AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lajmet e fundit nga Bota ...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet e fundit nga Bota ... Empty
MesazhTitulli: Lajmet e fundit nga Bota ...   Lajmet e fundit nga Bota ... Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:24 pm

20 nentor 2007

BANGLADESH. Katėr ditė pasi cikloni i fuqishėm "Sidr" shkaktoi vdekjen e tė paktėn 2 350 personave, skuadrat e shpėtimit u pėrpoqėn tė hynin nė zonat e izoluara pėrgjatė bregdetit tė shkatėrruar tė vendit pėr t'u ardhur nė ndihmė miliona njerėzve tė prekur nga katastrofa natyrore. Njoftimet e mediave dhe tė kreut tė Shoqatės sė Kryqit tė Kuq tė Bangladeshit, Mohammad Abdur Rob, bėjnė tė ditur se bilanci i tė vdekurve tashmė e ka kapėrcyer shifrėn 3 000 dhe pritet tė rėndohet edhe mė shumė. Sipas shifrave zyrtare tė qeverisė, numri i konfirmuar i tė vdekurve ėshtė 2 408.

--------------------------------------------------------------------------------

PAKISTAN. Presidenti Pervez Musharraf, ka rekomanduar qė Komisioni Zgjedhor tė thėrrasė zgjedhjet parlamentare mė 8 janar, por ai nuk tha nėse do tė hiqej mė pėrpara gjendja e jashtėzakonshme.

--------------------------------------------------------------------------------

KOSOVE. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para te pjesmarrjes se votuesve ne zgjedhje deri ne oren 17 te dites se sotme. Bie ne sy pjesmarrja prej 25 % e votuesve ne te gjithe vendin.Ne kryeqytet sipas shifrave te publikuara kane votuar 15 % e zgjedhesve .OSBE ne nje konference per shtyp ka kritikuar palen serbe ndersa ka shtuar se qendrat serve te votimit nuk jane mbyllur.Autoritetet e saj kane shprehur se presin rritjen e votuesve ne oret e pasdites.KQZ gjithashtu shtoi se ne disa qendra votimi ka fluks votuesish por kjo nuk eshte e njete net e gjithe vendin.Pike kritike mbetet Mitrovica e cila deri ne oren 17 ka nje pjesemarrje ne votime ne masen 11.47%

--------------------------------------------------------------------------------

KLD. Kreshnik Spahiu eshte votuar sot unanimisht nga keshilli i larte i drejtesise ne postin e nenkryetarit te ketij keshilli per nje mandat 5 vjecar. Kreu i ketij keshilli, presidenti Bamir Topi, pas votimit per Spahiun kerkoi nga anetaret e KLD angazhimin e tyre maksimal per reformen ne drejtesi. Ndersa i sapozgjedhuri si numri 2 i ketij Keshilli, qe pasoi ne detyre Ilir Panden cilesoi fitoren e besimit te qytetareve si sfiden me te madhe te Keshillit te larte te drejtesise.

-------------------------------------------------------------------------------

KILI. Lekundjet massive te tokes ne Kili kane shkaktuar vdekjen e te pakten 2 personave. Skuadra te shpetimit ne kete vend jane vene ne alarm pas renies se nje termeti 7.7 balle te shkalles Rihter. Autoritet flasin se lekundjet kane qene teper te forta dhe per pasoje jane shkaktuar deme te medha meteriale kudo ne vend. Banoret dhe qytetaret e vendit latinoamerikan kane lene shtepite e tyre dhe kane dale ne rruget kryesore te qytetit. Frika dhe paniku kane shoqeruar qytete te ndryshme. Spitalet nderkaq jane mbushur me persona te plogosur. Qindra ndertesa te vjetra jane rrafshuar teresisht ndorkohe qe bilanci I demeve mbetet ende provizor

--------------------------------------------------------------------------------

OKB. Asambleja e Pėrgjithshme e OKB ka votuar pėr pezullim global tė dėnimit me vdekje. Rezoluta nuk ėshtė e detyrueshme, por grupe tė tė drejtave tė njeriut thonė se ėshtė reflektim i rėndėsishėm i opinionit botėror. Vendet qė kanė dėnimin me vdekje si Singapori akuzuan BE-nė, ku tė gjitha vendet kanė hequr dėnimin me vdekje, se po pėrpiqej tė impononte vlerat e veta nė pjesėn tjetėr tė botės. Por kombe tė tjera thanė se dėnimi me vdekje ėshtė kundėr tė drejtave bazė tė njeriut.

--------------------------------------------------------------------------------

IRAK. Trupat amerikane dhe ato irakiane vranė tė paktėn 15 militantė tė fraksionit tė al-Kaidės nė jug tė Bagdadit, pasi rebelėt islamikė ndėrmorėn njė sulm tė gjerė kundėr patrullave tė sapokrijuara pėr garantimin e sigurisė lokale, deklaroi sot ushtria amerikane. Pėrmes njė komunikate, ushtria amerikane deklaroi se afro 45 luftėtarė tė al-Kaidės kishin sulmuar dje dy pika kontrolli tė forcave lokale tė sigurisė duke pėrdorur armė tė kalibrave tė ndryshėm. Avionėt amerikanė F-16 bombarduan rrugėt e pėrdorura nga personat e armatosur pėr tė sulmuar pikat e kontrollit nė qytetin Adwaniya, 20 kilometra nė juglindje tė Bagdadit, pranė Lumit Tigėr. Prej njė kohe tė gjatė kjo zonė ka qenė strehė e sigurtė pėr fraksionin e al-Kaidės nė Irak.

--------------------------------------------------------------------------------

IRAK. Trupat amerikane dhe ato irakiane vranė tė paktėn 15 militantė tė fraksionit tė al-Kaidės nė jug tė Bagdadit, pasi rebelėt islamikė ndėrmorėn njė sulm tė gjerė kundėr patrullave tė sapokrijuara pėr garantimin e sigurisė lokale, deklaroi sot ushtria amerikane. Pėrmes njė komunikate, ushtria amerikane deklaroi se afro 45 luftėtarė tė al-Kaidės kishin sulmuar dje dy pika kontrolli tė forcave lokale tė sigurisė duke pėrdorur armė tė kalibrave tė ndryshėm. Avionėt amerikanė F-16 bombarduan rrugėt e pėrdorura nga personat e armatosur pėr tė sulmuar pikat e kontrollit nė qytetin Adwaniya, 20 kilometra nė juglindje tė Bagdadit, pranė Lumit Tigėr. Prej njė kohe tė gjatė kjo zonė ka qenė strehė e sigurtė pėr fraksionin e al-Kaidės nė Irak.

--------------------------------------------------------------------------------

PEKIN. Kina dėnon me vdekje dhe burgim tė pėrtjetshėm gjashtė aktivistė ujgurė nė skajin e saj veriperėndimor. Tė gjashtė ujgurėt u dėnuan pėr pjesėmarrje nė "veprimtari separatiste", "prodhim tė paligjshėm lėndėsh eksplozive" dhe "stėrvitje nė njė kamp terrorist". Ujgurėt ishin pjesė e "grupit terrorist" tė kapur nga policia kineze gjatė njė pėrplasjeje me armė janarin e shkuar. Tetėmbėdhjetė pjesėtarė tė grupit u vranė gjatė sulmit dhe shtatėmbėdhjetė u arrestuan. Kina ka nisur njė fushatė tė fuqishme kundėr atyre qė ajo i quan aktivitete separatiste tė ujgurėve myslimanė tė interesuar pėr njė shtet tė pavarur nė zonėn Xinjiang, e pasur me naftė dhe nė kufi me Pakistanin, Afganistanin dhe Azinė Qėndrore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet e fundit nga Bota ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Bota ...   Lajmet e fundit nga Bota ... Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:27 pm

20 nentor 2007

PAKISTAN. Liderja e opozitės, Benazir Buto, do tė shkojė nesėr nė qytetin e Lahores pėr tė vijuar me fazėn tjetėr tė njė fushate pėr rivendosjen e demokracisė nė vend. Buto e pėrshkroi sot Pakistanin si njė "tenxhere me presion" nė prag tė shpėrthimit. Pas shpalljes sė gjendjes sė jashtėzakonshme, gjenerali Musharaf ka larguar nga puna shumicėn e gjyqtarėve tė vendit, ka vendosur gjyqtarėt e lartė nė arrest shtėpie, dhe urdhėroi vėzhgimin nga policia tė shumicės sė drejtuesve tė opozitės, si dhe ēdokėnd tjetėr tė dyshuar si problematik.

--------------------------------------------------------------------------------

INDONEZI. Njė indonezian nga provinca Riau e ishullit tė Sumatrės ka humbur jetėn nga gripi i shpendėve duke e ēuar nė 91 bilancin e viktimave tė kėsaj sėmundjeje nė Indonezi. Mbetet ende e paqartė nėse 31-vjeēari, i cili vdiq katėr ditė mė parė, kishte pasur kontakt me shpendė tė sėmurė, qė ėshtė edhe forma mė e zakonshme e infektimit me virusin vdekjeprurės tė gripit tė shpendėve H5N1.

--------------------------------------------------------------------------------

PAKISTAN. Njė shpėrthim kamikaz nė shtėpinė e njė ministri tė qeverisė pakistaneze shkaktoi vdekjen e katėr personave. Ministri pėr Ēėshtjet Politike, Amir Mukam nuk pėsoi gjė nga shpėrthimi qė ndodhi nė qytetin veriperėndimor pakistanez, Peshavar.

--------------------------------------------------------------------------------

PAKISTAN. Policia pakistaneze ka rrethuar shtėpinė e Bhuttos. Kjo masė ėshtė marrė para mitingut tė paralajmėruar. Policia pakistaneze, e mbėshtetur nga makina tė blinduara, ka rrethuar shtėpinė e ish-kryeministres sė vendit, Benazir Bhutto. Njoftohet se ajo ndodhet nė arrest shtėpiak. Ky veprim u ndėrmorr vetėm pak orė para se Bhutto, tė drejtonte njė protestė masive tė mijėra mbėshtetėsve tė saj nė qytetin Rawalpindi. Ndaj Bhuttos nuk ėshtė lėshuar fletėarrest zyrtar. Por zėdhėnėsi i saj thotė se faktikisht, ajo ndodhet nė arrest shtėpiak. Zyrtarėt kanė dislokuar njė numėr tė madh tė forcave tė policisė nė Rawalpindi.

--------------------------------------------------------------------------------

GJEORGJI. Presidenti i Gjeorgjisė, Mihail Shakashvili ka shpallur gjendjen e jashtėzakonshme nė tė gjithė vendin. Nėn kufizimet e reja, vetėm televizioni shtetėror lejohet tė transmetojė lajme. Qeveria tha se i shpalli kėto masa pas asaj qė ajo e quajti pėrpjekje pėr njė grusht shteti. Qė prej gjashtė ditėsh nė kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi ka pasur protesta kundėr qeverisė dhe presidentit Shakashvili. Mijėra vetė janė grumbulluar gjatė gjithė kėsaj kohe pėrreth ndėrtesės sė parlamentit pėr tė kėrkuar zgjedhje tė reja si dhe dorėheqjen e presidentit. Kėto janė protestat mė tė mėdha qė prej atij qė u quajt revolcuion i trėndafiltė nė vitin 2003 qė e solli Shakashvilin nė pushtet. Ai tani po vepron me dorė tė hekurt - ka nxjerrė forcat speciale pėr t'u ndeshur me protestuesit dhe ka shpallur gjendje tė jashtėzakonshme pėr 15 ditė. Nė njė fjalim nė televizionin gjeorgjian presidenti Shakashvili tha se kishte tė dhėna se shėrbimi sekret rus ishte prapa kėtyre protestave, dhe se Gjeorgjia do tė dėbonte disa diplomatė rusė. "Ne, sigurisht, qė nuk do tė lejojmė veprimet e hapura dhe tė drejtpėrdrejta subversive tė shėrbimeve speciale tė ndonjė vendi tė huaj, dhe kėtu i referohem sidomos njė vendi tė huaj", tha presidenti gjeorgjian Mihail Shakashvili. Moska i ka hedhur poshtė kėto akuza si tė papėrgjegjshme. Ndėrsa protestuesit thonė se e kėrkojnė dorėheqjen e presidentit sepse ai nuk ka marrė masa pėr tė luftuar korrupsionin apo varfėrinė. Shtetet e Bashkuara kanė bėrė thirrje pėr dialog konstruktiv mes qeverisė dhe opozitės.Shefi i Bashkimit Evropian pėr politikėn e jashtme, Havier Solana, ka kėrkuar qė tė dyja palėt tė tregohen tė pėrmbajtura.

--------------------------------------------------------------------------------

PAKISTAN. Zgjedhjet legjislative tė parashikuara pėr nė mes tė janarit do tė shtyhen pėr nė shkurt, bėri tė ditur prokurori i pėrgjithshėm i Pakistanit, nė ditėn e gjashtė tė gjendjes sė jashtėzakonshme, qė deri atėherė do tė hiqet, sipas tij. "U vendos qė zgjedhjet tė zhvillohen nė shkurt", njoftoi Malik Mohammad Qayyum, duke shtuar se "gjendja e jashtėzakonshme do tė hiqet brenda njė ose dy muajsh".

--------------------------------------------------------------------------------

FRANCE. Tė paktėn tre persona gjetėn vdekjen pas njė zjarri tė fuqishėm nė qendėr tė Parisit. Afro 10 persona tė tjerė kanė mbetur tė plagosur nga zjarri qė shpėrtheu rreth orės 03:30 nė njė hotel ku ishin strehuar familje, nė bllokun X tė kryeqytetit francez. Ndėrkohė dhjetėra persona tė tjerė kanė arritur tė shpėtohen nga zjarrfikėsit, 150 efektiva tė tė cilėve ishin ende nė vendngjarje rreth orės 05:00.

--------------------------------------------------------------------------------

KINE. Njė pikturė e vjetėr e kohės sė dinastisė Ming ėshtė shitur nė Kinė kundrejt shumės sė 79.5 milionė juanėve (10.68 milionė dollarė) duke thyer rekordin e shitjes sė veprave kineze tė artit. Vepra e titulluar "Red Cliff Handscroll", e piktorit Qiu Ying (1494-1552), iu shit dje njė blerėsi privat nė njė ankand tė zhvilluar nė Pekin.

--------------------------------------------------------------------------------

MAQEDONI. Pėrleshje e armatosur nė Brodec tė Tetovės Nė fshatin Brodec tė Tetovės sot ka filluar pėrleshje e armatosur midis njė grupi tė armatosur dhe forcave shtetėrore tė sigurisė. Burime pranė kėtij rajoni thanė se pėrleshja e armatosur ka nisur nga ora 6 e mėngjesit, ndėrkaq grupi qė po konfrontohet me policinė thuhet se ėshtė pjesė e AKSH-sė, njė komandant i cilės u vra javėn e kaluar nė fshatin disa kilometra afėr Brodecit nė Malėsinė e Tetovės. Burime policore nė Shkup konfirmojnė ngjarjen, duke deklaruar se bėhet fjalė pėr njė sulm ndaj siē theksohet grupeve kriminale. Deri tani nuk janė regjistruar viktima. Po ashtu bėhet e ditur se nė kėtė rajon janė dislokuar forca tė mėdha tė sigurisė, mjete tė blinduara dhe helikopterė. Tė gjitha linjat telefonike janė fikur dhe ėshtė ndėrprerė komunikimi me kėtė fshat. Parlamenti sot pritet tė mbajė mbledhje tė jashtėzakonshme pėr tė shqyrtuar gjendjen e sigurisė nė vend. Tensionimi i situatės nė kėtė rajon filloi pas vrasjes sė Xhavit Morinės, qė mė pas u deklarua se ka qenė komandant i Armatės Kombėtare Shqiptare. Morina strehohej nė Maqedoni pas arratisjes nga burgu i Dubravė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet e fundit nga Bota ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Bota ...   Lajmet e fundit nga Bota ... Icon_minitimeSat Nov 24, 2007 5:42 pm

24 nentor 2007

Shembet ura ne Bangladesh:

Shembja e njё ure nё Bangladesh u ka kushtuar jetёn tё paktёn tre personave dhe 100 tё tjerё u plagosёn. Ngjarja e rёndё ka ndodhur sot nė Bangladesh, pasi njė urė e mbushur me qindra tė mbijetuar tė uritur nga cikloni u shemb nė njė lumė, njoftuan policia dhe dėshmitarėt.Ndёrkohё, numri i viktimave pritet tė rritet mė shumė, pasi 20 persona tė tjerė janė zhdukur

*********************************************************

INDI:Shperthime afer gjykatave:

Te pakten kater persona jane vrare sot (e premte) ne shperthimet afer gjykatave ne tri qytete indiane, te cilat nje zyrtar i larte qeveritar i ka quajtur sulme terroriste, njofton Rojter. Policia thote se shperthimet ndodhen ne qytetet Laknou, Varanasi dhe Faizabad, te gjitha ne shtetin Utar Pradesh

**********************************************************

Stuhi ne Filipine:

Autoritetet filipinase vazhduan edhe sot evakuimin e afro nje milion banoreve ne rajonin Bicol, ne jug te Manilas, me afrimin e stuhise tropikale Mitag, e shoqeruar me erera te fuqishme qe arrijne mbi 160 kilometra ne ore. Ne gadishullin Bicol, rajon qe pritet te goditet me fuqishem nga stuhia dhe qe nje vit me pare u perfshi nga stuhi e ngjashme, autoritetet po perdorin te gjitha mjetet e transportit per te evakuuar popullsine

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet e fundit nga Bota ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Bota ...   Lajmet e fundit nga Bota ... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 9:03 pm

Parkon gabim, pushohet nga puna
Vendosur: 01/12/2007

• Prefekti i Romės, Valter Veltroni, ka pushuar nga puna shefin e shėrbimit pėr parkim, pėr shkak se pikėrisht makina e tij ishte parkuar nė njė vend tė ndaluar.

Vendimi i kreut tė Romės erdhi pas publikimit tė disa fotove se nė gazeta, tė cilat tregonin si ai e parkon automobilin e tij nė zonė tė ndaluar. Xhovani Katanzaro ka parkuar automobilin e tij “Alfa Romeo” nė afėrsi tė shkallėve spanjolle nė qendėr tė Romės, ku parkingu ėshtė i ndaluar dhe pas kėsaj ai u nis drejt njė restoranti, shkruan gazeta romane “Il Messaggero”. Nė automobilin e tij ėshtė gjetur leje me afat tė skaduar pėr shoferė me probleme fizike, tė dhėnė nė emėr tė njė personi mė tė vjetėr, shkruan gazeta, duke shtuar se shėrbimet shtetėrore pothuajse asnjėherė nuk i konfiskojnė automobilat e personave handikapė, pa marrė parasysh se ku janė tė parkuar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet e fundit nga Bota ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Bota ...   Lajmet e fundit nga Bota ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 9:36 pm

DALEMA: ITALIA DO VAZHDOJE TE QENDROJE NE KOSOVE (07/12/2007)

Italia do te vazhdoje angazhimin e saj ne Kosove, ne kuader te misionit te trupave te KFOR-it. Deklarata eshte bere nga ministri i Jashtem italian, Masimo D'Alema gjate konferences se vendeve anetare te NATO-s qe po mbahet ne Bruksel. Aleanca Atlantiko-Veriore vendosi sot ne kryeqytetin belg mbajtjen e trupave ne Kosove edhe pas dates 10 dhjetor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet e fundit nga Bota ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Bota ...   Lajmet e fundit nga Bota ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 9:36 pm

KOSOVA, BAN KI MUN MERR RAPORTIN E TROJKES (07/12/2007)

Trojka nderkombetare per statusin e Kosoves i dorezoi sot sekretarit te pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Mun raportin mbi negociatat 120 diteshe Prishtine-Beograd. Lajmin e bejne te ditur burime prane Pallatit te Qelqte, sipas te cilave po sot, kreu i Kombeve te Bashkuara do t'ia kaloje raportin Keshillit te Sigurimit. Zoti Ban Ki Mun ka shprehur shqetesimin e tij per mosarritjen e nje marreveshjeje mes paleve gjate bisedimeve shtese, por ka shprehur besimin se KS do te beje gjene e duhur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet e fundit nga Bota ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Bota ...   Lajmet e fundit nga Bota ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 9:37 pm

RAJS: SHTYRJA E PERCAKTIMIT TE STATUSIT, E KOTE (07/12/2007)

Eshte e kote te shtyhet vendimi mbi Kosoven, pasi nje gje e tille nuk do te ndihmonte ne ruajtjen e stabilitetit ne rajon. Keshtu ka deklaruar sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleza Rajs ne samitin e vendeve anetare te NATO-s ne Bruksel. Duke komentuar zhvillimet e fundit ne Kosove, shefja e diplomacise amerikane ka theksuar se procesi eshte prane vijes se finishit. "Trojka ka kryer nje pune te shkelqyer, por besoj se ky proces ka mberritur ne fund. Te injorosh realitetin mes Prishtines dhe Beogradit nuk do ta ndihmoje rajonin dhe as stabilitetin. Te njejtin efekt do te kishte edhe vazhdimi i bisedimeve", ka pohuar Rajs.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet e fundit nga Bota ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Bota ...   Lajmet e fundit nga Bota ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 9:38 pm

SHBA, 55 MIJE FEMIJE, ME TRAUMA PAS URAGANIT "KATRINA" (07/12/2007)

Rreth 55 mije femije qe jetojne ne zonen e goditur nga uragani Katrina ne vitin 2005, po perballen me probleme mendore te tipit post-trauma. Lajmi publikohet pas nje studimi te kryer nga ekspertet e Columbia University ne Nju Jork dhe fonacionit Children's Health Fund. Sipas studimit, femijet me ne rrezik jane ata qe jane kthyer ne qytetet e tyre, por pa nje shtepi dhe qe detyrohen te jetojne ne kampe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet e fundit nga Bota ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Bota ...   Lajmet e fundit nga Bota ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 9:38 pm

INDONEZI, TERMET I FUQISHEM NE BALI (07/12/2007)

Nje termet me fuqi 5.9 balle te shkalles Rihter ka goditur ishullin indonezian te Balit. Hepiqendra e lekundjes sizmike eshte lokalizuar rreth 260 kilometra ne jug-lindje te Nusa Dua, vendi ku po zhvillohet konferenca e OKB-se mbi ndryshimet e klimes. Termeti eshte ndjere nga pjesemarresit ne konference, por sipas gazetareve te pranishem ata nuk treguan shenja paniku.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet e fundit nga Bota ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Bota ...   Lajmet e fundit nga Bota ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 9:39 pm

KLIMA, AL GORE: SA ME SHPEJT NJE TRAKTAT I RI E I FUQISHEM (07/12/2007)

Te aplikohet nje traktat i ri per reduktimin e gazit serre, pa pritur skadimin e protokollit te Kiotos, i caktuar per vitin 2012. Apeli per emergjencat qe kerkon ndryshimi i klimes eshte bere nga ish-zevendespresidenti i SHBA, Al Gore. "Shpresoj qe data e traktatit te ri te jete te pakten dy vjet para perfundimit te atij te vjeter, ne menyre qe te jete edhe me i fuqishem", ka pohuar Gore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet e fundit nga Bota ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Bota ...   Lajmet e fundit nga Bota ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:15 pm

Putin fiton 60% te votave
Dhjetor 2007

Votuesit ne Rusi zgjodhen dje Parlamentin e ri, pas nje fushate te dominuar nga partia Rusia e Bashkuar e presidentit Vladimir Putin. Qendrat e votimit u hapen ne te 11 zonat kohore te Rusise ne oren 8, dhe votimet e para nisen ne provincen arktike Cukotka. Rezultatet e para pas mbylljes se kutive te votimit tregonin se Putin kishte fituar rreth 60% te votave. Partite opozitare akuzojne se ligjet e reja te debatueshme te zgjedhjeve pothuajse garantojne shumicen per partine e Putin ne Dumen prej 450 vendesh.

Sipas rregullave te reja, nje parti kerkohet te marre shtate per qind te votave per te hyre ne Parlament. Anketat para-zgjedhore tregojne se vetem dy nga 11 partite, komunistet dhe Rusia e Bashkuar, do te arrijne kufirin e kerkuar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet e fundit nga Bota ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Bota ...   Lajmet e fundit nga Bota ... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 12:05 am

Bush viziton nė janar Lindjen e Afėrt

Presidenti i SHBA-sė Xhorxh Bush nė fillim tė janarit do tė zhvillojė pėr herė tė parė njė vizitė nė Lindjen e Afėrt. Shtėpia e Bardhė nuk konfirmoi se cilat shtete do tė vizitojė Bushi. Kjo bėhet e ditur njė javė pas konferencės ndėrkombėtare pėr Lindjen e Afėrt nė Anapolis. Aty Izraeli dhe palestinezėt me ndėrhyrjen e SHBA-sė pas shtatė vjetėsh ndėrprerjeje ranė dakord pėr rifillimin e bisedimeve pėr paqe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet e fundit nga Bota ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Bota ...   Lajmet e fundit nga Bota ... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 12:05 am

Organizatat e mjedisit kritikojnė shtetet e industrializuara

Organizatat ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e mjedisit ka kujtuar SHBA-ja, Japoninė dhe Kanadanė se bllokojnė pėrparimet nė mbrojtjen e klimės. Zėdhėnės tė organizatave theksuan nė konferencėn botėrore pėr klimėn nė ishullin indonezian Bali, se kėto tri vende nė tė gjitha raundet e bisedimeve janė pėrpjekur tė mbysin ambiciet dhe premtimet konkrete pėr mbrojtjen e klimės. Ata kritikuan edhe faktin, qė premtimet e bėra prej vitesh nga disa shtete tė industrializuara, pėr tė pajisur vendet nė zhvillim me teknologji pėr shfrytėzimin e pastėr tė energjisė, nuk janė zbatuar deri sot. Nė konferencėn pėr klimėn, qė zgjat deri me 14 dhjetor nė Bali, duhen vendosur piketat pėr njė marrėveshje, qė do tė zėvendėsojė protokollin e Kiotos.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet e fundit nga Bota ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Bota ...   Lajmet e fundit nga Bota ... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 12:05 am

Qeveria gjermane aprovon masat pėr klimėn

Paralelisht me konferencėn botėrore pėr mbrojtjen e klimės, qė po zhvillohet nė Bali tė Indonezisė, Qeveria gjermane sot do tė prezantojė njė program tė gjerė pėr mbrojtjen e klimės. 14 ligje dhe urdhėresa do ta ēojnė Gjermaninė mė pranė synimit tė reduktimit tė prodhimit tė gazit CO2 me 40% deri nė vitin 2020. Ndėr tė tjera ėshtė parashikuar, qė tė realizohet njė ngrohje e banesave nė pėrshtatje me mbrojtjen e klimės. Qeveria gjermane kėrkon tė japė me kėtė program njė sinjal pėr veprim kundėr ngrohjes sė tokės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet e fundit nga Bota ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Bota ...   Lajmet e fundit nga Bota ... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 12:06 am

Atentate vetėvrasėse nė Afganistan

Nė njė atentat vetėvrasės nė kryeqytetin afgan Kabul janė vrarė sė paku 14 vetė dhe disa tė tjerė janė plagosur. Atentatori goditi me automjetin e tij tė ngarkuar me lėndė shpėrthyese njė autobus tė vogėl me ushtarė. Ndėr viktimat ka shtatė civilė. Tė martėn gjatė vizitės sė ministrit tė Mbrojtjes sė SHBA-sė Robert Gates, njė atentator vetėvrasės hodhi veten nė ere nė Kabul dhe vrau 22 vetė. Gates tha pas njė bisede me Presidentin Hamid Karsai, se do tė ushtrojė presion tek aleatėt evropianė, qė ta zgjerojnė edhe njė herė angazhimin e tyre nė Afganistan. Siguria nė Evropė dhe nė SHBA ėshtė e varur nga Afganistani, tha Gates
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet e fundit nga Bota ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Bota ...   Lajmet e fundit nga Bota ... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 12:06 am

Bosnjė-Hercegovina fillon Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit

Bosnjė-Hercegovina bėri hapin e saj tė parė drejt anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian, pasi udhėheqėsit rivalė nė vendin e ndarė etnikisht ratifikuan njė plan pėr reformimin e forcave policore the vendit. Sot nė Sarajevė, komisioneri i BE-sė pėr zgjerimin Olli Rehn dhe kryeministri boshnjak Nikola Spiriē e shėnuan ratifikimin, duke iniciuar Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit. Sapo vendi tė bėjė hapat e parė nė drejtim tė reformave, dokumenti do tė nėnshkruhet zyrtarisht, duke u hapur rrugėn fillimit tė bisedimeve pėr anėtarėsinė nė BE. Zoti Rehn iu referua sot pėrpjekjeve pėr marrėveshjen si moment qė duhej festuar. Ai i bėri thirrje udhėheqėsve tė vendit tė pėrfitojnė nga ky rast pėr tė filluar sa mė parė nga reformat. Republika serbe dhe Federata Myslimano-Kroate ranė dakord javėn e kaluar pėr tė reformuar forcat e tyre policore dhe pėr tė ndėrmarrė ndryshime tė tjera strukturore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Bota ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Bota ...   Lajmet e fundit nga Bota ... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lajmet e fundit nga Bota ...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...
» Lajmet E Fundit Nga Bota E Modes ...
» Lajme Te Fundit
» Lajme te ores se fundit.....
» Vazhdimi me shkronjen e fundit .....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: AkTuaLiteTi BoTėroR-
Kėrce tek: