ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Fushate kunder ligjit "Per librin"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Fushate kunder ligjit "Per librin"   Tue Nov 20, 2007 8:17 pm

Fushate kunder ligjit “Per librin”
E Hene, 19 Nentor 2007

Panairi i 10-te i Librit eshte ne prag te mbylljes se dyerve te tij. Petrit Ymeri, botues i “Dituria”, ne prag te mbylljes se tij rrefen: “Menyra se si ne i organizojme panairet eshte nje librari e madhe! Eshte nje mundesi per te gjithe botuesit per te vene kontaktet e duhura me lexuesit, se me kete rrjet te dobet te librarive, qe ne kemi, lexuesi nuk ka mundesi ta njohe dhe ketu nje here ne vit e ka kete mundesi”. Por problemet e nje panairi jane me te vogla se ato qe mbart libri shqip, i cili ka nje rrjet shperndarjeje teper te keq, e ca me teper, qe ligji “Per librin” eshte kundershtuar hapur prej botuesve. Dhe sikunder pohon Ymeri: “Sapo te mbyllet ky panair, radhen e ka nje fushate shume e madhe kunder ligjit “Per librin” - i cili jo se nuk eshte kundershtuar prej nesh - me konsulencen edhe te homologeve tane, do te bejme te pamunduren per te bere rregullimet e duhura”.

Jemi afer fundit te panairit. C’rezultoi prej tij, u arrit kontakti i deshiruar me lexuesin?

Menyra se si ne i organizojme panairet eshte nje librari e madhe! Eshte nje mundesi per te gjithe botuesit per te vene kontaktet e duhura me lexuesit, se me kete rrjet te dobet te librarive, qe ne kemi, lexuesi nuk ka mundesi ta njohe dhe ketu nje here ne vit e ka kete mundesi, e me duket qe dicka u arrit. Por ne kemi verejtjen tone, qe kjo salle nuk na mban me, ndaj edhe u detyruam te nxjerrim jashte disa cadra per te zgjeruar siperfaqen e ekspozimit. Dhe ky panair eshte e vetmja mundesi per te bere ate qe duhet te bejme gjate gjithe vitit, qe lexuesi t’i njohe, t’i shohe, te vleresoje vete gjithcka botohet ne Shqiperi.

Panairi ka problemet e tij, por libri, cfare problemesh ka, qe nuk e lene te “ngreje krye”?

Jane te teperta e te thena, qe prej problemeve te lirshmerise, por edhe problemet qe ne kemi me ligjin per librin dhe ate te se drejtes se autorit, te cilat ne i kemi kontestuar. E jo vetem kaq; kemi punuar me kuadrin ligjor, i cili ishte i nxituar dhe i pakonsultuar me ne, qe jemi aktoret kryesore. Me te perfunduar panairi, do te merremi me kete problem, edhe pas konsultimeve me homologe tanet ne Evrope. Ndryshimi dhe permiresimi i ketij ligji eshte ne te mire te librit dhe lexuesit. Me pelqeu qe Godo e theksoi kete gje ne ceremonine e celjes, qe kur nje ligj e kundershtojne te gjithe, atehere duhet pare ligji dhe jo njerezit. Nuk jemi ne, pra, per t’u ndryshuar.

Ne fakt, ju nuk keni heshtur per ligjin, aspak, do te thote qe tani do te kemi nje fushate intensive kunder tij?

Patjeter! Kemi edhe mbeshtetjen e nje grupi te mire deputetesh, nga te gjitha ngjyrimet politike, pasi jane gjera evidente dhe qe ai te shkoje ne vend, ashtu sic duhet. Por ky eshte problem i madh e jo i vetem, pasi jane problemet e marketingut, shperndarjes, informacionit, sistemit taksor ne Shqiperi, TVSH-ja e cila eshte hequr pergjysme, pasi ajo eshte hequr vetem ne librari, por jo ne te gjithe sistemin e prodhimit te librit. Dhe ai qe nuk varet fare nga ne eshte lexuesi, qe sic po konstatoj ne kete panair, bleresit jane shume me pak se nje vit te shkuar. Por sic eshte pare edhe ne gjithe keto muaj te fundit neper librarite e Shqiperise.

Shoqata e Botuesve do mund te marre ndonjehere nismen per krijimin e nje data base per titujt e librave qe botohen ne shqip, perderisa te tjeret s’po e bejne?

Po kjo nuk eshte detyre dhe nuk duhet ta beje Shoqata e Botuesve. Secila shtepi botuese e ben kete me mjetet e veta, por duhet te kete rrjete te caktuara qe te bejne kete. Madje, duhen edhe anketa, studime, se cfare lexohet me shume, cfare grupmoshash lexojne. Keto duhet te behen, pasi duhet te gjithe te dime se ku jemi dhe cfare lexohet.

Eshte veshtire te botosh edhe vepra per eliten, qe nuk jane aspak komerciale?

Eshte shume e veshtire! Per shume arsye, pasi jemi popull i vogel, e se tirazhi eshte shume i vogel per librat qe botohen, 500-1000 kopje, dhe gjithe puna jone do perqendrohet tek shitja e ketij numri te kufizuar dhe cmimet jane relativisht te uleta. Nese krahasimet jane me nje liber, ne vende te tjera, diferencat jane shume te medha, ne nje kohe qe cilesia eshte teper e mire, tanime dhe mund te rrime ballehapur, sidomos per librat e karakterit akademik dhe ata te femijeve. E per ata libra qe iu blejme te drejtat, si Umberto Eco apo edhe “Harry Poter” apo edhe Alende. Une nje gje mund te them me siguri, qe nje pjese e madhe e botuesve tane jane ne borxhe tek shtypshkronjat dhe ato tek letra, pra lenda e pare. Eshte nje qark i mbyllur, qe nuk flet per shendet te madh ne botimet shqiptare.

Shqetesim ka edhe per perkthimet, duke lene menjane “Diturine”, e cila ka firma te njohura perkthyesish, ne pergjithesi c’ndodh, sipas jush?

Duke lene menjane modestine, them se kemi perkthyes nga me te miret, pas ne cilesi nuk ka asnje leshim tek ne, jo vetem per autoret, por edhe perkthyesit. Pasi nuk kemi te drejte dhe do te ishte nje gabim i pafalshem, qe nje kryeveper t’ia besosh amatori ne perkthime. Po permend Robert Shvarc, Edmond Tupja, Pirro Misha, Nasi Lera, Kumbaro e deri tek perkthyesit e rinj, si Edit Dibra. Dhe puna e tyre shume e mire i nenshtrohet nje pune redaktuese shume te mire. Per fat te keq ne tregun tone te librit ka kryevepra qe perkthehen shume dobet e libra qe jane fare te pakorrektuar, me gabime te medha drejtshkrimore. Jane libra te shtypur keq. E ne vitin 2007 nuk eshte aspak normale te ndodhin keto me librin shqip.

Mendoni qe do vije dita, kur te kemi standard te gjere perkthimesh e botimesh?

I takon publikut tanime te beje klasifikimin e tij dhe besoj qe kemi arritur te kemi lexuesin tone te kualifikuar, qe tanime ka arritur te beje diferencimet dhe te shkoje ne ato stenda apo shtepi botuese qe i ofrohet siguri per cilesi, permbajtjeje dhe forme. Nese shkojme ketu, standardi eshte i sigurt!

Ndonese panairi i ka ende hapur dyert, sipas jush, per cfare sherbeu me shume ai, dhe ne tituj, si ishte ne raport me vitin e shkuar?

Panairi i sherbeu teper lexuesit, pasi njohu dhe gjeti ate qe kerkonte, ndersa botuesit i sherbeu, pasi mundi te shfaqe para lexuesit botimet e reja dhe te ekspozoje titujt e rendesishem, qe kane ne katalogun e tyre. Por edhe shiti, shitje qe nuk i realizon gjate vitit neper librari. Sa i takon titujve te rinj, kete vit kane qene me pak, e ketu s’po flas per “Diturine”, pasi ishin 8 tituj te rinj, vetem per stenden e panairit dhe shume te tjere ne muajt e fundit. Dhe ky nuk eshte opinioni vetem i imi, por edhe i gjithe botuesve te tjere.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Fushate kunder ligjit "Per librin"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: