ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Shpine ne dukje per Baroccon...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Shpine ne dukje per Baroccon...   Tue Nov 20, 2007 8:37 pm



Nėse Miss Italisė faktori kryesor pėr tė gjykuar bukurinė i ėshtė bėrė fundshpina, nė sfilatat e Milanos ėshtė protagoniste faktori "S" ose fundshpina.
"Shpina dhe kėmbėt janė pjesėt e trupit femėror qė plaken mė vonė. Kėshtuqė ėshtė mirė tu japėsh atyre rėndėsinė e duhur, mė mirė tė nxjerrėsh kėto pjesė sesa dekoltetė". Ai qė flet ėshtė Rocco Barocco i cili nė koleksionin e tij, tė mbizotėruar mbi tė gjitha nga e zeza dhe e bardha, zebrato ( imitim i lėkurės sė zebrės) dhe imepulla bardh e zi, u lejon hapėsirė tė gjerė shpatullave dhe prerjeve qė shtyhen nė mėnyrė tė "rrezikshme" drejt fundit, nė limit tė fundshpinės.

"Por ai duhet tė mbetet njė pjesė e trupit ferėror i vėnė nė pah nė mėnyrė tė rafinuar, jo tė ekzagjeruar", shton stilisti romak. Dhe mendon se dizajnuesit mendojnė tė gjithė nė mėnyrė tė njėjtė.

Clips prezanton veshje mbrėmjesh, kryevepra pėr nga ana e ndėrtimit. Tė pėrbėra prej shumė pjesėsh plastike tė cilat zėnė vend nė njė hapėsirė blu kobalti, nga e bardha tek e verdha smerald, tė pajisura dhe me disa inspirime kineze, ose nga funde te mbushur me pendė tė vogla qė vėrtiten kėtej andej deri sa kur arrijnė afėr tokės duket sikur lulėzojnė, ndėrsa shpina qėndron lakuriq. Kjo tendencė ka rėnė nė sy dhe tek veshjet kokteil tė Lorenzo Riva, qė nga binomi bardh e blu, kalojnė nė tone tė tjera: jeshile uji, e verdhė, ngjyrė pjeshke etj.

Ėshtė e paevitueshme pėr gratė me njė trup sirene tė vėnė theksin tek fundshpina.

Renč Caovilla: kėpucė ėndrre

Pėr tė kėnaqur tė gjitha shijet ka dhe nga ata qė theksin nuk e venė vetėm tek kėmbėt, por mbi tė gjitha tek shputa e kėmbės. Ėshtė Renč Caovilla, e famshme pėr kėpucėt e saj bizhu tė cilat sfiluan nė 26 shtator nė Muzeun e Historisė Bashkėkohore. Kėpucė tė mrekullueshme, tė zbukuruara me kristale, gurė, spirale dhe gjarpėrinj, tė cilėt rrotullohen nė kavilje. Kėshtuqė vajzat qė do i veshin do tė kenė vėrtet njė palė kėpucė ėndrrash.

"Jeta ėshtė emocion, pa atė bėhet e mėrzitshme", thotė Renč Fernando Caovilla. "Kjo sfilatė ėshtė realizimi i njė ėndrre e kultivuar qė nga lindja e shoqėrisė, njė shoqėri qė ka korrur sukses qė nė punėt e para tė saj dhe ka pasur bashkėpunime tė frytshme meValentino, Dior, Chanel.

E gjitha nė lule

Rroba me pėlhura shumė tė holla dhe mbi tė gjitha lule pėr Sonia Rykiel e cila e mbyll me njė finale tė madhe me modele qė kėrcejnė nė pasarelė

Koral

Pėr Dior unaza nė flori tė bardhė: diamant dhe koral

Vegjetale

Pėr Arfango pantallonat e shkurtra me lėkurė vegjetale

Fill komete

Quhet kėshtu byzylyku i krijuar nga Chanel

Amerika

Njė homazh i vėrtetė pėr amerikėn nė sfilatat pariziene tė Chanel

Tre shkronjat

Tė prera nė pasqyrė dhe tė thurura si nė njė mozaik mbi funde pėr mbrėmje tė mėdha, bashkė me yjegjigande

Rykiel

I qėndron besnike imazhit tė gruas hiper femėrore


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Shpine ne dukje per Baroccon...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: MoDa DhE EsTetiKa-
Kėrce tek: