AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Berisha-Rama, shkrijne akujt

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Berisha-Rama, shkrijne akujt Empty
MesazhTitulli: Berisha-Rama, shkrijne akujt   Berisha-Rama, shkrijne akujt Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 10:39 pm

Berisha-Rama, shkrijne akujt
Dhjetor 2007

Berisha dhe Rama kane shfrytezuar te gjitha mundesite e kontakteve, duke shenuar ne kete menyre dhe takimin e trete brenda tri diteve, me shume sesa takimet e zhvilluara ne keto dy vite te perballjes politike te tyre. Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, njekohesisht edhe kryetar i Partise Socialiste, pas tre oreve diskutime gjeten konsensusin per ceshtjet e decentralizimit te pushtetit vendor. Keshtu, diten e djeshme, kreu i qeverise zhvilloi nje takim me kryetaret e bashkive qender qarku ne kuader te procesit te decentralizimit, takim i cili perfundoi me shtrengimin e duarve mes Berishes dhe krereve te bashkive, pa harruar edhe Edi Ramen. Te ulur perballe njeri-tjetrit per me shume se tre ore, Rama dhe Berisha kane perdorur nje gjuhe te moderuar, larg ngjyrimeve politike, duke u perqendruar me shume te ceshtjet teknike dhe problemet qe shoqerojne procesin e decentralizimit.

Ne fund te takimit u vendos edhe ngritja e nje grupi te perbashket pune me perfaqesues nga qeveria dhe shoqata e bashkive per te percaktuar ne menyre te qarte edhe taksat qe duhet te administrojne bashkite dhe kostot e tyre ne paketen fiskale. Duket se atmosferen e ka ngrohur fjala e mbajtur nga Kryeministri Berisha ne fillim te takimit. Kreu i qeverise theksoi se ekzekutivi do te bente te gjitha perpjekjet qe procesi i decentralizimit te kryhej ne menyre te plote dhe bashkite te perfitonin per t’ju ofruar sa me shume sherbime qytetareve te tyre. “Qeveria eshte e hapur dhe ka vullnet te plote per te kryer ne menyre te kompletuar procesin e decentralizimit. Ne rrafshin ligjor, gjykoj se te rendesishme jane masat per decentralizimin fiskal, administrimin e takses se biznesit te vogel dhe administrim te prones nga vete ju”, theksoi Berisha, duke shtuar se ishte i prirur te rriste ne menyre progresive buxhetin per bashkite dhe komunat ne vend.

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, ka kerkuar, edhe ne emer te krereve te tjere lokale, percaktimin e vijave te verdha per komunat, duke theksuar se mungesa e vijave ka sjelle nje katrahure urbane. “Eshte dramatike ajo qe ndodh si konkluzion i nje historie te gjate spekulimesh imobiliare ne komunen e Kasharit, por eshte edhe me dramatike pasoja qe ka lene ky spekulim”, deklaroi Rama, duke e marre kete komune si shembullin e keq per ndertimet pa kriter te bera nga komunat ne periferite e qyteteve. Kryeministri e ka mbeshtetur kete kerkese, duke theksuar se kjo eshte nje kerkese e drejte dhe qeveria do te marre masat per ta permbushur kete proces.

Tre takimet Berisha-Rama:

Me 3 dhjetor te Prodi
Me 4 dhjetor te parada
Me 5 dhjetor me vendoret

Cfare tha Berisha:

I domosdoshem ligji per huamarrjen e pushtetit vendor, drafti i te cilit eshte pergatitur nga Ministria e Financave, si dhe eshte ne shqyrtim nga qeveria.

Vleresim per masat e marra per administrimin e takses se biznesit te vogel teresisht nga pushteti vendor apo te takses se prones.

Grandeve per pushtetin vendor, qeveria po ben te gjitha perpjekjet per rritjen e tyre, ne menyre qe kjo t’u sherbeje rritjes se investimeve per qytetaret.

Planet rregulluese te qyteteve, nje harmonizim me te plote te zhvillimit te tyre, si dhe koordinim me planet e rregullimit te komunave, per te shmangur ne kete menyre zhvillimet kaotike dhe demtimet e pariparueshme.

Asnje gje nga ato qe ligji percakton se i perkasin qeverise vendore, nuk duhet te mbahet ne autoritetin e qeverisjes qendrore.

Konsolidimi i Inspektoratit te Ndertimit ka nje rendesi te jashtezakonshme per mbrojtjen dhe administrimin e territorit.

Pakete vendimesh per decentralizimin e ujesjellesit per te gjitha shoqerite e ujesjellesve

Jo me humbje ne menyre abuzive te ujit, pas procesit te decentralizimit te ujesjellesve.

Filloni nje fushate anti-plehra, duhet te kerkojme ndihmen nga femija te me i moshuari per te zhdukur kete fenomen negativ.


Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama

Forma dhe menyra e transferimit te ujesjellesve nga pushteti qendror tek ai vendor, sipas nesh, jo vetem le per te deshiruar, por praktikisht e ben shume te nderlikuar dhe, ne disa aspekte, te pa praktikueshem kete funksion.

Nuk ka asnje gje te qarte per mekanizmat e shperndarjes te buxhetit per pushtetin vendor dhe nuk ka asnje mundesi per te kuptuar se si keto fonde te parashikuara do te shkojne ne drejtimin e duhur duke pasur transparence.

Arsimi, shendetesia dhe mjedisi, kerkojne nje fokus te vecante edhe ne ligjet sektoriale, te behet i qarte roli i bashkive dhe komunave per te marre vendime autonome brenda sferes se juridiksionit te tyre.

Duhet nje politike kombetare shume me agresive dhe ndeshkuese ne raport me mjedisin dhe me administrimin e mbeturinave, qe nga njesia me e vogel vendore, deri te rruget nacionale.

Duhet vendosur ne komuna vija e verdhe, e cila i kufizon ne dhenien e lejeve te ndertimit, sepse ato konsiderojne se cdo meter qe ata kane ne dispozicion, mund te jete nje meter per t’u ndertuar.

Ne sherbime, shpenzimi i pushtetit qendror ne adrese te pushtetit vendor duhet te jete ne baze te specifikave qe ka cdo qytet dhe peshes qe mban ai dhe nuk mund te zhvillohet nepermjet konkurseve, sepse le vend per subjektivizem.

Eshte qesharake qe ne vitin 2008 kemi vetem 2,75% te GDP-se per pushtetin vendor nderkohe qe shpenzimet tona, ne rastin me te mire, mund te arrijne ne 11 per qind.

Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave duhet te na jape pergjigje per ankimimet e bera zyrtarisht per raste flagrante te kthimit te pronave gjate transferimit te tyre.

C’pune ka, per shembull, Leka Zogu ne lulishten mbrapa ish-hotel “Dajtit”?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Berisha-Rama, shkrijne akujt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Berisha inspekton Durres-Kukes
» INA RAMA : Femra e pare kryeprokurore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: