ForumiCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveIdentifikohu
Share | 
 

 AKNET ne fytyre ....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: AKNET ne fytyre ....   Mon Nov 19, 2007 1:03 am

Kur akne kanė zonjat

Problemet dhe lekura e shndritshme, nuk jane me ceshtje vetem e adoleshenteve. Tani, ashtu si dhe rrudhat, shqetesojne edhe tridhjete vecaret apo edhe moshat me te medha. Ja shkaqet dhe menyrat e sherimit te nje shqetesimi te ketyre koheve

Njehere e nje kohe, pucrat kishin nje afat. Nisnin te shfaqeshin rreth moshes dymbedhjete - trembedhjete vjecare dhe zgjasnin gjate periudhes se adoleshences. Ne njefare menyre ishin shenje e turbullimeve qe perfshinn trupin dhe ndjenjat ne ate periudhe. Pastaj zhdukeshin, diku perpara ditelindjes se njezete, per te mos u kthyer me. Nje clirim, liria pas nje bashkejetese te sforcuar, pergjegjese per shume probleme, edhe psikologjike. Sot megjithate duket se gjerat kane ndryshuar dhe ato pucra, qe te shfaqura ne adoleshence mund te ngjallnin ndjesine e njomeshtise, vazhdojne te dalin edhe tek te tridhjetat, ne tridhjete e pese apo edhe ne dyzete vjec. Dhe njomeshti kane vertete shume pak.

Pergjegjesit kryesore

Ne pamje te pare, problemet e lekures se adoleshenteve dhe te atyre ne moshe madhore, ngjajne si e njejta gje. Ne te vertete, ndryshimet ekzistojne dhe jane te medha. Aknet tradicionale, ato qe godasin gjate adoleshences, shkaktohen nga nje rritje e ndjeshmerise se gjendrave qe sekretojne hormonet (dhe jo nga ndryshimet hormonale sic mendohet gabimisht). Ndjeshmeri qe provokon nje rritje te sekrecioneve dhjamore. Perkundrazi, aknet qe godasin femrat ne moshe madhore nuk jane domosdoshmerisht akne: problemi eshte i ndryshem por pasojat mbi lekure jane te njejtat. Arsyet mund te jene te shumefishta. Ketu hyjne ne loje turbullimet hormonale. Dhe pikerisht per kete arsye problemi vihet re gjate periudhes paramenstruale. Por a eshte nje problem qe ka te beje vetem me hormonet? Ne shumicen e rasteve duket se eshte pikerisht keshtu. Shpesh megjithate ndryshimet e tyre varen nga stresi. Dhe ky nuk eshte justifikimi i zakonshem per cdo lloj problemi: ankthi dhe nervozizmi jane me te vertete pergjegjes per ndryshimet kimike dhe hormonale. Keshtu eshte shpjeguar se perse kjo forme e aknes se vone eshte nje shqetesim tipik i diteve te sotme. Pergjithesisht eshte keshtu. Tensioni, te cilit i nenshtrohemi sot, nuk ekzistonte njezete vjet te shkuara. Por ndoshta grate e brezave te meparshem nuk e kishin kete shqetesim, sepse jeta e tyre, perfshire edhe ate hormonale, ishte e ndryshme. Benin me teper femije, plakeshin me shpejt. Tani perkundrazi, ekuilibrat kane ndryshuar.

Ceshtje te dietes dhe kozmetikes

Nese stresi dhe hormonet jane shkaktaret kryesore, eshte gjithashtu e vertete qe ekzistojne te tjere faktore qe nxisin shfaqjen e pucrave tek lekurat e moshes se pjekur. Si perdorimi i disa loj ilaceve, tip kortizoni, qe dobeson sistemin imunitar dhe lehteson perhapjen e baktereve qe infektojne poret. Apo ndotja: smogu dhe pluhurat e pranishem ne ajer mund te bllokojne poret duke e ndaluar keshtu yndyren te dale te siperfaqe te lekures. Ka raste te tjera qe shkaku duhet kerkuar tek ushqimi. Dhe kjo nuk ka te beje me sallamin apo cokollaten sic besohet. Problemi mund te jete thjesht nje intolerance ushqimore. Dhe ne fund, edhe produktet kozmetike te gabuara per llojin e lekures mund te shkaktojne probleme. Pastruesit teper te forte eleminojne shtresen e siperme, qe mbron lekuren, duke e veneate perpara kushtit per "t'u mbrojtur", kur ajo prodhon me teper yndyre. Por edhe kremrat teper te pasura mund te shkaktojne deme, duke bllokuar poret, qe pastaj infektohen.

Pucrat apo rudhat?

Problemi i zgjedhjes se kozmetikeve te pershtatshem eshte ndoshta edhe me i veshtire ne rastin e lekures se moshave madhore qe kane probleme me aknet. Duket ne fakt e veshtire te arrijme te bejme bashke perdorimin e produkteve specifike, ne menyre qe te normalizojme sasine e yndyres ne lekure, me trajtimet kunder moshes, te cilat jane me te pasura. Por ceshtja duket me e lehte nga sa ngjan. Objektivi i produkteve kozmetike te lekurave miste apo te yndyrshme, nuk eshte "te thajne", por te rregullojne sekretimin e yndyres dhe te arrijne nje hidratim te vertete dhe normal te lekures. Produktet e reja kunder pucrave jane shume me pak agresive se ato te dikurshmet, nuk kane nje veprim te forte anti-estetik si ne te shkuaren. Nje kompromis i duhur do te ishte te zgjidhje produktet qe ne baze te tyre kane alfahidroziaket, si acidi glikoloik, retinoik, citrik, te gjitha me aksion te dyfishte. Nga njera ane, rinovojne shtresen me siperfaqesore te epidermes, "hapin" poret; nga ana tjeter kane perberes hidratante dhe antirrudhe. Ata perdoren ne rastet e lekures te prirur per t'u mbushur me akne. Ne Shtetet e Bashkuara acidi glikolik perdoret deri edhe per te kuruar aknet klasike.

Pastrues delikate

Ne rastet e lekures se papaster, eshte i persosur "peeling"-u me acid glikolik. Ne radhe te pare pastron lekuren ne thellesi dhe per me teper, u lejon trajtimeve te aplikuara me pas te veprojne me mire. Persa u takon trajtimeve, qe behen vete ne shtepi dhe jo ne klinikat apo sallonet e bukurise, duhet pasur parasysh qe te mos perdoren kurre pastrues agresive, edhe pse mund te japin ndjesine qe "pastrojne" lekuren. Me mire eshte te zgjidhen sapune - jo sapune, shkuma delikate dhe qumesht pastrues qe nuk e heqin krejtesisht filmin mbrojtes te siperfaqes se lekures. Nese "make-up"-i i te shkuares mund te jepte ndonje problem, sot situata ka ndryshuar. Sepse pika e forte e ketyre produkteve ne ditet e sotme nuk eshte me trukimi por menyra sesi hiqet ky truk: ne fund te dites eshte e detyrueshme te eleminosh cdo mbetje te grimit, per te evituar qe te infektoje poret. Po scrub-i? Duhet te jete i lehte, dhe te mos behet me teper se nje here ne jave. Per te thithur yndyren e tepert, ideale jane locionet, picetat e posacme qe permbajne pastrues dhe krempudra me efekt matifant. Funksionon si te ishte puder talk qe perthith yndyren.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: AKNET ne fytyre ....   Mon Nov 19, 2007 1:23 am

Lamtumire akne

Nje krem qe zgjidh problemet e lekures se adolishenteve, larg salloneve te bukurise . Efekti i Skinorenit dhe perdorimi i tij edhe nga djemte

Per nje adoleshent aknet nuk jane nje problem i lehte. Nese nje te rrituri ato i duken si dicka qe do te zhduket me kalimin e moshes, per ata qe jane duke kaluar fazen e pubertetit, shenjat ne lekure mund te kthehen shume lehte ne nje problem jetesor. Nje situate qe adoleshentit mund t'i shkaktoje merzitje, e mund ta beje me te ndihet inferior para shoqerise. Ca akne mund te kthehen ne dicka qe te ben te ndihesh kompleksiv. Jane pikerisht keto shenja ne lekure qe te bejne te ndihesh me pak i pranueshem tek te tjeret, e vecanerisht ndodh kjo tek vajzat.

Trajtimet estetike jo gjithmone jane efektive. Per me teper jane te kushtueshme e ne mjaft raste te pabazuara ne fushen mjekesore. Jo te gjithe adoleshentet mund te shpenzojne ore te tera ne sallonet e bukurise apo klinikat dermatologjike. Per me teper nese behet fjale per djemte. Por ekziston nderkaq nje tjeter zgjidhje, larg ketyre qendrave te bukurise. Nje zgjidhje mjaft praktike, qe mund te relizohet cdo dite ne shtepi ne menyren me komode, si per vajzat ashtu edhe per djemte. Nje tubet kremi qe quhet Skinoren. Nje nder te paktat terapi qe i zhduk vertet aknet, ky produkt i provuar shkencerisht i prodhuar nga Ā«ScheringĀ», teper i sukseshem neper bote, ka disa kohe qe ka nisur te tregtohet edhe ne Shqiperi.

Nese me Diane 35, nje kontraceptiv qe ndikonte ndjeshem ne zhdukjen e akneve, firma farmaceutike Ā«ScheringĀ» kishte zgjidhur problemin e femrave, me kremin Skinoren u jepet zgjidhje edhe problemeve te lekures tek meshkujt. Dhe jo vetem per aknet e fytyres. Teper praktik, tubeti i kremit Skinoren, i cili ka ne permbajtjen e tij Acid Acelaik 20 per qind, perdoret fare mire ne cdo zone te lekures me akne [jo vetem ne fytyre].

Ne vitet e fundit, Skinoreni, e vetmja kure kunder akneve qe eshte ne forme kremi, eshte provuar te jete nje nga zgjidhjet me te efektshme sidomos te akneve juvenile. Keto jane pucrat me te zakonshme qe u dalin te rinjve ne moshen e pubertetit. Pucra qe ndonese thuhet se ikin me kalimin e moshes, pervecse krijojne shqetesime psikologjike tek adoleshentet, mund te lene shenja edhe ne moshen e mevonshme. Njolla ne lekure, shenja apo cikatrice, te cilat tek nje i rritur mund te tregojne fare qarte problemet e dikurshme te adoleshences.

Persa i takon anes mjekesore, kremi Skinoren mund te perdoret ne te gjitha llojet e akneve, ne ato papuloze, me pustula, apo ne pucrat ne forme nodujsh te vegjel. Ne menyre qe kremi te jete sa me i efektshem, keshillohet qe gjate kohes se trajtimit te perdoren sa me pak te jete e mundur produkte kozmetike. Formula e tij e vecante, lejon perdorimin e Skinorenit edhe ne periudha kohe te gjata, per aq kohe sa i nevojitet nje lekure te pastrohet nga shenjat e bezdisshme te pubertetit.

Ne rastet me te renda, kremi Skinoren mund te perdoret edhe i kombinuar. Sipas edhe keshilles se mjekeve, ky krem mund te gershetohet me marrjen e antibiotikeve te ndryshem, por tek femrat mund te perdoret se bashku me pilulen Diane 35. Kjo ne vartesi te formes se aknes, ne rast se akneja eshte ne forme te lehte mund te perdoret vetem Skinoreni, ndersa ne rast se akneja eshte ne forme te mesme ose te rende duhet te mendohet per terapite e kombinuara, per te cilat eshte i nevojshem konsultimi paraprak me mjekun specialist dermatolog.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

AKNET ne fytyre ....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM ::  :: -