ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Llojet me te mira te makiazhit per sivjet ....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Llojet me te mira te makiazhit per sivjet ....   Sun Nov 25, 2007 3:42 pm



LLOJET MĖ TĖ MIRA TĖ MAKIJAZHIT PĖR SIVJET

Pamė, veēuam dhe po ju paraqesim llojet mė tė fundit dhe mė tė mirat e makijazhit botėror. Por natyrisht, i kemi shoqėruar ato me kėshilla praktike, tė zgjuara. Njėkohėsisht kemi zgjedhur ngjyrat mė tė ngrohta, midis tė cilave ju jepet rasti tė veēoni paraqitjen qė ju kombinon mė shumė. Provojeni dhe do tė mbeteni tė kėnaqura.
Specialistėt e makijazhit vazhdojnė tė kėmbėngulin edhe pėr kėtė sezon tė ri se pavarėsisht nga llojet qė janė nė modė, gjithėsecila duhet tė kėrkojė ato qė i pėrshtaten mė mirė me ngjyrėn e lėkurės, karakteristikat e fytyrės dhe qėllimin e daljes. Nė asnjė mėnyrė nuk duhet qė llojet e ndryshme tė makijazhit tė pėrdoren njėlloj si tregohen. Mė e saktė ėshtė tė vini mbi to pak nga eksperienca vetjake e pėrditshme.

VIJĖZIMI I SYVE, I DOMOSDOSHĖM
Ndikimi i modės sė viteve '50 dhe '60-te nė makijazh ėshtė i padiskutueshėm. Vija tepėr seksi nė ngjyrė tė zezė nė cepin e jashtėm tė qerpikėve do tė jetė dominuese edhe sivjet. Profesionistėt e kėsaj fushe do tė veēohen nga njėri -tjetri vetėm pėr shkak tė trashėsisė apo hollėsisė sė vijės si dhe kombinimit tė tyre me tone tė ndryshėm nė qepallė.

Pėr ēfarė keni nevojė: Vijėzues klasik nė ngjyrė tė errėt me penel, lapsa-stilolaps tė bashkuar me penel ose edhe njė laps i prerė mirė nėse nuk keni shumė eksperiencė.

Kėshilla
• Nėse nuk keni realizuar kurrė vijė tė tillė, fillimisht bėni disa prova pėr tė gjetur mėnyrėn mė tė mirė dhe tė lehtė pėr tė hequr vizėn. Pėr tė patur mė shumė ekuilibėr mbėshteteni bėrrylin diku nė njė vend tė qėndrueshėm.
• Pėrdorni njė pasqyrė qė zmadhon. Nė fund do tė bindeni se sa e nevojshme ėshtė qė ta realizoni me saktėsi kėtė vijėzim.
• Korrigjoni defekte tė vogla me njė pecetė paksa tė lagur. Mas harroni tė vendosni vijėzuesin para toneve. Kėshtu, nuk do tė jetė e nevojshme tė filloni nga e para.


VĖSHTRIM SHUMĖNGJYRĖSH
Ngjyra bėhet protagonist nė makijazhin e syve. Ndėrsa lap¬sat e shumėllojtė si dhe tonet u japin atyre gjallėri dhe "emėr" nė vėshtrim. Ngjyrat-ēelės tė kėtij sezoni janė: e verdha, roza, portokalli, bojėqielli dhe e gjelbėrta.

Pėr ēfarė keni nevojė: Tone dhe lapsa me ngjyra tė ndritshme qė pėrēojnė idenė e metalit.

Kėshilla
• Luani me njė, dy por edhe tre ngjyra tė ndryshme, sidomos gjatė shėtitjeve tė mbrėmjes. Ndėrsa qerpikėt i mbushni me shumė rimel.
• Guxoni tė pėrdorni vijėzues sysh me njė ton tė vetėm nė qepalla. Nė pėrfundim, do tė dukeni tepėr tėrheqėse por edhe shumė shik.
• Nė pėrgjithėsi, ngjyrat qė vendosni nė qepalla duhet tė kombinojnė me veshjen tuaj.

BUZĖ TĖ MBUSHURA DHE SEKSI
Roze, qershi, portokall dhe pjeshkė- nuk janė fruta por janė buzėt e kėsaj vere. Kėto ngjyra i tregojnė buzėt tuaja mė natyrale dhe lloji i tė kuqit i pėrdorur (mat, pa shkėlqim) i paraqet ato mė tė mbushura e si rrjedhim mė provokuese.

Pėr ēfarė keni nevojė: tė kuq mat si dhe krem pėr buzėt nė ngjyrė tė errėt.

Kėshilla
• Shmangiuni realizimit tė vijės sė buzėve me laps, pasi nuk do tė pėrfitoni paraqitjen qė kėrkoni tė realizoni.
• Vetėm nėse keni buzė shumė tė holla, mund tė pėrdorni laps pėr vijėzim, por gjithnjė nė ngjyrėn e buzėve tuaja dhe jo tė tė kuqit qė mendoni tė pėrdorni.
• Pėr tė patur rezultat mė harmonik nė fytyrė, mos harroni tė zgjidhni njė ton faqesh i cili duhet tė ketė ngjyrė tė njėjtė me tė kuqin.

SYTĖ E TYMOSUR TĖ SEZONIT
Vėshtrim i thellė, strategjik me tone tė errėta nė ngjyra tė ftohta. Nė pėrgjithėsi, sytė e tymosur realizohen duke pėrdorur tone nė ngjyrė blu, tė gjelbėrt dhe lejla. Tė gjitha kėto i japin vėshtrimit tensionin qė kėrkoni.

Pėr ēfarė keni nevojė: Tone nė ngjyrė tė errėt dhe lapsa tė butė nė ngjyrat qė pėrmenden mė lart.

Kėshilla
• Preferoni tone nė formė kremi tė cilat pėrhapen mė lehtė dhe krijojnė njėtrajtshmėri nė qepalla.
• Mos harroni tė realizoni vijėzim tė syve me anėn e njė lapsi tė butė dhe nė vazhdim i "fshini" lehtė vijėzimet me gisht.
• Mund tė kombinoni dy tone tė tė njėjtės familje ngjyrash pėr te patur rezul¬tat mė tė mirė.

PAMJE NATYRALE
Njė pjesė e specialistėve tė makijazhit propozojnė pėr kėtė sezon tė ri lėkurė tė tejdukshme dhe shkėlqyese me karakteristikė kryesore paraqitjen e njė gjendjeje tė mirė tė saj. Nė kėtė "mision" marrin pjesė produkte kozmetike nė formė tė lėngshme, ngjyra natyrale, shumė pranė asaj tė lėkurės, pudra nė ngjyra tė tejdukshme nė formė pluhuri dhe tė kuq qė theksojnė buzėt.

Pėr ēfarė keni nevojė: make-up nė formė kremi pėr mbulimin e fytyrės, ton faqesh nė formė tė lėngshme, pudėr si dhe njė tė kuq buzėsh nė ngjyrėn natyrale te tyre.

Kėshilla
• Pėrhapni make-up-in nė tė gjithė fytyrėn, duke pėrdorur njė sfungjer. Pėrpiquni tė krijoni njė shtresė sa mė tė hollė e cila tė jetė pėrhapur nė mėnyrė tė njėtrajtshme.
• Vendosni pak ton faqesh nė vendet ku do tė merrnit ngjyrė nėse do tė dilnit disa orė nė diell.
• Pėrfundoni kėtė proces duke kaluar njė shtresė pudre nė formė pluhuri nė tė gjithė sipėrfaqen e fytyrės.
• Lyeni buzėt me tė kuqin nė ngjyrėn e tyre natyrale dhe bashkoni buzėt me qėllim qė ato tė lyhen mė mirė.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Llojet me te mira te makiazhit per sivjet ....
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: MoDa DhE EsTetiKa-
Kėrce tek: