ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Ekspertet britanike : Beteja e sherbimeve sekrete per .....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Ekspertet britanike : Beteja e sherbimeve sekrete per .....   Tue Nov 20, 2007 8:52 pm

Ekspertėt britanikė: Beteja e shėrbimeve sekrete pėr ēėshtjen shqiptare


Kėndvėshtrimet e debatuara tė dy ekspertėve anglezė tė Shqipėrisė dhe Ballkanit. Pėrplasja e shėrbimeve sekrete italiane, greke dhe britanike nė territorin shqiptar dhe teza se 1997 nuk ishte rezultat vetėm i rėnies sė piramidave, por i njė serie krizash
TIRANĖ – Personazhi kryesor ėshtė kallashnikovi ose Shqipėria e 1997, por bashkė me tė nė qendėr tė vėmendjes janė edhe pjesa mė e madhe e politikanėve shqiptarė qė nga Berisha, Nano e protagonistė tė tjerė tė kohės. Pikėrisht nė momentin e kulmit tė debateve mbi fatin e parave tė kompanive piramidale, rolin e Greqisė nė to dhe nė pėrgjithėsi nė ngjarjet e vitit 1997, dy ekspertėt mė tė mirė tė Ballkanit, historianėt James Pettifer dhe Miranda Vickers sjellin kėsisoj me librin e tyre "Ēėshtja shqiptare, riformėsimi i Ballkanit" njė tablo jo vetėm tė piramidave, por dhe tė pėrplasjes nė terrenin shqiptar tė shėrbimeve sekrete greke, italiane, angleze apo tė interesave perėndimore nė pėrgjithėsi, duke kaluar nga ngjarjet e 1997, nė krizėn e Kosovės dhe tė Maqedonisė, rolin e qeverisė Nano, ish presidentit Berisha, etj.

Sipas historianit shqiptar Pėllumb Xhufi nė njė analizė tė shkurtėr, ajo qė bėn ky libėr, mė shumė sesa hap polemika, ėshtė se thyen disa stereotipe, ē'mitizon rolin e kancelarive ndėrkombėtare, figura qė konsiderohen si heronj tė '97 dhe mbi tė gjitha i mėshon faktit qė '97 erdhi si rezultat i njė sėrė krizash dhe jo vetėm i rėnies sė firmave piramidale.

Teza: '97, pozita mė tė forta pėr Shqipėrinė

Libri pėrmban tezėn se Berisha nė 1997 nuk arriti tė kuptonte ēėshtjet kombėtare, tė lindura si pasojė e ngjarjeve tė vitit 1997 dhe konfliktin e Kosovės pas tij. "Arsyeja pse tani Shqipėria gėzon njė pozicion mė tė fortė nė arenėn ndėrkombėtare i dedikohet pikėrisht kėtij fakti. Megjithėse shumė njerėz mendojnė se kėto ngjarje ishin katastrofike, nė tė vėrtetė ato ishin mjaft pozitive pėr pozitat afatgjata tė Shqipėrisė nė rajon", sipas Jammes Pettifer. Sipas autorėve tė librit 'Ēėshtja shqiptare", sado tė vėshtira qofshin ngjarjet e '97-ės, ato nė njė farė mėnyre i dhanė fund strukturės sė shtetit njėpartiak. Nė njėfarė mėnyre ato ēliruan vendin edhe pse duhet thėnė se kjo ishte njė mėnyrė mjaft konfuze. "Besoj gjithashtu se shumė njerėz e kuptojnė se rezultatet vareshin mė sė shumti nga mbėshtetėsit e huaj. E kam fjalėn kėtu pėr faktin se qeveria e parė Berisha ishte shumė mė e varur nga Italia. Qeveria Nano pas vitit '97 ishte shumė mė e lidhur me Greqinė. Tashmė, shpresojmė qė tė jemi larguar prej kėtyre problemeve. Shqipėria mund tė kthehet nė njė vend mė normal, pa ekzistencėn e kėsaj varėsie nga marrėdhėniet me tė huajt", - ėshtė shprehur Pettifer.

Ēmitizimi i rolit tė tė huajve

Debati mbi librin e dy historianėve anglezė ka hapur edhe njė debat mbi rolin e tė huajve nė ngjarjet e vitit 1997. Sipas autorėve grekėt nuk kanė pasur gisht nė hartimin e ndonjė plani pėr tė ndihmuar Shqipėrinė, por nė njė moment tė caktuar, ata pėrfituan prej kėsaj situate. "Ata e shfrytėzuan kėtė plan nė mėnyrė shumė tė zgjuar. Gjatė verės sė vitit 1997, Greqia pėrfaqėsonte njė prej influencave mė dominante nė vend. Ne kemi shpjeguar rolin e diplomatėve grekė si dhe planet e tyre pėr arritjen e objektivave strategjikė nė Shqipėrinė e Jugut. Por ironia nė kėtė situatė qėndron nė faktin se kriza e Kosovės erdhi menjėherė pas kėtyre ngjarjeve. Interesat kombėtare tė Shqipėrisė ishin diagonalisht tė kundėrta me interesat kombėtare tė Greqisė. ..Mendojmė se Greqia ka disa kujtime tė kėqija.

Nė lidhje me rolin e Britanisė sė Madhe, pasi dy autorėt janė anglezė, ata shprehen se nė vitet '99 ekzistonte njė besim i pėrgjithshėm se, qeveria e atėhershme, e kryesuar nga Xhon Mejxher, ushqente njė simpati, ndonėse jo zyrtare ndaj Beogradit. "Periudha e vitit 1997 ishte njė periudhė e rėndėsishme ndryshimesh. Nuk do tė kishte qenė e mundur tė fitohej mbėshtetja e britanikėve pėr shqiptarėt nė Luftėn e Kosovės pa ndryshimet e vitit 1997. Ndryshimet nė opinionin publik britanik mbėrritėn kur Toni Bler mori pushtetin duke diskredituar ēdo lloj lidhjeje me Millosheviēin dhe duke udhėhequr politikėn tradicionale nė Britani. Kjo mbėshtetje, i krijoi mundėsi Berishės pėr tė ndaluar pėrballjen me problemin serb dhe Kosovėn. Ky ishte njė iluzion i madh, sepse tė huajt nuk bėnė asgjė pėr tė ndihmuar Kosovėn, madje mund tė thuhet se nuk bėnė asgjė. Ky ishte iluzioni i parė i Qeverisė Berisha, i cili besonte se tė huajt mund tė zgjidhnin atė qė nė fakt duhej tė zgjidhej nė Tiranė, Prishtinė dhe Tetovė. Kjo ishte njė ēėshtje e madhe pėr ne. Ne jemi kritikuar vazhdimisht nė punėn tonė akademike dhe gazetareske nga kėta njerėz. Kjo ka qenė diēka e keqe pėr ne. Ndaj ishte nė interesin e pėrbashkėt qė tė pėrpiqeshim tė shpjegonim. Fatkeqėsisht, disa prej tyre janė ende rrotull", - pėrfundon autori.

Dy fjalė pėr autorėt

James Pettifer ėshtė autor i librave; Guida Blu e Shqipėrisė, "Ekspresi i Kosovės" dhe bashkė me Miranda Vickers-in, 'Shqipėria, Nga anarkia te njė identitet ballkanik".

Miranda Vickers ėshtė autore e librave "Shqiptarėt, njė histori moderne" si edhe "Midis serbėve dhe shqiptarėve: Njė histori e Kosovės".

Ē'mitizimet

Qė trazirat e kėtij viti nuk ishin produkt i rėnies sė firmave piramidale, por njė serie krizash tė deriatėhershme sipas James Pettifer dhe Miranda Vickers; Qė roli i ambasadave dhe informatorėve nė '97 nuk ėshtė ai qė mendohet, pasi ndėrkombėtarėt kanė qenė edhe vetė tė painformuar; Qė disa figura qė janė parė ose shihen ende si heronj tė '97, janė larg sė qeni tė tilla: Kėto janė disa nga tė qėndrimet e historianėve anglezė James Pettifer dhe Miranda Vickers nė librin e tyre "Ēėshtja Shqiptare", tė promovuar dje nė Tiranė, pas polemikave qė janė hapur prej ditėsh rreth pėrmbajtjes sė kėtij libri.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Ekspertet britanike : Beteja e sherbimeve sekrete per .....
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: SoCiaLe-
Kėrce tek: