AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 DURRES-KUKES , rruga kushton 620 milion euro

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

DURRES-KUKES , rruga kushton 620 milion euro Empty
MesazhTitulli: DURRES-KUKES , rruga kushton 620 milion euro   DURRES-KUKES , rruga kushton 620 milion euro Icon_minitimeSat Nov 24, 2007 4:11 pm

Durrės-Kukės, rruga kushton 620 milionė euro / 24 nentor 2007

Pas 1 viti qė kanė filluar punimet, qeveria deklaron se tashmė pėr rrugėn ka njė projekt pėrfundimtar

Olldashi: Rruga ka njė projekt pėrfundimtar, segmenti Rrėshen-Kalimash kushton 520 milionė euro

Qeveria mė nė fund ka gjetur se sa kushton rruga Durrės-Kukės. Rruga Durrės-Kukės ka tashmė njė projekt pėrfundimtar dhe kostoja e kėtij projekti shkon 620 milionė euro. Kjo ka qenė deklarata qė ka dhėnė ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, gjatė diskutimit tė projektbuxhetit 2008 nė Komisionin parlamentar tė Ekonomisė. Interesimit tė deputetėve tė opozitės pėr fatin e projektit tė kėsaj rruge, ku tashmė ka njė vit qė punohet dhe ende nuk ka njė projekt, Olldashi i ėshtė pėrgjigjur se rruga tashmė ka njė projekt dhe kostoja totale shkon nė 620 milionė dollarė. Por pėrsėri ministri nuk ka qenė i sigurt nė deklaratat e tij, duke sqaruar se ende po rishikohet njė pjesė e projektit tė kėsaj rruge. "Ne po ripunojmė njė pjesė, pėr tė reduktuar kostot e projektit. Besoj se vlera pėrfundimtare pėr segmentin Rrėshen-Kalimash do tė vėrtitet rreth 520 milionė euro",- tha Olldashi.

Kostoja e njė kilometri 9.6 milionė euro

Segmenti Rrėshen-Kalimash ėshtė rruga mė e shtrenjtė qė Shqipėria ka ndėrtuar ndonjėherė, duke kapur njė vlerė prej 9.6 milionė euro, pėr 1 kilometėr. Nė total kostoja e kėtij segmenti, sipas Olldashit, shkon nė 520 milionė euro, ose 84% e kostos totale tė rrugės Durrės-Kukės. Nė kėtė segment rruga parashikohet qė tė realizohet me 4 korsi dhe nė kėtė segment do tė ketė 2 tunele. Nė kėtė rrugė parashikohet qė tė paguhen rreth 300 milionė euro nga buxheti i shtetit, pėr vitin 2008. Borxhi qė do tė merret nga ana e qeverisė pėr vitin e ardhshėm ėshtė kundėrshtuar nga ana e opozitės, ndėrsa nuk ka gjetur as miratimin e Fondit Monetar Ndėrkombėtar. FMN ka bėrė tė ditur se mbetet skeptike pėr kėtė borxh tė marrė, nė njė kohė qė nuk dihet kostoja e tij dhe se kush do tė jenė financuesit e qeverisė gjatė kėtij viti.

Socialistėt, vlera e rrugės ishte 335 milionė euro

Segmenti mė i kushtueshėm i rrugės Durrės-Kukės, ai Rrėshen-Kalimash, sipas vendimit tė Partisė Socialiste kur ishte nė pushtet, llogaritej nė 335 milionė euro. Kjo vlerė ėshtė sa gjysma e asaj qė i duhet tani qeverisė aktuale pėr tė paguar koston e kėsaj rruge. Ndėrtimi i kėsaj rruge do tė jetė me 4 korsi, ndėrsa parashikohet ndėrtimi i dy tuneleve me gjatėsi 5.6 kilometra.

Transportet marrin 70 miliardė investime

Fondet nė total pėr vitin 2008 pėr MPPTT arrijnė nė 73.34 miliardė lekė ose 6.8% tė PBB-sė. Fondet nė total pėr kėtė ministri janė rritur me 82% kundrejt vitit 2007. Shpenzimet pėr mallra e shėrbime pėr vitin 2008 janė nė nivelin 1.31 miliardė lekė, duke pėsuar njė rritje prej 13.8% nė krahasim me vitin 2007. Ndėrsa nėse i referohemi vetėm investimeve qė do tė realizohen nė vitin 2008, kjo ministri do tė pėrfitojė 65.8% tė totalit tė investimeve publike ose 69.4 miliardė lekė. Kjo ministri pėrfiton 44.3% tė investimeve me financim tė brendshėm dhe 78.3% tė investimeve me financim tė huaj. Nė krahasim me buxhetin e vitit 2007, ku raporti midis financimit tė brendshėm dhe atij tė huaj ishte 1.02, kėtė vit ky raport ulet ndjeshėm nė 0.33.

Borxhi 670 mln, gjysma pėr Rrėshen-Kalimash

Rritja e borxhit tė jashtėm pėr vitin 2008, 3 herė mė i lartė se nė 2007 dhe 4 herė mė shumė se 2006

Rritja nė investime gjatė vitit 2008 nuk ka ardhur nga rritja nė tė ardhurat nė buxhet, por vetėm nga shtimi i borxheve. Kėshtu nėse e krahasojmė me vitin 2007, nė vitin 2008 kemi njė rėnie tė investimeve qė do tė realizohen me financim tė brendshėm. Nė vitin e ardhshėm, investimet me financim tė brendshėm do tė jenė vetėm 3.6% e Produktit tė Brendshėm Bruto, ndėrsa nė vitin 2007 ky tregues ishte 3.8%.

Qeveria parashikon rritjen me 3 herė tė investimeve me financim tė huaj pėr vitin 2008, nė krahasim me 2007. Sipas relacionit shoqėrues tė Ministrisė sė Financave, rritja me 3 herė e borxhit nga jashtė pėr tė realizuar investime strategjike, ėshtė bėrė e mundur pas prezantimit tė instrumenteve tė tjerė tė borxhit. Pjesa mė e madhe e kėtij borxhi do tė merret pėr rrugėn Durrės-Kukės. Rreth 280 milionė euro janė parashikuar qė tė merren gjatė vitit tė ardhshėm, vetėm pėr segmentin Kalimash-Morinė. Nė total, buxheti i vitit tė ardhshėm parashikon qė shpenzimet kapitale do tė jenė nė nivelin 105.9 miliardė lekė, nga tė cilat, investime me burime tė brendshme 38.9 miliardė lekė dhe me burime tė huaja 66.9 miliardė lekė. Ky nivel i shpenzimeve kapitale, sipas Financave, ėshtė 51.1% mė i lartė krahasuar me vitin 2007.

Njė rritje nė kėto nivele e borxhit tė jashtėm brenda njė viti ka shqetėsuar edhe Fondin Monetar Ndėrkombėtar, qė ka kėrkuar uljen nė nivele tė pranueshme tė deficitit. Nė deklaratėn e saj tė fundit FMN ka bėrė tė ditur se qeveria duhet tė ruajė njė nivel tė deficiti nė masėn 5%. Por nė buxhetin e vitit 2008 ėshtė parashikuar qė niveli i deficitit tė shkojė nė 7.9% ku pjesa mė e madhe vjen si pasojė e marrjes borxh jashtė vendit, me interesa tregtare.

Duke zhvilluar njė politikė financimi tė investimeve me rritje tė borxhit, gjatė vitit 2008 qeveria do tė paguajė mė shumė interesa pėr kreditė e marra. Referuar relacionit tė buxhetit, shpenzimet korrente rriten me rreth 7.2% kundrejt njė viti mė parė. Njė pjesė e kėsaj rritjeje i dedikohet rritjes sė interesave me rreth 18.3%, respektivisht interesat e brendshme parashikohet tė rriten me 17.2% dhe interesat e huaja rriten me 26.5%.

Rrugėt ku do shpenzohen 52 miliardė lekė

•Rruga Lushnjė - Fier

•Ndėrtimi i segmentit rrugor Fier-Vlorė (Levan-Vlorė)

•Ndėrtimi i segmentit rrugor Fier (Levan) - Tepelenė

•Ndėrtimi i rrugės Rrėshen-Kalimash

•Ndėrtimi i rrugės Kalimash-Rexhepaj

•Ndėrtim rruga Plloēė-Korēė

•Ndėrtim Rruga Bulqizė-Bllatė

•Ndėrtimi i segmentit Milot-Rrėshen
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
DURRES-KUKES , rruga kushton 620 milion euro
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Berisha inspekton Durres-Kukes
» LEVAN-VLORE , neshkruhet kredia 45 milione euro
» AMC dhe VODAFONE gjobiten 5.3 milion USD
» Durres /Procesi penal per 10 persona .....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: EkoNoMiA E BiZneSi-
Kėrce tek: