AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Bluza dhe taka per mbretereshen e Versace

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Bluza dhe taka per mbretereshen e Versace Empty
MesazhTitulli: Bluza dhe taka per mbretereshen e Versace   Bluza dhe taka per mbretereshen e Versace Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:43 pm

Bluza dhe taka per mbretereshen e Versace Untitled2

Dolce & Gabbana: nga minifundet sesksi tek rrobat e pikturuara
Janė rroba tė pikturuara me dorė, tė mbushura me lule gjigande. Sfilata e Dolce & Gabbana mbyllet me njė pasarelė triumfante veshje mbrėmjesh, e cila manifeston pasionin e ri dhe tronditės pėr artin bashkėkohor tė dy stilistėve. Tė frymėzuar nga njė udhėtim nė Nju Jork ku dhe kanė zbuluar fenomenin, i cili po bėn qė tė rilindė Chelsea, lagjia e artistėve. Stilistėt kanė vendosur tė bėjnė njė revolucion nė modėn e tyre. Si? Duke realizuar veshje qė janė pak a shumė “piktura“, vepra arti tė vėrteta, nė njė edicion tė limituar. Funde me kurora lulesh dhe kėmisha janė tė pikturuara me duar. Penelata abstrakte alternohen me degė lulesh me ngjyra sensuale dhe tė forta. Dhe kėpucėt janė vepra artistike, me taka trullosėse. Vera e ardhshme pėr femrėn Dolce & Gabbana do tė jetė mė sensuale dhe mė seksidhe pse nė butiqet e dy stilistėvefustanet e tjerė, ato qė bėjnė qė trupi tė duket i mbrekullueshėm, janė best sellėr-at e tyre, bashkė me xhinset. Zhvillimi artistike i Dolce & Gabbana ėshtė pėlqyer, duartrokitjet kanė qenė tė shumta, duke pėrfshirė dhe ato tė Naomi Campbell, e ulur nė radhėn e parė si e ftuar. Janė tė shumtė stilistėt qė kanė pėrvetsuar magjepsjen e pop artit. “ ky fenomen ka njė arsye tė caktuar- shpjegon Laura Biagiotti- sot njerėzit kėrkojnė emocione dhe e kėrkojnė nė galeritė e artit. Ja pse unė kam krijuar rroba tė lyera me bojė vaji“.

Kėpucėt

Elgeante dhe tė gjalla me lojėra gjeometrike, kėpuca e Santoni Pellami- t, tė mrekullueshme, taka tė larta dhe ngjyra tė ndezura

Ccanta

Mban firmėn e Mandarina- s , e dobishme, plot me xhepa. E projektuar pėr tė dhėnė fantazi, pėr tu mbajtur gjithmonė me vete.

Xhaketa

Lapo Elkan , i cili prezanton 12 tė tilla. Me astar tė pėrbėrė nga fibra alumini

Sandalja

Ėshtė firmosur Pucci. Njė sandale bizhu perfekte pėr tu veshur me xhinse dhe komplete shumė ngjyrėshe

Fendi

Efektromantike pėr femrat e Fendi i thyer nga dizenjo gjeometrikė

Max Mara

Linja tė reja, mė pak klasike pėr Max Mara e cila luan me pėrmasat

Biagiotti

Bardh e zi pėrkhar argjendit, ja zgjidhjet e Laura Biagiotti

Les Copains

Njė rikthim nė vitet ‚70

Feminiliteti i kujdesur mirė i jep forcė imazhit dhe krijon fuqi. Stilisti pyet pse politikat nuk i kushtojnė shumė vėmendje look-ut

Bluza dhe taka pėr mbretėreshat e Versace

Hillary clinton, por edhe angela Merkel, kancelarja gjermane dhe princesha e bukur Rania e Giordanė- s. Ccfarė i bashkon kėto tre gra tė famshme, por kaq tė ndryshme mes tyre? Pėrgjigja jepet nga Donatella Versace : “ Ėshtė fuqia, forca e tyre dhe vendosmėria“. Pėr to dhe pėr gratė qė janė nė vende ku japin komanda Versace u dedikon koleksionin, i pėrbėrė nga rroba tė thjeshta dhe tė rafinuara, linerae, ku mungon dekori, por qė nuk kalojnė pa u vėnė re dhe kjo pėr shkak tė perfektėsisė sė tyre. Donatella Versace ka dashur tu dėrgojė njė mesazh grave qė kanė fuqi “ ushtrojeni, por me stil“. Mjaft mė me veshjet gri dhe mashkullore, jo takave tė ulėta dhe syzeve optike kur jeni larg televizionit. Gratė lodhen pėr tė fituar fuqinė dhe kue e kanė duheta ta mbajnė fort, duke pėrdorur trurin, por pa lėnė pas dore imazhin. Dhe atėherė, dritė jeshile pėr njė aspekt tė bukur, me syze ku bie nė sy rimeli i qerpikėve, kėmbė tė mbuluara nga ccorape tė zeza. Pjesėt e forta tė garderobės qėDonatella Versace ka dizainuar pėr femrat e saj qė kanė fudi, janė tre.

Xhaketa, mbi tė gjitha me shpatulla tė pėrshtatura pas trupit dhe njė fustan i linjės sė butė, tė afta pėr tė krijuar silueta . dhe e gjithė kjo duhet tė vishet me sandale tė larta. Pėr tė dhėnė njė imazh mė tė butėkėtyre grave Donatella Versace ka pėrdorur mėndafshe , tė trajtuara nė mėnyrė tė tillė pėr tė qenė tė buta dhe tė pėrshtatshme me takat, duke humbur kėshtu ccdo gjurmė ashpėrsie. “Me ėmbėlsinė mund tė pushtohet bota“ kjo ėshtė teoria e Donatella Versace e cila pėr mbrėmjen , ka ngjitur mbi pasarelė fustaneme prerje spektakolare nė shpinė tė pėrshkruara nga dekore si ato tė artit antik turk, nga tė njėjtat stile janė frymėzuar dhe stampat e kėmishave, me gjeometri otomane. Versacce vlerėson rrobat me feminilitet tė madh, tė pėrshtatura me ccanta me dimensione tė mėdha, nė tė cilat njė grua mund tė marrė me vete gjithė shtėpinė. “ pėr njė grua, veshja ėshtė njė aspekt i rėndėsishėm, jashtė kush bėn politikė apo mban poste tė rėndėsishme ėshtė e vetėdijshme pėr kėtė, ndėrsa nė Itali ajo qė vishet ka mė pak rėndėsi. Mėkat. Pasi gjykimi i njerzve ėshtė kompleks dhe nuk ėshtė i influencuar vetėm nga ajo qė thuhet, por edhe nga mėnyra si thuhet dhe ccfarė ka veshur ai qė e thotė“. Dhe pėr ta pėrfunduar Donatella Versaceb shton “ pėr tė pasur njė garderobė tė bukur nuk tregon mendjelehtėsi, por maturitet“.

Fantazi

Njė aspekt i ri dhe pėr gratė me fuqi. Grija serioze perėndon pėr ti lėnė vendin fantazisė shumė ngjyrėshe, pa lėnė kurrė pas dore tualetin. Tė hapura dhe stampa nė kėmishat me gjeometri otomane

Ccanta

E stėrmadhe, pėr tė mbajtur nė tė gjithė shtėpinė dhe pėr njė udhėtim tė shkurtėr pune
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Bluza dhe taka per mbretereshen e Versace
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Donatela Versace

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: MoDa DhE EsTetiKa-
Kėrce tek: