AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ethe 90 minuteshe

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ethe 90 minuteshe Empty
MesazhTitulli: Ethe 90 minuteshe   Ethe 90 minuteshe Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 3:35 am

Jane neuronet pasqyre te trurit ata qe aktivizojne pasionet sportive. Duke krijuar njesimin me atletin deri ne perfshirje te plote. Ne disa raste, pertej normes

Ka nga ata qe mbesin te mberthyer perpara televizorit per ore e ore te tera per te ndjekur kampionatin e futbollit apo Cmimin e Madh te Formules Nje. Ka nga ata qe rrine zgjuar gjithe naten vetem per te pare nje ndeshje boksi apo garat e Kupes se Amerikes. Ka ca te tjere qe te dielave pershkojne qindra kilometra vetem e vetem per te pare skuadren e tyre te zemres ne ndeshjen e futbollit qe zhvillohet ne nje tjeter qytet. Ka edhe ca te tjere qe i planifikojne pushimet atehere kur zhvillohet kampionati boteror apo evropian. Ne fakt statistikat flasin qarte: turizmi sportiv po kap shifra gjithnje e me te larta. Cmenduri. Po perse?

Neurologe e psikologe jane ulur ne tryeze per te spjeguar se c'fshihet pas pasionit sportiv. Dhe kane identifikuar nje familje te qelizave te trurit, qe quhen neurone mirror (pasqyre). Sipas studiuesve, keto qeliza jane pergjegjese per te na bere te ndihemi te perfshire c'do here qe shohim nje te ngjashmin tone te kryeje nje aksion. Perpara Carl Lewis-it qe vrapon 100 metra, perpara Michael Schumacher-it ne timonin e Ferrarit, Juves apo Realit te Madridit, truri yne vihet ne pune. Dhe aktivizon zonat qe drejtojne levizjen: koren para-motore, lobin muror. Jane te njejtat zona qe ndizen kur vete ne kryejme levizje: ja perse ndihemi kaq te perfshire. Shkencetaret spjegojne se kur ne vezhgojme nje veprim dhe nje levizje, ndersa truri analizon informacionin pamor, aktivizohen edhe neuronet motore dhe sistemi qe rregullon emocionet.

Fenomeni eshte i njohur prej kohesh. Adam Smith qe ne fund te Shtateqindes pershkruante se si ne perfshihemi nga nje ndeshje boksi, aq sa te na beje te leme menjane frenimin e perhershem e te fillojme te shprehim me mimike ate qe jemi dike pare. Ne ditet e sotme prototipi eshte tifozi qe perpara se te nise ndeshja mberthehet ne divanin e shtepise perpara televizorit dhe numeron sekondat deri sa ajo te filloje. Dhe pastaj i ndjek beniaminet e tij duke levizur para prapa neper dhome. Eshte zemra ajo qe ia dikton, thote retorika e tifozeve. Jo: eshte sistemi nervor qendror, pergjigjen shkencetaret.

Dhe jane pikerisht neuronet pasqyre qe aktivizohen ne tru ata qe na lejojne te kuptojme drejteperdrejt kuptimin e veprimeve dhe emocioneve te te tjereve pa pasur nevoje per meditim. Pra nuk eshte e nevojshme te arsyetosh per te pasur kete lloj njohurie qe aktivizohet permes nje lloj kundershtie te brendshme per stimulimin e levizjes qe po shohim. Shkencetaret mund te ndihen krenare se per te paren here kane spjeguar nga pikepamja neurofiziologjike pervojen, si te aksionit ashtu edhe te emocionit.

Eksperimentet kane filluar mbi majmunet, por pergjate viteve grupet e studiuesve kane deshmuar te njejtin mekanizem edhe per trurin njerezor. Etapa e pare ka qene ajo e analizimit te veprimeve: te kuptonin qe per te ndezur neuronet pasqyre nuk mjafton nje fotografi, as ajo e nje atleti te fiksuar ne castin fitimtar, por sherben te shohesh levizjen per se gjalli, por edhe ne televizion apo ne kinema. Eshte pikerisht ky momenti kur edhe pse mund te jemi te ulur perballe nje videoje, per trurin tone eshte si te ishim duke vrapuar 100 metershin apo duke luajtur me top. Njesimi eshte i atille, qe sic i kane deshmuar Jean Decety dhe Mark Jeannerod te Universitetit te Lionit, ngre presionin arterial, rrahjet e zemres shtohen kurse frymemarrja ndryshon, tamam sikur te ishim duke bere nje ushtrim.

Neuronet mirror jane pra shume me teper sesa nje substrat i thjeshte neurologjik i tifozerise. Jane ne baze te kapacitetit njerezor per te kuptuar duke u nisur nga vezhgimet: na lejojne te marrim pjese emocinalisht (sa per te thene) ne ato qe shohim te levizin rreth nesh. Dhe mbi kete pjesemarrje truri nderton vetedijen. Mjaft te mendosh per mesimin e gjuhes se femijeve, per tentativat e tyre per te imituar shprehjet e fytyrave qe i rrethoje. Shkencetaret ne fakt kane provuar perfshirjen e neuroneve pasqyre edhe ne rrokullimen e ndodhive cerebrale qe vijne si pasoje e imitimit: duke pare kitaristet t'i bien nje muzike, ata qe duan te behen muzikante aktivizojne neuronet pasqyre, emocionohen dhe provojne t'i bien edhe ata kitares me duar bosh ne hapesire.

Natyrisht, te marresh pjese emocionalisht ne ato qe shohim paraqet nje kalim ne nivel cerebral: mbivendosja mes asaj qe shohim dhe asaj qe bejme nuk eshte e plote, nje person jo i semure e kupton ne menyre te perkryer ndryshimin mes asaj qe eshte duke pare dhe asaj qe eshte duke bere. Ata qe e stabilizojne distancen jane elementet e kontekstit dhe mbi te gjitha fakti qe duke mos levizur nuk i perftojme ndjesite e kthimit, pra nuk ka feed-back. Megjithate, i gjithe mekanizmi, tek personat qe vuajne nga skizofrenia, mund te arrije ta shtyje te semurin te mendoje se mund te misherohet me te vertete ne levizjet e tjetrit. Tek tifozet fakti i te shikuarit perreth dhe i te vezhguarit te hapesires qe e ndan nga fusha e lojes, i te qenit ulur ne krah te miqve te vet dhe jo te lojtareve, i te mos veshurit te fanelles se zemres, eshte mese i mjaftueshem te vendose distancen: por ne disa raste perfshirja eshte kaq e madhe saqe kur tifozi kthehet ne shtepi apo kur fik televizorin, e ndjen veten aq te lodhur saqe i duket sikur ka luajtur vete ai.

Pra nese do te degjojme neurologet, qendrojme te gozhduar perpara nje ndeshjeje tenisi sepse neuronet tona nuk na lejojne te bejme ndryshe. Se bashku me te tjera pjese te trurit konkurojne pasionin sportiv edhe dy zona qe kane nje rol thelbesor ne te ndjerin dhe te kuptuarin e emocioneve paresore; shkencetaret i quajne bajame dhe insule dhe kane vezhguar se kur aktivizohen ato, trupi vihet ne levizje pa u menduar komandat. Nje prove vjen nga nje eksperiment i kryer me ane te rezonances mangetike nga Ralp Adolphs i Universitetit te Iowa-s ne Shtetet e Bashkuara qe ka deshmuar sesi pacientet me nje demtim ne zonen cerebrale te quajtur insula, te vendosur perballe nje skene te shpifur nuk jane ne gjendje te kuptojne ate qe eshte e shpifur per vete ata dhe ne te njejten kohe nuk arrijne as te njohin shprehjen e veshtirosjes tek nje tjeter person. Kur ky demtim cerebral nuk ekziston, ajo qe shohim ndez te njejtin mekanizem qe do te aktivizohej nese do t'i prodhonim ne emocionet qe dallojme tek te tjeret.

Po perse ekziston kjo paevitueshmeri e emocioneve. Per ta shpjeguar i referohemi Antonio Damasios, neurolog i njohur i Univesitetit te Iowa-s, autor i disa librave: "Ndjenjat jane perceptimi i nje gjendjeje trupore te vendosur". Dhe sjellja e tifozeve e deshmon. Truri, pra edhe sjelljet, nuk jane gje tjeter pervecse nje pasqyrim i asaj qe ndodh ne tru.

Pra nuk eshte per t'u habitur nese spektatoret jane kaq te ndjeshem ndaj spektaklit ne te cilin po marrin pjese. Neurobiologet shpjegojne se gjate nje ngjarjeje sportive zona te ndryshme te trurit ngacmohen. Perfshirja emotive ngacmon sistemin limbik dhe pjese te kores se trurit. Pastaj ne rastin e nje fitoreje do te kemi nje perforcim, sepse arritja e objektivit ben pjese ne ato qe presin tifozet. Dhe ja pra ku clirohen neurotrasmetuesit si dopamina, nivelet e te ciles jane ngushtesisht te lidhura me ndjesine e kenaqesise. Ne disa raste perfshirja emotive eshte kaq e forte, sa ben qe te ngrihen lehtesisht sistemet e frenimit.

Kjo mund te jete nje nga arsyet per te cilat tifozet here pas here jane pergjegjes per gjeste te papeshuara: prodhimi i endorfines natyrale dhe substancave te ngjashme me ato qe clirohen nga drogat prodhojne nje gjendje te te qenurit mire edhe ne largesi, edhe pasi tifozet kthehen ne shtepi.

Keshtu kur tifozi kthehet ne stadium apo ulet serish perpara televizorit per te pare atletin e tij te preferuar, do qe te provoje ato ndjesi te kendshme qe ka provuar dhe heren e shkruar. Edhe kujtesa luan nje rol te rendesishem, sjellja e tifozit eshte perseritese, steriotipe. Perballe nje ngjarjeje sportive kthehemi ne subjekte kolektive dhe bejme gjera qe te vetem nuk do t'i kishim bere kurre. Mekanizmat e sistemit limbik gershetohen keshtu me kushtezimet kulturore dhe e bejne tifozerine nje territor brenda te cilit pranohen sjellje qe gjetke do te ishin krejt te palejueshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ethe 90 minuteshe
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: MjeKeSi-
Kėrce tek: