AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sėmundjet qė kurohen nga kastraveci me anė tė dietave ....

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Sėmundjet qė kurohen nga kastraveci me anė tė dietave .... Empty
MesazhTitulli: Sėmundjet qė kurohen nga kastraveci me anė tė dietave ....   Sėmundjet qė kurohen nga kastraveci me anė tė dietave .... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:37 pm

Sėmundjet qė kurohen nga kastraveci me anė tė dietave popullore

Dieta mesdhetare konsiderohet si njė nga modelet me tė ekuilibruara tė mėnyrės sė saktė tė tė ushqyerit. Principet bazė tė dietės mesdhetare tė tė ushqyerit janė disa. Sė pari, preferohet mė shumė peshku nė vend tė mishit, sa herė qė tė na jepet mundėsia. Menyja e javės duhet tė pėrmbajė perime tė gjelbra, si bizele, bamje, kungulleshka, mashurka, si dhe fasule e thjerrėza. Preferohet buka e zezė nė vend tė bukės sė bardhė. Menyja e javės gjithashtu, duhet tė pėrmbajė shumė fruta. Qumėshti dhe djathi duhet tė jenė pjesė e pandashme e tryezės. Kurse vaji i ullirit zėvendėson pėrdorimin e ēdo lloji tjetėr yndyre.
Sasia e substancave ushqyese ėshtė
Proteina: 12-15 pėr qind tė kalorive ditore
Karbohidrate: 50-60 pėr qind tė kalorive ditore
Yndyra: 20-25 pėr qind tė kalorive ditore
Pėrqindja e mbetur plotėsohet me marrjen e vitaminave dhe substancave minerale.
Meny javore e bazuar nė dietėn mesdhetare
2 herė nė javė pėrdorni bimė bishtajore pėr vaktin e drekės
1-2 herė nė javė gatuani peshk, mish ose shpendė pėr vaktin e drekės. Ēdo ditė konsumoni 2 feta mesatare buke
Konsumoni ēdo ditė prodhime bulmetore (qumėsht 1 gotė, kos 1 filxhan ēaji, djathė 1 fetė mesatare)
Pėrdorni ēdo ditė perime tė freskėta
Konsumoni ēdo ditė 1-2 fruta
2-3 herė nė javė konsumoni njė ėmbėlsirė tė vogėl
Pėrdorni sasi tė kufizuara gjalpi dhe yndyrash shtazore Preferoni vajin e ullirit.
Kastraveci dhe vetitė e tij kuruese
Kastraveci ishte njė nga perimet e para qė kultivohej sistematikisht nė Lindje. Pėr arsye se 96 pėr qind e tij pėrbėhet nga uji, ai pėrdorej kryesisht pėr tė freskuar organizmin dhe pėr tė shuar etjen. Megjithėse, pjesa mė e madhe e kastravecit ėshtė ujė, kjo nuk do tė thotė qė ai nuk pėrmban substanca tė vlefshme pėr organizmin. Pėrkundrazi, kastraveci ėshtė mjaft i pasur nė kalcium, kalim, fosfor, si dhe vitamina A dhe C. Kaliumi i kastravecit ndihmon nė ruajtjen normale tė tensionit, ndėrsa mineralet e tjera ndihmojnė pėr tė pasur thonj tė fortė dhe flokė tė shėndetshėm. Pėr arsye tė kalorive tė pakta qė pėrmban, kastraveci pėrbėn njė ushqim tė rėndėsishėm pėr ata persona qė duan tė humbasin nė peshė. Nė Indi e pėrdorin kastravecin pėr tė ekuilibruar shijen pikante tė gjellėve tė tyre. Kurse gjatė periudhės sė Mesjetės, njerėzit e shtresave tė ulėta tė shoqėrisė, vinin pranė jastėkut tė fėmijės sė sėmurė njė kastravec, duke shpresuar se freskia e tij do tė merrte me vete temperaturėn e fėmijės. Dr.Gerard, njė botanolog anglez i shekullit tė 16-tė, u rekomandonte pacientėve tė tij lėng kastraveci pėr tė luftuar problemet e mushkėrive, tė stomakut dhe kundėr cisteve. Ai ishte i mendimit se kastraveci i mbushte venat me lėng rigjallėrues. Studime tė mėvonshme kanė provuar se kastraveci ka me tė vėrtetė mjaft veti kuruese.
Kastraveci ka veti pastruese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar kėshtu nė irritimet e lėkurės dhe sidomos tė syve.
Kastraveci ka aftėsi diuretike, ēka e bėn atė njė faktor tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e organizmit nga infeksionet urinare. Kastraveci pėrmban disa substanca tė quajtura sterole, tė cilat ulin nivelin e kolesterinės sė dėmshme nė gjak. Ai gjithashtu rrit jashtėqitjen e toksinave dhe acidit urik nga veshkat.
Karota dhe vetitė e saj kuruese
Karota u kultivua pėr herė tė parė nė Afganistan dhe ishte e njohur qė nė lashtėsi. Mjeku i lashtėsisė Hipokrati, e pėrdorte atė si tonifikues pėr stomakun dhe sistemin tretės. Gjatė viteve 60, disa shkencėtarė rusė zbuluan tek karota njė substancė tė quajtur Daucarinė, e cila kishte aftėsinė tė zgjeronte enėt e gjakut, sidomos nė zonėn e kokės, duke ndihmuar kėshtu nė evitimin e episodeve kardiake. Nė Rusi, ende edhe sot mjekėt u kėshillojnė pacientėve lėng karote me mjaltė, pėr tė luftuar kollėn dhe tė ftohtin. Karota ėshtė mjaft e pasur nė vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft tė ēmuara pėr organizmin. Ajo pėrmban njė substancė tė quajtur b-karoten, e cila pėrmirėson shikimin. Konsumimi i shpeshtė i karotave ėshtė i nevojshėm, sidomos pėr ata persona qė vuajnė nga lodhja, dobėsia dhe stresi. Karota ndihmon gjithashtu nė rritjen dhe zhvillimin e energjisė dhe vitalitetit tė adoleshentėve. Hekuri qė ajo pėrmban, rrit nivelet e hemoglobinės nė gjak, duke luftuar kėshtu aneminė. Kėrkimet e fundit kanė provuar se substanca b-karoten mund tė ndėrpresė veprimtarinė e tumoreve dhe sidomos tė mushkėrive dhe pankreasit. Dieta me supė karotash ėshtė mjaft e mirė pėr pastrimin e mėlēisė.
Vetitė kuruese
Karota hap oreksin dhe rrit sekretimin e lėngjeve gastrike. Ėshtė njė terapi mjaft e mirė kundėr koliteve, irritimeve tė zorrėve dhe ulcerave tė stomakut. Aftėsitė diuretike tė karotės e mbrojnė fshikėzėn e urinės nga infeksionet. Karota ka aftėsi dizintoksikuese, tė cilat ndihmojnė ata persona qė vuajnė nga aknet e fytyrės dhe ekzemat. Njė veti e mrekullueshme e lėngut tė karotės, ėshtė se ai ndihmon nė jashtėqitjen e sekrecioneve tė mushkėrive (gėlbazave), duke e lehtėsuar kėshtu organizmin nė raste bronkshitesh apo gripi. Njė gotė lėng karotash gjysmė ore para mėngjesit, e ndihmon organizmin e fėmijėve qė vuajnė nga parazitėt e zorrėve. Ndėrsa 1-2 karota nė ditė ulin kolisterolin e gjakut nė 10 pėr qind, duke ndihmuar kėshtu nė mbrojtjen e organizmit nga tensioni dhe sėmundjet kardiovaskulare. Pėrveē kėtyre karota i fal shėndet dhe gjallėri lėkurės.
Panxhari
Kėto “rrėnjė”, nė dukje tė padobishme janė mė tė ėmbla se ēdo perime tjetėr, pėrveēse shumė tė domosdoshme pėr organizmin tonė. Te panxhari gjenden dy nga pėrbėrėsit ushqimorė mė tė rėndėsishėm, qė ndihmojnė pėr tė ulur nivelin e kolesterinės nė gjak, i cili mund tė dėmtojė arteriet dhe tė rrisė rrezikun pėr t‘u prekur nga sėmundjet kardiovaskulare. Pėr mė tepėr, pigmenti natyror i quajtur betacianin, qė u jep edhe ngjyrėn e kuqėrremtė atyre ėshtė provuar se ėshtė njė pėrbėrės qė lufton kancerin, pas studimeve tė kryera me minjtė e laboratorit.
Pėrdorimi
Qė tė ruajnė vetitė e tyre kuruese rekomandohet qė rrėnjėt e panxharit tė pėrdoren tė freskėta, jo tė konservuara dhe tė paziera. Nėse i gatuani, ato humbasin fuqinė e tyre antioksidues. Pėr tė pėrgatitur njė sallatė tė thjeshtė i lani, i hiqni lėkurėn dhe mė pas i grini. Nė fund i shtoni gjysmė luge limon dhe 1 lugė vaj ulliri. Gjithashtu, ju mund tė konsumoni edhe gjethet qė janė shumė tė pasura me vitamina, minerale dhe antioksidues.

7 Dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Sėmundjet qė kurohen nga kastraveci me anė tė dietave ....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gusha dhe tiroidet, si kurohen
» Semundjet Sexuale
» Semundjet e mukozes se gojes dhe trajtimi i tyre
» Nente kurat popullore per semundjet e stomakut
» Semundjet fatale , hetim i huaj ne Elbasan

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: MjeKeSi-
Kėrce tek: