ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Te jetosh nen xhins ...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Te jetosh nen xhins ...   Tue Nov 20, 2007 8:41 pm

Historia e xhinsve
Xhinset kanė lindur nė 1847 nė Shtetet e Bashkuara. Ideatori i tyre ishte Levi Strauss, njė tregėtar i ri, emigrant nga Baviera.

Fjala xhins vjen nga frėngjishtja dhe do tė thotė Genoa, duke iu referuar pėlhurės me tė cila ishin bėrė pantallonat e veshura nga marinarė tė kohės sė Kolombos. Nė fund tė viteve ‘800, termi xhins u bė sinonim i fjalės pantallona.

Levis Strauss, pasi erdhi nė Nju Jork, u zhvendos nė brigjet perėndimore, ku filloi tė shiste tenda pėr tė mundur tė fitonte jetesėn. Njė ditė u vendos nė njė vend tė vogėl nė rrethinat e san Franciskos dhe pa qė banorėt vishnin pantallona tė grisura. Kėshtu i lindi njė ide e re dhe filloi tė projektonte realizimin e pantallonave me copėn qė pėrdorte pėr tendat, tė cilat shiste, tė cilat i quajti Levi pants.

Kėtu fillon historia e gjatė dhe e pathyeshme e xhinseve, e cila shoqeroi ushtarėt e luftės sė dytė botėrore, duke vėnė nė dijeni pėr kėtė shpikje edhe kontikentin evropian. Gjatė luftės sė dytė botėrore, xhinset ishin rroba pune, por pas luftės kėto veshje u bėnė veshje qė mbahesin dhe gjatė kohės sė lirė, me ngjyra dhe komode.

Nė vitet ’50 kinemaja ameriakne bėri boom- in dhe xhinsi hyn nė shtėpitė e tė rinjve, duke u bėrė veshja rebele e tė rinjve.

Nė vitet ’60 xhinset frymėzohen me modėn e Elvis Prestley, ndėrsa nė vitet ’68 xhinset bėhen modė hippy.

Xhinset e sotme

Sot xhinset janė njė nga veshjet kryesore, ato vishen nga njerėz tė ēdo moshe dhe tė ēdo vendi.

Fillimisht xhinsi ishte nė formė “cigareje”, mė pas ėshtė menduar pėr diēka mė komode, tė cilat ende sot zėnė vendin e parė nė preferenact e tė rinjve.

Por, evolucioni vazhdon dhe nė fillimet e viteve ‘ 80 filloi tė tėrhiqej pas xhinsve e firmato ( tė firmave tė njohura pėr prodhimin dhe stilimin e rrobave). Duke nisur nga ky moment pothuajse ēdo firmė prodhimi rrobash prodhon njė linjė tė vetėn tė xhinseve.

Fundi i viteve ’90 ( nė kėto vite filluan tė hynin dhe xhinet nė Shqipėri) ėshtė karakterizuar, pas njė periudhė heshtjeje, nga njė rikthim i madh nė modė tė xhinseve. Pas periudhės neo hippy tė Guēi- t, me xhinset me prer tė ulėt, tė gjata pothuajse deri mbi kavilje, ja dhe xhinsi i ēregullt me pėrdorimin e materialeve tė tjera si pendė, copa me dizenjo lėkure kafshėsh, tė propozuara nga Roberto Cavalli.

Tashmė xhinsi nuk ėshtė vetėm njė veshje pėr tė rinjtė dhe pėr kohėn e lirė, por ėshtė bėrė dhe njė objekt luksi.

Sot tė gjithė stilistėt kanė krijuar xhinse me tė veēanta, tė cilat i bėjnė tė dallohen dhe tė duken mė elegante.

Nga stilistėt mė tė njohur pėrmendim: Cavalli, Armani, Valentino, Guēi, Gas, Fioruēi, Onyx,Dolce e Gabbana, pėrveē atyre fabrikave qė kanė krijuar xhinse gjithmonė: Levis, Lee, Ėrangler, Diesel.

Xhinset nė Shqipėri

Ėshtė e pamundur qė nė njė shėtitje qoftė edhe 5 minutėshe nė njė rrugė tė cfarėdoshme tė mos shohėsh njerėz qė mbajnė veshur xhinse. Tashmė, jo vetėm nė rrugėt e qyteteve, por edhe nė fshatrat mė tė thella. Sado tė ndryshojė moda, sado tė ndryshojnė stinėt, nuk ka raste qė tė kalosh para vitrinave tė njė dyqani dhe mos tė tė shohin sytė xhinse tė ekspozuara. Edhe pėr shqiptarėt, xhinset tani janė bėrė pjesė e garderobės, madje mund tė themi qė kanė “vendin e nderit” nė dollapet tona. Janė veshja e preferuar pėr ēdo rast, pėrjashto kėtu takimet zyrtare. Janė komode dhe praktike. E cfarė mund tė duhet tjetėr pėr tu ndjerė rehat?

Edhe nė tregun tonė xhinset kanė ndryshuar herė pas herė formė dhe model, por ky ndryshim nuk ėshtė i datuar. Deri para pak kohėsh ishin nė modė xhinset e gjera nga fundi, ndėrsa dy vitet e fundit ka ndodhur e kundėrta: ato tė gjerat janė zėvendėsuar me xhinse tė ngushta nga fundi. Ndryshime kanė ndodhur dhe pėr gjatėsinė e prehrit tė kėtyre pantallonave, deri mė tani nė top listėn e xhinsve tė pėrdorura nga shqiptarėt ishin ato me prehėr tė shkurtėr ( kjo mė shumė pėr femrat, por nuk pėrjashtohen dhe raste pėr meshkujt) Tani duket se dhe pėr kėto lloj zhinsesh dielli po perėndon. Nėse bėn njė vėzhgim tė vogėl nė butikėt e sotėm tė kryeqytetit, ato qė kanė pushtuar vitrinat e kėtij sezoni janė xhinset me prehėr tė lartė.

Dukuria e xhinseve mė prehėr tė shkurtėr ėshtė kritikuar rėndė edhe nė vende europiane me shoqėri liberale (pėr ata qė nuk ndjekin modėn sqarojmė se bėhet fjalė pėr xhinset, tė cilat lejojnė tė shikohen tė brendshmet me sy tė lirė). Ende jo kėtu tek ne, por nė vende evropiane si Italia, e madje edhe nė SHBA, ka vende ku veshja e kėtyre lloj xhinseve shoqėrohet me ndalim dhe gjobitje.

***

Kėto ndryshime tė modelitshoqėrohen edhe me preferenca pėr ngjyrat e xhinseve. Shitėset e disa dyqaneve mė nė zė tė kryeqytetit shpjegojnė se blerėsit tanė kanė njė zakon tė tyre nė lidhje me ngjyrėn; preferojnė tė zbardhur nė verė dhe tė errėt nė dimėr. Megjithatė kjo nuk ėshtė gjithėpėrfshirėse. Por duket qė xhinset me ngjyra ende nuk kanė zėnė vend nė shijet e shqiptarėve, ata janė ende tė fiksuar pas ngjyrės standard, por xhinset janė tė tilla pėr shkak tė materalit, mė shumė sesa ngjyrės.

Njė tregues i rėndėsishėm pėr kėto lloj veshjesh janė dhe ēmimet. Nuk ėshtė e vėshtirė pėr tu kuptuar se ato variojnė sipas cilėsisė. Ēmimet vendosen edhe nė bazė tė vendit ku shiten (nė butikė, apo nė treg). Nuk ėshtė habi qė tė njėjtin xhins qė sheh nė pazar, ta gjesh nė vitrinėn e butikut me dyfishin e ēmimit.

Por a bėhet fjalė pėr xhinse origjinale? A blejmė vėrtet atė qė paguajmė? Shumė butikė nė Tiranė pretendojnė qė veshjet e tyre janė “firmato”, duke vėnė ēmime gati shpesh tė paarritshme pėr njė qytetar shqiptar tė zakonshėm. Por nėse janė me tė vėrtetė apo jo “firmato”, kjo mbetet e diskutueshme. Tė apasionuarit pas xhinseve qė kanė mundėsi tė bėjnė shoping edhe jashtė Shqipėrisė e dinė tashmė tė gjithė “sekretin”: Ėshtė e habitshme qė njė palė xhinse “Armani” tė mund tė blihen kėtu me njė ēmim prej afro 15 000 lekė tė reja. Janė shumė, por ky nuk ėshtė cmimi rela, e logjikisht as xhinset nuk janė origjinale. Duke mos qenė tė tilla ato nuk kushtojnė kurrė 15 mijė lekė. Ku bazohet ky pėrfundim? Sepse nė dyqanet e vėrteta tė Armanit jashtė Shqipėrisė kėto xhinse gjenden me dyfishin e kėtij ēmimi. Problemi ėshtė shumė i thjeshtė: kėto xhinse ose janė imitime, ose janė tė vjedhura. Nė tė dyja rastet nuk mund tė kushtojnė aq sa u vendosin ēmimin nė etiketė.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Te jetosh nen xhins ...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: MoDa DhE EsTetiKa-
Kėrce tek: