ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Lajme te ores se fundit.....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Lajme te ores se fundit.....   Tue Nov 20, 2007 2:44 am

19 nentor 2007

23.01 - Rusia kerkoi sot nga lideret e Kosoves, qe te mos kryejne levizje, qe do te destabilizonin rajonin. Ministri i jashtem rus, Sergei Lavrov, beri te ditur, se gjate nje telefonate me kolegun e tij gjerman Shtajnmajer kishte theksuar, se ”lidereve te Kosoves iu duhet bere thirrje te heqin dore nga ēdo hap destabilizues per rajonin”. Lavrov beri te ditur, se pjese e bisedes kishin qene zgjedhjet e se shtunes ne Kosove dhe rezultatet e priteshme te tyre.

23.00 - Punimet per riparimin e tubacionit kryesor ne Boville, qe nisen pasdite, zgjasin deri ne oren 6, te mengjesit. Kjo konfirmohet prej drejtorit teknik te ujesjellesit te Tiranes, Ferdinant Petrela. Por, furnizimi normal, fillon vetem mbremjen e neserme. Nderkaq, zonat qe do te ndjejne ne menyre te veēante vonesat jane Lapraka, Kinostudio dhe Tirana e Re.

22.58 - Ushtria amerikane ka njoftuar, se sulmet nė Irak kanė shėnuar rėnie ne masen 55%. Kundėr-admirali, Gregori Smith, deklaroi, se numeri i sulmeve ka shenuar renie, qe nga vendosja e 30 mije trupave shtese, ne muajin qershor. Sulmet nė Irak raportohet tė jenė nė nivelin mė tė ulėt qė nga janari i 2006-es, ndersa dhe numeri i viktimave ka rene ne masen 60%.

22.56 - Pika kufitare e Merdares, qe ndan Kosoven nga Serbia, eshte mbyllur prej mesdites se sotme. Zedhenesi i Sherbimit Policor te Kosoves, Veton Elshani, beri te ditur, se vendimi per mbylljen e pikes kufitare erdhi si pasoje e protestes se 100 ish para-ushtarakeve serbe. Ata kerkojne nga Beogradi pagat e premtuara per angazhimin ne luften e Kosoves ne vitet 1998-’99.

22.55 - Sport. Revista e permuajshme “Uorlld Sokėr” publikon ne numrin e saj te ri listen e 50 te njve, me premtues te botes se futbollit. Lista qe kryesohet nga sulmuesi 18 vjeēar i Milanit, Alesandro Pato, perfshin edhe emra si Benzema, Anderson e Aguerro. Ne te bejne pjese 8 lojtare braziliane, gjashte argjentinas dhe 5 spanjolle.

22.50 - Aksident ne bulevardin ‘’Deshmoret e Kombit’’ prane kryesise se kuvendit me 1 te vdekur dhe 1 te plagosur rende. Ngjarja ka ndodhur pak me pare kur nje makine e cila ecte me shpejtesi ka perplasur 3 makina te tjera. Nuk jepen emrat e te aksidentuarve ndersa policia po heton ne vendin e ngjarjes.

22.45 - Ka arritur ne 65 numeri i minatoreve, qe humben jeten dje nga shperthimi ne nje miniere, ne rajonin Donbas te Ukraines. Autoritet thone, se numeri i viktimave mund te rritesh serish, pasi nuk dihet fati i 35 minatoreve te tjere. Nderkaq 8 minatore ndodhen te shtruar ne spital.

22.35 - Vazhdon seanca e kuvendit ku po diskutohet prej disa oresh per projekt-buxhetin e 2008. Gjate mbrojtjtes se ketij projekt-buxheti, Kryeministri Berisha tha se do te hyje ne histori per uljen me te madhe te taksave dhe se kjo qeveri ka ndezur motorret e zhvillimit ekonomik. Ndersa ish-ministri i Financave, Arben Malaj e quajti mashtrim te qeverise projekt-buxhetin e vitit 2008, te paraqitur nga kryeministri Berisha. Sipas tij qeveria aktuale nuk ka realizuar objektivat per vitin 2007 dhe po mashtron me ato per vitin e ardhshem. Pas diskutimeve te deputeteve pritet te kalohet ne votimin e ketij projekt-buxheti.

22.30 - Sektori i anti-krimit ekonomik ne Tirane zbuloi sot nje baze fallsifikimi te dokumentave dhe arrestoi nje person. Lirim Shini, 43 vjeē, vepronte ne nje banese te marre me qera, ne rrugen “Siri Kodra”, te kryeqytetit. Nder te tjera, gjate kontrolleve, iu sekuestruan dokumenta e vula te disa institu-cioneve shteterore.

22.20 - Protesta ne Vlore ndaj ndertimit te parkut energjitik ka hyre sot ne nje faze tjeter, kur studente te universitetit kane kundershtuar dhe sulmuar fizikisht perfaqesues te kompanise Petrolifera. Takimi ishte organizuar me qellim qe studentet te informoheshin edhe nga kompania, per versionin e saj te se vertetes. Por vetem pak sekonda nga fillimi, perfaqesuesit e Petroliferes jane goditur me veze dhe me pas mbi ta eshte hedhur nafte nga studentet, cka eshte pasuar me perleshje fizike dhe kaos ne sallen e universitetit. Nderkohe, ne mbremje policia e Vlores arrestoi studentin Eneid Hamzai, kryetar i qeverisjes studentore dhe protagonist i kesaj ngjarje.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme te ores se fundit.....   Tue Nov 20, 2007 7:38 pm

E vdekur pa mort, familja refuzon varrimin

E Marte, 20 Nentor 2007


Ne shtepine e 18-vjecares, Antoneta Tanushi, ne fshatin Gomsiqe e Re te komunes se Velipojes, morti eshte celur dhe eshte mbyllur brenda disa minutave. Familja e viktimes ka refuzuar te terheqe trupin e vajzes se re nga morgu i spitalit rajonal te Shkodres, duke i mohuar edhe nderimet e fundit. Familjare te saj kane treguar per gazeten “Koha Jone”, se “vajza ka turperuar familjen”. Ata u shprehen se i takonte familjes se Fatjon Likes ta varroste 18-vjecaren, qe vdiq, ndersa ishte bashke me djalin e tyre, pasi vajza ishte larguar pa leje nga shtepia.

Dera e shtepise eshte e mbyllur dhe nga brenda degjohen disa te qara, qe me shume jane denesa ta pazeshme te nje gruaje. Askush nuk e hap porten. Disa fqinje levizin aty-ketu dhe nxjerrin kokat, si per te kuptuar dicka. Nga prapa mund te degjosh te thenat se “Vajza do te fejohej keto dite”. Zefi, nje banor i fshatit qe na shoqeron, tregon se Neta ishte vajza e vetme e familjes. “As qe nuk iu ndane fatkeqesite kesaj dere! Prinderit e Netes jane invalide, qe te dy. Kishin varur te gjithe shpresat te kjo vajze. Donin nje gezim, qe te kthente paksa situaten ne kete vend”. Zefi diku shkon dhe pas vetem dy minutash kthehet kokevarur. “Nuk duan ta varrosin ketu. Xhaxhallaret e vajzes thone qe ta bejne varrimin njerezit e atij djalit, se me te u vra”, - thote Zefi, ndersa fjala e tij shoqerohet me nje denesje, qe vjen si refren nga brenda.

Njeri nga familjaret e vajzes, Pashko Tanushi, thote se eshte nje humbje e madhe per ta. “Them humbje, se vajza na iku shume e re dhe na iku e turperuar. Nuk do te donim te ndodhte keshtu. Eshte shume e rende per ne. Ishte me dike, pavaresisht se ne te dy fiset kemi qene ne dijeni te gjithe kesaj. Jemi njerez te thjeshte e te ndershem dhe nuk duam te turperohemi. E vetmja gje qe na ngushellon, eshte fakti se vajza ka vdekur menjehere, duke mos vuajtur”, thote Pashko Tanushi. Deri ne mbremje vone asnje prej familjareve te viktimes nuk ka nderruar mendje. “Ta varrose familja Lika, si ta kishte nusen e djalit”, kane kembengulur njerezit e Antonetes, ndersa trupi i saj vazhdon te qendroje ne nje dhome frigoriferike te morgut te spitalit rajonal te Shkodres.

Dashuri dhe konflikt, te gjithe e dinin

Ne fshatin Rec te komunes se Velipojes shumekush e shikon me se normale faktin qe Fatjoni, nga nje prej familjeve me te mira te fshatit, te kishte nje lidhje intime ne fshatin Gomsiqe. Fshataret tregojne se ne zakonin e tyre eshte lidhja e djemve me vajza nga fshatrat afer dhe jo ne fshatin e tyre. “Eshte nje tradite e hershme e jona”, thone fshataret, te cilen duket se e respektojne te gjithe. Nderkohe qe te gjithe ne Rec dinin edhe faktin tjeter, qe Fatjoni ishte grindur para tre muajsh me Tom Mrine.

“Paburrni, n’dac per fe, n’dac per kanun”

Ne afersi te Velipojes, aty ku ndahet Reci me rrugen nacionale, ne vendin qe nga fshataret njihet si “Kthesa mbi Suke” gjate te gjithe dites se hene kishte njolla gjaku dhe nafte, te perzier bashke. Nje kthese e ngushte e nje rruge fshati, tipike per keto ane. Ne anen tjeter te rruges, ku jane te dallueshme njollat e gjakut dhe te naftes dhe gjurmet e nje makine te qendruar ndezur per shume kohe, ndodhet nje tulle e lene, kushedi prej sa kohesh aty. Dy fshatare, me uje te mbartur prej larg, perpiqeshin te fshinin njollat e gjakut. Njeri nga fshataret, Zef Gjelici, pasi ofshan thelle, thote me zemer te plasur: “Nuk ishim ndjere si katund per keto gjera. Perkundrazi, ishim shume te qete”. Teksa vazhdon me uje te laje token, qe duket se ka thithur mire gjakun, Zefi tregon se ku ka qene makina. “Ketu e vrau, qe e vrafte nata pa hene!”, mallkon ai. “Ki cfare te kesh, por mos i hiq jeten tjetrit! Jemi edhe katolike dhe nuk na lejohet t’i marrim jeten tjetrit!” thote Zefi dhe ben kryq. Nderkohe qe burri te tregon se edhe me kanun eshte shkelje. “Burri i shoqeruar nga femra, edhe ne gjak te jete, nuk vritet. Madje ketej, kur ata qe kane qene ne gjak, kane dashur te bejne ndonje udhetim, kane marre me vete nje femer. Kjo eshte vec paburrni”, perfundon Gjelici, ndersa vazhdon te laje vendin e krimit.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme te ores se fundit.....   Tue Nov 20, 2007 7:40 pm

Vritet 18-vjecarja, plagoset “shenjestra”

E Marte, 20 Nentor 2007


Nje cift te rinjsh eshte qelluar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne afersi te plazhit te Velipojes. Antoneta Tanushi, 18 vjec, nga fshati Gomsiqe e Re i komunes se Velipojes, ka mbetur e vdekur nga sulmi me arme zjarri, ndersa eshte plagosur rende Fatjon Luka, 22 vjec, nga fshati Rec. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres bene te ditur dje se uniformat blu kane arritur te arrestojne ne flagrance njerin prej atentatoreve, ndersa tjetri eshte shpallur ne kerkim. Tom Mrina, 49 vjec, eshte kapur ne pyjet e Velipojes, ndersa djali i tij 21-vjecar, Klodiani, eshte vendosur ne krye te listes se personave te kerkuar. Sipas burimeve, “shenjestra” e ekzekutoreve ishte Fatjon Luka, i cili dyshohet se ka pasur lidhje me nje femer tjeter, e afert me dy personat qe dyshohen si autore te krimit.

Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 01.00 te mengjesit te djeshem ne rrugen Velipoje-Shkoder. Dy te rinjte mesohet se kishin ndaluar automjetin ne nje rruge qorre, qe del nga aksi kryesor, ne vendin e quajtur “Kthesa mbi Suke”. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres saktesojne, se ata sapo kishin nisur te benin seks, kur mbi ta kane krisur armet. Nje bresheri automatiku eshte zbrazur mbi krahun e shoferit te autovetures tip “Fiat Punto” me targa SH 2212 C, ndersa i dyti i atentatoreve ka qwlluar me pistoletw. Pjesa me e madhe e plumbave kane goditur Antoneta Tanushin, e cila ka vdekur ne vend, ndersa Fatjon Lika eshte plagosur rende. Uniformat blu qe mberriten ne vendngjarje raportuan se ciftin e gjeten te zhveshur, ne pozicion intim. I plagosuri eshte derguar me urgjence ne spitalin rajonal te Shkodres, ku i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale. Aktualisht 22-vjecari ndodhet ne repartin e reanimacionit, ne gjendje kritike per jeten.

Policia e Shkodres ka zbardhur brenda disa oresh dinamiken e ngjarjes. Nga provat e mbledhura dhe deshmite e personave, qe kane dijeni per ngjarjet, policia identifikoi Tom Mrinen, 49 vjec dhe djalin e tij, Klodianin, 21 vjec, si autore te dyshuar te ngjarjes. Uniformat blu thane dje se krimi ka ndodhur pasi Fatjon Lika ka pasur disa muaj me pare nje lidhje dashurie me vajzen e Tom Mrines, nderkohe qe kjo e fundit ishte e fejuar me nje djale tjeter. Pikerisht hakmarrja per vajzen e cnderuar duket te jete pista qe policia konsideron per momentin me te besueshme. Rudina Llazari

Viktima, rrembyesi i zemrave te Velipojes

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Fatjon Luka kishte bere fjale para tre muajsh me Tom Mrine, babane e Klodian Mrines. Nje lidhje e vjeter e Lukes mesohet te kete qene edhe shkaku i grindjes. Tom Mrina dhe Fatjon Luka kane kercenuar njeri-tjetrin tre muaj me pare. Por nderkohe qe eshte dukur se ngjarja eshte qetesuar, nje jave me pare ne nje nga lokalet e Velipojes, Klodian Mrina - i sapoardhur nga jashte shtetit - dhe Fatjon Luka jane grindur keqas deri ne rrahje. Ata qe kane qene te pranishem ne lokal kane deklaruar ne policine e Shkodres, se nuk eshte marre vesh shkaku i grindjes, por mesohet te kete qene dicka e vjeter ne mes te dyve. Burime nga grupi hetimor saktesuan mbreme se shkaku i grindjeve, qe zgjasnin prej tre muajsh dhe njekohesisht motivi i vrasjes duhet kerkuar ne lidhjen e 22-vjecarit me vajzen e Tom Mrines, nderkohe qe ajo ishte e fejuar me nje person tjeter. Te njejtat burime saktesojne se Fatjon Luka konsiderohej si nje i ri i pashem dhe i suksesshem me femrat.

Vrasesit, dy metra nga makina

Te dielen pasdite deri ne darke vone Antoneta Tanushi ishte pare ne shoqerine e Fatjonit, paksa ne Rec dhe me pas edhe ne nje nga lokalet e Velipojes, ku mesohet se dy te rinjte kane ndenjur deri ne darke vone. Mesa duket Klodian Mrina dhe babai i tij, Toma, kishte pikasur pranine e Fatjonit dhe gjendjen e tij paksa te pire. Babe e bir mesohet se i jane vene prapa ciftit disa minuta pas mesnates, ndersa ata pergatiteshin per te marre rrugen e Shkodres. Policia saktesoi se ne momentin qe makina e Fatjon Lukes ka qene e ndalur dhe dy te rinjte kishin nisur te benin dashuri, babe e bir kane qelluar me bresheri automatiku, tip “Kallashnikov” ne drejtim te makines, duke qene vetem dy metra larg dy te rinjve. Pasi kane qelluar makinen, duke menduar se ka vrare te dy personat qe kane qene brenda, autoret jane larguar, duke lene makinen ne meshire te fatit. Por Fatjoni pas disa castesh eshte kthjelluar dhe, pasi ka pare shoqen e mbytur ne gjak, i ka telefonuar vete policise, duke kerkuar ndihme.

Provat e krimit:

3 gezhoja pistolete (mod. 54)

13 gezhoja automatiku (mod. 56),

automjeti Fiat Tipo me targe SH 2212 D.

Viktimat:

Antoneta Tanushi 18 vjec e vdekur

Fatjon Luka, 22 vjec i plagosur

Te akuzuar:

Tom Mrina 49 vjec

Klodian Mrina, 21 vjec

Akuza:

“Vrasje me paramendim per motive hakmarrje, e kryer ne bashkepunim”

“Mbajtje pa leje e armeve te zjarrit”


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme te ores se fundit.....   Sun Nov 25, 2007 5:18 pm

Holbrooke: "Shtoni trupat e NATO-s, pas shpalljes sė pavarėsisė"
e diel . 25 nėntor 2007

"Shqiptarėt do ta shpallin pavarėsinė e Kosovės, disa javė pasi qė treshja t'ia dėrgojė raportin e vet sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė", shkruan nė njė koment nė gazetėn amerikane "Washington Post", ish-diplomati i njohur amerikan Richard Hoolbroke. Sipas tij, kėtė pavarėsi do ta njohin Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe shumica e vendeve tė BE-sė, tė udhėhequra nga Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania. Por, mosnjohja nga ana e Rusisė, thotė Hoolbroke, do tė shtojė tensionet nė Ballkan, dhe rrezikon pėrhapjen e dhunės edhe nė Bosnjė. Ish-diplomati amerikan i bėn thirrje NATO-s qė ta shtojė praninė e saj nė Kosovė dhe nė krejt Ballkanit, duke pasur parasysh atė qė mund tė ndodhė. "Mundėsia e pėrfundimit tė qetė tė ēėshtjes sė Kosovės ka pėrfunduar nė vitin 2004. Por, presidenti Bush duhet tė bėjė edhe pėrpjekjen e fundit, personale me Putinin. Pėrpjekjet e tij duhet tė bazohen nė shtimin e forcave ushtarake nė rajon. Ende nuk ėshtė shumė vonė pėr tė parandaluar dhunėn, por pėr kėtė duhet veprimi i amerikanėve dhe koha ėshtė duke ecur shpejt", thotė nė fund tė komentit, Hoolbroke.

*************************************************************

NATO-ja do tė mbajė trupat nė Kosovė pėr njė kohė tė gjatė
e diel . 25 nėntor 2007

Brukseli shpreh gatishmėrinė pėr tė mbajtur edhe njė kohė tė gjatė trupat e NATO-s nė Kosovė. Pėrkushtimin e ka shprehur Barbara Maronkov nga zyra diplomatike e NATO-s nė Bruksel. "Nė kėtė moment situata nė Kosovė nuk ėshtė ajo qė ne kemi pritur tė jetė, prandaj do tė qėndrojmė atje me trupat tanė pėr aq kohė sa ka nevojė nė mėnyrė qė tė garantojmė paqen", ka thėnė Maronkov nė njė intervistė pėr gazetėn Dnevnik. Ajo ka kritikuar qėndrimin serb karshi NATO-s, dhe ka thėnė se kjo aleancė dėshiron qė ta ketė nė gjirin e saj edhe Serbinė. Duke folur pėr samitin e Bukureshtit qė do tė mbahet vitin e ardhshėm, e nė tė cilin do tė duhej tė merrnin ftesat pėr anėtarėsim Shqipėria, Maqedonia dhe Kroacia, zyrtarja e NATO-s ka thėnė se vendimi pėr pranimin ende nuk ėshtė pėrfundimtar.

***********************************************************

Topi nis vizitė nė Athinė, Kosova temė qendrore e takimeve
e diel . 25 nėntor 2007

Presidenti shqiptar, Bamir Topi, niset sot pėr njė vizitė nė Greqi. Kosova do tė jetė njė nga temat qendrore tė diskutimeve qė Topi do tė ketė me krerėt mė tė lartė shtetėrorė grekė. Agjenda e Topit nė Greqi pritet tė jetė shumė e ngjeshur. Ai do tė takohet me kryeministrin Karamanlis, presidentin Papulias, si dhe do tė zhvillojė takime me biznese tė ndryshme. Vizita e Topit vlerėsohet si shumė e rėndėsishme pėr shkak se marrėdhėniet shqiptaro-greke shpesh kanė pėsuar rėnie.

************************************************************

Ekipi i Unitetit udhėton pėr nė Austri, nuk e negocion pavarėsinė
e diel . 25 nėntor 2007

Anėtarėt e Ekipit tė Unitetit nisen sot pasdite pėr nė Austri, ku do tė marrin pjesė nesėr nė takimin e fundit pėrmbyllės tė negociatave shtesė. Pala kosovare shkon nė Baden, pėr tė mbrojtur edhe njėherė qėndrimin se pavarėsia ėshtė e panegociueshme. Prishtina nuk prźt afrim tė qėndrimeve as nė takimin e fundit qė do tė udhėhiqet nga treshja. Nė deklarata pėr mediat tė ndryshme botėrore, anėtari i Ekipit, Hashim Thaēi ka deklaruar se pavarėsia e Kosovės do tė shpallet shumė shpejt pas 10 dhjetorit, por nė koordinim tė plotė me Washingtonin dhe Brukselin. Ndėrkohė, qėndrimin e pandryshueshėm tė Beogradit, para negociatave e kanė bėrė publik kryeministri serb, Koshtunica, dhe ministri i jashtėm, Vuk Jeremiq, tė cilėt kanė deklaruar se shpallja e pavarėsisė nga ana e shqiptarėve do tė ishte e pavlefshme. Raundi i fundit i negociatave do tė mbahet nė hotelin "Schlos Weikersdorf", nė qytezėn Baden, 26 kilometra nė jug tė Vjenės. Negociatat pritet tė nisin nesėr pasdite dhe do tė zgjasin deri tė mėrkurėn. Treshja u ka rekomanduar palėve qė tė mos japin asnjė deklaratė pėr mediat, deri nė fund tė negociatave. Treshja e Grupit tė Kontaktit pritet qė mė 3 dhe 4 dhjetor tė vizitojnė Prishtinėn dhe Beogradin, para se tė pėrpilojnė raportin pėr t'ia dėrguar mė 10 dhjetor sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon, i cili do tė vendosė pėr mėnyrėn e vazhdimit tė procesit tė statusit.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajme te ores se fundit.....   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lajme te ores se fundit.....
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: