ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 SIFILIZI ....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: SIFILIZI ....   Mon Nov 19, 2007 3:04 am

Sėmundje franceze apo napoletane?

Mbi origjinėn e sėmundjes ende ekzistojnė kundėrthėniet

Termi "syphilis", nga i cili vjen edhe emri i sifilizit, ėshtė krijuar nga G.Fracastoro i cili nė vitin 1530 titulloi kėshtu njė poemė tė tijėn: "Syphilis mbartės i frėngjyzės", nga emri i protagonistit tė tij Syphilus, dėshmi e faktit se sa i qartė ishte qysh nė atė kohė karakteri i transmetimit seksual tė sėmundjes.

Por se cila ėshtė origjina e sėmundjes, ėshtė njė debat qė ka zgjatur pėrmbi pesė shekuj. Sipas hipotezės amerikane, asaj mė tė pranuarės, infeksioni thuhet tė jetė importuar nga Bota e Re nė vitin 1493 nga Kristofor Kolombi. Nė Evropė sėmundja u shfaq nė formė epidemike pėr tė parėn herė nė vitin 1494 me rrethimin e Napolit nga ana e trupave franceze tė komanduara nga Karli VIII qė duket se ka vdekur nga sifilizi cerebral nė moshėn 28 vjeēare. Si pasojė, pėr shkak tė marėdhėnieve me ushtarėt, njė grup prej 800 prostitutash kontribuoi nė pėrhapjen e sėmundjes qė shumė shpejt filloi tė njihej edhe me emrin frėngjyzė ndėrsa francezėt qė nuk u pėlqente qė sėmundja tė thirrej me emrin e tyre e quajtėn sėmundje napoletane.

Njė tjetėr hipotezė pėr pėrhapjen e infeksionit ėshtė ajo sipas sė cilės bakteri patogjen ka qenė latent, i fshehur, pėr njė kohė tė gjatė dhe pėr shkak tė njė modifikimi nė njė farė pikė shpėrtheu.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Mon Nov 19, 2007 3:37 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: SIFILIZI ....   Mon Nov 19, 2007 3:05 am

Sifilizi, riktimi i zotėrisė sė vjetėr

Thuhej se e kishim mundur pėrgjithmonė. Por rastet po rriten dukshėm. Nė origjinė tė fenomenit janė sjelljet e rrezikshme. Dhe ulja e kujdesit tė mjekėve, qė nuk dinė mė ta njohin

Katėr muaj kalvar. Qė nga periudha e inkubacionit e deri tek simptomat e para me shqetėsime tė lehta: ethe, dhimbje muskulore, ndjesi lodhjeje dhe plagė e shenja tė lėkurės... Nė fillim mund tė mos ua vėsh veshin, gjithēka duket si njė grip kalimtar, as qė mund tė tė shkojė mendja se e gjitha kjo lidhet me jetėn seksuale. Dhe kur "gripi" vazhdon tė mos kalojė, atėherė vjen radha e gjatė e ekzaminimeve. Ndokush i ka bėrė tė gjitha me radhė, ka arritur deri edhe tė mendojė se mund tė ketė njė tumor tė zorrės sė trashė. Ndokush tjetėr mund tė ketė dyshuar edhe pėr hepatit. Nė tė vėrtetė virusi i sifilizit, i quajtur treponema palidium mund tė pėrhapet nė tė gjithė organet e brendshme duke shkaktuar njė hepatit sifilitik. Njė analizė e thjeshtė sierologjike, njė version ky i moderuar i tė vjetrės Wassermann, mund tė sqarojė mė nė fund se ē'po ndodh nė tė vėrtetė.

Pesė shekuj pasi kishte shpartalluar kontinentin e vjetėr, sifilizi, sėmundja seksualisht e transmetueshme, ėshtė rikthyer, sidomos nė qytetet e mėdha. Duke filluar qė nga vitet '50 nė sajė tė terrapive intensive me penicilinė, kishim menduar se e zhdukėm pėrgjithmonė. Por nuk qe kėshtu. Ideja e mundėsisė sė zhdukjes sė sėmundjeve infektive ėshtė njė utopi sanitare. Dhe kėshtu qė ato mund tė kthehen prapė. Siē edhe ka ndodhur: javėn e shkuar nga qendra e kėshillimit tė grave nė maternitetin e Tiranės mjekja Vjollca Tare sinjalizoi pėrmes gazetės "Korrieri" se vetėm kohėt e fundit ishin identifikuar tre raste tė ndryshme me sifiliz. Kaq janė verifikuar vetėm aty, ndėrkohė mjekja ka thėnė se edhe pėr vetė mjekėt zbulimi i kėsaj sėmundjeje ka qenė njėfarė ēudie. Askush prej tyre nė tė shkuarėn nuk ka pasur rastin tė merret me kėtė sėmundje. E meqėnėse nuk e njohin as vetė mjekėt, a mund tė thuhet se sa mund tė jetė numri i vėrtetė i tė prekurve?

Besohej se nė Shqipėri sifilizi ishte zhdukur krejtėsisht. Mjekėt e sotėm nuk e kanė parė kurrė me sy, nė veshėt e tyre gjithēka ka mbėrritur si nė formė legjendash: nė vitet e diktaturės sėmundja u luftua me tė gjitha mjetet, jo vetėm sanitare. Pėrveēse raportet seksuale jashtė martese ishin tė rralla (gjė qė kufizonte edhe transmetimin e sėmundjeve seksuale), njė njeri qė vėrtotohej se ishte i prekur nga sifilizi izolohej nga shoqėria. Flitet madje edhe pėr internime pėr kėtė shkak...

Pėrpara se nė vitet 2000 sifilizi tė shfaqej nė Shqipėri dhe nė gjithė Evropėn (Francė, Hollandė, Zvicėr dhe Angli), alarmi i kishte ardhur nga SHBA-ja. Dhe nuk ka fare tė bėjė me shpėrthimin e rasteve nė vitin '92 - '93 nė ish Bashkimin Sovjetik apo me pėrhapjen e SIDA-s nė vendet e lindjes, qė erdhėn si pasojė e lirisė mė tė madhe seksuale dhe zhdukjes sė kontrolleve tė detyrueshme sanitare.

Sifilizi (i ngjohur nė gjuhėn popullore edhe me emrin frėngjyzė) apo njė tjetėr sėmundje, gonorreja bėhen edhe mė tė rrezikshėm pėr aq kohė sa nuk kurohen nė mėnyrėn e duhur. Dhe kjo ndodh edhe sepse shumė njerėz preferojnė tė kurohen nė klinika private, tė bėjnė analizat nė qendra laboratorike aspak tė specializuara ku nuk mund ta marrin dot diagnozėn e saktė. E po t'i shtosh kėsaj edhe marrėdhėniet seksuale tė lira dhe pa prezervativė, atėherė rezultati ėshtė alarmant: sifilizi po rikthehet frikshėm.

Vetėm njė studim anglez ka zbuluar se nga 5 deri nė 25 pėrqind e personave qė udhėtojnė, kryejnė marėdhėnie seksuale rastėsore dhe 10 - 20 pėr qind e tyre nuk janė tė mbrojtura. Udhėtimet janė ndėr tė parėt faktorė tė pėrhapjes sė sėmundjeve qė transmetohen seksualisht. Kjo ėshtė vėrtetuar nga tė dhėnat e mbledhura nė Britaninė e Madhe dhe nė Zvicėr: 80 pėr qind e rasteve tė reja me sifiliz apo gonorre janė infektuar gjatė pushimeve verore. Kurse nė Shtetet e Bashkuara fenomeni ėshtė vėnė re sidomos brenda komunitetit gay: tek burrat qė e bėjnė me burrat siē thuhet rėndom. Kurse nė Shqipėri, shtresa mė e prekur tani pėr tani janė banorėt e Qytetit Studenti. Mjekėt e kanė shpjeguar kėtė me faktin se duke jetuar edhe larg familjes, studentėt janė mė tė prirur drejt marrėdhėnieve rastėsore.

Kthimi i kėsaj patologjie ėshtė shqetėses sepse paraqet simptomėn e pėrsėritjes sė sjelljeve seksuale tė rrezikshme. Pėr fat terrapia antibiotike me penicilinė nuk e ka humbur efektshmėrinė e saj: pėr kėtė njė diagnostifikim nė kohėn e duhur ėshtė mėse i rėndėsishėm. Dhe ndėr tė tjera pengon edhe transmetimin jovullnetar tė infeksionit tek partneri.

Virusi i quajtur "Treponema pallidum" i zbuluar nė vitin 1905, ėshtė shumė mė tepėr ngjitės nga virusi Hiv, shkaktari i SIDA-s: mund tė ngjitet nė njė raport nė dy ndėrsa ai hiv nė njė nė njėqind, nė bazė tė ngarkesės virale tek njė individ. Problemi qėndron tek fakti se infektimi me sifiliz lehtėson edhe kalimin e hiv-it: rreziku i infektimit bėhet 2 deri nė 5 herė mė i madh nėse personi ėshtė i infektuar nga Treponema. Eshtė hedhur hipoteza e njė bashkėlidhjeje mes rritjes sė rasteve me sifiliz dhe rėndimit tė infektimeve nga hiv-i nė komunitetet homoseksuale.

"Sėmundjet seksualisht tė transmetueshme qė kanė njė periudhė inkubacioni tė shkurtėr janė si roje damkuese jashtėzakonisht interesante pėr sjelljet seksuale tė popullatės nė tėrėsi", pohon Michel Janier, dermatolog nė Hopital Saint- Louis tė Parisit nė njė intervistė pėr "Le Monde". Infeksioni ka njė inkubacion prej tre javėsh, kurse gonorerja prej dy apo tre ditėsh. Infeksionet e tjera seksuale, mė veēanėrisht ato virale (nga herpes genitalis tek papilloma) dhe Chlamydia Trachomatis kanė njė inkubacion mė tė gjatė dhe nuk janė tė modifikueshme nė mėnyrė tė menjėhershme nga sjelljet seksuale. Pėr kėtė, eksperti francez ėshtė i mendimit se gonorreja dhe sifilizi duhet t'i nėnshtrohen njė sistemi mbikėqyrjeje. Neisseria Gonorrhoeae ashtu si dhe Trepomena pallidum mund tė merren fare lehtėsisht me raportet seksuale orale. Dhe njė pėrqindje e infeksioneve tė sifilizit lidhet me shtimin e numrit tė raporteve orale tė cilat sot praktikohen me njė frekuencė mė tė madhe pasi konsiderohen si tė parrezikshėm pėr ngjitjen e virusit tė SIDA-s: kjo ėshtė e vėrtetė pėr hiv-in, por jo pėr sifilizin.

Nė pikėn kur Treponema penetron nė trup pas 20 deri nė 40 ditėsh formmohet njė plagė me formė tė rrumbullaktė: sifiloma primare. Bakteri mund tė mos japė mė gjurmė. Por nuk ndodh gjithmonė kėshtu. Nė tė tjera raste, pėrhapet nė tė gjithė orgnizmin. Nuk mund tė jesh i "prekur" nėse nuk ke plagė tė lėkurės apo tė mukozave. Kur zhduken simptommat e sifilizit primar atėherė ėshtė radha e tij sekondar me simptoma tė ndryshme. Kjo fazė zgjat 60 ditė qė nga prekja deri nė dy vjet dhe shkakton dėme paralelisht me plagėt e lėkurės: njolla nė pėllėmbėt e duarve, nė kėmmbė dhe tė pjesė tė tjera tė trupit. Pastaj mund tė jetė edhe njė fazė e tretė qė ndodh nė 40 pėrqind tė rasteve nė tė cilėn dėmet e organeve tė brendshme tė trupit pėrhapen drejt trurit, zemrės, kockave, kyēeve, syve, mėlēisė.

Ky ėshtė profili i sėmundjes pa trajtim mjekėsor. Pikėrisht pėr shkak tė shumėllojshmėrisė sė simptomave qė provokon, dermatologėt e quanin "mimi i madh". Nėse personi i infektuar ėshtė njė nėnė, sėmundja mund tė shkaktojė vdekjen e fetusit nė dyzetė pėrqind tė rasteve apo lindjen e njė fėmije tė infektuar (infektimi ndodh nėpėrmjet placentės apo gjatė lindjes). Nė tė shkuarėn, kur nuk njihej shkaku, mendohej pėr njė sėmundje tė trashėgueshme. Tė tjera rreziqe pėr t'u infektuar? Puthja, ushqimi me qumėsht gjiti dhe transfuzioni i gjakut tė pastėr. Mė i frikshėm se hiv-i? Jo, sepse pėr fat ekzistojnė edhe antibiotikėt. Mjaft tė kapet sa mė shpejt.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: SIFILIZI ....   Mon Nov 19, 2007 3:36 am

Njė ngjarje e pazakontė

Kavie njerėzore: kishin sifiliz dhe nuk u kuruan

Tuskegee ėshtė njė qytezė nė Alabala nė SHBA qė fatkeqėsisht u bė e njohur pėr shkak tė njė eksperimenti klinik qė u krye aty duke qė nga viti 1932 mbi 399 njerėz me ngjyrė. Tė gjithė ishin tė sėmurė me sifiliz, por nuk e dinin dhe u pėrfshinė nė njė studim qė zgjati 40 vjet dhe qė kishte pėr qėllim vetėm tė studionte evolucionin natyror tė infeksionit.

Kėtyre njerėzve iu premtua ndihmė mjekėsore falas nė shkėmbim tė pjesėmarrjes nė eksperimet: nė tė vėrtetė nė vend qė t'i kuronin me penicilinė, edhe pasi dihej qė ajo e shėronte sėmundjen, ata iu nėnshtruan kurave me vitamina. Mė nė fund nė vitin 1972 ngjarja e tmerrshme u pėrhap dhe njė komitet i Senatit nisi hetimet pėr kėtė ēėshtje.

Nė vitin 1974, "kavieve njerėzore" qė ende jetonin (40 prej tyre ua kishin ngjitur sėmundjen edhe grave) iu dhanė 10 milionė dollarė dėmshpėrbim. Por nuk iu kėrkua zyrtarisht falje. Nė vitin 1997, gjatė njė ceremonie nė Shtėpinė e Bardhė pesė prej tetė tė mbijetuarve Bill Klinton u kėrkoi tė falur pėr eksperimetin qė kishte shkaktuar kaq viktima.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: SIFILIZI ....   Today at 6:39 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
SIFILIZI ....
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: MjeKeSi-
Kėrce tek: