AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Manjola, kthehet ne identitet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Manjola, kthehet ne identitet Empty
MesazhTitulli: Manjola, kthehet ne identitet   Manjola, kthehet ne identitet Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 6:11 pm

Manjola, kthehet ne identitet 20071210


Manjola, kthehet ne identitet

E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Ka preferuar te konkurroje neper festivale per te rinj, si Top Festi. Tentoi te shfaqej ndryshe edhe ne nje kenge e videoklip qe s’kishte asnje lidhje me repertorin e saj te zakonshem. Por kete fundvit ka vendosur te rikthehet serish ne terrenin saj: ne festivalin e dhjetorit. Manjola Nallbani shpjegon arsyet pse

Ditet e fundit te vitit e kane gjetur ne valen e punes. Arsyeja? Festivali i Dhjetorit ne RTVSH. E nese kishit menduar se Manjola Nallbani i kishte dhene lamtumiren njehere e pergjithmone atij evenimenti, gaboheni. Vertet ka munguar per nje kohe te gjate ne festival. Vertet gjate kesaj kohe e kemi pare te shfaqet ne festivale per te rinj, me kenge e veshje trendy. Vertet ka xhiruar nje videoklip larg natyres se kengeve te saj. por kjo nuk do te thote se nuk do te rikthehet serish ne festivalin e TVSH-se. Sepse Manjola eshte Manjola. Ajo qe eksperimenton rryma te ndryshme, qe u pershtatet edhe brezave me te rinj por qe synon te mbetet, megjithate, po ajo kengetare qe ka dale nga skena e festivalit te dhjetorit. Ndaj do te rikthehet serish aty. Sepse per Manjolen nuk ka pasur kurre nje kufi te prere mes asaj qe ben. Mund te kendoje opera, mund te shfaqet ne festival, por edhe te zbuse tonet me regaton. C’ka do tentoje ta beje perseri, pasi festivali te kete mbaruar.

Per sa kohe i kishit munguar Festivalit te Radiotelevizionit Shqiptar?

Dy vjet dhe para dy vjetesh nje mungese tjeter goxha te gjate.

Pse kjo mungese e herepashershme?

Sepse une vertet e cmoj ate festival, por gjithashtu kam edhe pretendimet e mia.

Qe jane?

Kryesorja eshte nje foni e mire, e cila do te mundesonte jo vetem mua, por te gjithe kengetareve qe kur te jemi ne skene te shqetesoheshim vetem per interpretimin vokal dhe jo per tekniken, per degjimin ne salle dhe transmetimin ne televizion.

Kjo ka ndodhur me pare?

Po, ka ndodhur. Do te me dukej me e arsyeshme qe ne vend qe te ftohen kengetare nga bota qe kushtojne miliona, te investohet tek kushtet e te kenduarit, sepse ne festival, rendesine me te madhe e kane kenget konkurruese dhe pastaj shoe. E theksova kaq shume kete element, sepse behet fjale per festivalin e vetem ku kendohet direkt dhe kjo eshte vlere.

Meqe kete vit rivjen pas kaq kohesh, c’te ben te mendosh se keto probleme nuk do te jene serish te pranishme?

Kam bindjen se me stafin organizator te sivjetshem do te kemi komoditetin e nevojshem.

Sa ka te beje arsyeja e rikthimit me synimin per te prekur Eurovizionin?

Qe ne momentin qe festivali ka te drejten ekskluzive te prezantimit ne Eurovizion sigurisht qe kjo eshte nje arsye shume e rendesishme per te konkurruar, por po kaq e rendesishme eshte edhe qe te paraqitesh me nje kenge te bukur, vertet shqiptare si persa i perket muzikes, ashtu edhe poezise dhe qe te rezistoje gjate.

Pavaresisht nese do te vleresohet apo jo me cmim?

Pavaresisht nga kjo. Sepse ne nje festival sic eshte ky i TVSH-se, ku kenget degjohen per here te pare, ndryshe nga Top Fest apo Kenga Magjike, qe bejne nje prezantim paraprak, preferencat synojne te kanalizohen drejt kengeve ritmike dhe ndonjehere cmimi nuk eshte ai qe i ve vulen nje kenge te bukur.

Kete vit vjen si bashkautore e kenges. Ke vendosur te provosh seriozisht me tekste kengesh apo ky ishte thjesht nje eksperiment?

Kjo nuk eshte hera e pare qe une shkruaj, por nuk i kam publikuar shpeshhere sepse kam menduar se kete pjese ka poete qe e bejne shume me mire sesa une. Per poezine e kesaj kenge kam bindjen se eshte e ndjere dhe percjell nje mesazh shume te bukur. Ne momentin qe degjova muziken e Enver Shengjergjit, kompozitorit te disa hiteve shqiptare si: “Nen kuroren e ullirit”, “Vajzat e fshatit tim” etj., vargjet me erdhen me nje fryme. Nje element me shume rendesi ne kenge eshte edhe orkestracioni, i realizuar me mjeshteri nga Klodian Qafoku.

E quan veten poete?

Eshte shpejt ta quaj veten poete, por poezia me ke pelqyer gjithmone. Kesaj radhe me pelqeu te jepja nje mesazh.

Cfare mesazhi eshte ky?

Nje mesazh i forte dashurie per jeten dhe njeriun. Sepse nuk do te me pelqente qe ne festival te konkurroja me nje kenge abuzive. Per vete rendesine qe ka, mendoj se ne kete festival artisti duhet te vije me nje kenge sa me dinjitoze, pse jo edhe me mesazh.

E megjithate, ka pasur raste kur keni kenduar edhe kenge te nje natyre tjeter, jo kaq serioze, ne nje festival kryesisht per te rinj si Top Fest. Ishte nje menyre per te qene edhe trendy?

Top Fest-i me duket nje festival mjaft interesant ne llojin e tij. Kenga mund te jete ritmike dhe shume e bukur, apo kenge serioze, por pa ndonje vlere dhe e kunderta. Kengetari nuk mund te kendoje vetem per nje brez publiku. Ne ate festival isha vetvetja, si per nga interpretimi ashtu edhe nga veshja. Per mua, kenga mjafton te kete muzike dhe tekst te bukur dhe te mos jete e huazuar. Une natyrisht di t’i kategorizoj performancat e mia, nuk mund te interpretosh dhe as te vishesh njesoj, sikur kendon ne nje skene opere, apo kur je ne skenen e Top Festit, apo ne nje aktivitet te nje natyre tjeter.

Pse ke zgjedhur pikerisht festivalin e TVSH-se per shfaqjen e radhes?

Sepse pavaresisht nga ulje-ngritjet, ajo eshte skena prej nga kam dale, prej nga kam marre emrin. Per peshen qe kam tani i detyrohem atij festivali. Kam dobesi per ate aktivitet.

Do te na zbulosh ndonje sekret te vogel te look-ut te atyre neteve?

Jam duke punuar bashke me stilisten Rezarta Skifteri per te krijuar nje veshje qe do te jete ne funksion te natyres se kenges.

Qe do te thote?

Qe do te thote jo nje fustan i bukur dhe kaq. Por nje veshje qe te perforcoje mesazhin e kenges. Une keto i quaj elemente perberes te kenges.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Manjola, kthehet ne identitet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A mund te kthehet nje dashuri e humbur ne miqesi?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: VIP ZONE :: LajMe DhE ThaSheTheMe ViP-ash-
Kėrce tek: