ForumiCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveIdentifikohu
Share | 
 

 Meksikani: Njeriu me i pasur ne bote ...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: Meksikani: Njeriu me i pasur ne bote ...   Tue Nov 20, 2007 6:44 pm

Pronari i tė famshmes "Microsoft", Bill Gates, ka rėnė dy ditė mė parė nga froni i njeriut mė tė pasur nė botė. Madje mund tė thuhet se ai nuk ka rėnė nga froni qė mbante qė nė vitin 1995, por ėshtė rrėzuar prej andej me forcė nga njė meksikan. Tashmė njeriu mė i pasur nė botė ėshtė Carlos Slim, pronari i "Telekomit" meksikan dhe i kompanisė mė tė madhe tė telefonisė celulare nė tė gjithė Amerikėn e Jugut. Ndoshta edhe vetė Carlos Slim, ėshtė habitur kur ka parė se rritja e madhe e aksioneve tė kompanisė qė zotėron, gjatė gjashtė muajve tė fundit, ka bėrė qė pasuria e tij tė vlerėsohet me 68 miliardė dollarė amerikanė. Kompania "Telemex" ka bėrė kėrcimin mė tė madh nė bursat botėrore, duke u rritur me 27% gjatė 12 muajve tė fundit. Ky informacion ėshtė publikuar nga njė e pėrditshme ekonomike evropiane dhe ėshtė konsideruar si i besueshėm nga tė gjitha agjencitė e lajmeve nė botė. Pothuajse tė gjithė rrjetet mediatike kanė vendosur si lajmin mė tė madh ekonomik tė ditės, rrėzimin e Bill Bates nga froni i njeriut mė tė pasur nė botė. Por revista "Forbes", e njohur pėr mbajtjen e llogarive tė tė gjithė pasanikėve tė globit, nuk ka pranuar ende qė tė vendosė Carlos Slim nė vendin e parė. Sipas saj, tre muaj mė parė ai ishte nė vendin e dytė dhe ende nuk ėshtė bėrė njė rivlerėsim i pasurisė sė tij, apo tė asaj tė manjatit tė "Microsoft". Por Eduardo Garcķa, kryeredaktori i revistės meksikane "Sentido Comśn" deklaroi se e ka bėrė kėtė pohim, pasi ka ndjekur nga afėr tė gjitha lėvizjet e tregut global tė aksioneve. "Kur unė deklarova pėr herė tė parė, tre muaj mė parė, se Carlos Slim mund tė ishte njeriu mė i pasur nė botė, "Forbes" e nxori atė nė vendin e dytė, disa ditė mė pas. Le tė shohim nėse do e bėjė sėrish njė gjė tė tillė, por unė jam shumė i sigurt nė llogaritė e mia", ka deklaruar Garcia pėr "Reuters". Dhe nėse llogaritė e tij janė tė sakta, pasuria e Carlos Slim ėshtė e barabartė me 8% tė GDP-sė sė tė gjithė Meksikės.
Carlos Slim ėshtė djali i njė emigranti libanez, Yusef Slim, i cili zotėronte njė kafene tė Meksiko City. Ai udhėtoi nga Libani pėr nė Meksikė nė vitin 1902, pėr t'i shpėtuar regjimit tė egėr tė asaj kohe. Biznesi i tij i parė, ishte njė ushqimore e vogėl e quajtur "La Estrella del Oriente" (Ylli i Orientit), nė vitin 1911. Mė pas ai bleu edhe disa pasuri tė paluajtshme dhe u martuar me tė bijėn e njė tjetėr emigranti libanez, me tė cilėn lindi gjashtė fėmijė. Carlos Slim, ėshtė fėmija i tyre i pestė.

Kush ėshtė Carlos Slim

I biri i njė emigranti libanez nė Meksikė, 67-vjeēari Carlos Slim e ka bėrė pasurinė e tij nė fushėn e telekomunikacioneve, por edhe duke luajtur rrezikshėm nė bursė. Ai ėshtė bėrė i njohur kur nisi tė blinte kompani qė ndodheshin pranė falimentimit, e mė pas t'i shiste ato me fitime kolosale. Me paratė e tyre, ai u bė pronar i pothuajse tė gjitha "telefonatave" tė Amerikės sė Jugut. Nė mars tė kėtij viti, ai u vlerėsua edhe nga revista "Forbes" si njeriu i dytė mė i pasur nė botė, duke vendosur Bill Gates pėr tė 13-in vit rresht nė vend tė parė. Sipas "Forbes" ai i ėshtė afruar tej mase "Perandorisė Gates", por ende nuk e ka kaluar atė.

Por, ndryshe nga miliarderėt e tjerė, ai nuk ka si qėllim dhurimin e njė pjesė tė pasurisė sė tij pėr bamirėsi. Madje, Carlos Slim nuk beson aspak se bamirėsia mund tė ndihmojė tė varfrit. "Bill Gates duhet tė studiojė si ai mund tė luftojė varfėrinė, nė tė njėjtėn mėnyrė se si ai po bėn qė "Microsoft" tė ketė sukses nė biznes, sepse bamirėsia nuk mund tė zgjidhė kėtė problem. Unė besoj se varfėria nuk duhet tė luftohet me donacione dhe aktivitete bamirėsie qė bėjnė zhurmė tė madhe nė publik. Ajo luftohet me ndihma nė shėndetėsi, edukim dhe vende pune. Unė them gjithmonė: Duhet tė shijosh frytin, jo pemėn",- ka deklaruar Carlos Slim, nė lidhje me varfėrinė.

Pasaniku me orė plastike

Meksikani 67-vjeēar zotėron njė tė tretėn e "America Movil", kompanisė mė tė madhe tė telefonisė fikse nė Meksikė, por edhe shėrbimit celular nė tė gjithė Amerikėn Latine. Kjo kompani pa` njė rritje tė pabesueshme prej 27%, brenda gjashtė muajve tė fundit. Pėrveē pasurisė nė telekomunikacione, Carlos Slim, zotėron edhe njė sėrė lokalesh dhe restorantesh nė tė gjithė kontinentin e Amerikės sė Jugut. Por, edhe pse kaq i pasur, ai deri vonė ka qenė i njohur si pasaniku qė mbante nė dorė njė orė plastike. Mėnyra e tij e jetesės ka qenė shumė e thjeshtė, ndėrsa shfaqet e tij publike tepėr tė rralla. Dhe tashmė i pyetur nga gazetarėt pėr faktin qė ėshtė njeriu mė i pasur nė botė, Carlos Slim ėshtė pėrgjigjur shumė thjeshtė: "Unė nuk i kushtoj rėndėsi njė liste tė tillė".


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
unknown
AneTaR HeRo


Female
Numri i postimeve: 242
Registration date: 27/11/2007

MesazhTitulli: Meksikani: Njeriu me i pasur ne bote ...   Tue Jan 22, 2008 6:12 pm

thone edhe qe Spanjollet jane njerzit me te zgjuar...kam degjur ne klase
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
ElEni
AneTaR HeRo


Female
Numri i postimeve: 310
Age: 29
Registration date: 28/12/2007

MesazhTitulli: Meksikani: Njeriu me i pasur ne bote ...   Tue Jan 22, 2008 7:22 pm

moj ti gjithmone jashte temes..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
unknown
AneTaR HeRo


Female
Numri i postimeve: 242
Registration date: 27/11/2007

MesazhTitulli: Re: Meksikani: Njeriu me i pasur ne bote ...   Sun Feb 10, 2008 5:06 pm

cfar do besh ti Eleni??
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
ElEni
AneTaR HeRo


Female
Numri i postimeve: 310
Age: 29
Registration date: 28/12/2007

MesazhTitulli: Re: Meksikani: Njeriu me i pasur ne bote ...   Sun Feb 10, 2008 6:19 pm

ic asgje paqe dua me ty......
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Meksikani: Njeriu me i pasur ne bote ...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: ShkeNcA Te NdRyshMe-