ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Lajme nga Kosova

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Lajme nga Kosova   Tue Nov 20, 2007 7:35 pm

20.11.07 - Ahtisari: Statusi i Kosoves do te zgjidhet pas 10 dhjetorit

I dėrguari i posaēėm i Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, ėshtė shprehur se zgjidhja e statusit tė Kosovės do tė vendoset shpejt, pasi Treshja ndėrkombėtare ta dorėzojė raportin e saj te Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė. Ėshtė e qartė se situata e tashme nė Kosovė nuk mund tė zgjasė shumė. Ėshtė koha e fundit qė Evropa ta pėrfundojė kėtė konflikt, tha Ahtisaari, nė njė konferencė pėr gazetarė, mbrėmė nė Sofje




20.11.07 - Beogradi: Per Kosoven ofrojme modelin e Honkongut dhe te ishujve Olande

Ekipi negociator i Beogradit, nė bisedimet e sotme nė Bruksel, ka propozuar qė statusi i Kosovės tė afatizohet pėr 20 vjet dhe tė zgjidhet mbi bazėn e autonomisė ēfarė e ka Hong Kongu dhe ishujt Olande. Nė anėn tjetėr, kryetari i Kėshillit tė Dumės Ruse pėr marrėdhėnie me jashtė, Konstantin Kosjaēov, ka deklaruar pėr medien serbe, se pėrfaqėsuesi i Rusisė nė Treshen ndėrmjetėsuese tė Grupit tė Kontaktit ka marrė instruksione, qė nė bisedimet e sotme ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės, tė mbėshtesė iniciativėn e Beogradit pėr shfrytėzimin e modelit tė Hong Kongut si zgjidhje pėr ēėshtjen e Kosovės.




20.11.07 - Krasniqi: Akoma nuk kemi vendosur lidhur me koalicionet

Numuri dy i PDK Krasniqi eshte shprehur se PDK akoma nuk ka vendosur lidhur me koalicionin qeverises. Sipas tij: PDK nuk ka pėrjashtuar mundėsinė e koalicioneve dhe nuk kemi bėrė dallime se do tė bėjmė koalicion me kėtė dhe me atė. Natyrisht, koalicioni do tė bėhet me ato subjekte politike, me tė cilat ne do tė hartojmė njė program tė pėrbashkėt dhe pastaj njė program qė vėrtet do tė sjellė ndryshime substanciale nė Kosovė. Dhe, pėr kėtė, pėrgjegjėsinė pėr tė biseduar pėr koalicionet, sigurisht qė do ta ketė kandidati i nominuar nga Partia Demokratike e Kosovės pėr kryeministėr. Por, kjo do tė ndodhė pas rezultatit pėrfundimtar zyrtar. Ne ende nuk e kemi pėrcaktuar se me cilin subjekt politik do tė qeverisim; sigurisht, ne jemi tė interesuar qė qeverisja e ardhshme nė Kosovė tė jetė shumė stabile.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme nga Kosova   Fri Dec 07, 2007 10:34 pm

"Konferenca Islamike te njohe Kosoven"
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i kerkoi dje Kryeministrit turk, Taip Erdogan, nderhyrjen e Turqise ne Konferencen Islamike, per t'i ardhur ne ndihme Kosoves dhe zgjidhjen perfundimtare te statusit te saj. Ne diten e dyte te vizites se saj zyrtare ne Turqi, Topalli, duke vleresuar ndikimin e Turqise ne vendet e Konferences Islamike, nuk ngurroi te kerkoje ndihme per pavaresine Kosoven. Duke pasur parasysh se vendet e Konferences Islamike perbejne 1/3 e vendeve anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara. "Ne besojme se, permes ndikimit tuaj, nje rezolute e Asamblese se ardhshme te Konferences Islamike, ne fund te janarit, ne mbeshtetje te Kosoves dhe Planit "Ahtisari" do te ishte nje ndihmese shume e madhe, jo vetem per Kosoven, por per ruajtjen e stabilitetin dhe paqes ne Ballkan e pertej", tha Kryetarja. Ajo theksoi se Kosova eshte e pavarur, dhe tashme ky eshte fakt. E se Shqiperia ka mbeshtetur dhe mbeshtet Planin "Ahtisari" dhe pavaresine e Kosoves, si zgjidhja e vetme qe i sherben paqes afatgjate ne rajonin ballkanik dhe jo vetem. Nje ndihme te tille, Kryeministri Sali Berisha e kerkoi ne Egjipt nga Presidenti Mubarak.

Nga ana e tij, Kryeministri Erdogan theksoi se zgjidhja e percaktimit te statusit te Kosoves ka shume vlere edhe per Turqine.

"Ndjeshmeria juaj eshte edhe e jona. Besoj se, pas shqyrtimit te kesaj ceshtjeje ne OKB, faktori nderkombetar do te fokusohet ne nje qendrim ne favor te paqes dhe stabilitetit. Ne garantojme se do te jemi perkrah popullit vella kosovar dhe do te ushtrojme te gjithe influencen tone", premtoi Erdogan. Kryeministri vleresoi dhe ecurine e Shqiperise ne strukturat euroatlantike dhe premtoi mbeshtetjen e Turqise per anetaresim te Shqiperise ne NATO. "Ju shprehim mbeshtetjen tone te pafund dhe ju pergezojme per hapat e rendesishme qe keni bere ne nje kohe shume te shkurter. Ne falenderojme Kryeministrin tuaj per mbeshtetjen qe u ka dhene investimeve turke ne Shqiperi, dhe besojme ne rritjen e nivelit te bashkepunimit ekonomik", tha Kryeministri turk, duke premtuar se do te vizitoje Shqiperine ne tremujorin e pare te vitit te ardhshem. Gjate takimit, dy personalitetet vleresuan rritjen e bashkepunimit ekonomik, reformat dhe atij ushtarak. Kryetarja Topalli shprehu mirenjohjen per ndihmen konkrete dhe mbeshtetjen e palekundur qe Turqia ka dhene per ushtrine shqiptare dhe per procesin e integrimit te Shqiperise ne NATO. Gjate vizite se saj ne Turqi, zonja Topalli beri homazhe dhe vendosi nje kurore ne Mauzoleun e udheheqesit turk, Mustafa Kemal Ataturk.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kerkoi dje qe Turqia te ndikoje ne Konferencen Islamike per pavaresine e Kosoves. E njohur me ndikimin e Turqise ne Konferencen Islamike, Topalli shfrytezoi takimin me Kryeministrin turk, Taip Erdogan, per te bere lobin per Kosoven. Kryetarja shpresoi qe me ndikimin e Turqise, Konferenca Islamike te hartoje nje rezolute brenda janarit pro pavaresise se Kosoves.

Hapi i pare

Kohe me pare, Kryeministri Sali Berisha i kerkoi ne Egjipt, Presidentit Hosni Mubarak qe Egjipti te loboje ne Konferencen Islamike, qe do te mbahet ne mars 2008, qe vendet e kesaj konference ta njohin ne bllok pavaresine e Kosoves. Vendet e Konferences Islamike perbejne 1/3 e vendeve anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara dhe vota pro shtetit te ri te pavarur te Kosoves, do te ishte me shume vlera.

Mbeshtetja

Turqia garanton se do te mbeshtese anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Kryeministri turk, Taip Erdogan, i premtoi dje Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, mbeshtetjen e Turqise per anetaresimin ne NATO. Kryeministri turk vleresoi dhe ecurine e reformave ne Shqiperi, ne kuader te anetaresimit si dhe marredheniet mjaft te mira mes dy vendeve, te cilat kane pesuar nje kurbe te forte rritjeje dhe kohet e fundit.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Lajme nga Kosova
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: