, Berisha ka bere krahasime me gjendjen sipas tij kur vendin e drejtonte e majta. Per Berishen, ne ate periudhe, “ligjin e benin bandat perkatese ne cdo qytet”. Berisha permendi “serialkillerin Nehat Kulla” dhe Aldo Baren, duke premtuar se edhe ne vazhdim, situata e rendit do te konsolidohet gjithnje e me shume.

Deklaratat e Berishes u bene gjate fjales se mbajtur me rastin e 95-vjetorit te themelimit te Policise se Shtetit, ne nje ceremoni te zhvilluar dje paradite ne Teatrin Kombetar. Duke vene ne dukje punen e policise ne luften kunder bandave me kriminele dhe zyrtareve te korruptuar ne vend, Berisha theksoi se tashme vendi ka standarde te larta sigurie. “Sot ne jemi nje nder vendet me te sigurta, jo vetem ne rajon, por edhe me gjere. Jeta e qytetareve shqiptare, veprimtaria dhe prona e tyre eshte e sigurt”, - vuri ne dukje Berisha. Ne kete pike, ai paralelizoi” “Ne nje moment kur forcat politike vendosen te ndryshojne sistemin e numerimit te votave, ju permbushet me dinjitet te madh, me perkushtim, me pergjegjesi, detyren e ngarkuar nga ligji, pa te cilen vendi do te kishte pasoja shume te renda”.

Kryeministri duke vene ne dukje faktin se rendi eshte permiresuar qe nga viti 2005 kur e djathta erdhi ne pushtet, theksoi se “tre vjet me pare Lushjna dominohej nga Aldo Bare, por bresherite e tij shkreheshin edhe mbi ju”. Me tej, vazhdoi idene e tij: “Tirana veriore dominohej nga serialkilleri Nehat Kulla, po keshtu qytetet e tjera”. Berisha i kujtoi uniformave blu se “ne keto dy vjet e gjysme, nuk di ndonje polici tjeter qe te kete cmontuar banda nga me te pasurat dhe me te fuqishmet e Evropes, t’i kete ndjekur ata nga shpellat e Alpeve ne hotelet me shume yje te metropoleve te Evropes, ta kete bere kete ne respektin me maksimal te lirive dhe te drejtave te qytetareve. Ju ne keto operacione nuk ushtruat reprezalje, por profesionalizmin, trimerine, guximin, vendosmerine tuaj”.

Ketu kryeministri vuri ne dukje se “ne erdhem ne pushtet me nje premtim, rendin dhe sigurine, zero tolerance ndaj krimit”. “Kete angazhim para qytetareve shqiptare ne nuk e bazonim ne ekspertizen tone partiake. Ne e bazonim ne besimin e madh tek ju, efektivat e policise se shtetit, ne besimin te guximi juaj, ne besimin te ndershmeria juaj, ne besimin te profesionalizmi juaj”. Ne perfundim, kryeministri i kerkoi forcave te rendit qe “te mos ju ndrydhet dora dhe te mos ju shkrepe syri ndaj cilitdo qe merr persiper krime te shemtuara ne vend”.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Mon Jan 14, 2008 7:11 pm

Topi, “Medalje Mirenjohjeje” per Policine e Shtetit
E Hene, 14 Janar 2008


Me rastin e 95-vjetorit te krijimit te Policise se Shtetit, Presidenti Bamir Topi vleresoi me “Medaljen e Mirenjohjes” forcat e rendit ne vend. Ne fjalen e tij, Presidenti Topi theksoi se integrimi i vendit ne strukturat euro-atlantike kerkon edhe nje siguri me standarde te larta. “Ne sot e cilesojme Policine e Shtetit si arma me e kualifikuar, qe i jep siguri Shqiperise dhe si nje instrument me te cilin krenohemi ne te gjitha sfidat e integrimit tone”, theksoi Presidenti Topi. Sipas tij, policia ka dhene nje kontribut te pazevendesueshem ne arritjen e sigurise, rendit dhe stabilitetit te jetes se qytetareve, si dhe funksionimit te institucioneve te vendit.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Mon Jan 14, 2008 7:12 pm

Zyra shteterore per femijet e policeve te vrare
E Hene, 14 Janar 2008


Kryeministri Berisha kerkon qe ne vend te ngrihen zyra te vecanta per t’iu dhene ndihme dhe per te treguar kujdes per femijet e policeve te rene ne krye te detyres. Kreu i ekzekutivit kerkoi dje nga ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ngritjen e ketyre zyrave brenda struktures se kesaj ministrie.

“Une kerkoj nga ju si ministri te keni zyra te vecanta te kujdesit per ta. Ne ju detyrohemi shume atyre, femijet e tyre sot jane jetime, qe te mos mbeten jetime femijet tane, bashkeshortet e tyre sot jane te veja, vetem qe bashkeshortet tona te mos mbeteshin te veja”, iu drejtua Berisha ministrit Nishani gjate ceremonise te mbajtur per 95-vjetorin e krijimit te policise. Kryeministri theksoi se qeveria ka nje detyrim madhor ndaj femijeve dhe familjeve te policeve te vrare dhe gjithmone e me shume qeveria do t’i kushtoje vemendje atyre. Ne fjalen e tij, te mbajtur ne ceremoni, Kryeministri Berisha shprehu mirenjohje ne menyre te vecante ndaj inspektoreve, punonjesve, oficereve te Policise se Shtetit, qe dhane jeten ne permbushje te detyres se tyre ne mbrojtje te ligjit dhe ne mbrojtje te sigurise se qytetareve.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajme Te Fundit   Today at 11:20 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lajme Te Fundit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: