ForumiCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveIdentifikohu
Share | 
 

 Semundjet e mukozes se gojes dhe trajtimi i tyre

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Semundjet e mukozes se gojes dhe trajtimi i tyre   Mon Nov 19, 2007 4:19 am

Semundjet e mukozes se gojes dhe trajtimi i tyre


Jonida Tashi

Fusha e semundjeve te mukozes se gojes perben nje specialitet te veēante te stomatologjise, qe merret me shkaqet, diagnostikimin dhe trajtimin jokirurgjikal. Mukoza e gojes quhet veshja e zgavres se gojes: e pjeses se brendshme te buzeve, faqeve, e procesit alveolar, qiellzes, gjuhes dhe dyshemese se gojes. Ajo perbehet nga epiteli (pjesa me e jashtme, e dukshme) dhe nga indi lidhor nen te. Ngjyra e saj normale eshte roze e zbehte, qe mund te shoqerohet me ngjyrime te lehta racore. Ashtu si edhe lekura, mukoza e gojes luan nje rol te rendesishem ne mbrojtjen e indeve dhe organeve qe gjenden nen te nga traumat, mikroorganizmat dhe substancat e ndryshme kimike. Ajo ka aftesi per te kapur ndjesite e temperatures, prekjes, dhimbjes dhe shijes, si dhe merr pjese ne nje sere refleksesh si per shembull ai i gelltitjes. Me ane te gjendrave te vogla qe permban, ajo luan nje rol edhe ne prodhimin e peshtymes.
Semundjet e mukozes se gojes
Semundjet e mukozes se gojes prekin ēdo moshe, gjini dhe race. Ato shfaqen ne forma te ndryshme, te emertuara lezione, me ngjyre te kuqe, te bardhe, si flluska, erozione apo ulcera, trashje apo enjtje te mukozes. Ne nje pjese te mire te rasteve ato shoqerohen edhe me dhimbje apo djegie, por ka dhe raste te tjera kur pacienti nuk ka asnje shqetesim dhe semundja mund te mos zbulohet per nje kohe te gjate. Disa prej semundjeve mund te shoqerohen edhe nga dobesi te pergjithshme, temperature etj.
Shkaqet
Semundjet e mukozes se gojes shkaktohen shpesh nga faktoret traumatike, si proteza, nje dhemb i thyer e i mprehte, nga djegia me ushqime te nxehta, apo lenia e ilaēeve si aspirina ne kontakt me mukozen e gojes. Ato gjithashtu mund te kene natyre infektive, si kandida (myku), infeksionet herpetike (qe njihen me shpesh si te ashtuquajturat “puērrat e etheve”) etj. Disa semundje kane natyre imunologjike, ndersa disa te tjera ende kane shkaqe te paqarta. Sipas mjekeve, disa prej lezioneve qe shfaqen ne goje mund te jene edhe manifestim i nje semundjeje te pergjithshme, si anemise, leucemise, AIDS-it, semundjeve te lekures, te traktit tretes, endokrine etj. Ne disa raste keto semundje te pergjithshme mund te jene ende te padiagnostikuara, e pacienti te mos jete ne dijeni te tyre. Ne te tilla raste vetem stomatologu mund te zbuloje qe ne fazat e para shfaqjen e ketyre semundjeve ne goje dhe t’i drejtoje menjehere te specialisti perkates.
Diagnoza
Per te vendosur diagnozen e nje semundjeje te mukozes se gojes, dentisti apo specialisti perkates do kryeje nje sere pyetjesh mbi problemet ne goje, si dhe mbi gjendjen tuaj te pergjithshme dhe ilaēet qe perdorni, te cilave duhet t’u pergjigjeni sa me sakte. Pas kesaj duhet te kryhet edhe nje ekzaminim me pasqyre i mukozes se gojes. Ne nje pjese te madhe te pacienteve keto do te jene te vetmet procedura qe do te kryhen. Ndonjehere pacienti duhet te kryeje disa analiza te gjakut, analiza mikrobiologjike, radiografi e teste te ndryshme. Gjithashtu mund te jete e nevojshme qe te hiqet nje pjese e vogel e mukozes problematike per t’u ekzaminuar ne laborator. Kjo procedure emertohet biopsi dhe kryhet pa dhimbje, nen anestezi, zakonisht lokale (mpirje). Biopsia eshte e domosdoshme ne diagnostikimin e semundjeve te mukozes si dhe per perjashtimin e nje sere semundjesh, si per shembull ato tumorale.
Trajtimi
Nje pjese e semundjeve te mukozes se gojes mund te jene kalimtare dhe te sherohen vetvetiu ose pas heqjes se shkaktareve. Por ne shume raste te tjera, trajtimi i tyre paraqet veshtiresi te shumta dhe specialisti mund te kufizohet vetem ne qetesimin e semundjes. Ne disa raste eshte e nevojshme nderhyrja kirurgjikale dhe pacienti duhet te drejtohet te kirurgu. Kurse ne raste te tjera, pacienti duhet te referohet te mjeke te specialiteteve te tjera, si dermatologe, hematologe etj. Ruajtja e shendetit te gojes tuaj eshte nje kusht themelor per ruajtjen e shendetit tuaj ne pergjithesi. Prandaj eshte e domosdoshme qe te paraqiteni rregullisht te dentisti juaj (se paku dy here ne vit), edhe ne mungese te shenjave te dukshme. Ne kete menyre dentisti do te kete mundesi te beje nje ekzaminim te kujdesshem te mukozes se gojes, per evidentimin ne kohe te ēdo lloj lezioni dhe referimin te specialisti perkates.
Perdoruesit e duhanit
Disa prej lezioneve ne goje kane natyre prekanceroze apo kanceroze. Pacientet, perdorues te duhanit, alkoolit si dhe konsumues te nje diete ushqimore te varfer ne zarzavate dhe fruta te fresketa, kane nje risk me te larte per zhvillimin e ketyre semundjeve. Pacienti i semure ne nje pjese te rasteve nuk ndien asnje shqetesim dhe ky mund te perbeje nje “udhezues” te gabuar qe ēon ne neglizhimin e semundjes. Studime te shumta tregojne se diagnostikimi dhe trajtimi i hershem nga kirurgu i pjeses me te madhe te lezioneve prekanceroze apo kanceroze, se bashku me eliminimin e faktoreve te riskut, rrit ndjeshem mundesite per sukses dhe per mbijetese.
Era e keqe e gojes
Halitosis, ose siē njihet ndryshe era e gojes, eshte shume e perhapur. Njerez te ēdo moshe mund te kene halitosis, i cili shfaqet nga arsye te ndryshme. Duhanpiresit jo vetem qe jane te predispozuar per halitosis, por jane te predispozuar dhe perkundrejt semundjeve te periodosiumit (te cilat jane shkak i eres se keqe te gojes). Por, te rrezikuar per t’u prekur nga era e keqe e gojes jane edhe njerezit qe kane gjendje te veēanta mjekesore si, kavitet ne dhemb, dhemb te thyer, absces te dhembit, semundje te paradonsiumit, alkoolistet, diabetiket e pakontrolluar, te semuret me sinozit, alergji, infektime te mushkerive (si bronkit), si dhe goje te thare. Goja e thare eshte rezultat i dietes te pasur me proteina, dietes jofibrose, ose ndonje patologji tjeter. Individet qe perdorin medikamente jane ne nje kategori tjeter qe rrezikohen nga halitosis. Eshte vertetuar qe disa medikamente si suplemente vitamine, antihistaminike, medikamente kardiake, droga psikiatrike etj., bllokojne peshtymen dhe krijojne goje te thare, duke shkaktuar halitosis. Goja e thare gjithashtu krijon etje jo te zakonshme si dhe kavitacione te dhembet, qe eshte nje burim per halitosis serish. Njerezit qe nuk ushqehen mire mund te kene ere te keqe, e cila shkaktohet nga ushqime te veēanta te cilat behen shkak i dehidrimit te trupit, duke perfshire soden dietike, qepen, specat, lakren, si dhe kafja. Pjeset e ushqimeve te pasura me proteina qe ngelin midis dhembeve shkaktojne halitosis. Te prekur nga era e keqe e gojes mund te jene edhe te moshuarit, femijet dhe invalidet qe kane veshtiresi per te mbajtur higjienen e gojes, individet te cilet mbajne aparate ne goje, duke perfshire braketat si dhe protezat.
Kura popullore per halitosis
Te vjellet dhe era e keqe e gojes mund te nxitet nga shume shkaqe, si rendimi i stomakut me ushqime te teperta, pijet e teperta, ererat e keqija, te ftohurit e vete stomakut, si dhe nga helmimet ushqimore. Vjellja shkaktohet nga stomaku, temthi, ftohja, ushqimet e prishura, nga disa ilaēe te posaēme, ngacmime nervore, dhimbje koke, goditja e diellit ne koke gjate veres, temperaturat e larta. Ndersa era e keqe e gojes shkaktohet nga dhembet e prishur, bajamet e qelbezuara, te infektuara apo te mahisura. Por shkaku kryesor i eres se keqe te gojes eshte aciditeti i larte i stomakut, ku era e keqe e gojes vjen nga poshte-lart.


Ēaje qe rekomandohen per te hequr eren e keqe te gojes
Leng rrushi
Qe te pushoje e vjella, pini 1 luge pekmez leng rrushi, 2-3 here ne dite, nga 1 gote para buke. Kjo kure mund te vazhdoje 5-7 dite.
Raki rrushi
Kur dyshoni se e vjella mund te jete shkaktuar nga te ftohtit e stomakut, i vini te semurit ne bark lesh te palare, te nxehte dhe me raki rrushi.
Mendra
Mendra ka dhene rezultate tek e vjella dhe per eren e keqe te gojes. Merrni 2 luge gjelle mender, i hidhni 3 gota uje dhe i zieni per 10 minuta.
Uthulla
Gjysme gote uthull e forte rrushi, e perzieni me po kaq uje, me 2 luge kafeje me sheqer dhe nje maje luge sode buke. Ky ilaē i jepet te semurit nga pak.
Gjethe ulliri
Merrni 100 gr gjethe ulliri, i zieni ne 1 liter uje, sa te mbetet gjysma. Ky pihet ēdo dite esell ne mengjes, nga 1 filxhan kafeje.
Molla
Merrni 2 kokrra molle dhe i zieni me 2 gota uje, per 20 minuta. Me pas kullohet dhe pihet 1 gote ne mengjes esell dhe 1 gote ne darke vone.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Semundjet e mukozes se gojes dhe trajtimi i tyre

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM ::  :: -