AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kristaq Rama "Skluptor i Popullit"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kristaq Rama "Skluptor i Popullit" Empty
MesazhTitulli: Kristaq Rama "Skluptor i Popullit"   Kristaq Rama "Skluptor i Popullit" Icon_minitimeThu Aug 30, 2007 6:49 pm

Pėr Artistin e dashur Kristaq Rama
"Skulptor i Popullit"


Kėtė javė na u zhduk nga sytė skulptori i popullit Kristaq Rama. Ai do tė mbetet gjithmonė i gjallė me veprat dhe sjelljen e tij, ndėr sytė e mendjen e shqiptarėve nė tė tėrė truallin e vendit. Skulpturat e skalitura nė mermer e tė derdhura nė bronx qė nga Vlora, mamija e Shqipėrisė, Durrėsi rezistent antimperialist, nga Korca patriotike e deri nė Shkodrėn e Teutes ne do t'i shohim vazhdimisht nė tokėn shqiptare e ndėr muzetė e Tiranės e rretheve tė atdheut, ndėr galerite qėndrore e tė periferive tė vendit, si dhe ndėr fasadat e godinave tė Kryeministrisė e tė bisnesmenėve aktuale. Tėrė krijimtaria e tij plastike do tė mbetet nė brazdat e kujtesės sė trurit: aty do tė mbeten ēka na ka lėnė artisti i ndershėm dhe patriot i kulturės sonė.

Nxėnėsi i Odhise Paskalit e Sadik Kacelit nė shkollėn e mesme artistike nė Tirane, vazhdoi studimet e larta nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Leningrad (sot Petėrsburg) Mė vonė sė bashku me kolegėt e tjerė bėnė pėrpjekje dhe realizuan ēeljen e Institutit tė Lartė tė Arteve nė Shqipėri. Dihet se njė mori e me shumė konstelacionesh artistike dolėn nga ky institut, e ata kanė vėnė gurin e themelit tė ndėrtesės artistike. Ne duhet t'u jemi mirėnjohės.

Artisti Kristaq Rama, ka qėnė pasionant i pashkėputur nga studioja e tij ku dhe mbylli syte. Ai vit per vit, sipas ekspozitave jubilare do tė ishte pjesėmarrės aktiv, si tė gjithė artistet e tjerė tė talentuar tė vendit, pa u atrofizuar prej punes si nėpunes dikasteri, pedagog instituti, si deputet apo drejtues organizativ. Nuk janė tė rralla rastet kur veprat e tij vlerėsoheshin nga piktorėt e artistėt, tanė dhe tė huaj: ato mbeten maksima e skulpturės sonėė: Monumenti i Flamurit nė Vlorė, tripti dhe emblemat, etj.

Kristaqi nuk kishte xhelozi per kolegėt. Kjo ishte karakteristike e tij themelore, ai i deshte tė gjithė artistėt e vendit, natyrisht mė tė talentuarit. Nuk mė harrohet kur njė mbrėmje tek shėtisnim sė bashku mė tha pėr njė mbledhje nė byronė politike, ku ishte i ftuar si ekspert i artit e ku ishte diskutuar pėr Odhise Paskalin se ai na paskėsh nė bankė gati njė milion lekė tė vjetra. Nė njė kohė kur nė socializėm tė gjithė jetonim me rroga tė vogla, si ishte e mundur tė lindte njė kapitalist i ri?! Kristaqi zemėrgjerė e burrė i menēėm iu pėrgjigj: "Paskali ėshtė tetėdhjetė vjeē, gjysmėn e jetės e ka bėrė nė kapitalizėm para ēlirimit, e gjysmėn nė socializėm e meqėnėse pjesa e parė ėshtė dhe e rinisė sė tij, Odisea do tė trashėgojė mė shumė nga kapitalizmi". Kjo llogjikė bėri qė tė mos konfiskohej kursim i krijuesit rilindas. Ky episod, si dhe tė tjerė lidhen me shumė qėndrime analoge tė artistit, dhe ndėr komisionet e pranimit apo tė mospranimit tė veprave artistke, nė ekspozitat kombetare, si dhe vlerėsimet pozitive nė favor tė studenteve (qė ishin tė "shkarė" nė rryma tė ndryshme) kur tė tjerė servilė dėshironin ta fundosnin talentin e ri. Kėto janė okulare personale tė mijat. Kristaqi ishte njė tip xheneroz dhe prudent. Nuk kishte vit qė Kristaqi mos e vizitonte studjon time nė Vlorė. Njė ditė prej ditėsh mė thotė: "Skėnder, kujdes me djalin se po ma prish me ato konceptet e praktikat e tua krijuese moderniste". Intonimi i zėrit dhe vėshtrimi i tij ishin tėpėr dashamirės e aspak qortues. Unė kuptoja se atij i pėlqente qė djali tė ecte nė rrugėn kontemporane tė artit, por edhe tė mos kishte keqkuptime prej keqinterpretuesve.

Kristaqi i takon, sė bashku me shumė intelektualė e artiste tė shquar tė vendit (ai gdhendi e derdhi figura e ngjarje luftarake), t'i gdhendet njė protret, t'i derdhet njė bust nė bronx duke i shtuar shesheve dhe lulishteve tona figura fisnike me zemėr e mendime tė ndritshme, pasi brezave rinore tė mėpastajshėm duhet t'u tregojmė respektin qė kemi pėr figurat e shquara tė kulturės shqiptare.

Kristaq Rama do tė jetė me ne pėrjetė.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Tue Sep 25, 2007 7:04 pm, edituar 4 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kristaq Rama "Skluptor i Popullit" Empty
MesazhTitulli: Re: Kristaq Rama "Skluptor i Popullit"   Kristaq Rama "Skluptor i Popullit" Icon_minitimeThu Aug 30, 2007 6:53 pm

Kristaq Rama ndėrroi jetė
Kristaq Rama ndėrroi jetė. Ka vdekur, tė shtunėn rreth mesditės, njė prej emrave mė tė shquar tė arteve vizive shqiptare. Vetėm 66 vjeē, prej njė infarkti nė zemėr, Skulptori i Popullit, iku nga kjo botė, ndėrsa punonte nė studjon e tij. Gati gjysėm shekulli jetė artistike ėshtė prerė nė mes parakohe, ndėrsa kishte ende pėr tė dhėnė.

Autor i shumė veprave monumentale, njė prej skulptorėve mė nė zė shqiptarė, gjithsesi ka mundur tė lėrė pas njė koleksion tė tėrė. Janė tė Kristaq Ramės shumė prej skulptuave dhe monumenteve mė tė rėndėsishėm tė instaluar nė tė instaluar nėpėr gjithė Shqipėrinė. Mbajnė firmėn e Skulptorit Rama (si autor dhe bashkėautor): Monumenti "Nėnė Shqipėri", reliefi ne balloren e Kryeministrisė, Monumenti i Pavarėsisė nė Vlorė, Shote Galica nė Kukės, Mujo Ulqinaku nė Durrės, dhe njė seri veprash tė tjera.

Kristaq Rama u lind nė Durrės nė vitin 1932. Mbaroi Liceun Artistik "Jordan Misja" nė degėn e arteve figurative nė vitin 1951 dhe tre vjet mė vonė niset pėr studimet e larta nė Leningrad. Vitet 1954-1960 janė vitet e tij studentore nė Akademinė e Arteve tė Bukura tė qytetit rus.

Pas diplomimit kthehet nė Shqipėri ku punon fillimisht si inspektor i arteve figurative nė Ministrinė e Kulturės dhe nė tė njėjtėn kohė jepte mėsim si pedagog i jashtėn nė Institutin e Lartė tė Arteve. Vite mė pas Kristaq Rama qe pėr njė kohė tė gjatė njeriuqė pėrgatiti breza tė tėrė skulprotėsh nė Akademinė e Arteve tė Bukura. Pasi ėshtė shkėputur nga puna me studentėt, Rama nuk shkėputet nga puna e tij krijuese. Momentet e fundit tė jetės sė tij e gjejnė nė studio e vet pėrballė njė reliefi.

Skulptori i Popullit, i renditur mes kokave tė skulpturės shqiptare (nip i Piktorit tė Popullit, Zef Kolombi), ndėrsa nuk ėshtė mė ka lėnė pas veprėn e tij. Jo vetėm mes kolegėsh, apo profesionistėsh tė arteve vizive (njė pjesė ė mirė e veprave tė tij i takojnė fondit tė Galerisė sė Arteve Figurative nė Tiranė), por edhe mes njerėzve tė thjeshtė, emri i Kristaq Ramės do tė mbetet si autori i sa e sa monumenteve shqiptare


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sat Sep 01, 2007 3:27 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kristaq Rama "Skluptor i Popullit"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "New York Times ": Si hoqi Berisha qindra oficere
» Prinderit ne panik:"Larg mostren nga shkolla... "
» Themelohet cmimi pagezuar "Niko Nikolla"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: ArTi FiGurAtiV-
Kėrce tek: