ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Horoskopi Kinez per te gjitha shenjat:

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Horoskopi Kinez per te gjitha shenjat:   Sat Nov 24, 2007 4:19 pm

Pak e largėt si rrugė por e saktė. Horoskopi kinez tė vė nė punė, pasi pėr tė gjetur parashikimin e fatit tėnd duhet tė kesh patjetėr datėn dhe vitin e lindjes dhe si nė njė hartė do tė gjesh se ku ndodhesh. Atėherė vish lėkurėn e njė prej kafshėve mė poshtė dhe gjej se ē'thonė yjet pėr ty.

MIU
( 31.1.1900-18.2.1901, 18.2.1912-5.2.1913, 5.2.1924-24.1.1925, 24.1.1936-10.2.1937, 10.2.1948-28.1.1949, 28.1.1960-14.2.1961, 15.2.1972-1.2.1973, 2.2.1984-19.2.1985, 19.2.1996-6.2.1997)
Gjatė kėtij muaji do tė keni mjaft favorizime pėr tė bėrė njė lėvizje nė shtėpi, gjithsesi mė parė duhet tė merrni edhe mendimin e familjarėve apo partnerit tuaj. Njė person i afėrt do tė jetė mjaft mbėshtetės ndaj tė gjitha nismave tuaja. Rreth datės 6 do tė keni mundėsi tė filloni njė lidhje tė re qė mund tė zgjasė dhe t'ju sjellė kėnaqėsi. Fundi i muajit, rreth datės 20 do tė sjellė udhėtime interesante ndoshta edhe me njė person tė cilin nuk e njihni mirė.
Njė koleg do t'ju vijė nė ndihmė pėr ēėshtjet tuaja financiare. Nė qoftė se dėshironi njė rritje rroge apo do tė jepni njė intervistė pune, duhet ta bėni atė gjatė javės sė parė tė muajit. Hėna e datės 12 duket se ju vjen nė ndihmė pėr tė shlyer disa borxhe tė vjetra.

BUALLI
(19.2.1901-7.2.1902, 6.2.1913-25.1.1914, 25.1.1925-12.2.1926, 11.2.1937-30.1.1938, 29.1.1949-16.2.1950, 15.2.1961-4.2.1962, 2.2.1973-21.1.1974, 20.2.1985-8.2.1986, 7.2.1997-27.1.1998)
Marsi do tė jetė planeti qė ju vjen nė ndihmė gjatė kėtij muaji. Datat 8 dhe 9 do tė jenė mė tė favorizuarat pėr ata qė dėshirojnė tė blejnė njė shtėpi. Fillimi i njė biznesi nuk do tė jetė tepėr pozitiv gjatė pjesės sė parė tė muajit, por mbas datės 20 duket se situata do tė jetė nė favorin tuaj. Data 18 ju sjell tė papritura dhe ndryshime nė gjendjen tuaj sociale. Njė rritje nė pėrgjegjėsi apo njohja me persona tė rinj do tė jetė mjaft e favorshme. Debatet e fundit me partnerin, do tė jenė diēka kalimtare dhe gjithēka do tė kthehet nė normalitet brenda datės 16 Qershor.

TIGRI
(8.2.1902-28.1.1903, 26.1.1914-13.2.1915, 13.2.1926-1.2.1927, 31.1.1938-18.2.1939, 17.2.1950-5.2.1951, 5.2.1962-24.1.1963, 22.1.1974-9.2.1975, 9.2.1986-28.1.1987, 28.1.1998-15.2.1999)
Pėr nėnshkrimin e disa dokumentave do tė jeni tė favorizuar deri rreth datės 13 Qershor. Pak kujdes nga persona qė hiqen si miqtė tuaj, pasi nuk do tė jenė ata qė do t'ju vijnė nė ndihmė pėr problemet qė mund t'ju lindin. Data 4 Qershor do tė jetė dita juaj mė e favorizuar pėr tė nisur njė bashkėpunim, qė do tė jetė i mundur tė kthehet edhe nė njė lidhje mė tepėr se sa profesionale. Disa ndjenja xhelozie do t'ju shoqėrojnė gjatė pjesės sė parė tė muajit nė lidhje me partnerin tuaj. Por kjo nuk ėshtė nė favorin tuaj ndaj pėrpiquni tė ndėrroni sjellje. Njė flirt do tė jetė i mundur gjatė fundit tė muajit.

LEPURI
(29.1.1903-17.2.1904, 14.2.1915-2.2.1916, 2.2.1927-22.1.1928, 19.2.1939-7.2.1940, 6.2.1951-26.1.1952, 25.1.1963-12.2.1964, 10.2.1975-29.1.1976, 29.1.1987-16.2.1988, 16.2.1999-4.2.2000)
Mesi i muajit do t'ju kėrkojė mė tepėr pėrkushtim dhe punė. Por nė qoftė se doni tė realizoni mė sė miri karrierėn tuaj, atė mund ta arrini mjaft mirė mbas datės 12. Data 27 do tė sjellė mė tepėr se sa kėnaqėsi sentimentale nė lidhjen tuaj. Do tė jenė tėrėsisht tė dhėnė pas partnerit tuaj dhe emocionet do tė jenė tė forta. Nė qoftė se keni menduar pėr ta zyrtarizuar lidhjen tuaj, mund ta bėni atė nė datat 6-10 Qershor. Vėshtirėsitė financiare tė fillimit tė vitit, do tė shndėrrohen nė pėrfitime mjaft tė mira gjatė kėtij muaji. Njė rritje rroge ose fillimi i njė pune private, do tė jenė mjaft tė mbara sidomos mbas datės 18.

DRAGOI
(16.2.1904-3.2.1905, 3.2.1916-22.1.1917, 23.1.1928-9.2.1929, 8.2.1940-26.1.1941, 27.1.1952-13.2.1953, 13.2.1964-1.2.1965, 30.1.1976-16.1.1977, 17.2.1988-5.2.1989, 5.2.2000-23.2.2001)
Duke filluar nga data 1 deri nė 12 ju do tė keni pak tension nė punėn tuaj. Por qėndroni tė qetė dhe mos u pėrpiqni qė t'i zgjidhni gjėrat menjėherė. Mbas datės 14 ju do tė keni fuqitė e duhura pėr tė pėrballuar tė gjitha pengesat, qė mund t'ju dalin. Ky muaj do t'ju japė shumė mundėsi pėr tė qėndruar pranė partnerit tuaj. Do tė keni mundėsi tė takoni edhe njė tė dashurin tuaj tė vjetėr, qė do t'ju sjellė emocione tė veēanta. Por mos tentoni tė riktheheni tek ai pasi do tė jetė kohė e humbur. Ju keni punuar shumė dhe ndiheni mjaft tė stresuar dhe kjo mund t'ju sjellė edhe dhimbje koke.

GJARPRI
(4.2.1905-24.1.1906, 23.1.1917-10.2.1918, 10.2.1929-29.1.1930, 27.1.1941-14.2.1942, 14.2.1953-2.2.1954, 2.2.1965-20.1.1966, 17.1.1977-5.2.1978, 6.2.1989-26.1.1990, 24.2.2001-12.2.2000)
Deri nė datėn 6 tė muajit qershor ju do tė keni mjaft sukses nė punėn tuaj. Nė datėn 4 do tė preferoni tė bėni njė udhėtim me miqtė apo tė afėrmit tuaj. Por mbas datės 14 mos tentoni t'i bisedoni me tė tjerėt planet qė ju do tė merrni pėr jetėn tuaj. Do tė kėnaqeni me argėtimet dhe surprizat qė ju sjell ky muaj. Nė datėn 15 mund tė takoni njė mik tė vjetėr. Midis datės 24 dhe 27 ju do tė keni mundėsi tė merrni vendime serioze si fejesė ose martesė. Do tė jeni mjaft tė favorizuar. Mos u nxitoni dhe kujdes me makinėn! Asgjė nuk do tė jetė shqetėsuese pėr ju.

KALI
(25.1.1906-12.2.1907, 11.2.1918-31.1.1919, 30.1.1930-16.2.1931, 15.2.1941-4.2.1943, 3.2.1954-23.1.1955, 21.1.1966-8.2.1967, 6.2.1978-26.1.1979, 27.1.1990-14.2.1991)
10 ditėshi i dytė i muajit ėshtė mjaft i mirė pėr pushime. Do tė keni mundėsinė edhe pėr tė bėrė njė njohje tė re qė mund tė kthehet nė lidhje. Nė qoftė se dėshironi ta ndėrprisni njė lidhje dashurie, mendoni dy herė para se tė merrni vendimin final. Duhet tė tregoni pak kujdes me kolegėt dhe bashkėpunimet. Mos tentoni tė arrini nė pėrfundime tė nxituara. Kujdes me nismat e reja! Nė 10 ditėshin e fundit tė muajit do tė ndiheni shumė tė sigurtė. Besojini instiktit tuaj! Do tė jeni nė formė tė shkėlqyer pėr gjithēka!

DHIJA
(13.2.1907-1.2.1908, 1.2.1919-19.2.1920, 17.2.1931-5.2.1932, 5.2.1943-24.1.1944, 24.1.1995-11.2.1956, 9.2.1967-28.1.1968, 27.1.1979-15.2.1980, 15.2.1991-3.2.1992, 1.2.2003-2.2.2004)
Do tė keni mjaft mundėsi tė mira kėtė muaj tė ndodheni jashtė me miqtė tuaj. Nga data 5 do tė keni mundėsinė tė zgjidhni tė gjitha problemet qė kanė lidhje me ekonominė tuaj. Do tė merrni vendime serioze kėtė muaj nė lidhje me punėn dhe jetėn tuaj familjare. Ju jeni person romantik dhe tentoni t'i besoni lehtė tė tjerėve...! Kėtė muaj do ketė mjaft tension nė lidhjen tuaj me partnerin. Ndiheni disi tė pasigurtė dhe kjo ju sjell debate me tė dashurin. Shprehni hapur mendimet dhe ndjenjat tuaja. Mbas datės 12 gjithēka do tė shkojė mirė.

MAJMUNI
(2.2.1908-21.1.1909, 20.2.1920-7.2.1921, 6.2.1932-25.1.1933, 25.1.1944-12.2.1945, 12.2.1956-30.1.1957, 29.1.1968-15.2.1969, 16.2.1980-4.2.1981, 4.2.1992-22.1.1993, 21.2.2004-8.2.2005)
Mjaft i favorizuar do tė jetė pėr ju ky muaj. Do tė keni pėrmirėsime nė punėn dhe jetėn tuaj. Shumė udhėtime dhe argėtime do tė jenė nė programin tuaj pėr kėtė muaj. Bashkėpunimet do tė jenė nė formė tė shkėlqyer. Mos tentoni tė shfaqni ndjenja xhelozie ndaj tė dashurit tuaj, pasi ai ju adhuron. Nga data 13 do tė ndiehni nė gjendje mjaft tė mirė erotike. Ėshtė njė muaj mjaft i pėrshtatshėm pėr fillimin e njė lidhje tė re. Mos bėni investime tė shpejtuara. Nė datat 4 dhe 5 do tė merrni disa vendime tė rėndėsishme nė lidhje me tė ardhurat tuaja.

GJELI
(22.1.1909-9.2.1910, 8.2.1921-27.1.1922, 26.1.1933-13.2.1934, 13.2.1945-1.2.1946, 31.1.1957-15.2.1958, 16.2.1969-4.2.1970, 5.2.1981-24.1.1982, 23.1.1993-9.2.1994, 9.2.2005-28.1.2006)
Gjatė 10 ditėshit tė parė tė muajit pėrpiquni tė shmangni debatet me kolegėt. Mos i analizoni nė thellėsi gjithēka ndodh rreth jush. Gjatė ditėve ju do tė gjeni zgjidhjen e duhur tė problemeve. Familja ju mbėshtet, ndaj merrni edhe mendimin e saj. Muaji do tė fillojė me pak tension, por mė pas gjithēka do tė zgjidhet. Pėrpiquni tė jeni tė qetė dhe mos reagoni negativisht me tė dashurin tuaj. Do tė arrini tė njihni mjaft veti tė njerėzve tuaj tė dashur qė nuk i kishit vėnė re mė parė. Shėndeti juaj do tė marrė njė pjesė tė madhe tė kohės gjatė fundit tė muajit.

QENI
(10.2.1910-29.1.1911, 28.1.1922-15.2.1923, 14.2.1934-3.2.1935, 2.2.1946-21.1.1947, 16.2.1958-7.2.1959, 5.2.1970-25.1.1971, 25.1.1982-12.2.1983, 10.2.1994-30.1.1995, 29.1.2006-16.2.2007)
Do tė punoni shumė dhe do tė merrni rezultate tė shkėlqyera. Keni kaluar disa probleme me kolegėt tuaj, po tani gjithēka shkon mirė. Mos u acaroni me njerėzit tuaj tė dashur, pasi ata nuk kanė faj pėr gabimet tuaja profesionale. Mendoni pozitivisht pėr njerėzit qė keni pranė! Ata do t'ju ndihmojnė mjaft sidomos mbas datės 12. Do tė ripėrtėrihet gjendja juaj emocionale dhe do tė ndiheni tė gatshėm pėr tė rifilluar njė lidhje tė ri apo njė flirt. Kjo do t'ju ekzaltojė! Pėrpiquni tė punoni mė pak dhe tė qetėsoheni mė tepėr.

DERRI
(30.1.1911-12.2.1912, 16.2.1923-4.2.1924, 4.2.1935-23.1.1936, 22.1.1947-9.2.1948, 8.2.1959-27.1.1960, 26.1.1971-14.2.1972, 13.2.1983-1.2.1984, 31.1.1995-18.2.1996)
Muaj mjaft i pėrshtatshėm pėr tė kurorėzuar njė martesė. Ndėrsa tė padashuruarit do tė mund tė gjejnė njė partner mjaft simpatik dhe tė respektueshėm. Nė ditėt e fundit tė muajit, mbas dazės 22, do tė ndiheni disi pasiv nė fushėn erotike, por ky nuk do tė jetė problem pėr lidhjen tuaj. Ditėt e para tė muajit duhet tė tregoni kujdes me vendimet qė do tė merrni, pasi mund tė gaboni. Mos i shfaqni hapur planet tuaja derisa tė jeni tė sigurtė pėr ato. Mund tė bėni edhe njė udhėtim jashtė vendit.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Horoskopi Kinez per te gjitha shenjat:
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MiRe Se ViNi ...... :: HoroSkopI ShenjE PeR ShenjE-
Kėrce tek: