ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Prinderit : Po na largojne femijet nga qendra ...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Prinderit : Po na largojne femijet nga qendra ...   Tue Nov 20, 2007 8:08 pm

Prinderit: Po na largojne femijet nga qendra

E Marte, 20 Nentor 2007


Korce- Konfliktet prinder-personel largojne personat me aftesi te kufizuara nga Qendra Ditore e Zhvillimit. Pas publikimit te nje skandali pas pretendimeve te nje grupi prinderish, qe akuzonin personelin per qendrime fyese dhe ngacmime te natyres seksuale ndaj te semureve, u krijua nje hendek, qe eshte thelluar midis prinderve dhe drejtorit te qendres, Manol Lena. Te pakten 5 persona me aftesi te kufizuar jane larguar nga Qendra Ditore e Zhvillimit dhe te dy palet akuzojne njera-tjetren per mosmarreveshjet e tyre dhe shkaqet per te cilat kjo qender tashme rrezikon edhe te mbyllet. Nje grup i prinderve, qe jane kunder veprimeve dhe qendrimeve te drejtorit aktual, Manol Lena, kane qene te pranishem diten e djeshme ne mjediset e Qendres Ditore te Zhvillimit te Personave me Aftesi te Kufizuara dhe mesohet se kane shprehur pretendimet e tyre per disa largime te femijeve. “Nepermjet postes me ka ardhur nje njoftim, se djali im eshte riaftesuar dhe nuk ka me nevoje qe te trajtohet ne qendren ditore. Kjo mendoj se eshte nje lloj hakmarrjeje nga ana e drejtorit, Manol Lena, pasi ne beme te ditur publikisht punen jo te mire te nje pjese te stafit te qendres”, - shprehet nje prej prinderve, qe e konsideron si flakje largimin e femijes se tij nga qendra. "S'na pyesin aspak ne per trajtimin qe u bejne femijeve tane dhe pas largimit nga puna te punonjeses sociale, Jorgji Note, qe u bashkua me ne ne denoncimin e skandalit, gjerat ketu jane perkeqesuar", - shprehet grupi i prinderve, qe ankesat e tyre i kane drejtuar ne instanca te ndryshme shteterore. Publikimi ne media i gjendjes se Qendres Ditore beri qe te ushtrohen kontrolle dhe verifikime, por masa e vetme qe u ndermor ishte largimi nga puna i punonjeses sociale, Jorgji Note. Drejtori i saj, Manol Lena, e pranon per gazeten “KJ” faktin se prej nje muaji kane filluar largimet e disa personave me aftesi te kufizuara, por sipas tij, jane vete prinderit ata qe po i mbajne ne shtepi. “Ka disa prinder, qe kane refuzuar t’i sjellin femijet ne qender dhe ne tashme e kemi konsumuar punen tone bindese me ta”, - u shpreh Lena.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Prinderit : Po na largojne femijet nga qendra ...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: SoCiaLe-
Kėrce tek: