AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 ARMADA TOSKA : Me Ermalin nuk shihemi vetem kur ai punon DJ

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

ARMADA TOSKA : Me Ermalin nuk shihemi vetem kur ai punon DJ Empty
MesazhTitulli: ARMADA TOSKA : Me Ermalin nuk shihemi vetem kur ai punon DJ   ARMADA TOSKA : Me Ermalin nuk shihemi vetem kur ai punon DJ Icon_minitimeSun Nov 25, 2007 4:09 pm

ARMADA TOSKA : Me Ermalin nuk shihemi vetem kur ai punon DJ A_858

Ėshtė mjaft e zėnė me punėn, por kjo nuk e pengon tė qėndrojė pėrgjatė gjithė kohės afėr tė fejuarit, pėr sa kohė punojnė bashkė. Amarda Toska, e njohur pėrzemėrsisht nga publiku si Ami e “Portokallisė” nė njė intervistė pėr “Bluetooth” tregon gjithė angazhimet qė ka aktualisht lidhur me punėn, biznesin e hapur bashkė me Ermalin, njė agjenci martesore pėr pėrkujdesjen pėr gjithė ēiftet e reja qė kurorėzojnė lidhjen e tyre nė martesė si dhe jetėn private: dashurinė dhe marrėdhėniet nė ēift.

Ka pak qė ka nisur edicioni i rradhės sė varietesė sė humorit “Portokalli”. Sa e zėnė ėshtė Amarda kėto kohė, njė ditė e zakonshme e jotja?
Dita nis mė vonė pėr mua tani sepse nuk duhet tė shkoj nė shkollė. Paraditeve jam me provat nė ‘Portokalli’, nė drekė ditėt qė jam pa prova ose shfaqje shkoj nė palestėr dhe pasdite jam nė agjencinė martesore qė kemi hapur bashkė me Ermalin.

Cilat janė aktivitetet qė ndjek gjatė ditės?
Zakonisht jemi tė kufizuar nė fundjavė pėr shkak tė “Portokallisė” pėr tė marrė pjesė nė aktivitetet e ndryshme kulturore qė mund tė organizohen .Por duke qenė se bėjmė pjesė nė botėn e kulturės kemi ftesa tė shpeshta pėr tė ndjekur evenimente tė ndryshme. Nuk mund tė veēoj ndonjė nė mėnyrė specifike.

Ndalemi pak tek biznesi juaj, si po shkon ai?
Sigurisht ka vėmendjen tonė maksimale. Gjithė kohėn dhe energjinė e mundshme ia kushtojmė tė dy agjencisė martesore. Kemi bėrė njė investim goxha tė madh dhe duhet mė ēdo kusht ta kurojmė me kujdesin mė tė madh, aq mė tepėr qė bėhet fjalė pėr tė ardhmen tonė.

Ēfarė do iu kėshillonit ēifteve tė reja, pėrsa u pėrket pėrgatitjeve pėr dasmėn e tyre?
Ne u kėshillojmė mė tė mirėn e mundshme nė varėsi tė buxhetit qė kanė dhe bėjmė drejtimin artistik tė ceremonisė sė tyre duke i pėrfshirė gjithė ēfarė duhet pėr njė dasmė. Jo tė gjitha ēiftet kanė mundėsi financiare pėr tė patur tė gjithė shėrbimet qė disponohen pėr njė dasmė, qė vėrtet janė tė shumta. Kėshtu, detyra jonė si agjenci ėshtė tė ofrojmė variantin e shėrbimeve qė ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr buxhetin e tyre.

Sa kohė i kushton Ami shoqėrisė?
T’ju them tė drejtėn nuk mė mbetet shumė kohė pėr tė kaluar me shoqėrinė, sepse kuptohet qė kur kam unė pushim, dikush tjetėr ka punė. Por fatmirėsisht puna nė Top Channel na lidh me njė grup tė rinjsh me tė cilėt organizohemi shpesh.

Pėrmendėt pak mė lart se frekuentoni palestrėn. Sa herė nė javė shkoni?
Pas njė pauze nė sezonin e verės tani kam filluar tė shkoj tė paktėn tre herė nė javė.

Po jetėn e natės?
Zakonisht pas shfaqjeve dalim mė tepėr pėr t’u shplodhur sesa pėr t’u ‘tėrbuar’ sepse fundjava nė ndryshim nga njė pjesė e madhe e njerėzve, pėr ne ėshtė mė e lodhshme.

Flasim pak pėr lidhjen tuaj me Ermalin, si po shkon ajo, sa kohė i kushtoni njėri-tjetrit?
Lidhja po shkon shumė mirė. Jemi shumė tė lumtur pranė njėri-tjetrit. Sa kohė kalojmė bashkė? Ha-ha... gjithė ditėn! Nė prova jemi bashkė, drekėn e hamė bashkė, pasdite kur kemi kohė dalim bashkė. Nuk jemi bashkė vetėm nė ditėt qė Ermali ėshtė DJ nė dasma.

Jetoni bashkė?
Jo, ende jo.

Fakti qė punoni bashkė ju ndihmon mė shumė?
Deri tani ky fakt ka shėrbyer nė tė mirėn tonė. Komunikojmė pėr ēdo gjė me njėri-tjetrin. Jemi bashkė pėrgjatė gjithė ditės, kjo mė duket njė gjė shumė e mirė.

Cili nga ju ėshtė mė tolerant?
Toleranca ėshtė njė temė shumė e gjerė ndaj nuk di tė jap njė pėrcaktim tė prerė. Tė dy e njohim njėri-tjetrin dhe e kuptojmė se nė ē’moment duhet tė tolerojmė, une apo Ermali.

Ndonjė plan i afėrt pėr martesė?
Realisht nuk kemi menduar akoma asgjė konkrete pėr martesė, por gjithsesi themi qė dita e dasmės tonė do tė jetė “A special event”!

Cilat janė vendet qė frekuentoni kur jeni tė lirė?
Shkojmė nė Durrės. Kemi njė shtėpi tonėn atje. Na pėlqen tė shkojmė shpesh, dhe sa herė mundemi kalojmė njė ditė jashtė Tiranės pikėrisht atje.

Tė pėlqen tė gatuash?
Shumė! Edhe kur jam e lodhur nė darkė mė pėlqen qė t’i pėrgatis vetė gjėrat. Ndihem mė mirė kėshtu. Mė pėlqen ta bėj njė gjė tė tillė.

Pjata jote e preferuar?
Nuk i them jo kurrė rizotos dhe ėmbėlsirave.

Veē tė fejuarit cili ėshtė njeriu mė i afėrt pėr ty?
Pa dyshim, familja!

Surpriza mė e bukur qė ke marrė kohėt e fundit?
Njė celular qė mua mė kishte pėlqyer shumė.

Shprehja qė pėrdor mė shumė gjatė ditės?
Kohėt e fundit disa batuta tė Nasit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ARMADA TOSKA : Me Ermalin nuk shihemi vetem kur ai punon DJ
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vetem nje fjale ....
» Niveli i kredise i larte ,20 miliarde vetem ne 3 mujorin ...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: KiNemAtogRafiA DhE SpeKtaKli-
Kėrce tek: