ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Alexandri i Maqedonise...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Alexandri i Maqedonise...   Sat Nov 24, 2007 4:23 pm

ALEKSANDRI i Maqedonisė (356-323 p.e.r), strateg ushtarak dhė burrė shteti i shquar i lashtėsisė, mbret i Maqedonisė

* Aleksandri ishte ende fėmijė kur i thanė se babai i tij, Filipi i Maqedonisė, kishte fituar njė betejė. Fėmija plot ambicie thirri:
- Po qe se baba i fiton tė gjitha betejat, ēfarė do tė mė mbetet mua pėr tė bėrė?

* Babai i Aleksandrit, Filipi i Maqedonisė, po ankohej pėr njė plagė qė kishte marrė nė luftė. Ngaqė kishte dhimbje tė madhe, ecte duke ēaluar. Aleksandri atėherė i tha:
- Baba, nuk duhet tė dėshpėrohesh nga kjo plagė qė nė ēdo hap tė kujton lavdinė dhe trimėrinė tėnde.

* Pėrpara se tė nisej pėr nė Azi, Aristoteli i tha Aleksandrit tė Madh qė tė priste pėr kėtė ekspeditė sa tė arrinte njė moshė tė rritur. Ashtu ai do tė luftonte mė me pjekuri.
- Kjo ėshtė e vėrtetė, - iu pėrgjigj Aleksandri, - por nuk duhet harruar se nė tė njėjtėn kohė do tė humbisja vrullin rinor.

* Aleksandri nė njė takim me tė dėrguarit e Persisė, deshi tė mėsonte jo pėr pasurinė dhe jetėn luksoze qė bėnte mbreti i tyre, por pėr qėndrimin qė mbante dhe forcat e tij ushtarake. Tė dėrguarit e Darit i thanė mbretit tė tyre kur u kthyen:
- Ju jeni i pasur, por Aleksandri do tė bėhet i madh.

* Kur i thanė Aleksandrit tė Madh se mbreti i Persisė, Dari, ishte duke pėrgatitur njė ushtri shumė tė madhe, ai u pėrgjigj:
- Ujku nuk e vret mendjen fare pėr tė ditur nėse ėshtė apo nuk ėshtė e madhe kopeja qė do tė sulmojė.

* Kur nisi fushatėn e Azisė, Aleksandri ua shpėrndau gjithė pasurinė kapitenėve tė ushtrisė sė tij.
- Po pėr vete ēfarė mbajte? - e pyeti njėri prej tyre. -Shpresėn, - u pėrgjigj Aleksandri.

* Pėrpara betejės sė Arbelės(beteja e Arbelės 331 p.e.s. qytet i Asirisė sė lashtė,ku Aleksandri mundi Darin e III tė Persisė), Dari i bėri tė ditur Aleksandrit se, po tė pranonte miqėsinė me tė, do t'i dhuronte gjysmėn e mbretėrisė sė tij. Aleksandri e pyeti tregtarin Parmenion, qė e mori vesh ofertėn, se ēfarė mendonte:
- Nė qoftė se unė do tė isha Aleksandėr, do tė pranoja - tha Parmenioni. - Edhe unė, - tha Aleksandri, - do tė pranoja, nė qoftė se do tė isha Parmenion. Po unė jam mbret, nuk jam tregtar.

* Dari kishte mbledhur gjithė ushtrinė e tij pranė gytetit Arbela. Natėn para betejės, Aleksandri bėri gjumė tė thellė dhe nė mėngjes gjeneralėt mezi e zgjuan. Ndėrkohė trupat persiane po afroheshin nė kampin maqedonas.
-Po si ėshtė e mundur, - i thanė, - qė t'i tė flesh kaq i shkujdesur?
-Sepse mė qetėsoi shumė mbreti Dar, duke mbledhur tė gjithė trupat e tij vetėm nė njė pikė. Kėshtu vetėm me njė betejė mund t'i shkatėrroj krejt.

* Gjenerali Polisperkonte e kėshilloi Aleksandrin ta sulmonte Darin gjatė natės, sepse kėshtu do ta gjente nė befasi dhe do ta shkatėrronte lehtė.
- Nuk e kam zakon qė t'i vjedh fitoret natėn si hajdutėt, - tha Aleksandri.



* Kur Aleksandri donte tė kalonte lumin Idapse 2>, iu mblodhėn tė gjitha rreziqet: njė furtunė e tmerrshme me bubullima e rrufe, lumi tej pėr tej mbushur me ujė, ushtria e armikut e vendosur nė pozicione dhe e pajisur me elefantė e mjete tė tjera. Aleksandri i qetė dhe i kthjellėt tha:
- Ja mė nė fund njė betejė e denjė pėr mua.

* Aleksandri i Madh mori vesh se njė prej ushtarėve kishte marrė emrin e tij. E thirri dhe i tha:
- Ti do tė mbash emrin tim? Mbaje meqė tė pėlqen, por mos harro se edhe nė beteja e ke emrin Aleksandėr.

* Njė ditė oborrtarėt ishin duke e nxitur kundėr njė njeriu qė kishte folur pėr tė. Aleksandri nuk donte nė asnjė mėnyrė tė ndėshkonte atė njeri ndaj u tha:
- Tė pėrgojohen mbretėrit, kjo ėshtė njė gjė e zakonshme. Edhe kur ata bėjnė mirė janė tė detyruar tė dėgjojnė fjalė tė kėqija.

* Njė ditė Aleksandri i Madh pėr tė shpėrblyer filozofin, Ksenokrat, qė e admironte, deshi t'i dhuronte njėqindmijė lira. Por filozofi i fyer nė sedėr nuk pranoi. Aleksandri i Madh e kuptoi se shkaku i mospranimit ishte kryelartėsia e krenaria dhe duke u treguar kėtė radhė mė shumė filozof se filozofi i tha:
- Po si nuk ke ndonjė mik qė tė ketė nevojė pėr kėtė shumė. Mua nuk mė mjaftojnė thesaret pėr tė shpėrblyer miqtė e mi, kurse ti nuk di si tė shpėrndash midis miqve tė tu vetėm njėqindmijė lira?

* E pyetėn njėherė Aleksandrin se pėrse nderonte mė shumė Aristotelin, mėsuesin e tij, sesa babanė e vet?
- Sepse, - u pėrgjigj Aleksandri - mbreti Filip duke mė dhėnė jetėn mė zbriti nga qielli nė tokė, ndėrsa Aristoteli me mėsimet e tij, mė bėri tė ngjitem nga toka nė qiell.

* Njė i ri maqedonas kishte sjellė nė ballo njė vajzė shumė tė bukur. Aleksandri qė ishte i pranishėm e vėshtroi dhe deshi ta bėnte tė vetėn. Kur mori vesh se djaloshi qė i rrinte pranė e dashuronte shumė dhe do tė martohej me tė, e mori mė njė anė dhe i tha:
Meqenėse e do kaq shumė kėtė vajzė, merre dhe ik shpejt bashkė me tė pėr t'i shpėtuar ēdo rreziku.

* Kur Aleksandri i madh po qortonte njė pirat pėr grabitjet qė kishte bėrė, ai iu pėrgjigj:
- Jam pirat sepse kam vetėm njė anije. Po tė kisha shumė, do tė isha mbret.

* Kur kishte marrė njė plagė nė betejė, Aleksandri, iu drejtua oborrtarėve tė tij duke u thėnė:
- Vėshtroni mirė tani se ēfarė duhet tė mendojnė ata qė pėr tė mė bėrė lajka tė neveritshme, shkojnė edhe thonė se unė jam veēse njė njeri i zakonshėm i kėsaj bote si edhe ju.

* Aleksandri u ndodh njė herė nė Athinė, ku donte tė takonte Diogjenin. Shkoi pėr tė vizituar filozofin e futur nė fuēinė e tij, duke qėnė i rrethuar nga e gjithė shpura e tij. Kur po qėndronte pėrballė, i tha se ē'mund tė bėnte pėr tė.
- Tė mos mė zėsh diellin, - i tha i indinjuar nga kjo pėrgjigje e pasjellshme, por Aleksandri gjithė admirim i tha:
- Nė qoftė se unė nuk do tė isha Aleksandėr, do tė doja tė isha Diogjen.

* Pėrpara se tė vdiste Aleksandri tha:- Po i lė perandorisė sime mė tė merituarit, por parashikoj qė miqtė e mi do tė bėjnė nderimet e fundit me armė nė dorė kundėr njėri-tjetrit.

* Kur Aleksandri ishte duke vdekur, njerėzit e familjes e pyetėn se ku i kishte fshehur thesaret e tij. Aleksandri u pėrgjigj:
- Do t'i gjeni nė kuletat e miqve tė mi.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Alexandri i Maqedonise...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: