ForumiCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveIdentifikohu
Share | 
 

 Perralla te ndryshme....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Perralla te ndryshme....   Sun Nov 18, 2007 7:16 pm

Tregime tė Moēme Shqiptare: Perralla e Shqipes


Nji djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipnisė. Nji shqipe fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqipja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pakė shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen. Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpėnin e mbytun. Por gjarpėni nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqipes.

"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.

"Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėni qė ti nuk kishe mbyte" pėrgjegji djaloshi.

"Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!"

I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė "Vendi i Shqipevet."


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Perralla te ndryshme....   Sun Nov 18, 2007 7:18 pm

E bija e henes dhe e diellit!

Na ishte njehre diku ne nje fshat nje gjuetar trim qe jetonte vetem nenen e tij. Nene e bir jetonin ne varferi dhe djali e nxirrte buken e gojes vetem me gjueti ne mal. Dikur ne shpellat e malit u shfaq nje Kuceder shume e eger qe vriste e hante cdo gje te gjalle qe shikonte. Njerezit ne fshat te cilet jetonin me shume me gjuetine ne mal filluan te vuanin nga uria. Askush nuk guxonte me te shkonte ne mal per te gjuajtur. Kucedra e eger dhe mizore kishte ngrene mjaft nga djemte e fshatit.
Gjuetari yne trim, vendosi dhe u nis per te vrare Kucedren ne mal. Shume u mundua dhe u pergjerua e jema qe ta ndalonte te birin te ndermerrte kete detyre, por nuk ja arriti. Vasha e tij kish kerkuar qe ai te vriste kucedren dhe gjahtari trim ngaqe e donte vajzen me shpirt, deshironte t'ja plotesonte asaj te gjitha deshirat. Por Lubija nuk kishte meshire as edhe per nje te dashuruar, madje u egersua shume kur mori vesh se dikush qenka nisur per tek shpella e saj per ta vrare:
Kucedra filloi te tallej me djalin qe sapo ishte futur ne strofkullen e saj me shpate ne dore. Ndersa djali u be gati ta godiste me shpate, Kucedra e terbuar vetem nje here goditi Token me force me bishtin e saj gjigand dhe mali u drodh. Djalit i ra shpata nga dora dhe mbeti i paarmatosur perballe Kucedres mizore.
- Tashti e kam gati darken me mish njeriu - Mendoi kucedra e gezuar dhe u be gati ta copetonte djalin.
- Ndal te lutem, i tha djali. Kur ika nuk munda te pershendes nenen dhe vashen time dhe do te kisha deshire qe ti them lamtumire miqeve dhe shokeve.
Kucedra e verejti me sy mosbesues, por djali i dha besen se do te kthehej perseri. Kucedra e dinte se kur dikush ne fshat jepte besen, e mbante sikur edhe te vdiste.
- Mire shko, i tha Kucedra. Por neser ne mengjes heret dua qe te jesh ketu.
- Te jap besen time, i tha djali dhe u nis per ne fshat.
Me lot ne sy, te qara e pergjerime, pasi u nda nga e jema qe nga meraku ishte plakur edhe me shume, mori uraten e saj dhe u nis per te takuar vashezen e dashur. Kur vasheza e mori vesh se cfare kishte ndodhur, tha me vendosmeri:
- Do te shkojme bashke tek Kucedra ne mal. Me kot u mundua djali ta ndalonte, vasha nuk degjonte te rrinte ne fshat.
Kur ne vend te nje njeriu Kucedra pa dy para shpelles se saj, u gezua pa mase:
- Ohh ohh ohh, tha e gezuar, nga nje mu bene dy.
- Nga nje nuk ke asnje, - u pergjigj vasheza me guxim. Une jam bija e Henes dhe e Diellit, Fjala ime sjell jeten dhe jo vdekjen. Mallkimi im bie mbi kedo qe mundohet te sjelle vdekjen dhe mjerimin. Ti o Kuceder mizore je pjelle e Vdekjes dhe sjell mjerim, ndaj une te urdheroj ty te shkosh perseri andej nga ke ardhur. Shko ne Ferr dhe digju perjete!!
Ne momentin qe vajza tha keto fjale, toka u hap, dhe flake e vullkan perpine Kucedren qe e lemerisur u zhduk ne fundin gropen e madhe te hapur ne mes te shpelles.
Djali ende i habitur nga vasheza, u gezua pa mase dhe e mori vashezen ne krah deri ne fshat. Atje ai teper i gezuar i dha dy lajme te mira nenes se tij te dashur: nusja e tij eshte bija e Henes dhe e Diellit dhe Kucedra ne mal eshte zhdukur pergjithmone.
Njerezit ne fshat u gezuan pa mase dhe te gjithe moren pjese ne dasmen e gjuetarit fatlum. Qe nga ajo dite, jeta ne fshat vazhdon e lumtur dhe njerezit jane te bekuar nga vasheza. Nese njerezit ne kete perralle ende jetojne, ato tregojne kete histori me shume krenari.
Jeta triumfoi mbi vdekjen dhe njerezit qe nga ajo dite jetojne e punojne te lumtur.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Perralla te ndryshme....   Sun Nov 18, 2007 7:20 pm

Ēakmaku

Ēanten ne shpine, shpaten ngjeshur ne brez, nje ushtar ecte rruges se madhe:
nje , dy! nje! dy! Kishte qene ne lufte dhe tani kthehej ne shtepi. Udhes takoi nje magjistare plake. Oh ajo ishte e shemtuar, buza poshtme i varej mbi kraharor!
-Mirembrema, ushtar!-tha ajo,-sa shpate te bukur qe paske! Sa e madhe qenka canta jote! Ti me dukesh ushtar i vertete; keshtu qe po te jap para sa te duash.
-Faleminderit, o plake!-u pergjigj ushtari.
-E shikon ate pemen e madhe? - vazhdoi magjistarja duke i treguar me gisht nje peme aty prane;-ajo eshte krej bosh perbrenda; hip siper , do shohesh nje vrime te madhe ; nga kjo vrime rreshqet gjer ne fund te pemes. Po ta lidh trupin me nje litar , qe kur te me therresesh , te te ngre perseri.
-C'do te bej ne fund te pemes?-pyeti ushtari.
-Do kerkosh para. Sapo te arrish ne fund te pemes, do te gjendesh ne nje korridor te madh te ndricuar mire pasi atje ka mbi 100 llamba. Do te shohesh tre porta, mund t'i hapesh, celesat jane bravat. Po hyre ne dhomen e pare, do te shohesh , ne mes te dyshemese, nje arke te madhe me nje qen persiper. Syte e ketij qeni jane aq te medhenj sa nje filxhan caji, po ti mos u habit. Po te jap mesallen time me kuti te kaltra. Ti do ta shtrosh ate ne dysheme:ec me guxim drejt qenit, kape , vere ne mesallen time; hape arken dhe merr aty sa grosh te duash. Te gjitha jane prej bakri; ne te pelqen me shume argjendi, hyr ne dhomen e dyte. Atje eshte ulur nje qen qe i ka syte me te medhenj sa nje gur mulliri: mos u habit, vere ne mesallen time dhe merr argjend sa te kesh qejf. Ne qofte se te pelqen floriri me shume edhe mund te kesh sa te duash, per kete mjaftonte hysh ne dhomen e trete. Mirepo qeni qe eshte ulur ne arke i ka syte me te medhenj sa nje kulle e madhe e rrumbullaket. Besome, nje qen i forte. Sidoqofte, ti mos u habit: vere mesallen time, ai nuk do te te beje asnje te keqe dhe merr nga arka sa flori te duash.
-S'me duket aspak keq,-tha ushtari; po ti cfare do qe te te jap, o magjistare plake? Mendoj se edhe ti duhet te kesh pjesen tende.
-Jo, une nuk dua asnje grosh; vetem te me sjellesh cakmakun e vjeter qe e ka lene atje gjyshja ime kur ishte per vizite heren e fundit.
-Mire. Shkoma litarin rreth trupit.
-Na, na edhe mesallen time me kuti te kaltra.
Ushtari hipi ne peme, rreshqiti nga vrima poshte dhe u gjend ashtu sic kishte thene magjistarja, ne nje korridor te madh, te ndricuar nga njeqind llamba.
Hapi porten e pare! Uf! Qeni qendronte I ulur dhe ia nguli syte e tij te medhenj sa filxhanet e cajit.
-Ti je nje djale I mbare, I tha ushtari duke e kapur ; e vuri ne mesallen e magjistares dhe mori aq grosh bakri sa I nxune xhepat. Pastaj e mbylli arken, e vuri perseri qenin persiper dhe iku ne dhome tjeter.Si qe e mundur! Atje qendronte qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje gur mulliri.
-Ki kujdes e mos m’I ngul syte aq shume –tha ushtari, -se do te te prishen.
Pastaj e vuri qenin ne mesallen e magjistares. Por kur pa gjithe ato te holla argjendi ne arke, I hodhi poshte ato prej bakri dhe ngjeshi mire me argjend xhepat dhe cantet e tij.
Pastaj, hyri ne dhomen e trete. Oh! C’tmerr!Qeni i kishte syte me te vertete te medhenj sa nje kulle e rrumbullaket; ata I verviteshin ne koke porsi rrota.
-Mirembrema!-tha ushtari duke nderuar ushtarakisht, se ne jeten e tij nuk kishte pare kurre nje qen te tille. Por, mbasi e veshtroi pak, mendoi me vete:”Mjaft!” E uli poshte qenin dhe hapi arken. Zot i madh! Sa flori qe kish! Sa per te blere gjithe qytetin e Kopenhages, gjithe derrat prej sheqeri te tregetareve te embelsirave, gjithe ushtaret prej plumbi, gjithe kamxhiket dhe kuajt, gjithe lodrat e botes; verte, kish shume flori.
Ushtari I flaku monedhat e argjendta qe kish ne xhepat dhe ne cante dhe I zevendesoi me flori. I mbushi kaq shume xhepat, thesin, kapelen, madje edhe cizmet, sa mezi ecte. Ish apo s’ish I pasur! E vuri qenin mbi arke, mbylli porten dhe nepermjet vrimes se pemes thirri:
-Tashti , me ngri lart o nene.
-E ke cakmakun ?- pyeti ajo.
-Oh jo vertet! E harrova fare.
U kthye mbrapsht dhe e solli. Atehere magjistarja e ngriti lart dhe ai u gjend perseri ne rruge te madhe me xhepat, canten , cizmet dhe kapelen plot me florinj.
-C’do ta besh kete cakmak ?-pyeti ushtari.
-S’te hyn ne pune ty. Ti more parate; me jep cakmakun tani.
-Gjepura! Me thuaj ne cast se c’do ta besh , ndryshe hoqa shpaten dhe ta preva koken.
-Jo!-u pergjigj magjistarja.
Ushtari ja preu koken.Magjistarja u shtri sa gjate gjere kurse ai mblodhi parate ne mesalle, I ngarkoi ne kurriz, vuri cakmakun ne xhep dhe shkoi ne qytet.
Ishte nje qytet shume I bukur dhe ai hyri ne hanin me ne ze. Kerkoi dhomen me te mire dhe gjellet me te shijshme. Ishte pasanik I madh!
Sherbetori qe duhej t’i pastronte cizmet u cudit qe nje zoteri aq I pasur, kishte cizme aq te vjetra. Por ushtari nuk kish pasur kohe qe te blinte te reja; vetem te nesermen gjeti cizme te bukura dhe rroba me vertete elegante. Ushtari na u be zoteri I shquar. Ia treguan nje nga nje te gjithe gjerat e bukura ne qytet, I folen per mbretin edhe te bijen e tij, princeshen shume te bukur.
-Si te bej qe ta shoh? –pyeti ushtari.
-Eshte shume e veshtire!- u pergjigjen qe te gjithe- Ajo banon ne nje pallat te madh prej bakri, te rrethuar nga mure dhe kulla. Vec mbretit, asnjeri tjeter nuk mund te shkoje tek ajo: sepse nje falltar nje here pati treguar qe nje dite ajo do te martohet me nje ushtar te thjeshte, gje qe mbreti s’i pelqente aspak.
-Megjithekete, une deshiroj ta shoh,-mendoi ushtari.Por ai nuk mund te siguronte dot lejen.
Nderkaq ai kalonte nje jete te gezuar, shkonte ne shfaqje, shetiste me karroce ne kopshtin e mbretit edhe u jepte shume lemoshe te varferve. Nga jeta e tij ai e dinte se sa e veshtire ishte te mos kishe asnje grosh ne xhep. Tani ai ishte I pasur, kishte rroba te bukura edhe bashke me keto miq, te cilet I thoshin se ishte nje njeri elegant, nje burre fisnik. Ushtarit I pelqenin shume keto levdata. Cdo dite harxhonte para, por kurre nuk merrte. Me ne fund nuk I mbeten vecse dy grosh. Iu desh ta linte, dhomen e bukur ku banonte dhe te zinte ne vend te saj nje zgaver te vogel nen cati. Ketu detyrohej ti lustronte vete cizmet, ti arnonte me gjilpere te trashe dhe asnje nga miqte e tij nuk I vinte ta shihte:kishte shume shkalle per tu ngjitur.
Nje mbremje te erret, s’kish te blinte as edhe nje qiri, ui kujtua menjehere se I kishte mbetur nje cope qiri. Mori cakmakun, qe ia kishte marre shtriges plake, dhe copen e qiririt; por ne castin kur guri I cakmakut, shkrepen shkendijat, befas u hap porta dhe para tij u gjend qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje filxhan caji:
-O zot im, c’urdheroni?-I tha qeni.
C’eshte keshtu?- tha me ze te larte ushtari.-Cakmak I cuditshem! Keshtu pra, do te kem cfare te dua?Shpejt! Me sill para! Hop! Kafsha iku! Hop! U kthye perseri duke mbajtur ne goje nje thes te madh me te holla. Ushtari e dinte tashti te zoteronte nje cakmak me vlere. Po ta shkrepte nje here, vinte qeni I arkes me para bakri; dy here, qeni I arkes me para te argjendta,; tri here, ai qe ruante floririn. Pa humbur kohe, u kthye ne dhomen e tij te bukur dhe veshi prape rrobat e bukura; kur te shohesh iu versulen miqte; e donin shume tani!
Nje dite ushtari mendoi:”Pune e cuditshme kjo qe te mos shohesh princeshen!Te gjithe jane ne nje mendje se ajo eshte e perkryer nga bukuria;
Por kujt I sherben bukuria ne nje keshtjelle prej bakri qe ka gjithe ato kulla? S’do te kete per mua valle menyre qe ta shoh?Ku e kam cakmakun?” E shkrepi: Fap! I doli perpara qeni me sy sa nje filxhan caji.
-E di qe eshte mesi nates,-I tha ushtari,-po megjitheate une dua ta shoh princeshen, qofte edhe nje minute.
Qeni u largua vetetimthi dhe, para se ushtari te arrinte te mendonte per ae, ai u kthye me gjithe princeshen, qe ish shtire ne shpinen e tij dhe po flinte. Dukej aq e bukursa , me te pare, e merrje me mend qe ishte nje princeshe. Ushtari nuk u permbajt dhe e puthi, se ishte nje ushtar I vertete.
Pastaj, qeni e ktheu princeshen ne vendin ku e kishte marre. Te nesermen, kur ishte duke pire caj me mbretin dhe mbretereshen, princesha u tregoi atyre qe kishte pare naten nje enderr te cuditshme me nje qen dhe nje ushtar. I kishte hipur qenit si kale dhe ushtari e kishte puthur.
-Nje histori shume e bukur,- tha mbreteresha.
Megjithekete, naten e neserme, ngarkuan njeren nga zonjat e oborrit, nje plake, te rrinte roje prane shtratit te princeshes, per te pare nese ishte vertet enderr.
Ushtarit I kishte hipur ne koke ta shihte perseri princeshen e bukur. Qeni erdhi prape naten, e mori dhe iku me te katra. Po zonja e oborrit mbathi pale cizme qe s’futnin uje, dhe shpejt, pas tyre. Kur pa shtepine ku hyri qeni, tha me vete:” Tashti e di adresen” dhe me nje cope shkumes beri nje kryq te madh ne porte. Pastaj u kthye te flinte. Mbas pak erdhi edhe qeni me princeshen. Por kur vuri re ne porte kishte nje kryq te bardhe, qeni mori gjithashtu nje cope shkumes dhe beri kryqe ne te gjithe portat e qytetit. U tregua me te vertete mendjeholle: si do ta gjente dot porten perseri zonja oborrit?
Te nesermen ne mengjes, qysh heret, mbreti , mbreteresha, zonja e oborrit dhe te gjithe oborrtaret shkuan te shihnin ku kishte qene princesha.
-Ja ketu!-tha mbreti kur pa te paren porte te shenuar me kryq.
-Jo, jo, eshte, atje I dashur,-u pergjigj mbreteresha, kur pa se edhe porta e dyte ishte shenuar gjithashtu me nje kryq.
-Ja edhe nje! Ja edhe nje!- thane te gjithe me rradhe, kur pane kryqe ne te gjithe portat Atehere kuptuan se ishte e kote te kerkoje me tutje.
Por mbreteresha ishte nje grua me mend qe nuk dinte vetem te shetiste me karroce. Mori gersheret e sasj te arta, preu nje cope mendafsh dhe beri nje xhep te vogel te bukur. E mbushi ate plot me miell, ia qepi princeshes ne kurriz, dhe I beri xhepit nje vrime te vogel. Ne kete menyre mielli do te binte gjate gjithe rruges nga do te kalonte princesha. Naten qeni erdhi perseri, e mori princeshen ne kurriz dhe ia shpuri ushtarit, qe e dashuronte aq fort sa donte te ishte princ ta merrte per grua.
Mielli u derdh pa pushim qe nga pallati deri te dritarja e ushtarit, por qeni s’e vuri re aspak.Te nesermen mbreti dhe mbreteresha meduan me lehtesi ku kishte shkuar e bija e tyre. Ushtarin e kapen dhe e futen ne burg. Uf! Sa e erret dhe e merzitshme ishte qelia e tij. Pastaj erdhen I thane:- Neser do te varesh!- Ky ishte nje lajm I keq, dhe per me teper cakmakun e kishte harruar ne han. Diten tjeter, nepermjet hekurave te dritares, ai pa popullin qe dilte turma-turma nga qyteti per te pare kur te varej. Ai degjoi daullet dhe pa ushtaret qe ecnin pas tyre. TE gjithe njerezit vraponi: nje djalosh kepucar, me mesalle dhe pantofla, rendte aq shpejt, sa nje nga pantoflat e tij I doli nga kemba dhe u perplas pikerisht kunder murit mbrapa te cilit ushtari ishte ulur e shikonte nepermjet hekurave.
-Ej! Kepucar, mos u ngut kaq,-I thirri ushtari,- pa mua s’behet gje. Po degjo ketu. Po shkove me vrap gjer te hani ku kam banuar dhe te me sjellesh cakmakun tim, do te te jap dy gorsh. Vec mos e merr me nge! Djaloshi kepucar, qe desh te fitonte dy grosh, u nis fluturimthi te kerkonte cakmaku, ia solli ushtarit dhe … tashti mbani vesh e degjoni cfare ndodhi.
Jashte qytetit kishin ngritur nje trekendesh te madh, qe e rrethonin ushtaret dhe mijera mijera njerez. Mbreti dhe mbreteresha ishin ulur ne nje fron shume te bukur; perkarshi, gjykatesi dhe gjithe keshilltaret. Kish kohe qe ushtari ishte ngjitur mbi shkalle dhe perpak do t’i hidhnin litarin ne gryke, kerkoi leje te shprehte deshiren e tij te fundit. Sipas tij, kete te mire duhej ti benin cdo krimineli qe do te ekzekutonin. Tha se kish shume qejf te ndizte nje llulle duhan, fundja do te ish hera fundit qe ai do te pinte duhan ne kete bote. Mbreti nuk deshi t’ia kundershtonte deshiren. Atehere, ushtari mori cakmakun e shkrepi;nje, dy, tre! Pernjeheresh, u duken te tre qente: ai me syte e medhenj sa nje filxhan, tjetri qe I kish te medhenj sa nje gur mulliri dhe ai I trei me ata syte e tmerrshme sa nje kulle e rrumbullakte.
-Me ndihmoni se do te me varin!-tha ushtari Atehere qente u versulen mbi gjykatesit dhe mbi keshilltaret, I rrembyen, njerin nga kembet, tjetrin nga hunda dhe I flaken aq lart ne ajer, sa kur rane ne toke u bene cope –cope.
-Nuk dua te me hedhin…-tha mbreti; por qeni me I madh e rrembeu tok me mbretereshendhe I flaku si te tjeret. Ushtaret u frikesuan dhe ne popull u degjuan thirrje:Ushtar I vogel ti do te jesh mbreti yne dhe do te martohesh me princeshen e bukur!
E vune ushtarin ne karrocen e mbretit; te tre qente vallezonin dhe therrisnin:-Urra! Femijet vershellenin neper gishterinjte dhe ushtaret paraqitnin per nder armet. Princesha doli nga pallati I bakert dhe u be mbretereshe. Per kete ajo ishte shume e kenaqur. Dasma vazhdoi tete dite; ishin ftuar dhe te tre qente. Ne tryeze, ata hapen syte me shume se c’i kishin.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
webmaster
ViP


Male
Numri i postimeve: 802
Age: 30
Location: Ancona
Registration date: 28/08/2007

MesazhTitulli: Re: Perralla te ndryshme....   Thu Nov 22, 2007 2:09 pm

ma gjej pak kesulekuqen
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albrelax.com
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Perralla te ndryshme....   Fri Nov 23, 2007 12:11 am

Hahhahahhaha sa vjec je re aman qe dashke kesulekuqen ti ????? Razz

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
webmaster
ViP


Male
Numri i postimeve: 802
Age: 30
Location: Ancona
Registration date: 28/08/2007

MesazhTitulli: Re: Perralla te ndryshme....   Fri Nov 23, 2007 4:19 pm

ne fakt se doja per vete po per femijet qe mund te futen ne forum Very Happy
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albrelax.com
ElEni
AneTaR HeRo


Female
Numri i postimeve: 310
Age: 29
Registration date: 28/12/2007

MesazhTitulli: "Gjigandi i pa meshire"   Wed Jan 16, 2008 2:44 pm

“Gjigandi i pa meshire” sipas Oscar Wilde

Cdo mbasdite, kur femijet ketheheshin nga shkolla vinin ne kopshtin e Gjigandit. Ishte shume kopsht i bukur—me bar jeshil dhe me lule te bukura qe ngjasnin si yje dhe brenda kishte 12 peme pjeshke qe ne pranvere hapnin petalet dhe prodhonin fruta madheshtore.

Aty edhe zogjte kishin zene vend dhe kendonin aq embel sa femijet shpesh here e ndalonin lojen qe te degjonin dhe thoshin me njeri tjetrin :“Sa te lumtur jemi ketu”

Nje dite, Gjigandi vendosi te ketheheshe nga nje visite e larget pe nje shoku Kafsha “Cornish,” qe kishte jetuar me ate per 7 vjet, por ja tha te gjitha fjalet qe kishte me ate dhe vendosi te vije ne keshtjellen e tij.

“Cfar po beni ketu” ulerivi Gjigandi “kopshti tim eshte kopshti tim” tha ay “dhe cdo njeri e kupton ate, dhe nuk do lejoj asnje te loze ne te vetem une”

Gjigandi e rethovi kopshtin me murr te larte dhe vuri edhe nje tabelle qe lezonte:


Kalimtaret
Do
Persekutohen

Me gjith mend ishte Gjigand i pa meshire.
Femijet mbeten pa vend per te lojtur. U munduan te loznin ne rruge por rruga ishte me shume pluhur dhe kishte shume gure dhe kjo s’ju pelqente.

Pasaj erdhi Pranvera dhe ne cdo vend te fshatit kishte gjelberim dhe zogj te vegjel—por j ne kopshtin te Gjigandit. Aty akoma ishte dimer. Brenda kopshtit kishte vetem dimer dhe akull te ngrire kudo.

Gjigandi u habit pse Pranvera spo vinte ne kopshtin e tij.
Por pranvera nuk erdhi asnjehere, as Behari. Vjeshta prodhoi fruta te arta ne cdo kopesht por jo ne kopshtin e Gjigandit. “Ay eshte shume i pa meshire” tha ajo.

Nje dite Gjigandi degjovi nje cicerime zogu dhe kjo e habiti dhe me ne fund ay besovi se Pranvera erdhi ne kopshtin e tij dhe pa jashte, po cfar te shikonte !

Ay pa panoramen me te bukur. Femijet kishin hyre fsheruazi ne kopesht reth nje hapesire qe ata kishin mposhtur ne murr dhe ishin ulur ne pemet.

Cdo gje ndryshovi krejt ne kopesht. Pemet filluan te hapnin petalet e tyre nga gezimi I ndodhjes te femijve—madje dhe zogjte filluan cicerima nga gezimi.

Ne nje cep tutje te kopshtit ishte akoma dimer. Aty afer ndodheshe nje cun i vogel qe mundoeshe te hipte ne peme por ishte shum i vogel.

Kur Gjigandi e pa, ju keput zemra dhe tha: “Sa i pa meshire kam qene,” “Tashi e di pse Pranvera s’vinte ketu. Do ta rezoj murrin dhe kopshti tim do jete I femijve per te lojtur”

Me gjithe mend Gjigandi u ndie shume keq.

Kur zbriti jashte dhe hyri ne kopesht—femijet u larguan nga frika dhe kopeshti u kethue prap ne dimer. Te gjithe u larguan vecse cuni I vogel qe I ishin mbushur syte plot me lot sa nuk e dallovi Gjigandin kur ay po afroeshe afer atij.

Gjigandi menjehere e mori cunin ne doren e tij dhe e uli ne peme, dhe menjehere pema hapi petale dhe zogjte filluan te vijne me ata edhe femijet se e pane qe Gjigandi ka ndryshuar, dhe nuk eshte me ay i pari qe ishte.

Ne ate momente, cuni i vogel e kapi Gjigandin perqafe dhe e puthi. Edhe Gjigandi ja u beri te ditur qe sot e tutje, kopshti i tij ishte vetem per femijet te loznin.

Nje dite Gjigandi nuk e pa me cunin te vogel te lozte me te tjerit dhe fillovi te pyeste verdalle se cfar kishte ndodhur me ate. Asnje nuk e dinte dhe Gjigandit nuk ja pa me syte cunin e vogel.

Kaluan vite dhe me moshen Gjigandi u plak dhe nuk lonte dot me me femijet.
Nje mengjes dimri, ay shikovi jashte dritares. Gjigandi nuk e urrente dimrin se e dinte qe Pranvera po flinte dhe lulet po clodheshin.

Papritmas ay fshivi syte nga cudija dhe veshtroi me vemendje. Vertet ishte pamje e bukur. Ne nje cep te kopshtit afer nje peme me petale te bardha, ishte cuni i vogel.

Nga gezimi Gjigandi mberriti ne kopesht dhe u afrua prane cunit. Por menjehre shndrovi pamje dhe u skuq ne fytyre me urretje dhe tha: “Kush ka guxuar te te plagose ty.” Sepse ne duart e cunit kishte shenja te nje perone, ashtu edhe ne kembet e tij te vogla.

“Kush ka guxuar te te plagose ty,” qavi Gjigandi “Me thuaj mua qe ta mar shpaten dhe ti shqyej me ate”

“Jo” tha cuni, “Por keto jane plaget e Dashurise"

“Kush jeni ju” thirri Gjigandi dhe befasisht u perkul ne gjunje perpara cunit.

Femija buzeqeshi me Gjigandin dhe i tha:

“ Ti me ler te luaj ne kopeshtin tend, dhe sot ti do vish me mua ne kopshtin tim, qe quet Parajse”


Mbasdite femijet vrapuan ne kopeshtin dhe e gjeten Gjigandin te shtrire poshte pemes te vdekur, i mbuluar me petale te bardha.


***reference***

Wilde, Oscar. “The Selfish Giant.” The Classic Fairy Tales. Ed. Maria Tatar. London; New York: Norton & Co, Inc. c 1999. faqet 250-253.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
webmaster
ViP


Male
Numri i postimeve: 802
Age: 30
Location: Ancona
Registration date: 28/08/2007

MesazhTitulli: Re: Perralla te ndryshme....   Sat Jan 19, 2008 10:14 am

oHua dua kesulekuqen
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albrelax.com
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Perralla te ndryshme....   Sat Jan 19, 2008 2:12 pm

Hhahahhahhaa ja te ta gjej pra se nuk po e gjej dot i nevrikosur Smile

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
ElEni
AneTaR HeRo


Female
Numri i postimeve: 310
Age: 29
Registration date: 28/12/2007

MesazhTitulli: Kesulekuqja (Little Red Riding Hood)   Sat Jan 19, 2008 5:20 pm

Kesulekuqja sipas Charles Perrault (1697)

Na ishte sec na ishte, ne nje fshat ndodheshe nje vajze me e bukur qe nje mund te mendoje. Mamaja e saj e adhuronte. Gjyshja e adhuronte me shume dhe i kishte bere nje kapele te kuqe per ate. Kjo kapele i shkonte aq shume qe kudo ajo shkonte i therisnin "kesulekuqja."

Nje dite mamaja e saj i pergatitit nje embelsire dhe i tha: " Dua te shkosh ne gjyshja dhe shiko si vete, se kohet e fundit ka qene e semure. shpjeri keto embelisira dhe keta gjalpe." Kesulekuqja u nis menjehere per ne shtepine e ghyshes qe ndodheshe ne nje ane te fashatit tjeter.

Kur ajo po ikte rruges ne pyll, ajo u takua me Komshiun te Vjeter Ujkun, qe deshte ta hante ne ate minute. Por ay nuk u mund dot se ne pyll ndodheshin zdruktare duke punuar.

Ay e pyeti Kesulekuqen ku po vinte. Femija e varfer, qe nuk e dinte qe ishte e rrezikshme te ndalonte dhe te degjonte ujqerit, u pergjigj:

"Po vete te shoh gjyshen, dhe kam mare ti shpije ca embelsira dhe gjalpe te derguar nga mamaja."

"A jeton shume larg ajo " e pyeti Ujku.

"Oh, Po" tha Kesulekuqja "ajo jeton larg tutje atij mullirit dhe shpija e saj eshte e para ne fshat."

"mire, mire" tha Ujku "Edhe une mendoj te vete dhe ta shikoj ate ghyshen. une do marr kete rruge kurse ti merr ate rruge dhe do shikojme kush do mberrije me shpejt i pari."

Ujku vrapoi me sa kishte fuqi ne rrugen me te shkurte se Kesulekuqja, kurse vajza vazhdoi rrugen me te gjate. Ajo kalovi mire duke mbledhur lajthi, ndjekur fluturat dhe duke mbledhur tufa me lule.

Ujku arriti ne shtepine e gjyshes dhe e hengri ghyshen. Kur Kesulekuqja arriti ne shtepi, gjyshja ju duk ndryshe dhe ajo fillon ta pyese:

"Gjyshe" ajo thote "pse ke shume shpatulla te medhaja"

"te te perqafoj me mire, femija time"

"Gjyshe, sa kembe te medha ke"

"Qe te vrapoj me mire, femija time"

"Ghyshe, sa veshe te medhenj ke"

"Qe te te degjoj me mire, femija time"

"Gjyshe sa sy te medhenj qe ke"

"Qe te shoh me mire, femija time"

"Gjyshe sa dhembe te medhenj qe ke"

"Qe te te ha ty me mire"

Me keto fjale Ujku u hodh dhe e hengri Kesulekuqen.


Morali sipas Charles Perrault

Prej kesaj prralle nje meson qe femijet,
Sidomos vajzat e vogla
te bukura, te rritura mire dhe xhentile
E kane gabim te degjojne
cdo njeri
Dhe nuk eshte e cuditshme aspak
Nese Ujku i ha me ne fund ato.
Une them nje ujk,
por jo gjithe ujqit
jane njelloj
Disa jane te mrekullushme,
jo acaruse, jo te keqe, ose te inatosur
Por te bute, dashur, dhe xhentile.
Duke i ndjekur vajzat e reja
drejt ne shtepine e tyre, ne dhomat e tyre.
Por shiko neqofse ti ske mesuar qe ujqet me te bute
jane me te rrezikshmit nga te gjithe.


***reference***

Perrault, Charles. "Little Red Riding Hood" (1697). The Classic Fairy Tales. Ed. Maria Tatar. New York;London: Norton & Company Inc, 1999. faqet 11-13.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
unknown
AneTaR HeRo


Female
Numri i postimeve: 242
Registration date: 27/11/2007

MesazhTitulli: Re: Perralla te ndryshme....   Sat Jan 19, 2008 8:37 pm

bukur
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
ElEni
AneTaR HeRo


Female
Numri i postimeve: 310
Age: 29
Registration date: 28/12/2007

MesazhTitulli: Re: Perralla te ndryshme....   Tue Jan 22, 2008 7:33 pm

unknown kush te pyeti pyetje
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
unknown
AneTaR HeRo


Female
Numri i postimeve: 242
Registration date: 27/11/2007

MesazhTitulli: Re: Perralla te ndryshme....   Mon Jan 28, 2008 8:11 pm

po thjesht mendim tim shpreha Rolling Eyes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
monica
I/E Respektuar


Numri i postimeve: 125
Registration date: 23/01/2008

MesazhTitulli: Re: Perralla te ndryshme....   Sat Feb 02, 2008 3:47 am

ElEni shkruajti:
Kesulekuqja sipas Charles Perrault (1697)

Na ishte sec na ishte, ne nje fshat ndodheshe nje vajze me e bukur qe nje mund te mendoje. Mamaja e saj e adhuronte. Gjyshja e adhuronte me shume dhe i kishte bere nje kapele te kuqe per ate. Kjo kapele i shkonte aq shume qe kudo ajo shkonte i therisnin "kesulekuqja."

Nje dite mamaja e saj i pergatitit nje embelsire dhe i tha: " Dua te shkosh ne gjyshja dhe shiko si vete, se kohet e fundit ka qene e semure. shpjeri keto embelisira dhe keta gjalpe." Kesulekuqja u nis menjehere per ne shtepine e ghyshes qe ndodheshe ne nje ane te fashatit tjeter.

Kur ajo po ikte rruges ne pyll, ajo u takua me Komshiun te Vjeter Ujkun, qe deshte ta hante ne ate minute. Por ay nuk u mund dot se ne pyll ndodheshin zdruktare duke punuar.

Ay e pyeti Kesulekuqen ku po vinte. Femija e varfer, qe nuk e dinte qe ishte e rrezikshme te ndalonte dhe te degjonte ujqerit, u pergjigj:

"Po vete te shoh gjyshen, dhe kam mare ti shpije ca embelsira dhe gjalpe te derguar nga mamaja."

"A jeton shume larg ajo " e pyeti Ujku.

"Oh, Po" tha Kesulekuqja "ajo jeton larg tutje atij mullirit dhe shpija e saj eshte e para ne fshat."

"mire, mire" tha Ujku "Edhe une mendoj te vete dhe ta shikoj ate ghyshen. une do marr kete rruge kurse ti merr ate rruge dhe do shikojme kush do mberrije me shpejt i pari."

Ujku vrapoi me sa kishte fuqi ne rrugen me te shkurte se Kesulekuqja, kurse vajza vazhdoi rrugen me te gjate. Ajo kalovi mire duke mbledhur lajthi, ndjekur fluturat dhe duke mbledhur tufa me lule.

Ujku arriti ne shtepine e gjyshes dhe e hengri ghyshen. Kur Kesulekuqja arriti ne shtepi, gjyshja ju duk ndryshe dhe ajo fillon ta pyese:

"Gjyshe" ajo thote "pse ke shume shpatulla te medhaja"

"te te perqafoj me mire, femija time"

"Gjyshe, sa kembe te medha ke"

"Qe te vrapoj me mire, femija time"

"Ghyshe, sa veshe te medhenj ke"

"Qe te te degjoj me mire, femija time"

"Gjyshe sa sy te medhenj qe ke"

"Qe te shoh me mire, femija time"

"Gjyshe sa dhembe te medhenj qe ke"

"Qe te te ha ty me mire"

Me keto fjale Ujku u hodh dhe e hengri Kesulekuqen.


Morali sipas Charles Perrault

Prej kesaj prralle nje meson qe femijet,
Sidomos vajzat e vogla
te bukura, te rritura mire dhe xhentile
E kane gabim te degjojne
cdo njeri
Dhe nuk eshte e cuditshme aspak
Nese Ujku i ha me ne fund ato.
Une them nje ujk,
por jo gjithe ujqit
jane njelloj
Disa jane te mrekullushme,
jo acaruse, jo te keqe, ose te inatosur
Por te bute, dashur, dhe xhentile.
Duke i ndjekur vajzat e reja
drejt ne shtepine e tyre, ne dhomat e tyre.
Por shiko neqofse ti ske mesuar qe ujqet me te bute
jane me te rrezikshmit nga te gjithe.


***reference***

Perrault, Charles. "Little Red Riding Hood" (1697). The Classic Fairy Tales. Ed. Maria Tatar. New York;London: Norton & Company Inc, 1999. faqet 11-13.

KJO PERRALLA KA NJE KUPTIM: NJEREZ/FEMIJE SI KESULEKUQJA VENE NE RREZIK JO VETEM VETEN E TYRE POR EDHE TE TJERIT (I.E GJYSHEN) NGA SJELLJA E PA MATUR DHE NAIVE E PI DHE GJYSHJA E PAFAJSHME ! Mad
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
unknown
AneTaR HeRo


Female
Numri i postimeve: 242
Registration date: 27/11/2007

MesazhTitulli: Re: Perralla te ndryshme....   Sun Feb 10, 2008 5:14 pm

mo ....nuk ka me njerez si Kesulekuqja..tashi jane te zgjuar goxha te marin gjake ne vetull femijet..lol
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Perralla te ndryshme....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM ::  :: -