AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Oskar macja, Engjelli i Vdekjes zbret ne Amerike

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Oskar macja, Engjelli i Vdekjes zbret ne Amerike Empty
MesazhTitulli: Oskar macja, Engjelli i Vdekjes zbret ne Amerike   Oskar macja, Engjelli i Vdekjes zbret ne Amerike Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:47 pm

I njohur nė format nga mė tė ndryshmet pothuajse nė tė gjithė kulturat e botės, "Engjėlli i Vdekjes" duket se tashmė ka zbritur nė Amerikė. Kėtė herė ai ka marrė formėn e njė maceje tepėr interesante dhe ka habitur studiuesit e mjekėsisė. Macja quhet Oskar. Ka lindur nė rrugė por ėshtė rritur nė njė spital nė Providence, SHBA. Tėrė jetėn e saj e ka kaluar me pacientė tė ndryshėm dhe tashmė ėshtė nė gjendje tė dallojė se cili prej tyre do tė vdesė. Nga momentin qė Oskar i afrohet njė pacienti ai ka vetėm katėr orė jetė. Duket e habitshme por deri tani Oskar ka qėlluar nė shenjė 25 herė.
Oskar duket se ka njė veti tepėr tė ēuditshme, atė tė parashikimit tė vdekjes sė pacientėve qė ndodhen nė spital. Ai u afrohet e nis tė pėrkėdhelet pranė tyre dhe qė nga ai moment pėr pacientin nuk ka shumė shpresa. Saktėsia e tij, e vėzhguar nė 25 raste tė ndryshme, ka lėnė pa fjalė personelin e spitalit. Madje ata kanė nisur njė procedurė tė re. Sapo shohin macen qė po rri me njė tė sėmurė njoftojnė familjarėt qė tė jenė tė pranishėm nė momentin e vdekjes. "Ai nuk bėn gabime. Duket se kupton kur pacientėt do tė vdesin",- thotė Dr. David Dosa, njė prej mjekėve tė spitalit dhe gjithashtu pedagog nė universitetin lokal. Ai ėshtė pėrpjekur qė ti japė njė shpjegim sa mė racional kėtij fenomeni por deri tani nuk ia ka arritur qėllimit. "Disa nga tė afėrmit e pacientėve ndiejnė njė lloj ngushėllimi nga macja. Ata vlerėsojnė shoqėrinė qė ajo u bėn tė dashurve tė tyre nė momentet e fundit tė jetės", shpjegoi Dr. David Dosa. Macja tre vjeēare ėshtė adoptuar qė kur ishte kotele dhe ėshtė rritur nė katin e tretė tė spitalit "Steere House Nursing and Rehabilitation Center". Nė kėtė sektor zakonisht kurohen pacientėt qė vuajnė nga sėmundja e Alcaimerit, Parkinsonit dhe sėmundje tė tjera tė kėtij lloji.

Pas gjashtė muajsh njė prej infermiereve vuri re se Oskar kishte nisur tė bėnte vizitat e tij tek pacientėt. Me shaka stafi i lokalit mendoi se ai po bėnte rolin e doktorit duke vizituar pacientėt e ndryshėm. Por ata u habitėn kur konstatuan se Oskar i zgjidhte pacientėt e tij. Ai u merrte erė dhe mė pas ulej pranė tyre duke i parė me shumė vėmendje ose duke u pėrkėdhelur me ta. Nuk kalonin mė shumė se katėr orė dhe pacientėt ndėrronin jetė.

Sipas personelit tė spitalit, Oskar zakonisht nuk ėshtė njė mace e dashur me tė tjerėt. "Ajo nuk ėshtė njė kafshė e dashur me kėdo, madje mund tė themi se i ka inat njerėzit por me pacientėt qė janė nė prag tė vdekjes ndryshon gjithēka",- deklaruan punonjėsit e spitalit. Veprimet e maces janė analizuar edhe nga profesorė tė ndryshėm, tė cilėt kanė arritur nė mendim se ajo ka me tė vėrtetė aftėsinė pėr tė parashikuar vdekjen. "Oskar ėshtė mė i mirė nė parashikimin e vdekjes se sa doktorėt qė punojnė nė spital. Ai ėshtė njė ekspert i vėrtetė",- deklaroi Dr. Joan Teno i "Brown University". Ajo ėshtė bindur nė aftėsitė e maces kur ka parė se ka "qėlluar nė shenjė" pėr tė 13- ėn herė. "Teksa ndoqa Oskarin nė parashikimin e tij tė 13-tė vura re se ai shkoi tek njė paciente dhe u ul pranė saj. Fillova tė studioj shenjat e saj tė jetės dhe vura re se Oskar kishte tė drejtė. Gruaja nuk po hante. Ajo po merrte frymė me shumė vėshtirėsi dhe kėmbėt e saj kishin marrė njė nuancė kaltėroshe. Kjo pėr ne mjekėt ėshtė njė shenjė se vdekja ėshtė afėr. Por nė njė moment ai u largua nga dhoma dhe unė isha e sigurt se kėtė herė gaboi. E prita gruan pėr dhjetė orė por ajo nuk vdiq deri sa Oskar u shfaq sėrish dhe u ul pranė saj. Gruaja vdiq vetėm dy orė me pas",- tha doktoresha Joan Teno.

Macja falėnderohet nga tė afėrmit e pacientėve

Doktorėt thonė se pjesa mė e madhe e njerėzve qė marrin vizita nga njė mace ngjyrė gri dhe tė bardhe e me fytyrė tė ėmbėl janė, aq tė sėmurė sa nuk arrijnė qė ta dallojnė praninė e saj. Kėshtu qė ata nuk e dinė se janė nė prag tė vdekjes. Shumė prej familjeve kanė shprehur falėnderime pėr macen tre vjeēare dhe vetėm nė njė rast njė prej tyre ka kėrkuar qė ajo tė dalė jashtė dhomės teksa njeriu i tij po vdiste. "Kur Oskar doli jashtė mjaulliu ne njė formė sa ne na u duk sikur shprehu keqardhjen pėr faktin qė e nxorėm nga dhoma. Nė disa raste tė tjera ne kemi njoftuar familjarėt qė tė vijnė me shpejtėsi nė spital sapo kemi parė qė Oskar iu ėshtė afruar tė afėrmve tė tyre",- thanė punonjėsit e spitalit. Por asnjė prej tyre ose shkencėtarėve qė kanė vėzhguar kėtė fenomen tė ēuditshėm nuk ėshtė nė gjendje qė tė shpjegojė me saktėsi se si ndodh kjo gjė. Ata janė pėrpjekur qė tė kuptojnė shenjat e vdekjes por kanė gabuar nė tė gjitha rastet. Doktoresha Joan Teno ėshtė pėrpjekur gjatė pėr tė kuptuar nėse Oskar ka njė dhunti tė paparė dhe arrin tė lexojė shenjat apo ka mėsuar diēka nga infermieret qė e kanė rritur gjatė kėtyre tre viteve. Deri tani asnjė shpjegim i logjikshėm nuk ka pasur kuptim ndėrsa Oskar vazhdon tė parashikojė mė tė keqen, Vdekjen.

Misteri pas dhuntisė sė maces tre vjeēare

Askush nuk di tė thotė me siguri nėse sjellja e Oskarit ėshtė njė e dhėnė qė duhet tė ndiqet nė rrugė shkencore apo thjesht njė rastėsi ogurzezė. Doktoresha Joan Teno ka shtruar pyetjen nėse macja arrin tė kuptojė me tė vėrtetė vdekjen. Njė tjetėr studiues qė ėshtė marrė me rastin e rrallė tė Oskarit dhe qė ka zhvilluar kėrkime nė fushėn e kafshėve ka kėrkuar njė dokumentim shumė serioz tė sjelljeve tė maces tre vjeēare. Nicholas Dodman, drejtuesi i katedrės sė studimit tė sjelljes sė kafshėve nė fakultetin e veterinarisė ka pohuar se e vetmja mėnyrė pėr tė kuptuar fenomenin me qartėsi ėshtė ajo e dokumentimit me shumė kujdes tė shenjave qė jep Oskar pėrpara se tė dallojė se cili pacient ėshtė pranė vdekjes. Njė tjetėr teori ėshtė se Oskar tėrhiqet nga ēarēafėt e bardhe dhe pėr kėtė arsye qėndron pranė tė sėmurėve por kjo ėshtė hedhur poshtė nga fakti qė ai i afrohet vetėm atyre qė janė nė prag tė vdekjes. Nga ana tjetėr infermieret e spitalit nuk janė pėrpjekur aspak qė tė shpjegon se si Oskar arrin tė njoftojė vdekjen. Ato janė tė kėnaqura me faktin qė ai u jep njė shans tė afėrmve tė personave qė janė duke vdekur tė tu thonė atyre lamtumirė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Oskar macja, Engjelli i Vdekjes zbret ne Amerike
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse Kupidi, engjelli i dashurise, portretizohet si i verber?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: