AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Te cmendur pas Birres

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Te cmendur pas Birres Empty
MesazhTitulli: Te cmendur pas Birres   Te cmendur pas Birres Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:54 pm

"Zieu Uilli birrė me kazanė / dhe ne tė gjithė na ftoi tė pimė / S'ka njohur bota kapedanė / si ne tė tre nė tavolinė... shkruante 230 vjet mė parė Robert Burnsi nė tė famshem "Xhoni, kokėrr elbi". 200 e ca vjet mė pas Dritėroi ynė e pasonte me baladėn e Rrush-Rushitit, njė himn pėr rakinė shqiptare, po aq e denjė sa birra skoceze e Burnsit.

Nė vitet e fundit kemi qenė dėshmitarė tė njė rilindjeje tė birrės sė shijshme. Publikimi i veprave mbi shijėn e birrės, bar-et e specializuara dhe muzetė e parė tė birrės, tregojnė pėrhapjen nė masė tė birrės. Shpesh harroet qė birra ka pasur njė "fementim tė gjatė" historik qė e ka futut kėtė pije nė "listėn fisnike" tė pijeve, pavarėsisht staturės popullore tė dukshme. Birra ėshtė njė pasion mijėvjeēar qė bashkon jugun dhe veriun e botės, ndėrmjet besimeve fetare, praktikave magjike dhe supersticioneve.

Nė vitet '60 marketingu e trasformoi birrėn nė njė "pije pėr tė shuar etjen". Kėrkimet e para nė treg treguan nė fakt qė sa mė pak tė jetė e hidhur birra aq mė shumė shitet. Nga njė studim mbi konsumin e birrės doli se 75% e klientėve ndjenin tėrheqje pėr birrėn qė nuk ėshtė shumė e hidhur. Prodhuesit nuk mendohen dy herė dhe zvogėlojnė hidhėrimin e saj nė tė gjithė prodhimin. Lindi kėshtu "birra e shijshme", njė fenomen origjinal i cili i jep jetė njė kulture tė hershme tė pirjes sė birrės.

Birra e ka zanafillėn nė momentin kur njeriu vendosi "tė bėnte njė pushim". I lodhur nga jeta endacake dhe pa paqe,njeriu primitiv vendosi tė ndalonte. Tė ngulej nė njė tokė dhe tė provonte tė jetonte pa lėvizur tutje-tėhu. Sigurisht qė pėr tu ushqyer, duhej tė kultivonte diēka. Dhe drithi i parė qė njeriu arriti tė merrte nga toka, ishte elbi. Sapo teknikat e prodhimit u pėrmirėsuan lindi dhe nevoja qė ky drith tė konservohej kundėr krimbave dhe dėmtuesve tė tjerė, pėr tė ruajtur rezervat e drithit. U pa e arsyeshme qė elbi tė ruhej nė enė tė mbushura me ujė dhe nga pikėpamja historike, kėtu ndodh edhe episodi i parė i fermentimit: kėtu lind pak a shumė birra.Njeriu i dikurshėm qė luftonte gjithė ditėn pėr mbijetesė, ndjeu se kur ushqehej me kėtė lloj pijeje, ndjehej paprituri rifuqizuar. Rreth 3700 vjet mė parė gjenden gjurmėt e para tė birrės: njė tryezė argjili, e epokės sė pre-dinastike sė sumerėve, (i famshmi "monumenti blu"), tregon dhuratat qė i ofroheshin yjneshės Nin-Harra: qengja, mjaltė dhe ... birrė.Kurse njė tavolinė guri e kohės sė babilonasve e zbuluar nė 1981, dėshmon se ata prodhonin njė lloj birre qė nė 6000 para Krishtit


Ndėrsa burrat shqetėsoheshin tė lidhnin nė ndonjė mėnyrė birrėn me zotat, (ajo pije duhej tė kishte patjetėr diēka hyjnore) ėshtė gruaja ajo qė bėn zbulimet vendimtare pėr pėrgatitjen e saj. Nga gruaja vjen zbulimi se birra fermentohet mė shpejt sesa mund tė pėrtypen kokrrat e elbit. "Enzima ptialine", qė gjendet tek elbi, shndėrron niseshten nė sheqerna tė pėrshtatshme pėr fermentimin. Sot, nė shumė zona tė Amerikės Latine, gratė qė pėrtypin kokrrat, dhe mė pas i hedhin nė kazanpunues, nė fund tė fundit pėrsėrisin njė nga ritualet mė antike tė birrifikimit.

Por atėbotė birrės i mungonte ende aroma speciale qė do ta vishte atė me njė cilėsi tjetėr tėrheqėse qė tė gjithė e njohim: Aroma. Vjen koha e Lupulus. Birra fillon tė aromatizohet nė shek e XIII, kur Sour Hildegard vėren aftėsitė e Lupulus pėr tė ndaluar prishjen e birrės duke i dhėnė asaj jetėgjatėsi. Nė Bohemi, mė pas nė Gjermani dhe Hollandė, fillon kultivimi i Lupulus, ndėrsa anglosaksonėt fillojnė tė pėrdorin kėtė bimė disa shekuj mė vonė. Ndėrkohė priftėrinjtė e epokės Karolinge, kishin filluar tė dėfreheshin dhe me pretekstin e kultivimit tė elbit dhe tė studimit tė procesit tė fermentimit, prodhonin birrė pafund. 7-8 shekuj mė vonė James Watt, i njohur pėr shpikjen e lokomotivės me avull dhe pėr impulsin e madh qė i dha Revolucionit Industrial, vė nė pėrdorim makinėn e parė me avull tė pėrdorur pėr ... shpėrndarjen e birrės.Por, gjithsesi birra kishte arritur deri nė Itali para se tė shpikej kjo lloj makine. Duhet tė kenė qenė etruskėt ata qė sollėn nė gadishull kulturėn e kultivimit tė elbit, lėnda e parė pėr prodhimin e birrės. Romakėt konsumonin me mijėra lirta birrė nė perandorinė e tyre, por gjithsesi nuk arritėn kurrė ta konceptojnė atė si njė pije fisnike. Vendi i verės atje mbetet i paprekshėm. Nė vitin 87 pas Krishtit, birra e gjermanėve krahasohet me "vinus corruptus" (pėrjashtohet birra nga pėrdorimi, ajo mendohej se ishte njė "korruptim" i verės). Nė shekujt nė vazhdim, ishte kultura katolike e cila i dha njė goditje birrės duke e konsideruar njė simbol pagan tė popujve veriore. Do tė duhej tė kalonin dekada qė birra do tė rifitonte pėrsėri lavdinė. Tashmė ajo konsumohet nė mbarė botėn, madje duke sfiduar bindshėm edhe verėn.

Birra nė Shqipėri...

Tradita e konsumimit tė birrės nė Shqipėri ėshte e vonė. Deri nė vitin 1938, birra nė Shqipėri njihej, por nuk prodhohej. Nė tavolinat shqiptare mbretėronin ende pijet tradicionale siē ishin vera jonė dhe sigurisht rakia. Nė Shqipėri birra filloi tė prodhohej vetėm pasi nis zhvillimi i industrisė ushqimore, dhe specialistėt e parė nė prodhimin e kėsaj pijeje u diplomuan nė shtete si ish -Bashkimi Sovjetik. Pas rėnies sė komunizmit, pati njė pauzė deri nė vitet e fundit kur prodhimi ka marrė hov falė inisiativave private, madje kėtė vit nė Tiranė u organizua e para Festė publike e Birrės me pjesėmarrjen e firmave shqiptare tė prodhimit, festė goxha e mirėpritur nga publiku vendas.

Tė ēmendur pas birrės..

Heronj tė letėrsisė popullore si: Maigret e Nero Wolfe, shkrimtarė tė pėrjetshėm si Shekspir, Dylan Thomas, Haine dhe Xhojs, kineastė si John Ford e Robert Altman, tė gjithė na shfaqen tė magjepsur nga shija e parezistueshme e birrės.

Benjamin Franklin
Birra ėshtė provė qė zoti na do ne dhe dėshiron qė tė jemi tė lumtur.

Gėte
Njė birrė e fortė, njė cigare plot aromė dhe njė grua, kjo ėshtė kėnaqėsia

Cary Grant
Birra ėshtė njė pije e mrekullueshme: ruan gjithēka, veē sekreteve

Anonim
Birrat janė si gratė, ka tė mirė, tė kėqija por nė fund tė fundit... tė gjitha duhen provuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
MoZi
AneTaR I Ri
MoZi


Male
Numri i postimeve : 33
Location : Atje
Registration date : 02/09/2007

Te cmendur pas Birres Empty
MesazhTitulli: Re: Te cmendur pas Birres   Te cmendur pas Birres Icon_minitimeThu Nov 22, 2007 3:40 pm

Per mu osht nektari i jetes Very Happy, e kam pirr qe 12 vjec e do vazhdoj deri sa te me mbetet ndonje pjes normale e melcis i habitur
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Te cmendur pas Birres Empty
MesazhTitulli: Re: Te cmendur pas Birres   Te cmendur pas Birres Icon_minitimeFri Nov 23, 2007 2:08 am

Very Happy Very Happy Pse nuk thua ti Mozi paske lindur me birre tek koka ti hahahhahahhaha hiihihi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
webmaster
ViP
webmaster


Male
Numri i postimeve : 802
Age : 39
Location : Ancona
Registration date : 29/08/2007

Te cmendur pas Birres Empty
MesazhTitulli: Re: Te cmendur pas Birres   Te cmendur pas Birres Icon_minitimeFri Nov 23, 2007 6:20 pm

un du vere
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albrelax.com
Sponsored content





Te cmendur pas Birres Empty
MesazhTitulli: Re: Te cmendur pas Birres   Te cmendur pas Birres Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Te cmendur pas Birres
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: ShkeNcA Te NdRyshMe-
Kėrce tek: