ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Mbi terheqjen he orientimin seksual te adoleshenteve ...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Mbi terheqjen he orientimin seksual te adoleshenteve ...   Sun Nov 25, 2007 3:53 pm

MBI TĖRHEQJEN DHE ORIENTIMIN SEKSUAL TE ADOLESHENTEVE

Ndijimet seksualė janė pjesė natyrale e jetės njerėzore. Duke kaluar nga fėminia, nėpėr adoleshencėn dhe nė fund nė tė rritur, njerėzit i zhvillojnė dhe i ndryshojnė ndijimet e tyre seksuale.
Gjatė viteve tė adoleshencės, pėr arsye tė ndryshimeve hormonale dhe fizike tė pubėrtetit, ndijimet seksuale zgjohen nė njė mėnyrė krejt tė re. Ndryshimet qė ndodhin nė pubertete pėrfshijnė si trupin ashtu edhe mėndjen e tė riut. Adoleshentėt habiten me ndijimet seksuale intensive qė provojnė. Atyre u duhet kohė tė kuptojnė kush janėaktualisht dhe kush janė duke u bėrė. Nė gjithė kėtė proces tė ndryshuari dhe tė kuptuari tė vetes bėjnė pjesė edhe ndjenjat, atraksioni dhe orientimi i tyre seksual..
Termi orientim seksual ka tė bėjė me gjininė (mashkull ose femėr) ndaj tė cilės njė person tėrhiqet seksualisht. Ka disa tipa tė orientimit seksual. Konkretisht ato janė:

§Heteroseksualė.
Njerėzit heteroseksualė janė ata qė romantikisht dhe fizikisht tėrhiqen nga njerėz tė seksit tė kundėrt. Meshkujt heteroseksualė tėrhiqen nga femrat dhe femrat heteroseksuale tėrhiqen nga meshkujt. Heteroseksualėt quhen edhe njerėz tė "drejtė" pėr sa i pėrket orientimit seksual.

§Homoseksualė.
Njerėzit homoseksualė janė ata qė romantikishtdhe fizikisht tėrhiqen nga njerėz me tė njėjtin seks: Femrat qė tėrhiqen nga femra tė tjera quhen lesbiane; meshkujt qė tėrhiqen nga meshkujt shpesh quhen gay. (termi gay disa herė pėrdoret pėr tė pėrshkruar personat homoseksualė tė tė dy gjinive)

§Biseksualė.
Njerėzit qė janė biseksualė janė romantikisht dhe fizikisht tė tėrhequr nga persona tė tė dy sekseve.

Adoleshentėt, djem dhe vajza, ndjejnėqė kanė mendime dhe tėrheqie seksuale. Pėr disa prej tyre, kėto ndijime dhe mendimemund tė jenė aq shumė intensive, sa qė mund tė shkaktojnė konfuzion dhe shqetėsim tek adoleshentėt. Ky konfuzion dhe shqetėsim, nė mėnyrė tė veēantė, ndodh tek ata tė rinj qė kanė mendime romantike dhe seksuale pėr dikė qė ka tė njėjtėn gjini."C'ėshtė kėshtu me mua?", " A mos jam unė gay?" dhe shumė pyetje tė tjera si kėto i shqetėsojnė ata.
Tė mendosh seksualisht pėr njerėz tė gjinisė tėnde ose tė gjinisė tjetėr ėshtė krejt e zakonėshme. Por tek adoleshentėt kėto ndjenja zhvillohen kur ata po kalojnė nėpėr ndijime urgjente seksuale, ndaj kėto janė shqetėsuese dhe konfuzionuese. Por tė imagjinosh seksualisht pėr njerėz me gjini tė njėjtė ose tė kundėrt, nuk do tė thotė domosdoshmėrisht qė adoleshenti i pėrshtatet njė tipi tė caktuar tė orientimit seksual.
Disa adoleshentė, gjatė viteve qė ata do tė eksplorojnė seksualitetitn e tyre, provojnė eksperienca tė ndryshme seksuale, pėrfshi edhe ato me persona tė tė njėjtit seks. Kėto eksperimente, qė adoleshentėt i kanė qejf t'i kryejnė, nuk duan tė thonė se adoleshenti ose adoleshentja ėshtė patjetėr gay ose i drejtė.

A e zgjedhin orientimin seksual njerėzit?

Shumica e mjekėve, pėrfshi edhe organizatėn prestigjioze American Academy of Pediatrics (AAP), besojnė se orientimi seksual ėshtė njė miksturė komplekse e faktorėve biologjikė, psikologjikė dhe tė ambjentit. Genet dhe faktorėt hormonalė tė lindur, mund tė lozin rol lidhur me orientimin seksual, ndonse deri sot nuk ėshtė zbuluar njė gen gay. Sipas mendimit tė kėtyre mjekėve dhe tė Akademisė Amerikane tė Pediatrisė nė shumicėn e rasteve, cilatdo qė tė jenė shkaqet, orientimi seksual nuk ėshtė njė zgjedhje e thjeshtė qė e bėn personi.
Ka tė tjerė qė nuk janė dakort me kėtė mendim. Ata besojnė se njerėzit mund ta zgjedhin personin nga i cili tėrhiqen. Pėr ata, njerėzit qė janė gay kanė zgjedhurtė tėrhiqen nga njerėz me tė njėjtėn gjini.
Ka shumė opinione dhe stereotipi lidhur me orientimin seksual. Disa mendojnė gabim kur thonė se njė djalė qė ka dukje mė "femėrore" ėshtė njė gay dhe njė vajzė me dukje mė "mashkullore" ėshtė lesbiane. Edhe nė kėtė rast, siē ndodh me shumicėn e gjėrave, tė bėsh pėrfundime duke u bazuar vetėm nė dukjen e jashtme mund tė ēojė nė konkluzione tė gabuara.
Ka shumė mundėsi qė faktorėt qė pėrcaktojnė orientimin seksual tė njė personi tė mos jėnė akoma tėrėsisht tė njohura. Por ajo qė dihet me siguri ėshtė se njerėzit pamvarėsisht orientimit tė tyre seksual dėshėrojnė tė jenė tė mirėkuptuar, tė respektuar dhe tė pranuar. Kėtė ata e kėrkojnė nė mėnyrė tė veēantė nga familjet e tyre, por fatkeqėsisht, kjo nuk ėshtė gjithmonė e lehtė nė ēdo familje.

Cdo tė thotė tė jesh gay pėr adoleshentėt?

Adoleshentėt qė janė gay ose lesbiane, ndjejnė sikur shoqėria prźt qėgjithkush tė jetė i drejtė. Kjo ėshtė arsyeja pse adoleshtėt gay dhe lesbiane ndjehen ndryshe nga shokėt e tyre, kur tė tjerėt pėr rreth, qė janė heteroseksualė, fillojnė tė bisedojnė pėr ndjenjat romantike, pėr takimet dhe pėr seksin. Homoseksualėt ndjejnė sikur pretendojnė pėr gjėra qė nuk duhet t'i kėrkojnė. Ata ndjejnė se duhet ta refuzojnė atė ēka janė dhe duhet tė fshehin njė pjesė tė rėndėsishme tė vetes sė tyre.
Kėto ndijime plus frika e paragjykimit prej tė tjerėve, i detyron adoleshentėt homoseksualė ta mbajnė sekret orientimin e tyre seksual, madje edhe prej shokėve dhe familjes qė duhet tė ishin mbėshtetės pėr ta. Fėmijėt dhe adoleshentėt qė dihen ose dyshohen se janė gay shpesh konfrontohen me njerėz qė kanė stereotipi, paragjykime dhe madje deri urrejtje pėr homoseksualitetin.
Disa adoleshentė gay ose lesbiane, e dinė se fare pak (nė mos asnjė) shokė dhe antarė tė familjes i pranojnė e i mbėshtetin lidhur me orientimin e tyre seksual. Ambienti ynė shoqėror ėshtė akoma shumė larg asaj qė quhet "homoseksualėt dolėn sheshit". Nė shoqėri mė tė emancipuara shumė adoleshentė gay, lesbiane dhe biseksualė qė janė hapur tek shokėt dhe familja, janė pranuar prej tyre dhe prej komunitetit. Ata ndjehen mirė pėr tėrheqjen dhe orientimin e tyre homoseksual dhe nuk ndjehen nė ankth pėr kėtė.
Por nuk ėshtė kėshtu kudo e pėr tė gjithė. Ka akoma, kudo nė botė, homoseksualė qė ndjejnėse duhet tė fshihen, se janė tė flakur ose tė frikėsuar se mund tė flaken, tė diskriminuar ose qė ndaj tyre ushtrohet violencėdhe janė nė rrezik tė madh tė pėrballėn me probleme emocionale si ankthi dhe depresioni.
Disa adoleshentė gay tė pambėshtetur shpesh janė nė rrezik pėr tė lėnė shkollėn, tė jetojnė nė rrugė, tė pėrdorin alkolin dhe drogat, madje nė disa raste tentojnė tė dėmtojnė veten.
Kėto vėshtirėsi ndodhin mė jo direkt pse ata janė gay,por sepse gay-tė dhe lesbianetkanė mė shumė gjasa tė keqkuptohen, janė shoqėrisht tė izoluar dhe tė keq trajtuar pėr arsye tė orientimit tė tyre seksual.
Natyrisht, nė shumė shoqėri tė hapura kjo nuk ndodh me tė gjithė adoleshentėt homoseksualė. Nė kėto shoqėri adoleshentėt gay dhe lesbiane, si tė gjithė adoleshentėt e tjerė, nuk kanė mė vėshtirėsi gjatė viteve tė adoleshencės.

Tė rinjtė kanė nevojė tė bisesojnė

Pamvarėsisht orientimit seksual qė ka njė adoleshent, ai e ka tė vėshtirė tė mėsohet me seksualitetin dhe marrėdhėniet e tij seksuale.Ata ndjejnė nevojėn tė bisedojnė me dikė pėr kėto ndjenja konfuze qė vinė bashkė me rritjen e tyre. Ata mund tė bisedojnė me prindin, njė antar tjetėr tė familjes, njė shok tė ngushtė, ose psikologun e shkollės. Por adoleshenti nuk e ka tė lehtė tė hapet nė bisedė pėr kėto probleme, veēanėrisht e kanė tė vėshtirė homoseksualėt. Ja pse ata shpesh i besojnė dikujt qė e ndjejnė tė afėrt edhe pse nuk janė tė sigurtė pėr mėnyrėn se si ky person do tė reagojė. Nga kėto biseda ata diēka do tė pėrfitojnė.
Nė shumė vėnde ka grupe tė organizuara tė rinjsh qė merren me tė tilla ēėshtje dhe ofrojnė mundėsi qė tė rinjtė tė bisedojnė me njerėz qė i kuptojnė. Psikologėt, psikiatrat, mjekėt e familjes dhe kėshillues tė mėsuar pėr kėtė punė, i ndihmojnė adoleshentėt. Atabashkėpunojnė nė mėnyrė konfidenciale dhe private me adoleshentėt qė provojnė ndjenja tė vėshtira gjatė zhvillimit tė seksualitetit tė tyre. Kėta ekspertė i ndihmojnė adoleshentėt tė gjejnė mėnyrėn si tė sillen ndaj presionit tė shokėve dhe pėr ēdo shqetėsimi tjetėr qė mund tė ndeshin. Ata ndihmojnė edhe prindėrit e kėtyre tė rinjve, qė tė kapėrcejnė ēdo ndjenjė tė komplikuar qė mund tė kenė, kur tė mėsojnė pėr seksualitetin e fėmijve tė tyre.
Tė gjithė adoleshentėt qofshin ata gay, tė drejtė, biseksualė ose jo tė sigurtė pėr seksualitetin e tyre, kanė pyetje lidhur me arritjen e maturitetit fizik dhe pėr shėndetin e tyre seksual. (p.sh. si tė evitojnė sėmundjet infektive seksuale). Kėto janė ēėshtje tė vėshtira pėr kėdo, por veēanėrisht pėr adoleshentėt gay dhe lesbiane. Atyre u duhet tė gjejnė patjetėr njė person tė ditur qė tė mund t'i besojnė.
Sot pėr sot, nė kushtet tona vetėm prindėrit janė ata qė duhet t'indihmojnė adoleshentėt e tyre. Qė ta bėjnė kėtė detyrė tė rėndėsishme, prindėrit duhet tė mėsojnė e tė bėhen mė tė ditur pėr problemet e seksualitetit dhe tė mėsojnė tė ndjehen mė konfortė kur bisedojnė pėr kėto probleme me fėmijėt. Prindėrit duhet t'i ndihmojnė adoleshentėt e tyrepėr t'i ēuar tek doktori ose ndonjė punonjės tjetėr i shėndetėsisė qė do t'u japė kėshilla shėndetėsore tė pėrgjegjėshme pėr homoseksualitetin.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Mbi terheqjen he orientimin seksual te adoleshenteve ...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: EroS-
Kėrce tek: