AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si jane shperndare shqipetaret neper bote ?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Si jane shperndare shqipetaret neper bote ? Empty
MesazhTitulli: Si jane shperndare shqipetaret neper bote ?   Si jane shperndare shqipetaret neper bote ? Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 4:06 am

Vėshtrim mbi periudhat qė i detyruan shqiptarėt tė linin vendin e tyre nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė, apo tė detyruar nga spastrimet etnike

Eksodet shqiptare dhe si janė shpėrndarė nė Botė
Vitet “90-tė shėnuan eksodin mė tė madh tė shqiptarėve drejt vendeve fqinje, Italisė dhe Greqisė


Shqiptarėt janė detyruar tė lėnė vendin e tyre dhe tė emigrojnė nė periudha tė ndryshme tė historisė. Pėrveē shpėrnguljeve tė hershme, qė nga koha e Skėnderbeut, apo dhe mė pėrpara, njė valė e re largimesh pėrfshiu popullsinė shqiptare pas rėnies sė perandorisė turke, e cila kishte pushtuar Ballkanin. Njė tjetėr masakėr ndaj shqiptarėve, qė jetonin nė trojet e tyre, ishte dhe lėnia e tyre jashtė trungut amė, nga copėtimi i Shqipėrisė nė vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr. Krahina tė tėra shqiptare iu dhanė fqinjėve pėr tė kėnaqur orekset shovioniste tė tyre. Kėtu fillon njė serial i gjatė i spastrimeve tė kėtyre zonave nga sllavėt dhe grekėt.

Mijėra familje shqiptare nė kėto zona lėnė vendin e tyre pėr tė ndėrtuar njė jetė mė tė mirė, jashtė persekutimit dhe konflikteve nacionale nė vende tė ndryshme tė Evropės, por edhe mė larg nė Amerikė, Kanada dhe Australi. Mė shumė se 200 mijė kosovarė u strehuan nė Turqi si pasojė e njė marrėveshjeje mes Jugosllavisė dhe kėsaj tė fundit. Edhe pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, njė pjesė e mirė shqiptarėsh, kundėrshtarė tė regjimit tė Enver Hoxhės, lanė atdheun pėr tė jetuar tė lirė diku tjetėr, duke krijuar kėshtu diasporė nė shumė vende evropiane dhe SHBA. Korriku i vitit 1990 do tė shėnonte njė tjetėr largim tė shqiptarėve drejt botės sė lirė. Ambasadat e huaja do tė ktheheshin nė vendstrehim pėr ata qė mė pas u nisėn me ose pa familje drejt Italisė, Gjermanisė, Austrisė etj. Kėto largime do tė vazhdonin edhe nė vitet 1991-1992, ku eksodi i marsit me anijet shqiptare do tė mbetej pėr njė kohė tė gjatė nė mendjet e evropianėve, si njė veprim qė nuk ishte parė tė ndodhte ndonjėherė. Revolta ndaj diktaturės, e akumuluar pėr vite tė tėra, shpėrtheu nė kėto eksode historike me pėrmasa tė mėdha. Edhe mė pas shqiptarėt, nė mėnyrė klandestine, nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė, do tė largoheshin, kryesisht drejt fqinjėve Greqisė dhe Italisė qė, ndonėse me pak vėshtirėsi, e pėrtypėn kėtė situatė tė vėshtirė tė shqiptarėve. Edhe sot e kėsaj dite, shqiptarėt janė tė dhėnė pas largimeve nga vendi i tyre, por tashmė nė mėnyrė tė rregullt me llotaritė amerikane dhe ato kanadeze, konform aplikimeve dhe kėrkesave tė vendosura nga kėto vende mike. Ajo qė do tė vuloste ikjet e ēorientuara ishte situata e krijuar nė vitin 1997, qė njihet nė histori me emrin rrėmujat e marsit, qė kėtė herė ishte i dhunshėm. Kėtė herė gjithēka nisi pas rėnies sė firmave piramidale, gjė e cila ndezi edhe revoltėn popullore, e cila precipitoi nė hapjen e depove tė armatim-municionit dhe shpėrthimit tė reparteve ushtarake nė tė gjithė Shqipėrinė. Situata e rrallė mori me dhjetėra jetė njerėzish dhe la pasoja tė pallogaritshme nė ekonominė shqiptare qė edhe sot duket se po i vuan ende ato. Familje tė tėra morėn rrugėn e emigrimit nė kėrkim tė qetėsisė dhe jetės mė tė mirė. Njė pjesė e tyre humbėn tė gjitha kursimet familjare dhe e shikonin tė pashpresė rimėkėmbjen. Biznese tė tėra falimentuan dhe drejtuesit e tyre e humbėn besimin se mund tė rimėkėmbeshin edhe njėherė, pra e kishin tė vėshtirė ta fillonin edhe njėherė nga fillimi gjithēka. Shumė shqiptarė humbėn madje edhe shtėpitė e tyre nė piramida, duke mos pasur edhe njė strehė, ku tė fusnin kokėn. Ata u detyruan tė shkojnė tė punojnė jashtė Shqipėrisė pėr tė siguruar tė ardhura pėr blerjen e njė banese tjetėr, por ndėrkohė ēmimet nisėn tė rriteshin dhe atyre u duhen vite tė tėra ta realizojnė njė objektiv tė tillė. Individė tė veēantė, qė nuk pėsuan dėm financiar nga firmat rentiere, i transferuan kapitalet e tyre jashtė vendit dhe i investuan paratė e tyre nė vendet ku vendosėn tė jetonin. Kjo solli atė situatė tė vėshtirė ekonomike qė tashmė duket se ka kaluar.

Viti 1997, dhe ikja e shqiptarėve

Njė nga emigrimet mė tė mėdha tė shqiptarėve ėshtė ai i viteve “96-“97 nė kohėn e rrėmujave, ku destinacionet e tyre ishin Italia dhe Greqia. Kjo lėvizje drejt dy vendeve fqinje, ėshtė influencuar nga ngjashmėritė gjeografike e kulturore qė kanė shqiptarėt me greket dhe italianėt, si dhe nga mundėsitė mė tė mėdha pėr njė emigrim legal. Sipas tė dhėnave, nė Greqi gjendet njė shqiptar pėr ēdo 25-30 grekė, ndėrsa nė Itali, njė shqiptar pėr ēdo 400-450 italianė. Megjithatė, problemet sociale, qė lidhen me emigracionin dhe me futjen e emigrantėve nė punė dhe shoqėri, janė tė ngjashme nė tė dy kėto vende. Nė vitin 1997, Shqipėria kishte njė disproporcion mes emigracionit legal dhe atij ilegal. Nė fillim tė kėtij viti, numėroheshin 62 mijė emigrantė legalė nė Itali, ndėrkohė qė sipas Karitasit, numri i emigrantėve shqiptarė nė Itali ishte 100 mijė. Gjithashtu, nė Greqi nga 350 mijė emigrantė, vetėm 10 mijė ishin legalė. Kėshtu, sipas tė dhėnave, 78.6 pėr qind e emigrantėve shqiptarė janė ilegalė. Duke filluar qė nga viti 1990, emigracioni u bė njė nga mėnyrat kryesore tė sigurimit tė tė ardhurave pėr shumė individė, familje dhe pėr shoqėrinė shqiptare nė pėrgjithsi. Emigrimi i shqiptarėve ka filluar qė nė vitet “90, kur u hapėn amdasadat. Shqiptarėt, qė jetojnė nė shumė vende tė ndryshme tė Botės, janė mbi 13 milionė. Nė vitin 1997, njė ngjarje e dhembshme nė historinė e Shqipėrisė ishte dhe shembja e firmave piramidale. Kjo ishte njė arsye tjetėr pse njerėzit u detyruan tė emigronin me gomone pėr nė Itali. Emigrime tė mėparshme kanė qenė edhe ato tė kosovarėve, shqiptarėve tė Malit tė Zi dhe Maqedonisė nė SHBA, Zvicėr apo Gjermani, nė kohėn e Titos. Shqiptarėt, pavarėsisht nga besimi, kanė emigruar nė Itali, Gjermani, Greqi, Angli, Austri, SHBA, Kanada. Po kėshtu, qė nga viti 1945 deri nė vitin 1966, mbi 200 mijė shqiptarė nga Kosova dhe Maqedonia, kanė pasur statusin e refugjatit nė Turqi.

Mė shumė se 15 milionė shqiptarė nė tė gjithė Botėn

Faktet tregojnė se shqiptarėt kanė emigruar nė vite nė gadishullin Iberik, Turqi, Greqi, Amerikė dhe vende tė tjera. Mbėshtetur nė njė sėrė dokumentesh arkivorė, shpjegohen se ku u vendosėn dhe si e ruajtėn gjuhėn, kulturėn arbėreshėt e Italisė, arvanitasit e Greqisė dhe tė tjerė, deri nė ditėt tona, me gjithė trysninė e kohės pėr t“i asimiluar. Qė nė vitet e para tė erės sonė, shqiptarėt synonin tė vendoseshin nė brigjet jugore tė Italisė, nė zona qė u siguronte atyre mbrojtje. Asnjėherė nuk ka patur njė regjistrim tė saktė pėr emigrantėt e hershėm shqiptarė nė Greqi, pa i ngatėrruar kėta me shqiptarėt qė ishin nė trojet e tyre, qė nė vitet 1912-1913 mbetėn jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Po kėshtu, sipas studimeve tė paraqitura deri tani, ka versione, ku flasin pėr njė zhvendosje tė tyre nga zona e Kaukazit (ku gjithsesi ka ekzistuar njė vend i quajtur Albani). Shqiptarėt, nė periudha tė ndryshme tė historisė, kanė emigruar, duke krijuar edhe kolonitė e tyre kryesisht nė Itali dhe Greqi.

Qė nga arbėreshėt, arvanitasit e deri tek emigrantėt e sotėm

Nė Itali, sidomos nė Pulja, Kalabri dhe Siēili, janė pjesa mė e njohur e kolonive shqiptare nėpėr botė. Ato e kanė zanafillėn qė nė kohėn e pushtimeve tė para turke, para periudhės sė mbretėrisė sė Skėnderbeut. Numri i tyre llogaritet afėrsisht nė 110 mijė. Ekzistenca e gjuhės sė tyre (arbėreshe) ėshtė njė formė arkaike e dialektit toskė tė shqipes, qė, pėr fat tė keq, me kalimin e kohės po ndihet gjithnjė e mė i kėrcėnuar. Ashtu si edhe nė Greqi, shqiptarėt nė Itali nuk gėzojnė njė status tė garantuar pėr t“u trajtuar si pakicė. Kolonitė shqiptare, siē dihet, ekzistojnė nė tė gjithė shtetet qė u formuan pas rėnies sė Perandorisė Otomane, nė Bullgari, nė Siri dhe nė Egjipt. Njė koloni e madhe shqiptare ekziston edhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pjesa mė e madhe e tyre pėrbėhet prej emigrantėve tė vjetėr, tė cilėt u vendosėn atje para fitores sė pavarėsisė. Emigranti i parė shqiptar, qė mendohet tė ketė prekur tokėn amerikane, daton nė vitin 1876. Por, njė element i veēantė qė ja vlen tė pėrmendet ėshtė edhe ekzistenca e njė kolonie shqiptare nė Ukrainė, qė nė fakt ėshtė njė koloni e vjetėr. Ėshtė interesant fakti se katėr mijė pjesėtarė tė kėtij komuniteti vazhdojnė ta cilėsojnė shqipen si gjuhėn e tyre tė nėnės. Paraardhėsit e tyre luftuan nė vitin 1768-1774 dhe 1787-1791 nė krah tė Carit tė Rusisė, kundėr turqve dhe mbetėn mė vonė pėrgjithmonė nė tokat e Carit.

Nė vitin 1951, Greqia deklaronte 23 mijė shqiptarė

Fatkeqėsisht, pėr numrin e shqiptarėve, qė jetojnė nė Greqi, nuk ka ndonjė statistikė tė saktė. Duhet tė bėjmė dallimin midis zonės plotėsisht tė banuar nė pjesėn mė tė madhe nga shqiptarėt (Ēamėria dhe Maqedonia) dhe kolonive shqiptare mesjetare tė Greqisė sė jugut, (Atika, Boti, ishujt Egje dhe Peloponezi). Dialekti i kėtyre emigrantėve tė vjetėr (arvanitasve), ėshtė sot nė kėrcėnim tė plotė. Si theksuam edhe mė lart ėshtė i paqartė numri i popullsisė shqiptare qė jeton nė Greqinė e veriut. Deri nė luftrat ballkanike, nė vitin 1912-1913, ku Greqisė iu bashkangjitėn Epiri dhe Maqedonia, zonat e banuara me shqiptarė shkonin deri nė gjiun e Artės. Shumica e popullsisė myslimane shqiptare mė pas emigroi ose iu nėnshtrua proceseve tė asimilimit. Shqiptarėt e atjeshėm ortodoksė u greqizuan me dhunė qė para bashkimit tė Epirit dhe Maqedonisė me Greqinė. Sipas tė dhėnave zyrtare greke, deri nė vitin 1951, nė territorin e shtetit grek jetonin gjithsej rreth 23 mijė shqiptarė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Si jane shperndare shqipetaret neper bote ? Empty
MesazhTitulli: Re: Si jane shperndare shqipetaret neper bote ?   Si jane shperndare shqipetaret neper bote ? Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 4:07 am

Duhet pasė parasysh se nuk ka prova pėr ndonjė regjistrim zyrtar. Por, nisur nga disa tė dhėna, sot numėrohėn rreth 15 milionė shqiptarė. Patjetėr kėtu nė kėtė numėr bėjnė pjesė shumė shqiptar qė i pėrkasin origjinės sė shqiptarėve nga ata qė ne sot i njohim, si tė asimiluar. Tė dhėnat e ofruara tregojnė se Shqipėria ka mbi 3 milionė banorė, nė Kosovė numėrohen rreth 2 milionė shqiptarė, nė FYROM numėrohen rreth 800 mijė shqiptarė. Mali i Zi numėron rreth 40-50 mijė shqiptarė. Gjeografia e vendndodhjes sė shqiptarėve jashtė trojeve tė tyre patjetėr qė duhet tė fillojė me Turqinė. Turqia zė vendin e parė nė atllasin e shpėrndarjes gjeografike tė shqiptarėve jashtė vendit. Aty ka gati mė shumė shqiptarė sesa Shqipėria dhe Kosova bashkė. Tė kthyer plotėsisht nė shqiptaro-turq, ata, sipas statistikave, janė diku aty afėr, tė regjistruar, sipas tė dhėnave zyrtare tė shtetit turk, rreth 5 milionė qytetarė shqiptaro-turq me origjinė shqiptare. Njė tjetėr vend, ku ka shqiptarė shumė nga ata tė hershmit, janė dhe shqiptarėt e Greqisė, tė cilėt grekėrit i quajnė arvanitas. Ata janė vendosur nė rrethinat e Athinės dhe pėrgjatė shtrirjes sė kufirit me Shqipėrinė dhe numėrohen nė mbi 1 milion, duke formuar edhe rreh 50 komuna shqiptarofolėse. Arbėreshėt, qė gjenden nė jug tė Italisė, kryesisht nė Sicili dhe Kalabri, llogariten nė mbi 100 mijė. Ndėrsa nė Egjipt numėrohen rreth 200 familje me origjinė shqiptare. Nga vendet e quajtura tė lindjes sė largėt ose Misiri i njohur te shqiptarėt ėshtė edhe Siria. Pas largimit nga Egjipti, shumė shqiptarė u vendosėn nė Siri, aty numėrohen rreth 550 familje. Duke vazhduar pastaj me ata shqiptarė qė janė tė vendosur nė Bullgari. Shqiptarėt janė tė pėrqėndruar kryesisht nė Sofje dhe Pllovti dhe kapin shifrėn e 52 mijė vetėve. Nė Rumani numėrohen rreth 20 mijė. Nė Kroaci ėshtė i njohur ngulimi shqiptar i fshatit Zare i Kroacisė. Janė gjithashtu rreth 12 mijė shqiptarė nė Slloveni. Numėrohen 12 mijė shqiptarė edhe nė Ukrainė, ku janė evidentuar gjithsej 7 fshatra tė banuara nga shqiptarė. Por ende nuk ėshtė llogaritur numri i tyre. Nė Argjentinė njė vend tjetėr ku janė ngulitur shqiptarėt dhe kryesisht ata tė pėrzier me emigrantėt italianė, qė erdhėn kėtu nga jugu i Italisė, pra janė shumica arbėreshė. Shqiptarėt e Argjentinės konsiderohen komuniteti mė i organizuar dhe kanė ruajtur shumė traditėn dhe historinė e janė diku aty rreth 50 mijė. Australia megjithse njė vend i madh pėr emigrantėt, por shqiptarėt nuk e kanė preferuar shumė. Aty numėrohen rreth 26 mijė shqiptarė, tė vendosur nė rrethinat Viktoria dhe Brisbej. Afrika e Jugut ėshtė vendi ndoshta qė ka mė pak shqiptarė, aty janė vendosur thuhet nė Kejp Taun, rreth 15 familje. Vendi mė i preferuar dhe nga mė tė populluarit kohėt e fundit kryesisht janė SHBA. Njė kuriozitet thotė se “shqiptarėt e kanė zbuluar Amerikėn”, kjo duket bėhet pėr tė treguar se sa janė tė dhėnė shqiptarėt pas emigrimit pėr nė Amerikė. Sot, kėtu flitet se gjenden mbi 500 mijė shqiptarė, shifėr kjo qė kurrė nuk ka mundur tė bėhet zyrtare, pasi qė ka munguar njė iniciativė zyrtare qė ta bėjė njė gjė tė tillė. Por gjithmonė statistikat i referohen kryesisht dhe qendrave nga mė tė banuarat me shqiptarė. Ata janė tė instaluar nė Ēikago, Detroit, Miēigan, Nju Jork, Nju Jersi, Florida, Teksas, Kaliforni, Ariziona, Ohaio dhe Kanada (konsiderohet komuniteti me intelektual). Njė vend kryesor nė largimin e shqiptarėve tė kohėve tė fundit, ku janė tė vendosur shqiptarėt, konsiderohet Greqia, me rreth 500 mijė shqiptarė, Gjermania ka rreth 350 mijė shqiptarė, pėrfishirė kėtu edhe ata tė trojeve etnike. Nė Itali rreth 300 mijė dhe nė Zvicėr rreth 180 mijė, kryesisht shqiptarė tė trojeve etnike. Nė Angli 40 mijė, Belgjike rreth 40 mijė. Njė numėr mė tė vogėl shqiptarėsh gjen pothuajse nė ēdo vend evropian.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Si jane shperndare shqipetaret neper bote ? Empty
MesazhTitulli: Re: Si jane shperndare shqipetaret neper bote ?   Si jane shperndare shqipetaret neper bote ? Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 4:07 am

Historia

Vėshtrim mbi emigrimin e shqiptarėve nė vite. Si u trajtuan tė ikurit prej Shqipėrisė nga qeveritė tona nė shekuj dhe organizatat mė tė mėdha nė Amerikė

Emigrantėt tė pėrēarė dhe tė manipuluar historikisht nga qeveritė shqiptare

Historia nuk mund tė shpjegohet nė vėshtrimin historik, ashtu si njeriu mund tė kuptohet nga njeriu. Eshtė abstraksion tė mendosh, se shqiptarėt si komb tė vihen nė njė pozitė tė ulėt tė nėnnjeriut, apo tė nėnnacionit e tė nėnkulturės, mbasi s’ka nevojė pėr vėrtetim, se nuk ėshtė njė komb biologjikisht i keq, inferior, pa shpresė; mbasi fatkeqėsitė e tij janė produkt historik (pasojė e kolonizimit 5-shekullor turk), nė njė plan mė tė gjerė. Janė kontradiktat e pėrjetshme tė zhvillimeve rajonale konfliktuoze tė Ballkanit. Sikurse konstatohet nė ditėt qė rrokullisen me shpejtėsi, aktualisht Atdheu amė po pėrjeton njė situatė tranzitore tė tejzgjatur komuniste e paskomuniste, plot dukuri kontradiktore, me doza tė mėdha tė shkatėrrimit tė shtetit (tė formuar efektivisht qė nga koha e Naltmadhnisė sė Tij A.Zogut), pėrēarje, ku Veriu i vendit etiketohet si ngjyrė blu dhe reaksionare e antikomuniste e pėrjetshme nga banorėt jugorė tė privilegjuar nė kohėn e largkjoftit “xhaxhai”, qė dallohen dhe krenohen, se mbizotėrojnė me ngjyren e kuqe (rozė). Efektivisht, kjo ėshtė njė gjendje e tepėrt dhe e mangėt, qė reflekton negativisht kudo. Gjithsesi, kjo shpjegon mistifikimin e spekulimit nė tėrėsi dhe kriminalitetin si fitim, apo prostitucionin dhe trafikun e mafieve si njė “industri fitimi” tė pėrmasave tė hatashme... Quo Vadis?! Mirėpo, me tė drejtė te burimet e reja futuriste, mendohet se do tė gjendet Ylli i humbur Polar i Shpresės dhe se Moraliteti ėshtė e ardhmja e Shqipėrisė.

Tėrėsia e moraliteteve tė individit dhe tė njė shtrese njerėzish progresistė dhe luajalė do tė mundohen tė ngrejnė nga themeli ndėrtesėn e re tė moralit pasdiktatorial dhe nuk mund tė ketė moral tė shqiptarėve jashtė moralitetit tė drejtėsisė dhe pėrparimit efektiv tė njerėzimit nė planetin tonė. Pėr tė arritur deri kėtu, duhet vepruar, sikurse shkruan kohėt e fundit bashkatdhetari ynė me banim nė SHBA, personaliteti i njohur dhe aktivisti i flaktė i mbrojtjes sė tė drejtave dhe lirive tė njeriut, bashkėqytetari im shkodran prof.Sami Repishti, kur i shkruan letrėn e hapur z.Alfred Moisiu me thirrjen: “Z.President, Viktimat e krimeve tė tiranisė komuniste, ju luten: dėgjoni zėrin e tyre”, dhe pėr mė tepėr nėnvizon: “Dokumentimi i krimeve komuniste nė Shqipėri ėshtė hapi i parė nė rrugėn e duhur, sepse do tė sjellė njė gjendje shpirtėrore mė tė qetė, njė predispozicion mė tė qytetėruar, qė do tė preferonte faljen mė shumė se ndėshkimin dhe do tė orientohej drejt riparimit tė dėmeve tė shkaktuara mė shumė se drejt hakmarrjes”.

Emigracioni i 1.000.000 shqiptarėve ka pėrfshirė 50 pėr qind tė trurit tė nacionit
Dihet nga tė gjithė, qė emigracioni shqiptar pėrbėn njė emigracion shumė tė hershėm (edhe mė tė hershėm se vetė evropianėt, qė zė fill nė shekullin XV nė drejtim tė SHBA-sė), kushtėzuar kjo nga njė sėrė rrethanash historike, politike, luftrat e ndryshme etj. Mjafton tė pėrmendim faktin, se nga 10.000.000 shqiptarė, qė mendohet se numėrohen sot nė botė, gati gjysma e mė shumė e tyre ndodhen jashtė shtetit amė.

Nė historinė e popullit shqiptar, njihen disa flukse tė emigrimit tė shqiptarėve, pėrveē emigrimit masiv tė vazhdueshėm. Kėshtu, pas vdekjes sė Heroit Nacional, Gjergj Kastrioti, rreth 200.000 arbėr lanė vendin dhe u vendosėn mė sė shumti nė Jug tė Italisė. Ndėrsa mė vonė lėvizjet e tjera pėrfshinė vitet 1781, 1492, 1506 dhe vijoi nė disa valė deri nė vitin 1744,
Emigrimi i fundit nė vitin 1744 u shoqėrua mė vonė me themelimin e bashkėsisė shqiptare tė Via Badessa, nė Abruzzo, tė Italisė. Nė ato rrethana historike tė imponuara, shqiptarėt qenė tė detyruar tė braktisin Arbėrinė, nė periudhėn e dhunės sė asgjėsimit fizik e shpirtėror tė ushtruar furishėm nga mizoria e egėr e osmanllinjėve, qė, pėrmes shpatės, u pėrpoqėn tė pėrhapnin “civilizimin”, si njė vlerė e Perandorisė mė tė “pathyeshme” asokohe. Valė e furishme vėrshimesh, janė ato qė pėrfshinė harkun kohor tė viteve 1930-1944, ku rreth 150.000 shqiptarė ishin larguar nėpėrmjet emigracionit tė jashtėm. Kėtu nuk po pėrfshijmė “emigracionin” e shqiptarėve nga Kosova drejt pllajės sė Anadollit, si pasojė e marrėveshjeve tė fshehura dhe tė hapura midis ish-kolonizatorėve serbė dhe “vėllezėrve” turq, qė i degdisėn shqiptarėt nė tokat mė tė kėqija dhe nė kufi me kurdėt, me tė cilėt qeveria turke ka pasur gjithnjė probleme tė shtetformimit.

Vazhdon ......
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Si jane shperndare shqipetaret neper bote ? Empty
MesazhTitulli: Re: Si jane shperndare shqipetaret neper bote ?   Si jane shperndare shqipetaret neper bote ? Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 4:08 am

Si u pėrjetua emigracioni nė pėriudhėn e komunizmit dhe pasdiktaturės
Me vendosjen dhunshėm tė diktaturės komuniste mė 28 nėntor 1944, emigracioni i jashtėm pushoi sė ekzistuari, duke u paraqitur vetėm nė formėn e arratisjeve individuale, ose tė minigrupeve nė mėnyrė sporadike tė kundėrshtarėve politikė tė regjimit. Shumė tė rinj dhe familje shqiptare, qė morėn udhėn e arratisjes nga “lumturia” komuniste, patėn njė fund tragjik, duke u pushkatuar nė vend, u kapėn tė gjallė dhe dėrguan nė burg, u masakruan dhe kufomat e tyre u shėtitėn ditėn nėpėr lagjet dhe rrugicat e Shkodrės e tė fshatrave dhe qyteteve tė tjera tė Shqipėrisė, qė ishin “ēerdhe e reaksionit kundėr pushtetit popullor”... Kjo faqe e historisė ngjason njėsoj sikurse me zezakėt e kontinentit tė Afrikės nė shek.XV, tė cilėt, nė pėrpjekje pėr t’iu larguar e shpėtuar nga duart e padronėve, qė i kishin blerė si mall tregu, patėn njė fund tragjik, ku u ndoqėn nga karvani i qenve, u vranė, torturuan, zhdukėn me familje fizikisht, derisa, njė ditė, ata fitojnė lirinė dhe tė drejtat, sikurse edhe tė bardhėt nė Afrikė e SHBA.

2 korrik 1990, njė shuplakė e madhe pėr diktaturėn
Duhet tė vinte 2 korriku i vitit 1990, ku shpėrtheu i pari fluks, qė nga mbarimi i Luftės sė Dytė Botėrore, tashmė i njohur si “Fenomeni i Ambasadave nė Shqipėri”. Nė ambasadat e huaja tė akredituara nė kryeqytetin e Shqipėrisė, Tiranė, u futėn 4975 persona, qė ishin nga e gjithė vendi. Ata sė bashku i dhanė kėshtu goditjen vdekjeprurėse sistemit shterpė komunist. Prej tyre 3554 u futėn nė ambasadėn gjermane, 816 nė ambasadėn italiane, 549 nė ambasadėn franceze dhe nė rezidenca tė tjera diplomatike nė Tiranė. 3 persona, qė u futėn nė ambasadėn kubaneze u nxorėn jashtė nga personeli i saj dhe pėr fat tė mirė, ata u rifutėn edhe njė herė nė ambasadėn gjermane nė Tiranė. Ndonėse, qe njė futje spontane e njerėzve nė kėto ambasada, ata nuk e meritonin fjalėn fyese se “janė jashtėqitja e kombit”. Kėta emigrantė u quajtėn legalė dhe u legalizuan nga vendet ku ata shkuan. Me keqėsimin e gjendjes politike, ekonomike, kriza sociale dhe thellimi i kurbės sė krizės sė pėrgjithshme nė shumė rrafshe, shpėrtheu e para rrymė masive e refugjatėve, ku nė mars tė vitit 1991 rreth 100.000 persona tė dėshpėruar nga sistemi komunist braktisėn vendin, kryesisht drejt Greqisė nė masėn 76 pėr qind dhe Italisė 24 pėr qind. Mė pas emigrimi ilegal nė vitet 1992-1993 e rriti numrin e emigrantėve jashtė Atdheut me 300.000 persona. Nė vitet ‘95, numėrohet shifra 450.000 persona, duke i shtuar kėtu edhe numrin e atyre emigrantėve nė vitet 1996, 1997 dhe 1998, ēka bėn qė numri i emigrantėve tė rrumbullaksojė shifrėn 600.000 ose 17 pėr qind e popullsisė sė Shqipėrisė jetojnė e punojnė jashtė atdheut. Nė vitin 2002-2003 mendohet nga burimet e pavarura nė Tiranė, se numri i pėrgjithshėm i emigrantėve shqiptarė ka arritur nė 1.000.000 banorė tė shpėrndarė 90 pėr qind nė vendet e Evropės Perėndimore dhe nė Amerikėn e Veriut dhe Jugut.

Struktura e emigrimit dhe rrjedhja e vijueshme e trurit
Sipas burimeve tė ekspertėve, qė kanė hulumtuar dhe analizuar me kujdes kėtė fenomen me tė gjithė pasojat qė burojnė, rezulton se 80% e numrit tė emigrantėve janė tė elementit mashkull, gjini e cila ka tendencė tė rritet nė vitet nė vijim. Dhe kjo, me sa duket, ėshtė e lidhur me vetė kushtet specifike, e tepėr tė vėshtira, nė tė cilat zhvillohet ky lloj emigracioni. Pėr mė shumė rezulton se 70 pėr qind e kėtyre emigrantėve janė tė moshės 20-30 vjeē. Pra, sikurse shihet, mosha mė e re aktive e popullsisė sonė, ėshtė e pėrfshirė nė kėtė lloj emigracioni, ēka pėrbėn njė problem shumė tė madh pėr kushtet e ven-dlindjes, sepse Shqipė-risė i nevoitet kjo moshė e re pėr rindėrtimin e saj. Njė fakt tjetėr shumė i rėndėsishėm, ėshtė se mbi 50% e intelektualėve tė vendit, nga mosha 24-56 vjeē dhe mbi kėto kufinj, janė pėrfshirė nė kėtė emigracion, qė ka tendencė gjithnjė e mė shumė tė rritet, falė vėshtirėsisė ekonomike, korrupsionit, pasigurisė nė vend, mungesės sė investimeve vendase dhe tė huaja pėr punėsimin e tė rinjve dhe tė shkolluar nė universitetet shqiptare. Tashmė Shqipėrisė po i humbet njė herė e pėrgjithmonė kapitali human nė pėrgjithėsi, dhe mbi tė gjitha po ikėn pėrgjithmonė truri i kualifikuar, qė kanė njė ose dy grada shkencore tė mbrojtura pas viteve 1990 nė Shqipėri dhe vendet e zhvilluara tė Evropės Perėndimore.

Vazhdon .........
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Si jane shperndare shqipetaret neper bote ? Empty
MesazhTitulli: Re: Si jane shperndare shqipetaret neper bote ?   Si jane shperndare shqipetaret neper bote ? Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 4:08 am

Faktorė kapriēiozė, qė e stimulojnė fluksin e madh tė shqiptarėve gjatė viteve 1997-2003
Nė fillim duhet theksuar, se strumbullari ose faktori mė dominant, ėshtė ai politik, humbja e shpresės, krimi politik, korrupsioni, vrasjet ditėn pėr diell, vjedhjet e grabitja e biznesmeneve shqiptarė dhe tė huaj dhe si kureshtje e shqiptarėve, pas njė izolimi tė gjatė, pėr tė njohur botėn. Mė tej, kėto faktorė anuan nė sensin ekonomik, si pasojė e gjendjes sė rėnduar dhe drastike eko-nomike, qė pėrjetuan dhe pėrjetojnė bashkėkombasit tanė nė vendlindje nė kėtė periudhė abuzive tė tranzicionit super tė zgjatur. Emigrantėt tanė, qė u stabilizuan nė SHBA, Kanada, Argje-ntinė, Evropė, Australi, Afrikė (Afrika e Jugut) dhe Azi (Japoni, Korea e Jugut) i shtynin faktorėt e bashkimit familjarė tė emigrimit atje me familjet e tyre, qė kishin lėnė nė Shqipėri. Faktorėt e tjerė mendoj se janė edhe arsyet e arsimit, humbja e shpresės se Shqipėria do tė bėhet njė ditė nga vetė shqiptarėt dhe shumė arsye tė tjera e stimuluan dhe nxisin emigrimin nė masė tė shqiptarėve pėr ku tė munden dhe si tė munden. Mbi tė gjitha, mendoj se qendrojnė dy faktorė esencialė: politikė, pasojė e politikės kapriēioze dhe destabilizuese qė po ndjek qeveria e kuqe nė pushtet, qė me papėrgjeshmėrinė e tyre i rrisin varfėrinė popullit tė vet dhe e detyrojnė tė gjejnė si udhė shpėtimi kurbetin plot kalvare. Kėshtu, sipas statistikave tė publikuara nga mediat e pavarura tė Bashkimit Evropian, rezulton se nga puna e emigrantėve janė rritur tė ardhurat e bujqėsisė nė Greqi nė masėn 18% dhe 15% tė ardhurat e sektorit tė ndėrtimit. Bujqit grekė, prej punėtorėve krahu janė kthyer nė efendikoj. Nėse njė ditė Greqia do tė gdhihej pa emigrantė, ekonomia e saj do tė pėrjetonte mungesėn e tyre. Kėsisoj kėrkohet nga ana e “shtetit” shqiptar, qė t’u sigurohet asistencė tė gjithė emigrantėve qė kanė nevojė pėr ndihmėn e tyre nga ana juridike etj., sepse nė fund tė fundit ky ėshtė roli primar i ambasadorėve tė ven-dlindjes, pėr tė mbrojtur shtetasit e vet, dhe jo pėr t’i shfrytėzuar e lodhur dhe detyruar shqiptarėt qė ta kenė pėr turp qė kanė njė ambasadė tė tillė, qė mund tė jetė e kujtdo, por jo e shqiptarėve. Ėshtė e domosdoshme tė bisedohet me strukturėn ndėrkombėtare pėrkatėse, pėr zbatimin e Konventave qė Mbrojnė tė Drejtat e Emigrantėve. “Shteti” qė mendon se ėshtė shtet, duhet t’i dalė zot bashkėkombasit tė vet.

Platforma e komunizmit pėr tjetėrsimin e komunitetit shqiptar nė SHBA e gjetkė...
Sikurse kishim premtuar edhe nė njė dokument tė kaluar, po vijojmė t’i japim bashkatdhetarėve tanė nė SHBA dhe kudo qė gjenden, pėrmes internetit faqe nga dokumentet origjinale tė KQPPSH-sė. Ata, pėrmes pėrfaqėsuesve tė zellshėm antishqiptarė, bėnė shkatėrrimin e jetės dhe veprės sė shqiptarėve nėpėr botė. Njė rol negativ kanė luajtur dhe luajnė ende sot tė ashtuquajturat ambasada tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė nė vendet ku ishin dhe janė akredituar, mbasi janė e njėjta nomenklaturė, sikurse para vitit 1990. Vėreni faktin se, pas ēdo shėrbimi katėr ose pesė-vjeēar, asnjė nuk kthehet nė vendlindje, por drejtojnė bizneset e tyre private, qė i kanė filluar nė kohėn qė shėrbenin si “ambasador” tė biznesit tė tyre dhe assesi tė shqiptarėve. Sikurse pranojnė edhe mediat e pavarura nė Shqipėri, 65 pėrfaqėsues, pra ambasadorė tė ambasadave tė Shqipėrisė tė shpėrndarė nėpėr vende tė ndryshme tė Botės, pas misionit tė tyre nuk u kthyen nė Tiranė. Duke shfrytėzuar naivitetin e emigrantėve, u munduan dhe ia arritėn qėllimit pėr tė pėrēarė shqiptarėt nė SHBA (me numėr mė tė madh nė Boston, Michigan, Nju Jork), duke mbjellė farėn e pėrēarjes, e cila sot ka lėshuar rrėnjė thellė. Tregojnė mė tė vjetrit, se nė Amerikė ka ekzistuar Klubi “Isuf Gervalla”, qė kishte nė zyrat e saj flamurin me yllin komunist dhe nė ēdo aktivitet “patriotik” nė rrugėt dhe qytetet e SHBA-sė ka prirė ylli i Tiranės sė kuqe. Nė shumė shtete tė Amerikės, ekzistojnė shumė shoqata, fondacione me emėr e pa emėr tė krahut tė majtė (me shumicė pėr fat tė keq) dhe tė djathtė konsekuentė, por tė lodhur nga vitet e burgjeve nė Shqipėri (tė arratisur qysh nė kohėn e diktaturės), tė cilėt shajnė e mallkojnė njėri-tjetrin. Po tregoj vetėm njė shembull, ku shqiptarėt nuk gjejnė gjuhėn e bashkėpunimit, pėr tė kremtuar Ditėn e Flamurit dhe tė Shpalljes sė Pavarėsisė. Eshtė bėrė traditė kremtimi i pėrvitshėm i Festės sė Pavarėsisė mė 28 nėntor 1912, ku shumė grupacione dhe parti politike (krejt pa kuptim ekzistenca e tyre nė SHBA), secila pėr llogari tė vetvetės, ngrejnė flamurin shqiptar nė ceremoninė festive nė resto-rant, ku shpesh tė huajt qė ftohen bėjnė pyetjen: Sa herė ėshtė ngritur flamuri i Pavarėsisė shqiptare, mbasi vitin e kaluar isha nė njė shoqatė tjetėr si i ftuar!? Njė senator amerikan, i tha njė miku tim, disa ditė mė parė: “Pėrse nuk merreni vesh ju shqiptarėt me njėri-tjetrin dhe nuk keni asnjė organizatė apo lob serioz, qė tė pėrkujdeset pėr emigrantėt e rinj, qė kanė shumė nevojė pėr ju? Nese ju nuk i ndihmoni emigrantėt qė vijnė nga vendlindje nė ditėt e vėshtira qė janė, atėherė ata asnjėherė nuk do t’u jenė ju mirėnjohės dhe do ta kenė pėr turp tė thonė se janė vėllezėrit tuaj shqiptarė”. Dhe pėrgjigjja e mikut tim ishte njė ngritje supesh dhe skuqje nga njė njohje e mirė qė ai kishte pėr shqiptarėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Si jane shperndare shqipetaret neper bote ? Empty
MesazhTitulli: Re: Si jane shperndare shqipetaret neper bote ?   Si jane shperndare shqipetaret neper bote ? Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 4:09 am

Informacionet qė i shkonin nė rrugė sekrete Enverit pėr shqiptarėt nė botė
Dhe pa shumė komente dhe fakte tė jetės sė pėrditshme tė emigrantėve nė SHBA ekziston, njė dokument i qeverisė komuniste shqiptare, hartuar me kujdes para 48 vjetėve me makinė shkrimi (daktilografuar) nė tre faqe destinuar pėr udhėheqjen e lartė tė asaj kohe. Ai pėrmban nėnshkrimin “Tiranė 1965”. Dokumenti ėshtė nėnshkruar nga ish-ministri i Punėve tė Jashtme asokohe, Behar Shtylla dhe ish-ministrit tė Punėve tė Brendshme, Kadri Haz-biu. Dukumenti titullohet: “Platformė mbi pu-nėn nė drejtim tė kollonive shqiptare”. Aty flitet pėr Federatat mė tė vjetėra Panshqiptare, “VATRA” (themeluar 1912 nė Boston, SHBA nga dijetarėt dhe personalitetet mė tė shquar tė komunitetit tonė nė Amerikė dhe pėr tė gjithė trojet etnike shqiptare, Imzot Fan Stilian Noli dhe shkrimtari, diplomati dhe poligloti Faik Konica). “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, “Lidhja e Dytė e Priz-renit” (Prizren 1942) me kryetar Xhafer Deva dhe “Lidhja e Tretė e Prizrenit” (Nju Jork 1962) themeluar nga njė grup tė rinjsh shqiptarė nga Kosova me iniciativėn e nipit tė Sadik Ramė Gjurgjevikut i quajtur Ismet Berisha, ku kryetar i sė cilės u zgjodh pėrsėri pėrsonaliteti i madh Xhafer Deva. Kjo lidhje ekziston edhe sot e kėsaj dite me qendėr nė Nju Jork. Nė dokumentin e firmosur nga Kadri Hazbiu, kjo Li-dhje etiketohet si reaksionare. Dokumenti ės-htė njė dėshmi e fortė e veprimtarisė antikomuniste tė “Vatrės” dhe “Lidhjes sė Prizrenit” nė SHBA.



Dokumenti i Hazbiut dhe Shtyllės pėr shqiptarėt e SHBA pėr Byronė nė '65

“Nė shtete tė ndryshme gjenden njė numėr i madh bashkatdhetarėsh tė larguar nė kohė tė ndryshme nga Shqipėria dhe nga viset shqiptare nė Jugosllavi. Tė parėt kanė qenė larguar pėr nevoja ekonomike, ndėrsa tė dytėt tė shtrėnguar nga ndjekjet dhe persekutimet prej shovenistėve serbo-malazezė dhe titistėve.

Qėndrimi i tyre nė pėrgjithėsi ėshtė mirė. Ata ruajnė ndjenjat patriotike, kanė dashuri pėr R.P. tė Shqipėrisė. Por ka mjaft qė kanė humbur ndjenjat kombėtare dhe tė tjerė qė kanė rėnė nėn influencėn e armiqėve tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė.

Organizimi nė to ėshtė i ndryshėm. Emigracioni ekonomik nga Shqipėria, ka tradita, dhe nė periudha tė caktuara ka kontribuuar pėr ēėshjen kombėtare. Nė emigracionin kosovar armiqtė pėrpiqen tė krijojnė organizata reaksionare pėr t’a tėrhequr atė kundra R.P. tė Shqipėrisė, si p.sh. “Lidhja e Prizrenit”. Aktualisht organizatat pro R.P. tė Shqipėrisė janė “Shqipėria e Lirė” nė ShBA, “Skėnderbeu” nė Argjentinė dhe disa shoqata e klube nė Turqi, Australi e Republikėn Arabe tė Bashkuar. Ndėrsa kundra R.P. tė Shqipėrisė janė “Vatra” dhe “Lidhja e Prizrenit” nė SHBA”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Si jane shperndare shqipetaret neper bote ? Empty
MesazhTitulli: Re: Si jane shperndare shqipetaret neper bote ?   Si jane shperndare shqipetaret neper bote ? Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Si jane shperndare shqipetaret neper bote ?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiptaret Neper Bote.
» A ju mungon Shqiperia ?
» Shqiptaret ne shtete te jashteme ....
» Sa kohe keni jashte atdheut ?
» A jane vajzat shqipetare materialiste ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ME AFER NJERI TJETRIT :: BaShkėAtdhEtaRėT NėPėR BoTė-
Kėrce tek: