ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Burg Per Dy Vellezerit Selimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Burg Per Dy Vellezerit Selimi   Sun Nov 18, 2007 9:51 pm

Gjykata, burg pėr dy vėllezėrit Sinani

17 November 2007

“Arrest nė burg” ėshtė masa e sigurisė qė ka vendosur Gjykata e Krimeve tė Rėnda pėr dy vėllezėrit Vladimir dhe Nestor Sinani, tė akuzuar si pjesėmarrės nė masakrėn e Qafė- Gjashtės dhjet vjet mė parė. Dy vėllezėrit ishin dy tė arrestuarit e fundit qė janė pėrballur me togat e zeza, por nuk kanė pranuar akuzėn madje kanė preferuar tė mos japin asnjė shpjegim nė seancėn e masės sė sigurisė. Tė arrestuari tė bashkėpunėtorė tė tyre janė njohur me masėn e arrest ditė mė parė pasi prokuroi i ēėshtjes ka kėrkuar qė vlerėsimi i masės pėr tė dyshuarit tė bėhet veēmas pėr shkak tė hetimeve.Dy vėllezėrit Sinani, Eduard Cipa, Alqi Paguni dhe Edmond Sejko do tė qėndrojnė nė qeli deri nė pėrfundim tė hetimeve pėr masakrėn e Qafė Gjashtės nė vitin 1997 kur njė polic u torturua dhe u dogj i gjallė.

Seanca
Kanė preferuar tė mos japin asnjė shpjegim para togave tė zeza nė lidhje me masakrėn e Qafė Gjashtės edhe pse nė njė kasetė filmime qė disponon prokuroria shfaqen qartė imazhet e dy vėllezėrve tė arrestuar. Vladimir dhe Nestor Sinani janė paraqitur ditėn e djeshme nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda pėr tu njohur me akuzat dhe masėn e arrestit. Prokurori i ēėshtjes i kėrkoi togave tė zeza vlerėsimin si tė rregull dhe lėnien nė qeli tė dy tė arrestuarve. Ndėrsa nė cilėsinė e provės materiale ka paraqitur njė kasetė filmime, ku pėr veē dy vėllezėrve Sinani perceptohen qartė dhe tre tė arrestuarit e tjerė si autor tė masakrės ku u masakrua dhe u dogj i gjallė njė polic. Ndėrkohė avokatėt kėrkuan njė masė mė tė lehtė sigurie pėr tė arrestuarit, por gjykata pasi ka dėgjuar pretendimet e palėve vendosi tė lerė nė qeli deri nė pėrfundim tė hetimeve dy tė arrestuarit.

Ngjarja
Ngjarja daton mė 4 mars 1997, kur njė grup tė rinjsh i kanė bėrė pritė njė makine, me tė cilėn udhėtonin tre oficerė policie. Njėri prej tyre, Gjergj Mehmeti u ekzekutua dhe u dogj brenda automjetit, njė tjetėr oficer u mbajt peng pėr disa dite pėr t’u liruar mė vonė, ndėrkohė qė i treti mundi tė largohej nga vendi i ngjarjes, edhe pse i plagosur. Vetėm tre ditė pas fillimit tė trazirave nė rrugėn mes Sarandės dhe Qafės sė Gjashtės ėshtė djegur oficeri i policisė nga Tepelena, Gjergji Mehmeti. Ai bashkė me tre shokė tė tjerė, Sokol Bizhgėn, ish-shef i Krimeve nė Vlorė, Edi Alia, oficer policie nga Vranishti i Vlorės dhe njė polic tjetėr kanė udhėtuar drejt Sarandės me njė makinė tip Benz. Ishte koha kur Saranda ishte shkatėrruar e djegur, kur ishin rrėmbyer armėt, kur komisariati i policisė nuk ekzistonte, kur ishin kėputur tė gjitha lidhjet me shtetin dhe bėheshin pėrpjekje pėr ta ndalur rebelimin dhe pėr ta normalizuar atė. Ata janė diktuar tek po udhėtonin me makinė dhe janė ndalur Me sa dihet ata kanė pasur si qėllim qė tė udhėtojnė nė jug, tė vėzhgojnė gjendjen dhe tė shikoheshin mundėsitė e ringritjes sė komisariatit. Pasi janė diktuar nė tė dalė tė Sarandės, janė ndaluar dhe urdhėruar qė tė dalin nga makina. Njė person ka futur kokėn nė makinė, ndėrkohė njė nga policėt ka qėlluar nė ajėr dhe personat e ndodhur atje janė larguar nė drejtim tė pishave. Postblloku i dytė afėr karburantit fare pranė atij tė parit ėshtė lajmėruar dhe makina ėshtė qėlluar direkt nė ecje. U plagos Gj. Mehmeti dhe njė polic tjetėr. S.Bizhga bashkė me policin e plagosur kanė dalė nga makina, duke qėlluar me automatik dhe u larguan. Siē mėsohet, njė person qė ka kaluar me motor ka hedhur njė granatė mbi makinė. Gjergj Mehmeti mbeti nė kėtė pritė i vrarė. Ish- polici u vra mė 4 mars tė 1997 nė Qafė Gjashtė, Sarandė.

Hetimet
Gjashtė persona janė tė shpallur nė kėrkim nga Policia e Shtetit tė dyshuar si autor tė masakrės sė ndodhur nė 4 mars tė vitit 1997, ku humbi jetėn njė efektiv policie, Gjergj Mehmeti dhe ngelėn tė plagosur dy tė tjerė. Ministria e Brendshme nė njė konferencė pėr shtyp bėri tė ditur dje identitet e pesė personave tė arrestuar, gjatė operacionit "Mars". Sipas tė njėjtave burime mėsohet se tashmė janė shpallur nė kėrkim dhe gjashtė persona tė tjerė, tė cilėt dyshohet se janė pjesėmarrės nė masakrimin e efektivit tė policisė. Pėr gjashtė personat e shpallur nė kėrkim, janė lėshuar urdhėr-arrestet e Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda. Sipas burimeve nga organi i akuzės ato akuzohen pėr disa vepra penale. Ndėrkohė burimet zyrtare pohojnė se ata janė larguar gjatė operacionit tė policisė dhe dyshohet se janė njoftuar nga persona qė kanė qenė nė dijeni pėr operacionin, apo familjarėt e tė arrestuarve. Burimet zyrtare nga Ministria e Brendshme kanė bėrė tė ditur dhe identiteti i pesė tė arrestuarve. Sipas zėdhėnėsit tė kėsaj ministrie mėsohet se nė pranga janė vėnė, Vladimir Sinani, 52 vjeē, Nestor Sinani, 50 vjeē, Alqi Paguni, 36 vjeē, Edmond Sejko, 36 vjeē dhe Eduart Ēipa, 37 vjeē, tė gjithė tė lindur dhe banues nė qytetin e Sarandės, ku ndodhi dhe masakra e 4 marsi, tė dhjetė viteve mė parė, ku ngeli i vdekur punonjėsi i policisė Gjergj Mehmeti dhe ėshtė mbajtur peng e torturuar ish punonjėsi i policisė Eduart Aliaj. Ndėrkohė qė gjatė kontrollit tė banesės sė tė arrestuarit Edmond Sejko janė gjetur dhe sekuestruar njė pistoletė tip TT si dhe dy granata dore.

Nė pranga
Vladimir Sinani, 52 vjeē, nga Saranda
Nestor Sinani, 50 vjeē, nga Saranda
Alqi Paguni, 36 vjeē, nga Saranda
Edmond Sejko, 36 vjeē, nga Saranda
Eduart Ēipa, 37 vjeē, nga Saranda

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Burg Per Dy Vellezerit Selimi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: