ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Organizatoret pranojne shitjet e pakta te librit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Organizatoret pranojne shitjet e pakta te librit   Tue Nov 20, 2007 8:18 pm

Organizatoret pranojne shitjet e pakta te librit
E Marte, 20 Nentor 2007

Organizatoret e Panairit te 10-te Librit “Tirana 2007” mendojne se kjo veprimtari e realizoi qellimin e tij per ekspozimin e botimeve shqiptare te nje viti per pjesen me te madhe dhe me te rendesishme te botuesve shqiptare, brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise: Krijimin e kushteve dhe mundesive te barabarta te te gjithe botuesve per pjesemarrje; terheqjen e vemendjes se publikut kryeqytetas dhe me gjere per librin; terheqjen e vemendjes se medias dhe te mendimit kritik rreth botimeve shqiptare; sensibilizimin e opinionit publik dhe te administrates shteterore per problemet, mungesat dhe veshtiresite qe po kalojne sot botimet shqiptare; pjesemarrja e ekspozuesve: 140 subjekte, nga 135 qe ishin ne diten e pare te panairit; numri i stendave te ngritura nga 97 ne diten e pare, u rrit ne 102 gjate diteve te tjera; pjesa me e madhe e botuesve ishin nga Shqiperia, gati 100 subjekte, ndersa 35 subjekte ishin nga jashte kufijve te vendit: Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia. Shumica e botuesve jane nga Tirana, por ka edhe nga Lezha, Shkodra, Elbasani, Saranda. Panairin “Tirana 2007” e celi shkrimtari Sabri Godo, nje prej shkrimtareve me te njohur dhe me te moshuar, si dhe personalitet i njohur i jetes publike ne Shqiperi. Pershendeten edhe botues nga Shqiperia e Kosova, si dhe drejtori i QNK-se, z. Muje Bucpapaj. Nderoi me pjesemarrjen e saj edhe Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, znj. Jozefina Topalli. Ne kuadrin e Panairit u organizuan dhe nje numer i konsiderueshem veprimtarish me librin ne sallat e caktuara per kete qellim, por jo sa vitin e kaluar. Nje pjese e botuesve preferuan qe veprimtarite e tyre ta benin kryesisht ne stendat e tyre, sic vepron edhe shumica e botuesve ne panairet nderkombetare.

U ndje mungesa e debateve dhe tryezave te diskutimeve per problemet e librit, por kete vit jane shfrytezuar me mire nga ne mediat elektronike per studio te tilla bisedash e debatesh, sidomos kanale te tilla televizive si RTSH, Top Channel, TV Vizion Plus, TV Koha, TV Arberia, TV Mediasat, TV News 24 etj., ne te cilat audienca dhe shikueshmeria e njerezve ka qene shume here me e madhe. Ishin mbi 100 veprimtari te planifikuara, pa llogaritur veprimtarite qe cdo botues zhvilloi ne stenden e tij, sidomos me autoret qe boton. Ato, ne pergjithesi, u realizuan, por pati edhe mendime se ne vitin e kaluar librat dhe autoret e paraqitur kane qene me te shumte. Megjithate, interesimi per keto veprimtari ka qene i kenaqshem nga publiku. Shume autore te njohur, nga e gjithe bota shqiptare, por edhe te huaj, kane qene vazhdimisht ne mjediset e Panairit. Permendim, Ismail Kadarene e Fatos Kongolin disa dite me radhe, shume figura te njohura akademike, shume emra te njohur krijuesish nga Kosova, edhe pse atje kishte zgjedhje, Ali Aliun e Kim Mehmetin nga Maqedonia, poetin e njohur amerikan, Eduard H.Grasia dhe drejtori i Shtepise Botuese “Marinaj Pablishing”, si dhe nje nga poetet me te njohur te Greqise se sotme, Titos Patrikios, me te cilin u organizua edhe nje takim dhe perurim libri me pjesemarrjen e mbi 150 lexuesve.

Shume deputete, politikane e ministra e vizituan panairin, si ish-presidentet Mediani e Moisiu,Ylli Pango, Majlinda Bregu, Valentina Leskaj, Pellumb Xhufi, Ben Blushi, Diana Culi, Arta Dade, Prec Zogaj, Aleksander Biberaj etj. Si asnjehere tjeter nuk e vizituan kete vit panairin e librit Presidenti i Republikes, Kryeministri Berisha, kryetari i Bashkise se Tiranes dhe i PS, Edi Rama, ish-kryeministri Fatos Nano e kryetare te tjere partish e politikane te njohur. Meqe hyrja ishte e lire, ishte e veshtire te dihet nje shifer reale te numrit te vizitoreve, por nga sondazhet e kryera ne ore te dites u arrti ne kete perfundimin. Nga sondazhet e kryera nga SHBSH-ja dhe redaksia e gazetes se Panairit, shumica e botuesve jane shprehur relativisht te kenaqur me rezultatet qe kane arritur ne panair, me interesimin dhe shitjen e librave. Rritja e numrit te botuesve kete vit, si dhe tendenca per rritjen e siperfaqeve te stendave, tregon interesimin ne rritje per organizimin e kesaj veprimtarie.

U organizua per here te trete, gazeta e Panairit te Librit, 4 faqe, nga stafi i SHBSH-se dhe i gazetes “Koha Jone”, e cila ishte dhe sponsore mediatike e panairit. Cdo dite 200 kopje te kesaj gazete jane ndare falas ne stendat e panairit dhe per vizitoret. Kjo gazete kishte si qellim kryesisht informimin e promovimin e librit dhe botimeve shqiptare. Panairi i 10-te i Librit “Tirana 2007” u organizua nga Shoqata e Botuesve Shqiptare dhe Qendra Nderkombetare e Kultures, nen kujdesin e MTRKS-se dhe Bashkise se Tiranes. Sponsore te rendesishem te panairit ishin: Bashkia e Tiranes, AMC, Radio Televizioni Shqiptar, gazeta “Koha Jone”, RTK-1, si dhe botuesit “Toena”, “Dituria”, “Ombra GVG”, “Onufri”, Dudaj” dhe “Argeta LMG”.



Ne raport me vitin e kaluar, rezultojne keto shifra:

- Siperfaqja e pergjithshme e prenotuar: 2600 m2-3500 m2

- Siperfaqja ekspozuese: 1000 m2-1300 m2

- Pjesemarres ekspozues: 132-140 subjekte

- Pavijone ekspozuesish: 82-102 pavijone

- Numri i librave te ekspozuar: 20000 -30000 tituj

- Numri i librave te rinj qe do te paraqiten: 1500-1000 tituj (vihet re nje ulje te titujve te botuar).

- Tituj te rinj ne gjuhen shqipe: Rreth 1200-800 (Diferenca ne gjuhe te huaj)

- Libra te shitur ne cope: mbi 100 000 cope-mbi 60 000 cope

-Vlera e librave te shitur: Rreth 50 milione leke ne 2006 ne 30 milione leke ne 2007. (Ne kete shifer ndikon edhe rritja relative e cmimit te librave, si rrjedhoje e rritjes se kostos).

- Librat me te preferuar nga lexuesi qene nga letersia, kryesisht proza, botimet per femije, librat historike, sociologjike, fjaloret e metodat etj.

-U vu re tendenca per ngushtimin akoma me shume te raportit midis librave te shkruara nga autore shqiptare dhe atyre te perkthyera, qe, gjithsesi, jane akoma me te kerkuara nga lexuesit. Nga sondazhet jo shume te sakta raporti letersi kombetare-letersi e huaj eshte rreth 45-55%, duke llogaritur ne kete sondazh edhe letersine per femije. Programi i ngjeshur i veprimtarive gjate diteve te panairit, pothuaj teresisht me botime nga letersia kombetare, ndikoi pozitivisht ne kete drejtim.

-U vu re nje renie e theksuar e letersise kombetare per femije dhe shtimi i botimeve te huaja.

- U vu re se edhe pse shitet me pak, ne botimet e autoreve shqiptare dominonte poezia, ne te shumten emra te rinj e te panjohur me pare.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Organizatoret pranojne shitjet e pakta te librit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: