ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Xhelati : 450 vrasje ne emer te mbretereshes se Anglise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Xhelati : 450 vrasje ne emer te mbretereshes se Anglise   Tue Nov 20, 2007 8:48 pm

Albert Pierrepoint ėshtė emri i njė njeriu tė thjeshtė, i cili u bė i njohur shekullin e kaluar nė tė gjithė botėn pasi ishte xhelati i preferuar i Britanisė sė Madhe. Ai ka punuar nė "zyrėn" e tij nga viti 1932 deri nė vitin 1956, duke shėnuar nė letrėn e punės ekzekutimin e 433 meshkujve dhe 17 femrave. Nė kėtė listė tė gjatė bėjnė pjesė edhe gjashtė ushtarė amerikanė dhe rreth 200 nazistė tė ekzekutuar prej tij, pas Luftės sė Dytė Botėrore. Por ai vetė nuk e ka konfirmuar asnjė herė numrin e ekzekutimeve tė kryera. Shifra ėshtė nxjerrė nga lista e gjatė e Komisionit Mbretėror pėr Dėnimet Kapitale nė Britani dhe mendohet se mund tė jetė edhe mė e madhe. Ekzekutimet e kryera nga Albert Pierrepoint ishin tė gjitha me varje nė litar. Ai u bė i njohur pėr shpejtėsinė e ekzekutimit, madje duke vendosur edhe njė nga rekordet mė tė rralla botėrore, atė tė varjes mė tė shpejtė nė litar.
Albert Pierrepoint ka lindur nė mars tė vitit 1905, nė Clayton, Bradford tė Britanisė dhe ėshtė djali i madh i Henry dhe Mary Pierrepoint. Ai ėshtė ndikuar tej mase nga profesioni i babait dhe xhaxhait tė tij dhe gjatė njė eseje tė shkruar nė shkollė, nė moshėn 11-vjeēare, Albert Pierrepoint ka shkruar "kur tė rritem dėshiroj tė bėhem njė ekzekutor zyrtar". Kjo ka trembur tej mase mėsuesit e tij tė shkollės, por ėshtė pritur me gėzim nga babai dhe xhaxhai, tė dy ekzekutorė zyrtarė tė Mbretėreshės prej shumė vitesh nė Britani. Njė ndėr gjėrat qė ka ndikuar mė shumė tek djali i vogėl, ishte leximi i ditarit tė fshehtė tė xhaxhait tė tij, i cili ka punuar si ekzekutor pėr mė shumė se pesė vjet. Nė 19 prill tė vitit 1930, Albert Pierrepoint, bėri edhe kėrkesėn e tij tė parė pėr tė punuar nė vendin e lėnė bosh nga xhaxhai i tij, por ai mori pėrgjigjen se nuk kishte vende tė lira. Pak muaj mė vonė, ishte vetė Zyra e Ekzekutimeve ajo qė i kėrkoi atij tė paraqitej pėr njė intervistė. Me mbėshtetjen e babait dhe kundėrshtimin e heshtur tė nėnės, Alberti filloi punė duke u paguar me 1.11 stėrlina, pėr ēdo ekzekutim qė merrte pjesė. E gjithė puna e tij kryhej nė fshehtėsi, pasi ekzekutuesit duhet tė mbeteshin anonimė.

Ekzekutimi i parė ku Albert Pierrepoint mori pjesė, ishte nė 29 dhjetor tė vitit 1932, nė Dublin. U deshėn nėntė vjet pune si ndihmės, qė ai tė kryente ekzekutimin e tij tė parė, nė 17 tetor tė vitit 1941. Gjatė luftės ekzekutimet u pezulluan, por pas saj Albert Pierrepointit iu desh qė tė fluturonte deri nė Gjermaninė e ēliruar e tė kryente ekzekutimet e radhės. Katėr vitet e ardhshme ai udhėtoi mė shumė se 20 herė nė Austri dhe Gjermani, pėr tė kryer ekzekutimin e 200 kriminelėve tė luftės. Madje ai ka udhėtuar edhe nė tė gjitha kolonitė britanike duke kryer ekzekutimet e radhės, tė gjitha me varje nė litar.

Stili i tij, shpejtėsia nė varjen e tė dėnuarve dhe mėnyra shumė gjakftohtė e tė varurit tė njerėzve, e ktheu Albert Pierrepoint nė ekzekutorin mė tė preferuar tė Britanisė. Kur shtypi zbuloi rastėsisht identitetin e tij, ai u kthye nė njė hero, pasi kishte varur nė litar rreth 200 nazistė. Media e kohės e quante njė profesion varjen e njerėzve nė litar dhe ai ishte realisht profesioni mė i vėshtirė nė botė. Puna nuk ishte e thjeshtė, donte stomak tė fortė dhe guxim tė tėrhiqje levėn, duke parė nė sy njeriun qė do tė vdiste, por Albert Pierrepoint nuk kishte asnjė problem pėr ta bėrė kėtė gjė.

Si zgjidheshin ekzekutorėt britanikė

Zgjedhja e ekzekutorėve tė Mbretėreshės sė Britanisė ishte njė proces tejet i gjatė dhe pasi emėroheshe nė atė post, duhet tė kalojė tėrė jetėn nė sekret. Albert Pierrepoint ishte njė nga ata ekzekutorė, qė asnjė herė nuk i tregoi gruas sė tij atė qė bėnte. Ajo e zbuloi vetė, por nuk mund ta kundėrshtonte. Pėr familjen Pierrepoint ekzekutimi nuk ishte njė gjė e thjeshtė, por ishte kthyer nė njė "art". Ata kishin krijuar njė sistem pėr llogaritjen e gjatėsisė sė litarit qė duhet tė pėrdorej pėr tė kryer varjen, duke e kombinuar atė me peshėn trupore tė njeriut qė do tė varej. Kjo pasi, nėse litari ishte shumė i gjatė mund t'i shkėpuste kokėn tė varurit dhe nėse ishte i shkurtėr, do i sillte atij njė vdekje me shumė agoni.

Albert Pierrepoint, kundėr dėnimit me vdekje

Pasi dha dorėheqjen nga profesioni i ekzekutorit, Albert Pierrepoint u kthye nė njė nga kundėrshtuesit mė tė mėdhenj tė dėnimit kapital nė Britani. Shkaku i kėsaj mendohet se ishte njė kombinim i eksperiencave familjare (vetė ai, babai dhe xhaxhai ishin ekzekutorė) me jetėn e tij private. Nė 28 nėntor tė vitit 1950 ai u detyrua tė varte nė litar njė njeri, nė dukje anonim, por me shumė rėndėsi pėr tė. Ai ishte James Corbitt, njė klient i rregullt i lokalit tė tij. Madje natėn qė kishte vrarė tė dashurėn, ai kishte kėnduar njė duet me atė, qė disa kohė mė vonė do tė bėhej xhelati i tij, Albert Pierrepoint. Gjatė kėtij ekzekutimi, Pierrepoint vuri re se shumica e njerėzve qė ai varte nė litar kishin kryer krime nė gjaknxehtėsi e sipėr, qė nė Britaninė e kohės dėnohej me vdekje. Shumė pak kriminelė tė vėrtetė po kalonin pėrmes lakut e ekzekutorit dhe nė kėto kushte ai vendosi qė tė tėrhiqet. "Unė kam arritur nė pėrfundimin se ekzekutimet nuk zgjidhin asgjė dhe janė vetėm njė relike e vjetėr e dėshirės primitive tė njerėzve pėr hakmarrje. Ata zgjedhin rrugėn e lehtė, atė tė vrasjes. Problemi me dėnimin me vdekje ėshtė se gjithmonė askush nuk e dėshiron atė pėr tė tjerėt, por serish e shohin kur kryhet",- ka thėnė Albert Pierrepoint, nė autobiografinė e tij.

Henry Albert Pierrepoint

Nė vitin 1901, Henry Pierrepoint, babai, u vendos nė listėn e ekzekutuesve qė prisnin tė fillonin punė nė Britani. Mė vonė ai bindi vėllanė e tij tė vogėl, Thomas, qė tė hynte tė biznesin e familjes. Tė dy bashkė ndikuan nė djalin e tij tė vogėl, Albertin, qė edhe ai tė bėnte tė njėjtėn gjė. Gjatė nėntė viteve tė karrierės sė tij, Henry kreu 105 ekzekutime. Karriera e tij pėrfundoi njė ditė kur hyri nė dhomėn e ekzekutimeve krejtėsisht i dehur dhe u zu me ndihmėsin e tij. Kjo u konsiderua si e papranueshme pėr shefat e tij, tė cilėt e hoqėn menjėherė nga shėrbimi.

Thomas William Pierrepoint

Thomas Pierrepoint ka punuar si varės pėr 37 vjet, derisa dha dorėheqjen nė moshėn 75-vjeēare nė vitin 1964. Nė listėn e tij tė gjatė tė varjeve janė shėnuar 294 emra dhe pjesa mė e madhe e tyre ishte nga Irlanda. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ai kreu varjen e 13 ushtarėve amerikanė, tė konsideruar fajtorė pėr krime lufte, vrasje dhe pėrdhunime. Nė pjesėn mė tė madhe tė ekzekutimeve ai u shoqėrua nga nipi i tij, Albert Pierrepoint, deri sa ky i fundit u bė numri 1 i ekzekutimeve nė Britani. Thomas Pierrepoint, mendohet se ėshtė njeriu qė ka ndikuar mė shumė tek Alberti.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Xhelati : 450 vrasje ne emer te mbretereshes se Anglise
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: AkTuaLiteTi BoTėroR-
Kėrce tek: